Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si mund t’i mësojmë fëmijët të ndihen të sigurt me pamjen e tyre?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lifestyle > Si mund t’i mësojmë fëmijët të ndihen të sigurt me pamjen e tyre?
Lifestyle

Si mund t’i mësojmë fëmijët të ndihen të sigurt me pamjen e tyre?

Published: September 26, 2022
Shpërndaje

Kur mendojmë për marrëdhënien me trupin tonë, shpesh është e vështirë të përcaktojmë saktësisht se nga vjen kënaqësia ose pakënaqësia jonë. Megjithatë, nëse e kthejmë vëmendjen në fëmijërinë tonë, mund të kujtojmë një koleksion komentesh ose vëzhgimesh që asokohe ishin të parëndësishme për ne. Asnjëra prej tyre nuk mund të duket shumë me ndikim në vetvete. E megjithatë, efekti i tyre kumulativ mund të jetë çuditërisht i fuqishëm.

Shkrimtari Glennon Doyle ende kujton se si pamja e saj si fëmijë ishte një “as nën mëngë” për të pasi të gjithë e lavdëronin dhe kur u rrit, kuptoi se bota e shihte si një njeri normal, me një bukuri normale që nuk kishte pse merrte lavdee kështu ajo ndjeu se ajo ndoshta nuk i përkiste botës.

Qoftë në formën e komplimenteve apo kritikave, një vëmendje e tillë ndaj formave të trupit mund të hedhë besime dhe pasiguri që është e vështirë të largohen. Pasojat mund të jenë jashtëzakonisht të dëmshme, me qëndrimet e familjes dhe komentet nënçmuese për peshën që lidhen me problemet e shëndetit mendor dhe çrregullimet e të ngrënit. Përveç kësaj, stigmatizimi i fëmijëve me mbipeshë është rritur, duke ndikuar në vetëvlerësimin e tyre dhe natyrisht, në imazhin e trupit.

- Publicitet -

Duke pasur parasysh se sa herët fillon ky ndërgjegjësim për idealet e trupit, çfarë mund të bëjnë prindërit dhe kujdestarët për t’i ndihmuar fëmijët të ndihen të sigurt për veten e tyre dhe më shumë mbështetës ndaj të tjerëve?

Turpi i trupit mësohet, nuk është i lindur

Idealet fizike ndryshojnë jashtëzakonisht në kohë dhe në kultura të ndryshme. Dikur adhuroheshin trupat e mbushur por sot, pavarësisht një lëvizjeje në rritje për pozitivitetin e trupit që mbështet të gjitha format dhe madhësitë, ideja se një trup i hollë është ideal mbetet dominues në mediat sociale, në mediat tradicionale, në television dhe në reklama.

Ndërgjegjësimi për idealet e trupit fillon herët dhe pasqyron përvojën e fëmijëve për botën përreth tyre. Në një studim, fëmijëve të moshës tre deri në pesë vjeç iu kërkua të zgjidhnin një figurë nga një sërë përmasash të holla në të mëdha, për të përfaqësuar një fëmijë me karakteristika pozitive ose negative. Ata, për shembull, u pyetën se cilët fëmijë do të ishin të këqij ose të sjellshëm, cilët do të ngacmoheshin nga të tjerët dhe kë do të ftonin në ditëlindje. Fëmijët prireshin të zgjidhnin figurat ku shfaqeshin fëmijë të mbushur për të përfaqësuar karakteristikat negative.

Më e rëndësishmja, ky paragjykim u ndikua nga të tjerët: për shembull, qëndrimet dhe besimet e nënave të tyre për format e trupit ndikuan në rezultat. Gjithashtu, fëmijët më të mëdhenj shfaqën një paragjykim më të fortë se të vegjëlit, gjë që tregon sërish se ishte i mësuar, jo i lindur. Gjetjet “sugjerojnë se mjediset sociale të fëmijëve janë të rëndësishëm në zhvillimin e qëndrimeve negative dhe pozitive ndaj peshës”, përfundojnë studiuesit.

“Ne shohim modelet sipas të cilave fëmijët u atribuojnë karakteristikat pozitive trupave më të hollë dhe karakteristikat negative trupave më të mëdha”, thotë Sian McLean, pedagoge psikologjie në Universitetin La Trobe në Melburn, Australi.

“Fëmijët po i zhvillojnë paragjykimet shumë herët, gjë që është një shqetësim sepse ata potencialisht kanë mundësinë ta përvetësojnë atë perceptim, se të qenit më i madh është i padëshirueshëm dhe të jesh më i hollë është më mirë”.

Një studim tjetër tregoi se fëmijët në moshën tre vjeçare ndikoheshin nga qëndrimi i prindërve të tyre ndaj peshës. Me kalimin e kohës, lidhjet negative të fëmijëve me trupat e mëdhenj dhe ndërgjegjësimi se si të humbin peshë u rritën. Shpesh ka një element gjinor në këto perceptime, ku djemtë preken më shumë nga pikëpamjet e baballarëve të tyre dhe vajzat nga qëndrimet e nënave të tyre. Përdorimi i dietës për të kontrolluar peshën është raportuar edhe tek vajzat në moshën pesë vjeçare. Këtu faktorët kryesorë ishin ekspozimi në media, si dhe bisedat për pamjen e jashtme.

Studimet tregojnë se fëmijët e vegjël i kushtojnë vëmendje mënyrës se si të rriturit sillen dhe flasin për trupat dhe ushqimin. Ky model vazhdon, dhe madje mund të përkeqësohet, ndërsa ata rriten. Hulumtimet që vlerësojnë nivelin e pakënaqësisë trupore dhe ndërgjegjësimin për dietën tek fëmijët e moshës 5-8 vjeç zbuluan se “dëshira për dobësim shfaqet tek vajzat rreth moshës gjashtë vjeç”. Që nga ajo moshë, vajzat e vlerësuan figurën e tyre ideale si dukshëm më të hollë se figura e tyre aktuale.

Rreziku i ngacmimit

Shumë prindër mund të ndihen të tronditur kur dëgjojnë se pasiguritë e tyre, të cilat në fund të fundit mund të jenë krejtësisht të pavullnetshme, dhe jo diçka që dëshirojnë ta përcjellin mund të kenë një ndikim të tillë.

Në një studim mbi efektet e ngacmimit nga anëtarët e familjes në pakënaqësinë e trupit dhe çrregullimet e të ngrënit, 23% e pjesëmarrësve raportuan “ngacmime” të lidhura me pamjen nga një prind dhe 12% u ngacmuan nga një prind duke u thënë se duhej të hanin më pak. Më shumë raportuan se ishin ngacmuar nga baballarët e tyre sesa nënat. Një ngacmim i tillë nga babai ishte një parashikues domethënës i pakënaqësisë trupore, si dhe sjelljeve bulimike dhe depresionit, dhe gjithashtu rriti shanset për t’u ngacmuar nga një vëlla apo motra. Ngacmimi i nënës ishte një parashikues i rëndësishëm i depresionit.

Hulumtime të tjera mbi fëmijët e moshës shtatë deri në tetë vjeç kanë treguar se komentet e nënave për peshën dhe madhësinë e trupit kanë qenë të lidhura me një sjellje të çrregullt të të ngrënit tek fëmijët e tyre. Në mënyrë të ngjashme, vajzat “nënat, baballarët dhe miqtë e të cilave i inkurajonin të humbnin peshë dhe të ishin të dobëta” kishin më shumë gjasa të mbështesnin besimet negative për peshën e të tjerëve. Kjo është veçanërisht alarmante duke pasur parasysh rritjen e bullizmit lidhur me peshën.

Edhe gratë e rritura ende mund të ndiejnë dhimbjen e stigmës së peshës të përjetuar në fëmijëri, zbuloi një studim, ku pjesëmarrëset kryesisht treguan nënat e tyre si burimin e një stigme të tillë.

Ishte “gjëja më e rëndë që kam përjetuar ndonjëherë”, tha një pjesëmarrëse. Studimi citoi gra në të 40-at, 50-at dhe 60-at e tyre që përshkruanin raste kur janë bullizuar nga famijarët e tyre kur ishin të vogla.

“Kritika e vazhdueshme nga nëna ime për peshën time çoi në probleme të vetëbesimit me të cilat kam luftuar gjatë gjithë jetës sime”, tha një pjesëmarrëse.

“E kam ende problem të ha para mamit”, ka thënë një pjesëmarrëse 49-vjeçare.

Një e anketuar kujton se nëna e saj e kishte vënë në dietë në moshën 10-vjeçare: “Ndjenjat e mia për peshën ndoshta nuk do të largohen kurrë dhe kanë qenë me mua gjatë gjithë jetës sime, edhe kur isha më e dobët. Është shumë e dhimbshme”.

Përtej familjes

Ka një arsye pse ndikimi prindëror është kaq i fortë. Rachel Rodgers, psikologe në Universitetin Northeastern, thotë se kur një prind shqetësohet për imazhin e trupit, ata do të modelojnë sjellje që tregojnë se “kjo është e rëndësishme”.

“Edhe nëse nuk e përmendin pamjen fizike të fëmijës, ata veprojnë në një mënyrë që i sugjeron fëmijës, se ‘kjo është diçka që më shqetëson mua, kjo është diçka me të cilën jam e preokupuar’.

Natyrisht, prindërit nuk janë burimi i vetëm i stigmës së trupit, veçanërisht kur fëmija rritet. Bashkëmoshatarët e tyre dhe media priren të marrin një rol më të madh me kalimin e kohës. Edhe lodrat si kukullat kanë ndikim. Një studim me vajza të moshës pesë deri në nëntë vjeç, zbuloi se kur ato luanin me një kukull jashtëzakonisht të hollë, ndikoi në idenë që kishin për trupin.

Shumë studime tregojnë se ekspozimi mediatik kontribuon në idealet e paraqitjes, vajzat e reja që shikonin video muzikore ishin më të fokusuara në pamjen e tyre më pas, për shembull. Nëse miqtë pastaj flasin edhe për peshën dhe pamjen, ky efekt mund të zmadhohet.

A janë më të rrezikuara vajzat?

Ndërsa vajzat shpesh duket se janë më të prekura nga shqetësimet e imazhit të trupit, kjo mund të jetë pjesërisht për shkak të faktit se ekzistojnë më shumë kërkime që shfaqin vajzat, si dhe se sa vazhdimisht trupi femëror objektivizohet dhe seksualizohet herët. Hulumtimet e reja mbi djemtë tregojnë një nivel të ngjashëm pakënaqësie, megjithëse idealet e trupit të tyre priren të jenë paksa të ndryshme, me një fokus më të madh në dëshirën për të qenë muskuloz, për shembull.

“Në të vërtetë të gjithë mund të përjetojnë pakënaqësi trupore, nuk ka rëndësi se si dukeni nga jashtë, është se si mendoni dhe ndjeheni nga brenda”, thotë Stephanie Damiano, psikologe.

Një arsye pse efekti është më i fortë për vajzat mund të jetë sepse, që në moshë të re, vajzat dhe djemtë socializohen ndryshe. Vajzave u thuhet shpesh se vlera e tyre sociale qëndron në atë se sa tërheqëse janë, thotë Rodgers.

“Që trupat e tyre janë bërë për t’u parë, ata supozohet të jenë të përmbajtura, të urta”, thotë ajo.

Duke pasur parasysh se sa gjithëpërfshirëse janë mesazhet që japin, çfarë mund të bëjnë prindërit për t’i kundërshtuar ato dhe në vend të kësaj të ushqejnë një imazh trupor më pozitiv dhe fuqizues?

Së pari, siç tregojnë provat, mënyra se si të rriturit flasin për trupat rreth fëmijëve ka rëndësi.

“Ne duhet t’i inkurajojmë prindërit ose edukatoret që të mos bëjnë komente për imazhin e trupit, edhe nëse ato janë pozitive”, thotë McLean.

Në vend të kësaj, prindërit duhet ti japin më shumë vlerë se kush janë ata dhe aftësitë dhe talentet e tyre të veçanta dhe më pak të fokusohen në atë se si duken”, thotë Damiano.

Kjo i ndihmon fëmijët të kenë një ndjenjë kënaqësie dhe vetëvlerësimi që nuk është e lidhur me pamjen e tyre.

Mbështetja e familjes bën një ndryshim

Prindërit mund të flasin për ushtrimet si të rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme, sesa një mënyrë për të humbur peshë. Familjet gjithashtu mund të normalizojnë ngrënien e vakteve të shëndetshme, në vend që të flasin hapur për ushqime specifike që janë të dëmshme.

Sa i përket asaj që mund të bëjmë në shtëpi, një ndryshim i lehtë mund të jetë të ndalojmë sa herë që jemi gati të lavdërojmë pamjen e një fëmije dhe të mendojmë për diçka tjetër që na pëlqen tek ai/ajo dhe duam që ta dijë.

Burimi: BBC

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush është zyrtari i lartë shqiptar që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?