Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Ka disa kohë që, me agresivitet të shtuar, përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, duke përfshirë edhe shefin e politikës së jashtme, Josep Borrelli, ngulin këmbë që mes dy shteteve sovrane, Kosovës dhe Serbisë, normalizimi i marrëdhënieve të nisë me krijimin e Asosacionit të komunave me shumicë serbe, si e vetmja rrugë për të pasur një zhvillim në të ardhmen.
- Publicitet -
Kosova është ende nën sanksione, të shumë anshme, pikërisht për qëndrimin e saj refuzues që fillesa e normalizimit të jetë çështja e mësipërme, që, në fakt, nuk është as urgjente, as e domosdoshme, as jetike.
Aq banorë serbë që jetojnë në Veriun e Kosovës, janë edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës, e njohur si Kosova Lindore. Ndoshta më shumë, për më tepër, në trojet e tyre etnike, ku, prej nga zanafilla kanë pasur jetën e tyre.
Shefi i politikës së jashtme, Borrel, deklaroi pas takimit se “Sot, me kryeministrin Kurti dhe Presidentin Vuçiç, kam tentuar që të gjejmë zgjidhje për një rrugë përpara, bazuar në propozimin tonë. Fatkeqësisht, pas një takimi të gjatë, kryeministri Kurti nuk ka qenë i gatshëm që të ecë përpara në fillimin e një procesi të besueshëm për themelimin e Asosacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë”.
Janë 39 marrëveshje të nënshkruara që nga viti 2013. Disa prej tyre shumë më të qëndrueshme dhe më në dobi të Kosovës se marrëveshjet e tanishme. Në të gjitha prej tyre shteti i Kosovës, qeveritë dhe institucionet e saj kanë dëshmuar se janë të gatshme të bëjnë punë të dobishme, por, gjithë secila prej tyre ka kohën e duhur, radhën e duhur dhe rëndësinë e saj.
Në asnjë rast shteti serb nuk ka dëshmuar asnjë dëshirë për të gjetur rrugë afrimi dhe bashkëpunimi. Përkundrazi, duke dashur krijimin e një “Bosnje” të vogël brenda Kosovës, synimi ka qenë ky dhe vetëm ky.
Asnjë fjalë për të zhdukurit, të vrarët dhe të masakruarit shqiptarë që gjenden ende në miniera të braktisura. Asnjë fjalë për të dëshmuar se kanë mësuar, qoftë edhe diçka të vogël nga e shkuara e tyre e krimit. Asnjë marrëveshje që mund të dëshmojë se mund të jenë ndryshe nga para ardhësit e tyre. Dhe, çuditërisht, asnjë presion mbi shtetin serb që të ndjekë me të njëjtin kujdes edhe 38 marrëveshjet e tjera.
Nuk mund të ketë marrëveshje të njërës pikë dhe të injorohen 38 të tjera! Nuk mund të jetë njëri i kulaçit dhe tjetri i kërbaçit.
Kjo është një histori që përsëritet tash 20 e ca vite dhe këtë valle shteti serb e luan në kurriz të Bashkimit Evropian.
Kryeministri Kurti mund të ketë mjaft qëndrime të gabuara në politikë, por, në këtë rast, ai është në të drejtën e tij, si kryeministër, si drejtuesi i forcës më të madhe politike, si njeriu që është besuar nga shumica e shqiptarëve të Kosovës.
Asnjëherë më parë Kosova dhe qeveria e saj nuk ka qenë nën një trysni të tillë, të shumanshme, që nga Departamenti Amerikan i Shtetit, deri në institucionet e specializuara të Bashkimit Evropian.
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë ritheksuar edhe njëherë domosdoshmërinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kosova shtron pyetjen: A është vërtetë kaq e domosdoshme? A nuk janë të mjaftueshme ata ligje, vendime, urdhra, mbështetje që janë sanksionuar në Kushtetutën e Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Ahtisaarit, fituesit të Çmimit Nobel për Paqe?
Ata kanë thënë se zotimi i Kosovës për ta krijuar Asociacionin nuk e cenon Kushtetutën e saj, as nuk kërcënon sovranitetin, pavarësinë ose institucionet demokratike të saj.
