Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si të merrni online vërtetim për rezultatin e provimit të shtetit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Si të merrni online vërtetim për rezultatin e provimit të shtetit
AktualitetShoqëri

Si të merrni online vërtetim për rezultatin e provimit të shtetit

Published: August 2, 2022
Shpërndaje

Vërtetimi me rezultatin e provimit të shtetit mund të merret në çdo kohë nëpërmjet aplikimit online në portalin qeveritar “e-albania”. Çdo kandidat që i është nënshtruar provimit të shtetit për të siguruar lejen e ushtrimit të profesionit në specialitetet e ndryshme mjekësore, ato të mësuesisë, psikologut dhe veterinarisë, duke aplikuar në portalin “e-albania” sipas hapave të përcaktuara, mund të pajiset në çdo kohë me vërtetimin përkatës që tregon rezultatin e marrë në provimin e shtetit. Ndryshe nga sa ndodh me shërbimet e tjera, për të marrë këtë vërtetim nuk do të jetë e nevojshme që gjatë aplikimit të ngarkoni dokumente shoqëruese.

Sipas kushtit të përcaktuar, shërbimi elektronik “Vërtetim për rezultatin e provimit të shtetit” u vjen në ndihmë të gjithë kandidatëve që kanë marrë pjesë dhe kanë rezultuar të suksesshëm në provimin e shtetit për një profesion të rregulluar, i cili zhvillohet në mënyrë tërësisht digjitale pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore, bazuar në Ligjin nr. 10171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Autoritetet e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit bëjnë me dije se nëpërmjet këtij shërbimi online jepet mundësia e shkarkimit të vërtetimit me vulë elektronike të rezultatit të provimit të shtetit, vetëm për kandidatët që e kanë kaluar me sukses këtë provim.

Për të aplikuar për sigurimin e këtij vërtetimi, fillimisht duhet që të hyni në portalin qeveritar nëpërmjet adresës www.e-albania.al , ku duhet të bëni identifikimin si qytetar nëpërmjet numrit tuaj të identifikimit. Pasi të keni kryer këtë veprim, do të duhet të zgjidhni shërbimin e listuar si: “Vërtetim për rezultatin e provimit të shtetit” dhe të klikoni në butonin që shkruan “Përdor”. Në vijim do të duhet të plotësoni formularin përkatës me të dhënat e kërkuara dhe të klikoni në butonin që shkruan “Shkarko vërtetimin” për të gjeneruar vërtetimin me vulë elektronike. Vërtetimin e gjeneruar me vulë elektronike do të mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin “Dokumentet e mia” te hapësira juaj në portalin “e-albania”. Koha e marrjes së këtij shërbimi është e menjëhershme, ndërkohë që periudha e vlefshmërisë është pa afat, çka do të thotë se ky vërtetim mund të përdoret në çdo kohë. Për të marrë këtë vërtetim nuk do të jetë e nevojshme që të shlyeni asnjë tarifë.

- Publicitet -

Çdo person që kërkon të ushtrojë një profesion të rregulluar në specialitetet mjekësore, ato të mësuesisë, psikologjisë, apo veterinarisë, duhet të ketë përfunduar programin përkatës të akredituar të studimit, si dhe kualifikimet profesionale në atë profesion, të cilat duhet të vërtetohen me dokumente zyrtare, të lëshuara nga institucionet përgjegjëse brenda ose jashtë vendit dhe të njohura në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për profesionet e rregulluara, si dhe të jetë vlerësuar kalues në provimin e shtetit.

Dhënia e provimeve të shtetit në këtë sezon

Aktualisht po vijon procesi i zhvillimit të provimeve të shtetit për të gjithë kandidatët që janë diplomuar në të gjitha profilet e mësuesisë, të cilët sipas kalendarit të përcaktuar nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit po i nënshtrohen testit të informatizuar sipas profilit përkatës në të cilën duan të ushtrojnë këtë profesion. Ndërsa për të gjithë kandidatët aplikantë në provimin e shtetit në profesionin e rregulluar të Mjekut, Farmacistit, Stomatologut, Infermierit, Mamisë, Fizioterapistit, Teknikut të Imazherisë, Teknikut të Laboratorit dhe Logopedistit, për sezonin XXII, Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka konfirmuar më herët se provimet do të zhvillohen duke filluar nga data 20 Shtator 2022. Në ndihmë të bluzave të bardha që do testohen në këtë sezon, ekspertët e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit kanë detajuar edhe fondin e mijëra pyetjeve nga të cilat do të përzgjidhen edhe pyetjet që do të jenë pjesë e tezës së provimit të licencës. Kështu, çdo kandidat mund të orientohet rreth përmbajtjes që do të ketë testi i licencës, duke u njohur me fondin e detajuar të pyetjeve që gjendet në faqen online të QSHA-së.

Gjatë paraqitjes për pjesëmarrje në provim, kandidati duhet të ketë parasysh dhe të zbatojë këto rregulla: të paraqitet pranë Qendrës së Shërbimeve të Arsimit 30 minuta përpara orarit të nisjes së provimit, teksa duhet të jetë i pajisur me Kartë ID ose Pasaportë (dokumenti origjinal) dhe kopje të tyre, faturën origjinale me vulën përkatëse, të pagesës së tarifës së provimit, të kryer në një bankë të nivelit të dytë bazuar në herën e pjesëmarrjes. Kandidatët, të cilët nuk paraqesin këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në provimin e shtetit. Mungesa e një prej këtyre dokumenteve ju penalizon duke ju lënë jashtë testimit, çka do të thotë se duhet të prisni sezonet e vitit të ardhshëm për të hyrë sërish në testin e licencës, duke humbur kështu shanset për të aplikuar përgjatë kësaj periudhe për vendet e lira të punës në spitalet dhe qendrat mjekësore publike dhe private në vend.

Lidhur me vlerësimin, në rregulloren e provimit të shtetit të miratuar më herët saktësohet se kandidatët që do të vlerësohen në testimin me alternativa me më pak se 50 pikë, nuk do të pajisen me licencën profilit në të cilën aplikojnë, pasi rezultojnë mbetës. Po sipas kushteve të përcaktuara në rregulloren e provimeve, nëse një kandidat nuk paraqitet në provim, ose tërhiqet përpara fillimit të tij, atëherë provimi nuk vlerësohet si i kryer.

Procedurat online

  • Identifikohuni si qytetar në portalin qeveritar nëpërmjet adresës e-albania.al .
  • Zgjidhni shërbimin “Vërtetim për rezultatin e provimit të shtetit”.
  • Klikoni butonin “Përdor” dhe plotësoni të dhënat e kërkuara.
  • Në vijim klikoni butonin “Shkarko vërtetimin” për të gjeneruar vërtetimin me vulë elektronike.
  • Vërtetimin e gjeneruar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin “Dokumentet e mia” te hapësira juaj në portalin e-albania.
  • Për të marrë këtë shërbim nuk kërkohet asnjë dokumentacion shoqërues.

Vërtetimin online për rezultatin e provimit të shtetit mund të marrin të gjithë kandidatët që janë licencuar të ushtrojnë:

  • Profesionin e rregulluar të Mësuesit.
  • Profesionin e rregulluar të Mjekut.
  • Profesionin e rregulluar të Stomatologut.
  • Profesionin e rregulluar të Farmacistit.
  • Profesionin e rregulluar në Infermieri, Mami, Fizioterapi, Logopedi, Teknik imazherie, si dhe Teknik laboratori.
  • Profesionin e rregulluar të Veterinerit.
  • Profesionin e rregulluar të Psikologut.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Vitrina says:
    October 26, 2023 at 9:30 am

    Nuk mund te shkarkoj dot “ Vërtetim për rezultatin e provimit të shtetit”.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    October 26, 2023 at 9:57 am

    O Demo ku humbe sot ?? Po pi raki prap ?? Lere te shkreten se na flet percart ne darke e dukesh si kontravers. hahahaaaaahaaaaaaaaaaaa

    Demoooooooooooooo are you alive ?? Are you there ?? Gjalle je ??

    Mos pi me nga ajo rakia e Roskovecit, se e bejn duke i fut hekur te skuqur ata per t’i rrit gradacionin artificialisht, pi nga ajo rakia e manit te Boboshtices me ngjyr jeshile, se me pi nje dopio nga ajo bie shakull pa ndjenja e pas nje muaji fillon e shkruan komente patriotike anti-zajednica hahaaahaaaaahaaaaa

    Reply
  • ardit says:
    May 3, 2024 at 5:26 pm

    duhet ber vetem nga google logimi dhe pasi e ke kerkuar ndodhet ne fund te faqes

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja si metaforë e zgjimit qytetar
  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  2. Berati on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. Ethem Lalaj on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  5. Qerratai on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?