Mungesa e qumështit të lopës po ndikon në rritjen e lartë të çmimit të djathit. Prej disa ditësh në dyqanet e produkteve ushqimore çmimi i djathit të lopës është rritur 15% krahasuar me disa ditë më parë.
Çmimi i djathit të lopës nga 670 lekë për kg ka arritur në 770 lekë për kg. Çmimi i djathit të lopës është rritur disa herë rresht këtë vit. Në fillim të këtij viti çmimi ishte 550 lekë për kg (rritja krahasuar me vjet 40%). Për 2021 djathi i lopës është shitur 440 lekë për kg.
Fabrikat e përpunimit të qumështit pohuan se rritja e çmimit vjen për shkak të mungesës së qumështit dhe kërkesës së lartë për këtë produkt, kryesisht në sezonin e turizmit. Për shkak të mungesës së qumështit fabrikat kryesore në vend këtë pranverë nuk arritën të magazinonin dot produktet e bulmetit.
Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2021 sasia e grumbulluar e qumështit të lopës ishte me rënie 7,4% krahasuar me 2020, ndërsa sasia e grumbulluar e qumështit të deles dhe dhisë paraqitet me rritje përkatësisht me 26,3% dhe 8%.
Ndërsa importet e importet e qumështit për 2021 shfaqen me rritje rreth 43% më shumë se 2020. 56% të totalit të qumështit me jashtë e zënë importet nga Italia, 16% e qumështit vjen nga Serbia, 14% nga Bosnje-Hercegovina dhe pjesa tjetër nga Kosova, Maqedonia dhe shtete të tjera të Europës. Për 2021 rritja më e lartë e importeve të qumështit ishte nga Serbia 71% më shumë se në 2020.
Drejtuesi i një prej kompanive më të mëdha të përpunimit të qumështit Saimir Begaj tha më herët për “Monitor” se magazinat e tyre janë bosh, ndërsa prodhimi ditor nuk arrin të plotësojë kërkesën e lartë të tregut. Tkurrja e prodhimit të qumështit të lopës sipas tij është ndikuar nga shtrenjtimi i lëndëve ushqyese, duke e kthyer blegtorinë të paleverdishme.
“Shumë fermerë të vegjël që rrisin 3 apo 4 lopë po largohen në emigracion, pasi nuk arrijnë të përballojnë koston e lartë të mbajtjes së kafshëve. Fermat e mëdha po përballen me kosto të larta pasi pothuajse të gjitha ushqimet për bagëtitë importohen nga jashtë. Për këtë arsye edhe këtë vit ka rënie të prodhimit të qumështit të lopës, ndërsa për qumështin e dhisë dhe të deles mungesat janë më të pakta. Gjatë stinës së pranverës fabrikat e përpunimit të qumështit nuk mundën të magazinonin produktet e bulmetit, pasi mungon prodhimi vendas”.
Shtrenjtimi i qumështit nga fermeri ka detyruar kompanitë të rrisin disa herë çmimet e produkteve të bulmetit për këtë vit. Nga 1 gushti kompania “Erzeni” aplikoi rritjen më të fundit të çmimeve. Për sa i përket çmimit të djathit të lopës përfaqësues të saj të kontaktuar nga “Monitor” thanë se aktualisht nuk e tregtojnë si produkt, pasi janë në vështirësi të gjetjes së qumështit të lopës jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë, ndërsa në pranverë produkti nuk u arrit të magazinohej.
Çmimi i qumështit të shitur nga fermeri këtë vit është rritur 40% këtë vit, teksa një valë rritjesh ka ndodhur për të gjitha lëndët e para që nga energjia elektrike çmimi i të cilës është 3-fishuar, produktet e paketimit dhe kostot e tjera që erdhën nga ndryshimi i taksimit.
Situata është e ngjashme edhe në vendet fqinje për mungesën e qumështit. Fabrikat vendase pohojnë se nuk po arrijnë të gjejnë qumësht as në Itali, Hungari dhe Rumani, teksa nga fermat e këtyre vendeve paralajmërohet ulje deri në 50% të numrit të lopëve për shkak të kostos së lartë të mbajtjes së tyre.
