Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të dhënë drejtim situatës së krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit në vend.
Rama tha se, lumenjtë nuk ulen me protesta duke shtuar se, njerëzit nuk kanë nevojë për britma, shpifje, por për solidaritet dhe bashkim forcash. Sipas tij, edhe në vendet fqinj si, Italia, Greqi, Mal të Zi, Kosovë, Kroaci, ku i njëjti i ftohtë i njëjti shi dhe të njëjta përmbytje e bllokime, kanë krijuar të njëjtën situatë të rënduar për njerëzit.
“E di që fjala durim mund të tingëllojnë si e tepërt. Por është e nevojshme ku ajo që po përjetojmë nuk është thjeshtë moti i keq. Shiu nuk ndalet me shpifje, si ato që nuk punojnë hidrovorët, lumenjtë nuk ulen me protesta, si ato që nuk kanë lidhje me arsyen pse përmbyten shtëpitë në territore vurnerabël, retë nuk shpërndahen.
Janë reagime që ushqejnë ndarje, jo ndihmë. Në një situatë si kjo nuk kërkohen fajtorë, por ndihmohen njerëz. Është një gjendje atmosferike e zgjatur që nuk prekur vendin për ndonjë arsye që lidhet me vendin tonë, ndonjë arsyet që zjenë në ato 700 tenxheret politike mediatike në vend, por ka prekur një hartë të tërë. Nga Italia, në Greqi, në Mal të Zi, Kosovë, Kroaci, ku i njëjti i ftohtë i njëjti shi, dëborë dhe të njëjta përmbytje e bllokime kanë krijuar të njëjtën situatë të rënduar për njerëzit.
Një masë ajri i ftohtë nga veriu është përplasur më një masë ajri të ngrohtë në Mesdhe dhe ka krijuar një vorbull atmosferike duke sjellë reshje të vazhdueshme dhe temperatura të ulëta, prandaj edhe lumenjtë rriten përsëri para se të bien, prandaj edhe toka mbetet e ngopur me ujë, prandaj edhe reshjet e shiut dhe dëborës marrin një përmasë krejt anormale. Ndryshimi klimatik nuk do të thotë vetëm verë më të nxehtë, por stinë të çrregullta, sisteme më të ngadalta atmosferike dhe më të papritura dhe më ekstrem.
Njerëzit nuk kanë nevojë për britma, shpifje, por për solidaritet dhe bashkim forcash. Në të gjithë vendin janë ulur sasitë e reshjeve, përjashtuar Durrësin ku janë regjistruar 40 milimetra shi. Janë në rang vendi 1587 banesa me prani uji, 339 persona janë evakuuar dhe 51 familje, mbi 13 mijë hektarë tokë janë përmbytur. Sasi e reshjeve ka qenë e jashtëzakonshme”, tha Rama.
j.l./ dita

Kur fotoja flet më shumë se fjalët. As para synetlliut të gjylos nuk mbizotëronte një klimë kaq e sikletshme, sa asnjëri të mos guxojë të ngrejë kokën lart. Këtu merr kuptim proverbi “kalliri i (pa)pjekur e mban kokën poshtë”
Po po ça protestash thuaj te rroj partia.
E ty te QR
Është e vërtetë që vetëm në Shqipëri po protestohet kundër dëmeve të vërshimeve që përfshinë shtete të EU nuk protestojnë të dëmtuarit por ata që stimmuluan kaoset urbanistike për korrupcin dhe fitim të votave
Ke te drejte Z. Kryeminister, qe lumenjte nuk disiplinohen me protesta. Por, pse nuk thuaj qe me Kalivacin kini gabuar dhe do beheni pishmand. Jo vetem do rregullonit floren e faunen e kesaj zone , jo vetem do prodhonit energji, por do ishte rregullator per pjesen pas ketij hidrocentrali qe permbyetet cdo vit .
O dhiar Trebeshine, nga shkrimi dukesh kurve e Ramutit, qe eshte gati te nenshkruaj nje koncesion tjeter per te grabitur nje tjeter lum dhe per te shkaterruar nje tjeter lugine. Vjosen
E shkaterruat Shushicen, e thate Lumin e Vlores, dhe tani, pa patur fare friken e pergjegjesise per shkaterrimin e qyteteve shqiptare, i jeni futur maleve dhe luginave, si lubi te pangopura
NJe lubia, tjetri Balozi
Ketu eshte halli qe qeveria kriminele, me kriminelet strategjike kane shkaterruar cdo gje, ky kellire Trebeshina, kerkon ti hapi oreksin, ose rrugen per nje projekt tjeter fatal
Po pse mor qelbesire e mut Ramutit, si mbrohet fauna dhe flora me Hidrocentrale?