Kosova shtron pyeten: Vërtetë nuk e cenon Kushtetutën e Kosovës? Si është e mundur që Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë vendimin e Parlamentit të Kosovës, duke e gjetur marrëveshjen e nënshkruar në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës? A do të anashkalohet ky vendim i Gjykatës Kushtetuese?
“Ne e kundërshtojmë rreptësishtë krijimin e çfarëdo etniteti që i përngjan Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë (BH); Bashkësia ndërkombëtare nuk po kërkon të imponojë një zgjidhje. Në vend të kësaj, ne po kërkojmë nga Kosova që ta ofrojë vizionin e saj për këtë Asociacion dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ekspertizë dhe mbështetje politike për të siguruar që ajo funksionon në interesin më të mirë të kosovarëve…”
Kosova shtron pyetjen: çfarë sigurie mund të ketë shteti i Kosovës se ky asociacion, me kalimin e pak viteve nuk do të ketë trajtën, qëllimin dhe gjithçka tjetër që paraqet sot Republika Serbska në Bosnje? Qeveria e Kosovës ka pasur gjithnjë mendimin dhe qëndrimin se drafti, i cili nuk ka kaluar në vendimet e Kushtetueses, në këtë formë që është nuk mund të kalojë përsëri dhe, si duket, edhe bashkësia ndërkombëtare ka filluar të perceptojë një qëndrim të tillë.
Politika e “bulldogut” , “merre ose lëre” dhe tentimi për të shmangur nga bisedimet dhe vendimet politike shefin e qeverisë Kurti, duke e vënë para dilemës, ose këtë, ose asgjë, nuk janë të frytshme dhe as nuk sjellin progres.
Diplomacia ndërkombëtare ngul këmbë që fillimisht të zgjidhet pikërisht kjo pikë e marrëveshjes, e më pas, në një kohë të pacaktuar, le të bisedohet dhe të vendoset për njohjen dypalëshe dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve!
Kosova shtron pyetjen: Përse të mos ndodhë ndryshe, të bëhet njohja e ndërsjelltë, duke pasur garancinë e shteteve demokratike perëndimore dhe, më pas, mbi këtë bazë, të bisedohet edhe për marrëveshjet e tjera.
Deri tani janë miratuar shumë marrëveshje të përbashkëta, nga të cilat, mbi 30 të tilla nuk janë zbatuar. Si mund të besohet në një shtet dhe politikën e tij serioze, kur edhe për një çështje rutinë, që e kanë miratuar, si targat e makinave, nuk e zbatojnë? Kush garanton se një ditë Serbia do të mbushet në mend dhe do të heqë nga Kushtetuta e saj pjesën ku ende Kosovën, që e quan Kosovë dhe Metohi, e quajnë territor serb?
Përplasja e mitingashëve serbë në veriun e Kosovës, gjë e paralajmëruar dhe e përsëritur herë pas here, jo vetëm për targat e makinave apo se është arrestuar një bandit i njohur, apo për vendosjen e reciprocitetit në çështje që, sa janë teknike, aq edhe politike, dëshmojnë se politika serbe mund të ngrejë stuhi edhe në një gotë uji, që pastaj e derdhin vetë, si gjithnjë, duke akuzuar shqiptarët.
Nëse popullsia shumicë serbe në disa komuna të Veriut nuk dëshiron të jetë në zgjedhje vendore, mos duhet të jetë vazhdë e pushtetit të braktisur?
Të gjitha partitë politike, ose thuajse të gjitha, nuk janë për miratimin e këtij projekti. Ndërsa shumica qeverisëse është hapur kundër kësaj ideje, gjë që e bënë të njohur edhe ditën e djeshme, opozita e ka lënë topin në portën e qeverisë, duke pritur dy herësh: ta mallkojnë nëse e miraton dhe përsëri ta mallkojnë nëse nuk e miraton.
Kjo është ndoshta çështja më sensitive e pas luftës, që kërkon guxim për ta zgjidhur dhe jo të presësh se ku do të gabojë qeveria për të goditur atë.
Le ta zëmë se qeveria do e miratojë marrëveshjen! Kush do të jetë garantuesi se pas kësaj pakica serbe në Kosovë, e cila nuk përbën as 4,3 për qind të popullsisë së Kosovës, do të zërë mend, do të ingranohet në jetën politike, shoqërore dhe institucionale të Kosovës? Askush!
