Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si mund ta dëmtojnë Evropën tarifat e Trumpit? REL: Nxitet frika për inflacion
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Si mund ta dëmtojnë Evropën tarifat e Trumpit? REL: Nxitet frika për inflacion
BoteLajmi i fundit

Si mund ta dëmtojnë Evropën tarifat e Trumpit? REL: Nxitet frika për inflacion

Published: April 5, 2025
Shpërndaje

Njoftimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 2 prill, për rritjen e tarifave në shkallën më të lartë në mbi 100 vjetët e fundit, ka tronditur tregjet e aksioneve dhe ka shkundur ekonominë globale.

“Kjo gjë nuk është parë në një shekull sa i përket shkallës së tarifave, numrit të vendeve të prekura dhe thjesht shkallës së lartë të këtyre tarifave”, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) Emily Kilcrease, hulumtuese në Qendrën për Siguri të Re Amerikane (CNAS).

“Mendoj se do të shohim tronditje që nuk mund t’i parashikojmë plotësisht, sepse nuk kemi parë kurrë një nivel kaq të lartë tarifash në epokën e globalizimit”, theksoi ajo.

- Publicitet -

Kjo goditje globale mund të prekë veçanërisht fort Bashkimin Evropian, thanë ekonomistët për REL-in.

Ndikimi i drejtpërdrejtë i tarifës së Trumpit prej 20 për qind ndaj produkteve të BE-së ka nxitur frikën për inflacion të mundshëm dhe të ardhmen ekonomike të prodhuesve të goditur brenda bllokut me 27 vende, të cilët tashmë po vuajnë nga tarifat amerikane për makinat dhe çelikun.

Ekspertët thonë se edhe sektorë të tjerë të mëdhenj, si industria farmaceutike e Evropës që eksporton shumë në tregun amerikan, mund të preken rëndë.

“Këto kompani farmaceutike do të përpiqen të shesin sa më shumë që munden në SHBA”, tha për REL-in Reid I’Anson, ekonomist në firmën e inteligjencës tregtare, Kpler.

Sa i fuqishëm do të jetë ndikimi i tarifave të Trumpit për Evropën?

“Ato mund t’i ulin pak çmimet për të mbetur konkurruese, por ka shumë gjasa që kërkesa në SHBA për mallrat evropiane të bjerë. Kjo do të reflektohet në një ambient më të dobët ekonomik në Evropë”, nënvizoi ai.

Tarifat janë në thelb taksë që paguhet nga importuesit dhe zakonisht u ngarkohet shpërndarësve, tregtarëve me shumicë dhe me pakicë, dhe në fund konsumatorëve.

Rreth 60 vende që kanë suficit më të madh

tregtar me SHBA-në – përfshirë aleatë kyç si BE-ja, Japonia dhe Koreja e Jugut – tani përballen me tarifa shtesë më të larta se tarifa bazë prej 10 për qind, me dhjetëra vende të tjera që mund të përballen me tarifa që arrijnë deri në 50 për qind ose më shumë në total.

Gjatë njoftimi, Trump tha se tarifa bazë prej 10 për qind për pothuajse të gjitha vendet hyn në fuqi më 5 prill, ndërsa tarifat më të larta të ashtuquajtura “reciproke” do të fillojnë në fuqi më 9 prill.

Derisa ekonomistët thonë se regjimi i ri tarifor i shpallur nga Trumpi pritet t’i bëjë më të shtrenjta mallrat në SHBA, ai gjithashtu do të ndikojë në industritë në Evropë dhe gjetkë, të cilat varen nga eksportet në tregun amerikan.

“Eksportuesit evropianë, që shesin mallra në Shtetet e Bashkuara, do të duhet të paguajnë kosto më të larta, të cilat më pas u ngarkohen konsumatorëve amerikanë, por gjithashtu do të ndikojë në aftësinë e tyre për të shitur dhe do të humbasin pjesë tregu”, tha për REL-in Matthew Goodman, drejtor në Qendrën Greenberg për Studime Gjeoekonomike në Këshillin për Marrëdhënie me Jashtë.

