Kastriot Kotoni
Kur një ngjarje politike pritet të ndodhë si një “revolucion” apo “apokalips”ose “uragan”, ti qytetari që ke vendosur të jetosh në këtë vend fillon të mendosh, se e vetmja gjë e duhur është të ulësh kokën në hallet e tua e të ndjekësh ngjarjet makro dhe mikro botërore, të cilat do apo nuk do të përkasin edhe ty. Ka qindra informacione, e mes tyre qytetari me intuitë zgjedh atë informacion ku i preken interesat personale e t’i largohet sa më shumë ëndrrave të këqija, kur futej në shtëpi mes të ftohtit e errësirës, fishkëllimës së plumbave e rrumpallëhaneve të piramidave, për të mos harruar vitin 1998 e sahanëve me pilaf në televizionin shtetëror. Ka zot nëne ta fusë në valle një qytetar për tek protestat e gjoja opozitës shqiptare, për hallet e dy personazheve të politikës tejet të lodhur me retorikën e gangësterëve të rrugës, të njollosur nga partnerët ndërkombëtar. “Kapitali” biznesmeni, ai që është e ashtu siç është e që i ka vënë paratë me ndershmëri e sakrifica jetësore, nuk ia ka ngenë të paguaj njerëz për të ruajtur investimin, e nuk do ti kthehet kohëve kur partitë e të kërkonin “haraçin”në ndihmë të partisë që u solli “demokracin”. Studentët mezi presin t’u afrohen auditorëve për të shprehur dijen e tyre, e nuk mund të përdoren mish për top nga politika, sepse është ajo e vetmja përgjegjëse për gjithçka ka ndodhur në këtë vend.
Anoreksia politike për të zgjidhur njëherë e mirë ligjin për dekomunistizimin dhe ligjin për lustracionin e figurës së politikanëve qysh në vitet e para të krijimit të parlamentit pluralist, kur në vendet e ish bllokut lindor të komunizmit quhet i tejkaluar. Kur i hodhëm hapat politik me kaq dashakeqësi e pa asnjë pikë reference për të imituar së paku një model të ndonjë vendi që po e kalonte këtë proces. Vandalizëm për të shkatërruar vendin me teorinë e fillimit të gjithçkaje nga zero, gjoja nën emrin e antikomunizmit. Po kush do ta bënte dekomunistizimin e politikës? Një “komunist” i gjendur në të djathtën shqiptare, apo një tjetër në të majtën e cila për kompleksin e saj të mbartjes së historisë 45 vjeçare të PPSH u detyrua të lëshonte terren e me heshtje pranonte të ishte një spektator i shkatërrimit të vendit. Erdhën më pas modeli në drejtësinë e “Plepave” me kurse gjashtëmujore, e i famshmi neni 24/1, komisionet e lustracionit të figurës së deputetëve e politikanëve, Mezini e Bezhani që me të drejtë quheshin komisioni “prostati”, ku të ndjerëve u vihej uturaku i partisë dhe i kompromiseve të palëve për arsye “strtegjike” të perspektivës.
Konjuktura politike në Shqipërinë e viteve 1991 kishte menduar më shumë si të lëshohej pushteti me mënyrë demokratike, por në fakt përdori studentët dhe profesorët të cilët duam apo nuk duam ne, ishin njerëzit që kishin kaluar në filtrin e biografisë, dhe siç po shohim edhe së fundmi me kontingjente të rekrutuar nga “Sigurimi i Shtetit”. I mbani mend besoj ngjarjet e 20 Shkurtit të vitit 1991 kur u hoq gjoja me dhunë monumenti i Enver Hoxhës, për të shpallur më vonë luftën kundër komunizmit. Ramiz Alia ishte në luftë me palën konservatore një përrallë kjo që nuk mund të tregohet sot. Shumë shpresa për reforma institucionale sipas modelit perëndimor u shuan qysh vitin e parë të qeverisjes së Partisë Demokratike.