Do të jetë gjithnjë e ditur dhe e pritur që serbët në veriun e Kosovës, edhe pse shumë prej tyre paguhen nga vetë institucionet e saj, do të bëjnë përsëri lëvizjet e dhunshme dhe do të bllokonin gjithçka që do të ishte e mundur, e, po ashtu, është ditur se bisedimet mes drejtuesve të dy shteteve përsëri nuk do të kishin asnjë farë mirëkuptimi.
Në rastin e parë, serbët, të drejtuar politikisht më shumë nga Kisha e tyre thellësisht nacionaliste, se sa nga qeveria, po ashtu thellësisht nacionaliste, përmes protestave synojnë të realizojnë ato trazira, mundësisht të përgjakura, për të krijuar alibinë e krijimit të domosdoshëm të Asosacionit të komunave me shumicë serbe, e njohur si Zajednica, një vetëvrasje politike e Kosovës;
Në rastin e dytë, presidenti serb, edhe sikur shefi i qeverisë së Kosovës të kishte bërë dhjetëra lëshime, ai përsëri do të gjente vjegëzën për mohimin e gjithçka je. Edhe në këtë rast, synimi i prapaskenës është pikërisht hapi i parë i madh i shtetit serb për krijimin e këtij Asosacioni, që në fakt nuk është vetëm ndarja e Kosovës, por edhe boshnjakëzimi i saj.
Asnjë shkak tjetër të tanishëm nuk ka më të përbashkët se sa ky synim i politikës serbe.
Historikisht, sa herë që shteti serb ka dashur të bëjë një lëvizje të re politike, shoqëruar me dhunë dhe përgjakje, çdo gjë ka nisur nga fjalët e përhapura, fillimisht nga një pjesë e klerit të lidhur fort me pushtetin, pastaj nga njerëz të lidhur drejtpërsëdrejti me qeverinë serbe, është demantuar fillimisht prej saj, ndërkohë që ka përgatitur skenarin e një “incidenti” të mundshëm.
Kjo po ndodh edhe tani në Kosovë.
Ka disa ditë që përfaqësues të lartë të klerit ortodoks serb e, pas tyre, njerëz të politikës, po sjellin dëshmi se synimi themelor është pikërisht ndarja, bosnjëzimi i Kosovës, krijimi i enklave dhe hapësirave serbe brenda shtetit të Kosovës. Sipas tyre, nëse nuk realizohet koncesioni politik i Asosacionit, krijimit të një strukture të veçantë për komunat me shumicë serbe, do të ketë trazira, do të shpallet autonomia e serbëve në Kosovë, do të ngrihen strukturat e saj dhe, e gjithë kjo do të ketë si paraprije dhunë të dyanshme: nga protestuesit serbë dhe, përballë tyre Policia e Kosovës.
Të gjitha këto që po ndodhin tani nuk janë asgjë tjetër veçse provat paraprake të rikrijimit të gjendjes së ankthit – megjithëse nuk ka asnjë gjendje të tillë, krijimit të mjedisit të dhunës, ku e akuzuar do të jetë Policia e Kosovës, edhe pse të dëmtuarit do të jenë nga radhët e saj.
Krijimi i një qendre autonome për serbët në Kosovë ka nisur të lulëzojë si mendim pas ngjarjeve të marsit të vitit 2004, kur, pas dhunës së ushtruar ndaj fëmijëve shqiptarë që, të ndjekur nga huliganët serbë u mbytën në lumin e Ibrit, kishte një revoltë të pa llogaritur shqiptare dhe përplasje të ndjeshme edhe me forcat ndërkombëtare.
Në vitin 2004, kur zemërimi nga zvarritjet ndërkombëtare për statusin e një shteti të ri po shkonte përtej limitit të pritjes, skanimi serb përllogariti gjithçka dhe, duke përfituar nga veprimet e dënueshme të rebelimit shqiptar, i vunë flakën, më shumë vetë ata se të tjerët, disa ndërtesave fetare, duke hedhur akuzën mbi revoltën shqiptare.
Që në vitin 2004 shteti serb ka ngritur strukturat e veçanta, të specializuara për Kosovën. Në të janë përfshirë akademikë të njohur, politologë, klerikë nacionalistë të rrymës së ashpër, ushtarakë që kanë pasur të kaluar në Kosovë, dhe, për fat të keq edhe shqiptarë të serbizuar.
Është periudha kur pala serbe, e ndodhur në të papriturën e qëndrimit të prerë të shqiptarëve , sipas të cilës duhet bërë fillimisht njohja e ndërsjellët dhe pastaj të zgjidhen hallkat e tjera, në këto bisedime kërkon të tërheqë litarin nga ana e vet, të përfitojë deri në momentin e fundit dhe, nëse presidenca serbe po i zhvillon të gjitha bisedimet mbi bazën e një platforme të ngritur mbi mendimin akademik, shqiptarët, si palë fituese e një lufte dhe bashkërenduese e afërt e mendimit politik euroatlantik, është ende e ngritur mbi folklorizmin, inatet dhe ndasitë, të cilat, nëse do të bjerë qoftë edhe një hektar tokë, nuk do të ketë fitues dhe as të mundur.
Të mundur do të jemi të gjithë.
Të enjten unë isha me Albin Kurtin. Ai është në të drejtën e tij historike. Për të tjerat, çdo gjë ka kohën e vet.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Albini ka te drejte.
Kjo nuk diskutohet
Cdo gje qe ai thote eshte e vertete dhe dinjitoze, reciproke
Por populli thote: E drejta pa grushtin nuk fiton
Nuk e kemi grushtin
Ne nuk kemi ushtri te pavarur apo te mirearmatosur as ne Shqiperi, as ne Kosove.
Cfare do bejme nese kubdershtaret i drejtohen forces?
Do marin keto qe duan, por edhe shume me teper
Z.Islami nqs Kosova sot eshte e pavarur kjo eshte nga perkrahja e USA dhe BE dhe se provinciali Kurti ka vepruar ne kundershtim me keshillat e tyre apo eshte hequr “krenar”pastaj “i dhjere” pasi ka kundershtuar ka pranuar te terhiqet por pasi ka prishur pune(kujtojme targat e vjetra serbe,,çuarjen e forcave speciale pa u konsultuar ne Veri,mosheqja e kryetareve nga komunat per t’ju hapur rruge zgjedhjeve te reja etj)Me idiotesine e Kurtit dhe te Osmanit sot Kosova eshte nen sanksione dhe me budallallekun dje rrezikon akoma me te renda sidomos nga aleati kryesor USA .Sot Kosova ne saje te idiotesise se Kurtit shihet si problem dhe jo si viktime e gjenocidit serb,sot Kosova eshte e vetmuar pa aleate dhe kjo “merite” e Kurtit,çfare ishte arritur ne 20 vjet Kurti ne menyre idiote eshte shkaterruar biles po lulezon korrupsioni dhe po shkaterrohet ekonomia.Veprimi i Kurtit dje u shit si akt” patriotizmi” per pjesen derrmuese te popullsise injorante nga ku burojne votat e tij por do te jete shume vone kur nje mengjez t’ju hapen syte dhe te shohin se kan ecur prapa shume prapa…dje fitoi Kurti dhe VV duke shtuar votat por HUMBI Kosova.
KUR ESHTE ERRESIRE
NUK DUHET ME PRIT
DIKUSH DUHET ME U DJEG
QE TE BEHET DRITE
ATDHEU ESHTE I ATYRE Q3 DIGJEN
JO I ATYRE QE NGROHEN
VO:
1.Unë nuk isha dakort me A.Kurtin as të ënjten dhe as kur kundërshtoi direktivat e SHBA+BE,për të cilat dha dorheqjen..!
-A.Kurti si dhe RAMUSHI më parë se Ai kan lozur me NERVAT e SHBA,sidomos.
●Aktualisht nuk ka
pse injorohet NATO-KFOR në Veri dhe të qëndrojnë disa polic për tu çuar ushqime k/Komunave të ngujuar kur Perëndimi deklaron:..Të ikin komunarët dhe policia 100%.KËTË QUAJTI MARRËZI BILL KLINTON KUR ERDHI NË TIRANË..!
2.A.Kurti fillimisht nuk duhet të pranonte në drejtimin e negociatave 2 përfaqësuesit e Shtetve të tyre që nuk e njohin Kosovën.Që këtu DEMI DUHEJ KAPUR PREJ BRIRI..!