Monitor
j.l./ dita
Shkaku që në fshatin e tim nga 250 krerë që kishte para 10 vjetësh nuk ka as 30 krerë këto ditë është thjesht kusaria e Erzenëve që grumbullonin qumshtin me çmimin skandaloz 40,0 L për litër dhe Edi Rama që vidhte me zyrtarët e tij subvencionin 10,0 L për litër që kurr nuk ka shkuar tek blegtori dhe fitimi im që kam patur 2 lopë me të cilat meresha pa përtuar jasht orarit të punës në shtet ishin vetëm bajgat, unë punoja për të majmur kusarët Erzenin, Edi Ramën, ja pse u zhduk blegtoria dhe horrat, biznesmenët e produkteve blegtorale që vranë blegtorin nga babëzia e çmëndur që ata, vetëm ata të fitonin nga mundi dhe djersa e fshatarit të shkretë, le të mjelin lopët e rracës së Akademisë së barinjëve të Edi Ramës dhe tu rrojnë fabrikat mender moderrne bër me paratë e grabitura blegtorëve që ata i detyruan me dhunën e verbër të kusarisë të mos jen blegtor.
Njerëz shkaku kryesor është se ne nuk kemi shtet që është rregullatori që po të funksiononte , specia e lopës jo të zhduket e të ngelet vetëm për kopësht zoollogjik si specie e rrall por , po të mirte fshatari atë që meritonte, do të shtohej e do të shtohej numri i lopëve në fshat dhe do të ishte begati edhe për fshatarin, edhe për biznesmenin Erzeni edhe për popullin konsumator.
Nuk bëhet shteti me njerëz si i marrosuri që shkruan për dit reportazhe gazetareske për sukseset fantastike të turizmit në kokën e tij të marrosur shkëputur nga realiteti.
Nuk mund të bëhet shteti me një njeri të marrosur nga sëmundja psiqike e kleptokratisë në formën më të rëndë.
Nuk mund të bëhet shteti me të marrosurin që qeverisjen e vëndit e ka shëndrruar në shoun e përditshëm mediatik gebelsian ku ai luan rolin grotesk të kryeministrit të munguar të shtetit që nuk ekziston shqipëtar.
Ja pse rritet çmimi i djathit që nuk është fare produkt i qumshtit të freskët nga lopët e fermerit shqipëtar por, problemi do të zgjidhet kur
Edi Rama i teknologjisë së përparuar rurale do të hedh satelitin Albania 1 dhe do të zhvillojë zonat rurale, së bashku me ministren më kompentente gjer më sot për bujqësinë, Krifcën, me teknologjinë rurale kozmike, të paktën kështu ka premtuar në takimin për teknologjin e përparuar rurale që i mungon bujkut primitivë shqipëtar jo profesionist dhe kur,
miqtë e emisionit Alert të NEWS 24 dhe të biznesmenëve të produkteve blegtorale do të ndjekin me vrap fshatarët që shesin me pagure plastike në rrugët e qyteteve dhe do tua sekuestrojnë qumshtin deri sa nga e keqja fshatari tja çoj qumshtin Erzenit me 40,0 L/litri dhe të ket fitim vetëm bajgat.
Fshatarë…….. syt nga qielli ……., atje do të gjeni shpëtimin tuaj thot eksperti i teknologjis moderrne kozmike rurale hajvani injorat që kurr nuk mund të bëj shtet për njerzit që punojnë e prodhojnë por vetëm antishtet, parajsë për hajdutët e kriminelët se
sot këtu po lulzon vetëm hajdutëria dhe krimi që kan plasur rrugëve dhe shesheve të Shqipërisë sikurse plasin ujrat e zeza kutërbuese edhe pran pallateve shumëkatshe me fasada ramiane lloj lloj ngjyrash në mes të Tiranës.
Bojkotojini totalisht keto ndyresira, mo ja konsumini fare produktet.
Keto bejne marreveshje te fshehura oer te rritur cmimet dhe kane cilesi skandaloze.
Ka kos e qumesht sa te duash Italian e gjerman e lloj lloj.
Keto qelbesira duhen falimrntuar totalisht qe ti bejne vertete yzmet punes e mos vjedhin klientet e tyre.
Dhe keta te instatit qe gjasme bejne statistikat me sa eshte rritur kerkesa per djathe e qumesh meqe e keni si titull kryesor!?
Nuk eshte rritur fare por shqiperia eshte braktisur nga forca punetore dhe jane larguar fermeret apo blegtoret nga skllaveria.
Edi rama me shoke sdo kene me as cfare te vjedhin vec qelbit te sojit te vet!?