Mësuesit e lëndës sëHistorisë dhe asaj të gjeografisë janë edhe kandidatët e fundit që do të përmbyllin fazën e dytë të konkurrimeve (nëpërmjet testimit) për vendet e lira të punës të raportuara nga shkollat publike të arsimit parauniversitar në të gjithë vendin. Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka detajuar listën zyrtare të të gjithë arsimtarëve që do t’i nënshtrohen testimit të informatizuar në fund të gushtit, duke i dhënë fund dy fazave të konkurrimit për punësimet e reja në arsim nëpërmjet portalit “Mësues për Shqipërinë 2022”.
Për të gjitha vendet e lira të punës të raportuara nga shkollat e arsimit të detyruar 9-vjeçar dhe gjimnazet përçdo rreth të vendit, në lëndën e historisëgarojnë 415 kandidatë. Testimet për këtë profil lëndor do të zhvillohen në datat 26, 29 dhe 30 gusht, duke u bazuar në të njëjtat rregulla sikundër ka ndodhur edhe me mësuesit e lëndëve të tjera. Ndërsa në lëndën e gjeografisë në konkurrim për punësimet e reja janë 397 kandidatë. Për këta kandidatëtestimi i informatizuar në QSHA do tëvijojë për tre ditë me radhë, përkatësisht në datat 30, 31 gusht, si dhe 1 shtator.
Ekspertët e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit, sqarojnë se edhe për mësuesit që janë në garë për këto dy profile lëndore, provimi do të jetë i informatizuar dhe do të zgjasë një orë. Testi është i përbërë në dy pjesë: pjesa që mbulon standardet e përgjithshme të mësuesit dhe pjesa tjetër që lidhet me standardet lëndore. Në test, mësuesit do të vlerësohen për: njohjen e dokumentacionit zyrtar që lidhet me profesionin e mësuesit dhe që shërben si rregullator në punën e përditshme të mësuesit për çdo institucion arsimor, njohjen e dokumentacionit kurrikular të programit lëndor, njohuritë rreth aspekteve të pedagogjisë, metodologjisë dhe përdorimit të TIK-ut në mësimdhënie, njohuritë rreth aspekteve të etikës dhe të komunikimit, njohuritë rreth drejtshkrimit të gjuhës shqipe, si dhe njohuritë rreth përmbajtjes shkencore të lëndës që zhvillon mësim.
Për të mos rrezikuar mbetjen jashtë garës, autoritetet e kësaj qendre vijojnë të vënë theksin tek kujdesi që duhet të tregoni në ditën e pjesëmarrjes në provim, dokumentet që duhet të keni me vete dhe rregullat që duhet të zbatoni.
“Për çdo kandidat, orari i pjesëmarrjes në testim do të jetë i përcaktuar dhe nuk do të ketë ndryshime orari përtej planifikimit të publikuar”, bëjnë me dije aitoritetet e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit. Ccka do të thotë se mësuesit duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të paraqiten për të zhvilluar testin vetëm në datën dhe orarin e përcaktuar specifikisht për secilin prej tyre. Në të kundërt e humbasin të drejtën për të vijuar më tej garën e punësimit përgjatë këtij viti. Gjatë paraqitjes për pjesëmarrje në testim, kandidati duhet të ketë parasysh dhe të zbatojë këto rregulla: “Të paraqitet pranë QSHA-së në orarin e përcaktuar, të ketë me vete vetëm dokumentet e kërkuara dhe mjetin e identifikimit, të ketë me vete stilolaps për nënshkrimin e deklaratës dhe rezultatit të testimit, të mos ketë me vete celularë, çanta dhe sende të tjera personale, të panevojshme në zhvillimin e testimit”.
Vlerësimi i kandidatëve, të cilët aplikojnë për t’u punësuar në vendet e lira që krijohen në profilin e tyre në qytetet ku kanë aplikuar përbëhet nga pikët që ai ka siguruar në fazën e parë të konkurimit nga pikët e dosjes, si dhe pikët e fituara nga testimi. Rezultati i këtyre dy treguesve përbën edhe pikët finale të mësuesit. Mësuesit që kanë siguruar nivelin më të lartë pikëve do të jenë të parët që do të ftohen të zgjedhin vendet e punës, sipas kuotave të lira të raportuara për çdo njësi vendore të arsimit në vend. “Renditja përfundimtare për çdo lëndë bëhet sipas pikëve totale që nxirren nga shuma e pikëve të marra në vlerësimin e dosjes së aplikimit dhe pikëve të marra në testimin “Mësues për Shqipërinë 2022”. Renditja fillon me kandidatin me më shumë pikë dhe vijon në rendin zbritës. Kandidati i cili në renditjen e përgjithshme sipas profilit, apo lëndës është renditur me numrin më të madh të pikëve, ka të drejtën të zgjedhë i pari vendin e lirë të punës ku do të lidhë kontratën. Ky kandidat me pikët më të larta, ftohet nga komisioni dhe zgjedh një nga vendet e lira me ngarkesë të plotë, të pjesshme, apo dhe të përhershme, sipas preferencave të shprehura edhe prej tij vetë”, sqarohet në udhëzimin e miratuar më herët nga MAS. Po sipas këtij udhëzimi, kandidatët nuk mund të refuzojnë më shumë se tri vende pune të lira, në tri njoftime të njëpasnjëshme të komisionit. Në rast se kjo ndodh mësuesi hiqet nga lista e renditjes, duke i lënë vendin e përzgjedhjes një tjetër kandidati.
Fillimisht me mësuesin e përzgjedhur do të lidhet kontrata 3-mujore e punës. Në përfundim të kësaj periudhe mësuesi do të vlerësohet nga drejtoria e shkollës, si dhe këshilli i prindërve. Për rastet kur vlerësimi i këshillit të prindërve, apo i komisionit të shërbimit psiko-social nuk është pozitiv për cilësinë e shërbimit arsimor të ofruar nga mësuesi gjatë periudhës tre mujore të provës, arsimtari e humbet vendin e punës që fitoi nëpërmjet portalit “Mësues për Shqipërinë 2022”.
Ditën e testimit çdo kandidat:
- Duhet patjetër të paraqitet pranë QSHA-së 30 minuta para orarit të përcaktuar për zhvillimin e testit të informatizuar.
- Duhet të ketë me vete vetëm dokumentet e kërkuara Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumentin origjinal dhe kopje të tyre, si dhe formularin e pjesëmarrjes në testimin e informatizuar të lëshuar nga komisioni i vlerësimit të dosjeve në DRAP.
- Duhet të ketë me vete stilolaps për nënshkrimin e deklaratës dhe rezultatit të testimit.
- Nuk lejohen celularët, çantat dhe sende të tjera personale të panevojshme për zhvillimin e testimit.
- Kandidatët, të cilëve u mungojnë këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në testimin e informatizuar.
Listat:
