Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tensione Turqi – Greqi, provokon ministri turk: Në dashtë Zoti, një ditë mund ta marrim ishullin grek me not
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tensione Turqi – Greqi, provokon ministri turk: Në dashtë Zoti, një ditë mund ta marrim ishullin grek me not
AktualitetBoteUncategorized

Tensione Turqi – Greqi, provokon ministri turk: Në dashtë Zoti, një ditë mund ta marrim ishullin grek me not

Published: August 9, 2022
Shpërndaje

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ka shtuar tensionet me Greqinë pak para nisjes së platformës së re të shpimit në Mesdhe, “Abdul Hamid Khan”.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e ambasadorëve turq në Ankara, ai iu referua sërish ishullit Kastelorizos, ku theksoi se ishulli është 580 kilometra nga Greqia dhe vetëm 1950 metra nga Turqia, pra, një distancë që arrihet “me not”.

“Është në distancë noti për nxënësit e shkollave tona ushtarake. Ata e keqkuptojnë atë që themi sepse atje notojnë studentët. Një ditë më parë një ministër grek tha “Nëse duan le të vijnë, nëse dinë not” dhe ne deklaruam se “Në dashtë Zoti, një ditë mund të ndodhë edhe kjo”, tha Akar, duke iu referuar deklaratave të mëparshme të ministrit grek të Shëndetësisë, Nikos Panagiotopulos.

- Publicitet -

Më pas, Hulusi Akar foli për çmilitarizimin e ishujve të Egjeut. Konkretisht, ai tha: Kushtet e Traktatit të Lozanës janë të qarta në nenin 12 të Marrëveshjes së Parisit, paragrafi 18. Tregojnë qartë se ishujt nuk mund të militarizohen. Ne, përkundër gjithë kësaj, jemi të duruar dhe themi “ejani të bisedojmë”.

Ministri turk i Mbrojtjes provokoi edhe me deklarata të tjera, duke përmendur se Turqia ka epërsi ushtarake.

“Grekëve u themi vetëm aq: As mos e mendoni të luftoni me ne. Lufta është çështje numerike. Përpjekjet që bëni për pajisje ushtarake janë shumë në krahasim me mbrojtjen tuaj, por janë pak për Turqinë”, tha Akar.

Përgjigja e Athinës

Përfaqësuesi i qeverisë, Yiannis Oikonomou tha se Greqia fillimisht po merret me lundrimin e platformës turke të shpimit, Abdul Hamid Khan, me vigjilencën dhe vëmendjen e nevojshme.

“Ne gjithmonë bëjmë atë që duhet bërë, me maturi dhe vendosmëri për të siguruar paqen në rajon”, theksoi ai.

Ai i cilësoi deklaratat e Akar për Kastelorizon si “retorikë e ekzagjeruar dhe provokime, që nuk kanë asgjë për të shtuar në marrëdhëniet greko-turke”.

“Gjithmonë përballë sfidave, retorike apo jo, qeveria ka treguar se di të pozicionohet me qetësi dhe vendosmëri”, nënvizoi ai, duke dhënë garancinë se “të drejtat kombëtare mbrohen absolutisht në bazë të traktateve ndërkombëtare dhe kapaciteteve parandaluese, dhe bazohen kryesisht në faktin se komuniteti global e di se Greqia është faktor stabiliteti dhe në anën e së drejtës ndërkombëtare”.

Ai i dërgoi Turqisë mesazhin se Greqia nuk është e gatshme të bëjë një hap prapa për çështjet e sovranitetit të saj kombëtar dhe në përgjigje të “notarëve turq”, tha se “është një ide e mirë të bëhet një garë paqësore në det të hapur, mes grekëve dhe turqve. Është më mirë ta shikojmë çështjen në një mënyrë të qetë dhe me theksin në të drejtën ndërkombëtare për të mos krijuar vatra tensioni”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Arben says:
    August 9, 2022 at 2:33 pm

    Osmanllinj

    Allahu Ekber

    Reply
  • demo says:
    August 9, 2022 at 2:55 pm

    Po per kufijte Detare te Shqiperise,,perse nuk zbatoni Traktatet Nderkombetare ju greket,,por i kerkoni ketij hajdutit kryeminister te ndryshoje kufijte Nderkombetare ne Hage?
    Sa ju di bytjha ju grekerve?

    Reply
  • Erdogan says:
    August 9, 2022 at 4:05 pm

    Epiri eshte Grek jo turk zoti demo.
    Arvanitet luftuan per nje Komb Greko-Ilyre,kurse Veziret, Pashallaret, Bejleret, Agallaret, Hoxhallaret, Muhipet, Dervishet etj per Sulltanin.
    Sa per te vetequajturit Skiptare nuk behet fjale per Kombesi.
    Kush ishte Orthodhokse per 1100 vjet Perandori Bizantine ishte Greke ne Glosa (Gluhe) , Identitet,Tradite,Kombesi kurse kush u Turqizua e kishte per Nder qe ishte Osman.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?