Megjithëse paketa kushtetuese përcaktonte mënyrën e qeverisjes parlamentare, në mënyrë subjektiviste dhe realisht do të vepronte si qeverisje presidenciale. Serioziteti institucional dhe respekti për to, jo nga padija, u deformua. Pushtetarët do ta përdornin pushtetin sipas interesave të tyre e në shërbim të tyre në kundërshtim me interesat e vendit. Gjyqet e “harxhimit të kafesë” për vdekjen e Enver Hoxhës ishin të inskenuara pa pasur prova materiale e u quajtën gjyqe politike. Presidenti Sali Berisha ishte edhe akuzatori edhe prokurori edhe gjykatësi. Qëllimi i gjyqeve ishte demaskimi i komunizmit, dhe heqja e vëmendjes së opinionit shoqëror për të kryer reforma që kishin sloganin e antikomunizmit, pa bërë analizën për seleksionimin e bëmave sipas efektivitetit dhe sa mund të qëndronin kohës në rast se ishin të tilla. Në mungesë të kontrollit demokratik vendosën regjimin e tyre, duke vepruar hapur e duke mos respektuar ligjin dhe duke mos ndier përgjegjësinë. Në vend që komunistët që gjendeshin në Partinë Demokratike të jepnin llogari për atë që kishin bërë në sistemin komunist dhe pse kishin marrë vendimin e konvertimit si e drejtë legjitime e individit. Disedenti çekosllavak Vaclav Havel dhe presidenti i parë postkomunist i vendit do të sintetizonte “procesin kundër komunizmit e bën duke pasur në krye vetë ish komunistët” një sentencë që përfshin jo vetëm një proçes, por edhe një natyrë psikologjike që reflekton një filozofi në fuksion të kohës, por jo dekomunistizimin. Në vendet ish komuniste është konsumuar më shumë për pushtetin vertikal se sa atë horizontal. Shikojini edhe postin e kryetarëve të partive, të cilët e mbajnë pa limit, duke deformuar parimet e sistemit demokratik. Ndaj dhe kalojnë në strukturimin e regjimeve autokratike. Pritshmëria e popullit ishin ndryshimet thelbësore midis sistemit komunist dhe atij demokratik, suksesi por dhe dështimi do të kishin pasoja në rrjedhat politiko-shoqërore. Një legjendë urbane që u përhap andej nga vitet 1980, sikur një emër shumë i njohur i sportit tiranas kish hedhur romuze kundrejt një prej komentatorëve më të zëshëm të vendit, dhe komentatori na i është përgjigjur po me sarkazëm “Të njoha të njoha, i dobët në fushë i dobët në jetë” i shkon për shtat çdo politikani që do përfshijnë ligjet e reja për reformën e dekomunistizimit dhe ligji i hapjes së dodjeve të “Sigurimit të Shtetit”, sepse siç vazhdonte batuta përshtatur për ditët e sotme është “Të njoha, të njoha, o kumunisti X apo Ypsilon i dalë nga familja e PPSH, “Të njoha, o bashkëpunëtori i Sigurimit”.
Ka të drejtë qytetari që ta përcjell këtë shtator me humor e me batuta, se edhe ato më të suksesshmet kanë dalë në kohëra të vështira.

Nuk behet demokracia me komuniste,,as me klyshe komunistesh,..
Nqs,njeriu i ri i Partise,spiun,hajdut,krinminel,i pabeswe,mbushi kete kafaz mijsh,,Le ta qeveriste Amerika ose BE.Me mire do te ishim sot pas 30 vjetesh.
Ce gjeti Greqine qe u qeveris per 150 vjet nga mbreter gjermane dhe administratore engleze.
Nje shqiptar Terbaciot te lyer me boje e me spaleta ruse,qe u fry si president,,e vrane dhe mire bene qe e vrane,,po ne u kemi ngrene mutin komunisteve te lyer me boje Euro-Amerikane.
Demokracia e sjellin vetem nazifashiste dhe bashkepuntoret e tyre.Sot ,paraardhesit e tyre.