3.A.Kurti duhet të pranonte kryenegociator vetëm PËRFAQSUES TË SHBA..,Pasi Europianët jan tallur me Shqiptarizmën për mbi 111 vite..të cilat dihen tashmë..!
4.A.Kurti nuk këmbënguli që në fillim që 5 Shtetet e BE ta njihnin Kosovën më parë se Sërbia..pasi në këtë rast Sërbia i ka krahët e ngrohtë nga këto Shtete të fuqishme të cilat..këto,etj,i buzëqeshin PUTINIT për interesa Ekonomike..!
5.A.Kurti ditë më parë shkoi në Athinë,kur KM Grek,MIÇUA I DYTË nuk e ftoi KM Edi Rama për çështjen BELERI.Dhe A.Kurti deklaroi se Athina së shpejti do e njohi Kosovën si Shtet.Dhe Athina përgënjeshtroi deklaratën e A.K menjëherë..!
6.Dështimi negociatave të fundit,do e çojnë Kosovën në sanksione të tjera që favorizojnë A.VUÇIÇ.
7.ZOTI BEDRI: Populli,Historia..na mëson se “..Një dorë që nuk kafshohet-puthet..”Nuk është nacionalist sa mendon A.Kurti për ti dhën mënd Amerikës dhe Europës.Ai ka dy rrugë: 1.Ose të zbatoi kërkesat e SHBA+BE..ose..
2.Të japi dorheqjen..pavarësisht se ballas ka një OPOZITË më keq se në Tiranë-Foltorja q ë synon shpëtimin e njëshit NON GRATA-fatkeqsi Kombëtare në 33 vite..!
Bedri Islami:
Megjithese me dorashka enveriste, kete here ke shkruar drejt per kokfortesine e kryeministrit te pakorruptuar Albin Kurtit qe te mos i leshoje pe as BE, as DASH dhe as Serbise se Vucicit pa njohur me pare Kosoven, por megjithese e vertit muhabetin gjere e gjate si “kali ne leme” pyetja thelbesore qe mbetet pa pergjigje eshte:
PSE SERBIA PRANOI SHKEPUTJEN E TE GJITHA REPUBLIKAVE TE TJERA TE jUGOSLLAVISE KOMUNISTE TE TITOS ME BEKIMIN E BE DHE SHBA, NDERSA PER KOSOVEN PO PERPIQET TE FUSE “KALIN E TROJES” ME ZAJEDNICAT E SAJ FAMEKEQE DHE PRAPE ME BEKIMIN E BE DHE DASH?
Nga ana tjeter te ben pershtypje se te gjithe fanatiket e Enverit qe jane edhe fansa te Edvinit e kane abandonuar Internacionalen Komuniste te marksizem-leninizmit bolshevik dhe i jane sulur te mbrojne Imperializmin amerikan dhe Kapitalizmin evropian si kameleone te vertete, duke hedhur parrulla: ” Albini eshte tradhetar” dhe “T’ja falim Veriun e Kosoves Serbise” sepse keshtu do BE dhe SHBA, sepse keshtu do edhe Bosi yne Edi Rama qe eshte cuni i Kristaqit, Killerit te Enverit. Cfare llogjike kontraverse allogjike dhe antishqyptare eshte kjo o Bedri Islami? Nderkohe qe ne, te perndjekurit dhe te masakruarit nga Enveri dhe xhelatet e tij themi: “Mos u tut o Albin Kurti se shqyptaret e ndershem jane me ty!” SHBA asnjehere ne histori nuk i ka falur toka dhe teritore fqinjeve, perkundrazi ka grabitur pa pushim tokat e hindianeve dhe sot u kerkon falje viktimave duke bere kurban nje gjel deti, cdo vit me festen THANKSGIVING (kete vit eshte caktuar me 23 nentor ku do te mare pjese edhe Presidenti amerikan), me thuaj nje vend i BE t’i kete falur toka fqinjit sepse ashtu duan SHBA apo ndonnje Borrell me Lajcakun nga pas?
SERBIA DHE VUCICI PERPARA SE TE ULEN NE TAVOLINE ME ALBIN KURTIN DUHET TE DEKLAROJNE ZYRTARISHT SE KUJT BOTE I PERKASIN: PERENDIMIT DEMOKRATIK APO RUSISE FASHISTO-BOLSHEVIKE?
Pasi te bejne kete deklarate zyrtare para Botes dhe Kosoves, vetem atehere Vucici me socialistin e korruptuar, Borrell dhe komunistin pro-rus, Lajcak qe kane kapluar BE mund t’i kerkojne Albin Kurtit se cilat jane propozimet e tij, ndryshe Veriu i Kosoves ka gjasa te behet si Donbasi apo Krimea e Ukraines dhe nuk do te kete force ne Bote qe t’i cliroje nga Putini i Rusise qe qendron pas Vucicit te Serbise.
Nuk eshte e veshtire te kuptosh kush jane te drejtat e tua, problemi eshte se sa je i afte per ti fituar ato.Jo Kosova, por se bashku dhe me Shqiperine pa ndihmen e SHBA nuk fiton dote asgje.Jo paqellim shqiperia shkaterroi cdo gje qe kish lidhje me mbrojtjen e vendit .Ajo ishte e lidhur me qellimet e fqinjeve tane grabitqare.Ne bem lojen e tyre.
Albin Kurti nuk ka nga luan – do jape doreheqjen menjehere.
Ja urdheron kete prerazi Kapterr Hafije Lalaj nga katundi i Poliagjentit, kjo Galloshe e grisur qe gjithe jeten mallkonte Imperializmin Amerikan e tani na eshte bo Amerikani me i flakte ne katundet e Mallakastres.
Mendoj se njohja e Kosoves nga 5 vendet europjahe qe deri tani nuk e njohin ( Spanje ,Greqi ,Rumani etj.) nuk eshte me primare se sa njohja nga Serbija .Nga te gjthe keto bisedime , takime shumevjecare deshtimi ka ardhur si pasoje e mosvendosjes si kusht Serbise qe te njohe shtetin e Kosoves .Lëshimet qe ka bere Amerika e sidomos BE ,me heqjen e vizave per popullin serb nuk jane te djeshme .Ato datojnë shume e shume vite derisa erdhëm ne momentin ma kritik ,ne ate te luftes ,Ukraine – Rusi . Kjo lufte ishte dhe eshte nje goditje me rrezik per europen.Lufta s’duhet te përhapet me tej , lufte te 3 botërore askush nuk dëshiron as vete Rusia sepse s’ka mundesi te perballoje NATO – on pasi nuk eshte me ajo fuqi e ish B.Sovjetik. Bisedimet dhe lepirjet qe u ben Turqisë, Kihes e Koresë nuk jane tregues te garancisë se plote per bashkpunim ne rast lufte. Ne situatën e sotme BE dhe Amerika e kane me te lehte te braktisin Kosoven se sa te hapin nje front lufte te re. Bisedimet Greqi – Maqedoni zgjaten cerek shekulli derisa u gjet emri me bishtin VERIU .Edhe pak kohe dhe zgjidhja midis Kosoves dhe Serbise do te arrihet . Keshtu besoj .Kurti .Cfare te them per Kurtin ? Nje i majte , me ato ideollogjite ekstreme rinore marks.- leniniste. Ku sot situata , eksperienca qe ka adoptuar e vazhdon te marre ne karrieren politike ja ka hequr mantelin e KUQ dhe ka veshur mantelin BLU , ate te flamurit te Kosoves . Se sa i shkon kjo veshje ,ky rol i takon vetem popullit te Kosoves te vendose . Janari po afron , 3 muaj e gjysem .Ne se nuk bllokohet heqja e vizave per popullin e Kosoves ,Kurti do te vazhdoje te jete dhe nje mandat Kryeminister deri ne ate njohjes si shtet nga Serbija .
Te paska fut edvin rama edhe ty mor Haradinaj ne zajednicat e varrezave te Pejes?
Albin Kurti po mbron Kosoven,,nuk po mbron veten me deshmitare te kallur!
Albin Kurti nuk ka nevoje per deshmitar,sepse ka gjithe kombin Shqiptar me vete.
Kosove,Shqyptari,maqedoni e Malsi jane te gjithe me Albin Kurtin.
Po mire more zoti Hajredin qe kerkon te rezosh Kurtin sepse kete duan edhe serbet,por nuk na paraqet programin tend per lumturine e prosperitetin e Kosoves qe te bindemi dhe ne qe ti ke te drejte.
Ky “korçari”, rrote k… eshte me siguri ndonje sllavo shule “maqedon”!
Shume vone u bere me Albinin o Bedri. E le deri aty sa Rama ja arriti qellimit te zhbente pavaresine e Kosoves ne BE. E kam paralajmeruar kete para shume vitesh. Po fryheshe si gjel ne shallvaret e Rames, ndersa tani na del ne krah Albinit. Demi Kosoves i eshte bere nga Rama, jo nga BE
E kemi gelbazen serbe ne krye te Shtetit. dhe gelbazat si puna jote qe i lepihen per vite me radhe. Dhe vjen puna deri ketu
Ka edhe nje zgjidhje tjeter te problemit per tu futur ne BE:
Duhet te presim sa te perfundoj lufta ne Ukraine.
Te shohim ne se Europa do ristrukturohet.
Po te ndodhe keshtu edhe legjislacionet e BE
do rishkruhen ne perputhje me kushtet e reja.
Ne nuk jemi vetem. Aleati jone strategjik parashikohet
se do jete i pranishem per nje kohe te gjate ne rajon.
Ne, shqiptaret kudo qe te jemi, nuk duhet te nxitohemi.
Kerkesat e BE-se jane te mbeshtetura ne legjistlacionin e te kaluares.
Ne se do ndodhi ndryshime per mire,
Ne do jemi ne pozita me te mira per te negociuar.
Z.Bedri sa paguhesh per c’do shkrim ne Dita?Dua edhe une te bej shkrime me cmim me te ulet se ty me qellim qe te te nxjerr jashte loje.
Kryeministri i Kosoves Albin Kurti qe kundershton krijimin e bashkesise te komunave Serbe ne Shtetin e Kosoves, ka plotesishte te DREJTE, dhe duhet perkrahur. Nese ndodh, eshte vetvrasje per Kosoven. Presioni nderkombetar, e vecanerisht ai Frances, mbi Kosoven, per kete pike, eshte i teperuar, i gabuar e i duhet qendruar. Serbet u munden ne luften clirimtare , humben, e tani perpiqen ta shkaterrojne Shtetin e Kosoves nga brenda. Vigjilence edhe ndaj ndonje perpjekje te erret nga segmente europjane. Mane Alikaj [email protected]
Badri Islami, gazetar komunist i PPS-së, nga Shkodra me banim në Tiranë, veteran fallco i luftës së Kosovës; që nuk ka asnjë vlerë trimërie, nuk ka asnjë vlerë etike ushtarake për lirinë e Kosovës, është botuesi i gazetës DITA në Tiranë. Sot e vlerëson Albin Kuritin dhe dikur tallte me vendimet e Albin Kuritit për vendosjen e flamurit të Kosovës në veri të Mitrovicës, duke thënë: ALBIN JE GABIM dhe sot ky makth i fëlliqur i WC komunist tregon edhe hipokrizinë edhe paturpësinë e të dy fyerjeve të tij… Ky Bedri Islami në të përditshmen e tij private DITA përdori fjalën seber, NË BRAZI I ZBOREVE, Bedri Islami është. i paturpshëm, me personazhe kriminelë, gënjeshtarë, hajdutë, kriminelë, nxitës komunistë që kanë gënjyer dhe gënjyer dhe ka bërë propagandë të rreme në të të shenjtën dhe frikën. . Bedri Islami eshte bishti komunist i Fatos Nanos dhe Xhavit Halitit, me mbeshtetjen e LPK-se se Xhavit Halitit, shoqate pa adrese ne Cyrih te Zvicres dhe LPK-ja nuk ka qene parti politike,në Cyrich, Zvicërr, e cila me propagandën e tyre gënjeshtare dhe taktikat e fshehta dhe metodat e kanë kryer vrasje kriminale të kundërshtarëve politikë shqiptarë dhe kosovarë në Tiranë dhe Kosovë.
Regaim kundër pafytyrësisë së Bedri Islamit, bishtit të Fatos Nanos.
Badri Islami, gazetar komunist i PPS-së, nga Shkodra me banim në Tiranë, veteran fallco i luftës së Kosovës; që nuk ka asnjë vlerë trimërie, asnjë vlerë etike ushtarake për lirinë e Kosovës, është botuesi i gazetës DITA në Tiranë. Sot ai e vlerëson Albin Kuritin dhe disa muaj ma parë tallet me vendimet e Albin Kuritit për vendosjen e flamurit të Kosovës në veri të Mitrovicës, duke thënë: ALBIN JE GABIM dhe sot ky makth i ndyrë i WC-së komuniste tregon hipokrizinë dhe paturpësinë e të dyve të Xhavit Haliti e të Fatos Nanos. Ky Bedri Islami në të përditshmen e tij gazetë private DITA përdori fjalën seber, NË BRAZI I ZBOREVE, Bedri Islami është i paturpshëm, me personazhe kriminelë, gënjeshtarë, hajdutë, kriminelë, nxitës komunistë që kanë gënjyer dhe gënjyer dhe kanë bërë propagandë false në shenjë frikë. . Bedri Islami është bishti e krahu komunist i Fatos Nanos dhe Xhavit Halitit, me mbështetjen e LPK-së së Xhav Halitit, një shoqatë pa adresë në Cyrih të Zvicrës dhe LPK nuk ka qenë parti politike në Cyrih të Zvicrës, e cila me gënjeshtarët e tyre. propagandë. dhe taktika dhe metoda sekrete kanë kryer vrasje kriminale të kundërshtarëve politikë shqiptarë dhe kosovarë në Tiranë dhe Kosovë.
Deri tani gjithe mediat qe jane prane qeverise, edhe ti Bedri kryesisht me mero bazen, i jeni kundervene Albin Kurtit duke iu servilosur nderkombetareve dhe serbeve, ne vend qe te mbroni pavartsisne e Kosoves. E pse e paska gabim Albini se mbron pavarsine e tij ku serbet kane keryer masakra dhe nuk kane mbajtur asnje pergjegjesi. E pse nuk e njeh Serbia Kosoven si shtet te pavarur, apo pse e perkedhel nga frika Europa dhe Perendimi ?? Albini dhe Kosova jane ne te drejten e tyre, SHBA dhe Europa, dhe ndonje gazetar po e paten frike Serbine le te futen ne dhe.
demo booooooo edhe per zajednicat e varrezave te Pejes ditka !!!!
Erudit i vertete.
Sa behet zvarraniku,kale,aq behet bedriu luftetar!Llogjistika ketij,,nje cope intrigant.
Armatosu Albin!
Po u mbeshtete tek edvini,edvini te nxjerr gjuhen pas kurrizit.
Qekur i dhame atehere ato 1 miljon shuplaka,,ky i perdori per te shit Kosoven,.
Tallej me Vucicin me Shtetin e Kosoves,Tallej me Nderkombetaret me Pavaresine e Kosoves,.I nxirrte llapen prapa shpine Kosoves,.Menyre me efikase per cvleresuar Kosoven boterisht Nuk ka.
Ashtu si ka bere me te jatin,me te emen,me ish gruan,me Gregun,.Ky ka shitur robt e shpise,per t`u dukur Vete. Jo me Kosoven.
Nuk ka kohe Albin!
Vucic me Dodikun jane mbledhur sot ne Beograd dhe po pergatitin luften.
Dergo karvanet me mushka neper shtigje te mbledhin kallashet e 97 ne popull.
Kaq kemi ne dore.
Kombinatet e Armatimit Serbia i persosi,Shqiperia i SYRGJYNOSI.
se na mesuan Miqte,ti shkaterrojme vete.
demo damllaja, do shkruash mire ti ore kaqol, apo te ti bllokoj komentet, mos hysh me as me nick tjeter se te bllokoj IP-ine. Ore, ver mend po te them, se je bere si ato goret qe shan cdo njeri qe kalon poshte ballkonit te saj Oj ky!
o demo permiresohu, se i ben mire edhe vetes tende, edhe familjes edhe shoqerise, edhe popullit shqiptar, edhe krejt kombit perfshire edhe diasporen!
ore demo, mos u bej fshatar i keq shqiptar, por behu fshatar i mire shqiptar, nga ata meskinet ziliqare, nga ata qe kur flasin sikur te kafshojne ne koke, nga ata hajdutet qe merziten pse nuk iu thua mirmengjes ne mengjes pasi te kane vjedhur shtepine naten, por zmadhoje shpirtin tend dhe merr fryme thelle.
Edhe thuaji gruas tende mos e lere qesen e mbeturinave rruges se perton te shkoje ta hedhe tek kazanet e mbeturinave, kur shkon ne pune.