Lumejte nuk ulen me protesta?
Po mbedhjet me mbrojtjen civile perse behen per te bere politike dhe propagande?
Ne asnje vend nuk kam pare nje mbledhje ku km shpalos hartimin se pse nuk duhet te potestohet
Por filtet
cfar duhet bere
Ceshte bere
Cduhej bere
Dhe mbi te gjitha kush vodhi per ate qe nuk eshte bere
Kush kishte pergjegjsine per ate qe nuk funksionoi
Kush nga ju ka ardhe ne durres apo prisni te thahet toka
zhduku more se shkaterrove,vodhe dhe shperbere shqiperine.r
O kriminel Ramut
Ky vend nuk kerkon protesta, por nje dalje masive me te vrullshme nga lumenjte, qe te cbllokoje qeverine nga kriminelet qe ja kane gryken gjithe vendin, dhe po u del hajdutlleku nga shiu dhe lumenjte.
O plera, akoma ke fytyre dhe kercenon njerezit
Qe klima ka ndryshuar eshte fakt.Qe c’rregullime ka pasur dihet por:Nuk dime se deri ne c’mase eshte dora e natyres dhe kufillon dora e njeriut?A mund te na thuhet se ne c’mase ka qene gadishmeria e hidrovoreve?Si ka qene pastrimi i kanaleve kulluese?Zonat ku ka pasur rreshje te shumta dihen qe jane pjesa e ultesires perendimore,por ajo ka qene e miredranazhuar e e mire kulluar.Pse sot nuk funksionon ?Z.k/minister per cfar fajesh ka dora e njeriut duhet pergjegjesi nga sejcili.
Problemi kryesor mbetet menaxhimi i infrastrukturës, mirëmbajtja e saj dhe parandalimi i përmbytjeve në zonat më vulnerabël. Për qytetarët që përballen me ujë në shtëpi, fjalët e bukura nuk zëvendësojnë veprimin konkret.
Në vend që të kërkohet durim, institucionet duhet të tregojnë efektivitet në terren, të monitorojnë lumenjtë, të sigurojnë hidrovorët dhe të jenë të qarta me publikun mbi gjendjen e mbrojtjes së territorit. Vetëm kështu durimi bëhet i kuptueshëm dhe i justifikueshëm.
Langaraq
Po video-n e vitit 2012, ku ai vetë thoshte se fajin e kishin “ceta e hajdutëve në qeverisje”. Deklarata e sotme bie në kontrast me atë moment,
E randsishme është që më në fund KM e kuptoi se lumenjtë nuk ulen me protesta. Por nuk na tha se çfarë ka bërë që kur mori pushtetin e deri sot të mos përmbytet vendi. Në gjithë botën ndodhin përmbytje, po ky është KM i Shqipërisë apo i gjithë botës?
Duket se për talentet e këtij robi nuk mjafton Shqipëria dhe ndofta gjithë globi është i vogël.
Vetëm në hapësirën kozmike të mos largohet!
Gjuha e piktorit shkon atje ku i dhëmb më shumë.
Në prag të këtij 21 janari të pesëmbëdhjetë hipokrizie, protestat kundër korrupsionit galopant do ktheheshin për të në një boomerang të vërtetë, prandaj dhe mundohet ta neutralizojë me fantazira si opsion shpëtimi.
Në situatë aspak favorizuese për të, e duke patur parasysh se së paku gjysmën e ministrucave i ka ose pas hekurave, ose nën hetim, realisht, pa protesta, përrenjtë që kundërmojnë e qelbin dynjanë prej 35 vitesh jo vetëm që s’ulen, por përkundrazi, atyre do fryheshin, do shqepen, do u pëllciste gurmazi, do dalin nga shtrati e bënin masakra të paimagjinueshme natyrore, ekonomike e shoqërore.
Ate shprehjen ”Lumenjte nuk ulen me protesta” e kam huazuar nga shoqja ime ne krahun e djathte qe ka shume njohuri per ulje te Lumenjve, hapje Tunelesh, gjetje Palloshet,etj