Brukseli dhe qeveritë evropiane veç e veç ende po vendosin se si do të reagojnë. Negociata të mëtejshme mund të ndodhin, por perspektiva e tarifave hakmarrëse ndaj produkteve amerikane është reale.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se blloku “po përgatitet për kundërmasa për t’i mbrojtur interesat dhe bizneset tona nëse dështojnë negociatat”.

Goodman tha se çdo hakmarrje nga Evropa do ta rrisë koston për konsumatorët evropianë dhe gjithashtu do të shtyjë përpara inflacionin dhe ngadalësimin ekonomik në SHBA.

“Kjo ka pasoja të mëdha për të gjithë botën, sepse [SHBA] është ekonomia më e madhe në botë dhe nëse ekonomia jonë ngadalësohet, atëherë të gjithë goditen”, tha ai.

Kilcrease nga CNAS, ish-zëvendëspërfaqësuese amerikane për tregti, tha se tarifat e Trumpit mund të kenë edhe efekte të mëtejshme për Evropën, përfshirë rritjen e çmimeve dhe humbjen e vendeve të punës në industritë kyçe.

“Unë do të isha mjaft e shqetësuar për ndikimin në punësim dhe në investime, sepse thjesht nuk e ke më atë klient, ose do të jetë shumë më e vështirë të shesësh në atë treg me një tarifë prej 20 për qind”, tha ajo.

Si do të ndikojë ndikimi global i tarifave të Trumpit në Evropë?

Tarifat e reja amerikane mund të kenë gjithashtu pasoja globale, duke ndikuar çmimin e produkteve kyçe që varen nga zinxhirët globalë të furnizimit dhe duke e riorientuar tregtinë ndërkombëtare në mënyra të papritura.

Çmimi i një iPhone-it, për shembull, mund të rritet për 30 deri në 40 për qind në Shtetet e Bashkuara, sipas projeksioneve të firmës financiare, Rosenblatt Securities.

Modeli më i lirë i iPhone 16 aktualisht kushton 799 dollarë, por mund të arrijë deri në 1.142 dollarë, nëse Apple vendos t’ia bartë kostot konsumatorëve. Një iPhone 16 Pro Max më i shtrenjtë, që aktualisht shitet për 1.599 dollarë, mund të arrijë në gati 2.300 dollarë. Rritje të ngjashme përqindjeje parashikohen edhe për tregjet e tjera.

“Kjo do të ketë efekte zinxhirore dhe do të ndikojë në shumë gjëra që hyjnë në një iPhone – nga gjysmëpërçuesit e prodhuar në Tajvan, te qelqi që prodhohet në Japoni dhe montimi i tij në Kinë”, tha Goodman.

“Të gjitha këto do të goditen nga tarifat, dhe kështu çmimi përfundimisht do të kalohet te konsumatorët, si në Evropë, ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara”, shtoi Goodman.

Lufta tregtare në rritje e Uashingtonit me Pekinin gjithashtu do të sjellë pasoja globale që do ta godasin Evropën drejtpërdrejt dhe tërthorazi.

Kina njoftoi më 4 prill se do të vendosë tarifa shtesë prej 34 për qind për importet nga Shtetet e Bashkuara, si kundërpërgjigje për tarifat e të njëjtit nivel të shpallura nga Trump. Tarifa “reciproke” e vendosur ndaj Kinës pason tarifën prej 20 për qind që tashmë është në fuqi nga administrata Trump.

Trump gjithashtu shenjtëroi vendet përmes të cilave kompanitë kineze kanë devijuar produktet drejt tregut amerikan, përfshirë Vietnamin, i cili tani përballet me një tarifë të re prej 46 për qind.

Siç shpjegon I’Anson nga Kpler, Shtetet e Bashkuara përbëjnë rreth 25 për qind të eksporteve kineze, por me atë treg tani të ngarkuar me tarifa, eksportuesit kinezë do të duhet të ulin çmimet dhe të riorientojnë produktet drejt tregjeve të tjera.

Kjo mund të çojë në një përmbytje të importeve kineze me çmime të ulëta në mbarë botën, diçka që Brukseli ka thënë se tashmë po e ndjek dhe po përgatit masa kundërpërgjigjeje për të mbrojtur prodhuesit evropianë.

“Është shumë e mundur që mund të kemi një përmbytje të mallrave që hyjnë në Evropë në një mënyrë që shkakton probleme të vërteta ekonomike për evropianët”, tha Kilcrease.

“Kjo mund të krijojë një tjetër barrë për konkurrueshmërinë e kompanive evropiane që prodhojnë mallra të ngjashëm”./ REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Dashi says:
    April 5, 2025 at 11:24 am

    Ky është thjesht një delinkuent , që do t’i kushtojë shtrenjtë SHBA-ve dhe gjithë botës .

    Reply
  • ASU says:
    April 5, 2025 at 9:45 pm

    NE CDO CEP QOFTE TE BOTES SONE
    NJE NJERI I SHKALLUAR TE GJITHE I SHKALLON

    Reply
  • capi says:
    April 6, 2025 at 1:18 am

    Si tha xhaxhi : “Kam degjuar qe jeni perpjekur te mbillni banane, por nuk keni patur sukses.” Po cben o qime miser dhe bananen e kafene do e prodhosh me forcat e veta. Po bej ndonje diferencim jo cfare te vije ne mendje dhe futja.
    Tani qe thuash te verteten ja u prishe pak terezine ketyre korporatave qe duan te prodhojne lire e te shesin shtrenjte Por je pak vone sic keni ate shprehjen juve i thone “te mbyllesh porten kur kuajt kane dale nga stalla”. Keto korporatat kane dekada qe e kane transferruar kapitalet ne kine, meksike etj.
    Megjithate le te shikjme se dhe keta ekonomistet me te mire, po kruajne koken dhe spo parshikojne dot gje cdo ndodh. Si do qe te vertitet nje gje eshte e sigurt qe ne b… e ka konsumatori.

    Reply
  • intelektuali says:
    April 6, 2025 at 5:47 am

    Shikoni BAJGAT e Enverit si kane harruar tollonat dhe bunkeret me MUT te Dulles, nuk shikojne se jane pa breke ne bythe nuk dine te prodhojne asgje dhe i qajne hallin Imperializmit amerikan te LIG qe po falimenton sic e kishte parashikuar BABA Marksi ne “Kapitalin” e tij dhe meqe jane debila dhe dallkauke, nuk dine te lexojne ne internet dhe i besojne gazetes DITA dhe propagandes enveriste qe perhap lajme se ne SHBA nuk ka veze HA-HA-HA! qe na kujton Kohen e Qepes te Partise se Punes kur mileti mesynte syzgurdulluar dyqanet dhe shqyente dyert sapo kendonin gjelat ne sabah vetem per 5 kokrra veze HA-HA-HA!

    PO SHBA ESHTE PRODHUESI ME I MADH NE BOTE ME GDP $30 TRILIONE DOLLARE NE VIT O KANIBALE KOKPALARE?

    Kina komuniste me popullsi 7 here me shume se SHBA eshte prodhuesi i dyte me $12 trilione dollare, me eksporte kryesisht ne SHBA dhe Shqypnia enveriste ndodhet ne fund te listes bashke me fiset Zulu te Afrikes me GDP afro $3 miliarde dollare kryesisht minerale dhe hidrokarbure te nentokes qe ja ka falur Zoti, se betoni i Kullave te droges eshte palo gje: a e kuptoni ju BAJGAT e Enverit cfare qyfyresh prej budalli hidhni si jashteqitje enveriste ne kete forum te nerum te gazetes DITA qe po cudit Boten me postimet e saj ne lufte kontemporane me Imperializmin amerikan dhe qe e quan Presidentin Trump si nje “uzurpator” kur ai i fitoi zgjedhjet me vote te lire popullore si kurre me pare ne histori dhe synon te riktheje drejtesine e tregesise nderkombetare qe ta beje Ameriken:

    GREAT AGAIN!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  • Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës
  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet
  • Kthimi i vendimeve të KPA nga Strasburgu, kush do ta paguajë faturën e paaftësisë?
  • Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës, mjeku i infektuar në Kongo futet në izolim

Komentet e Fundit

  1. K R on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. nastradini on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  3. Pjeter on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Patriot on ‘Nga lajmi, te lajmësi’: Si po përpiqet Kryeministri ta ndajë vendin në ‘Shqipëria jonë’ kundër ‘Shqipërisë së atyre’
  5. nastradini on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?