Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tensionet Kosovë-Serbi, Qeveria kosovare: Nesër mund të ketë një takim Kurti-Vuçiç në Bruksel
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Tensionet Kosovë-Serbi, Qeveria kosovare: Nesër mund të ketë një takim Kurti-Vuçiç në Bruksel
KosovëKryesore

Tensionet Kosovë-Serbi, Qeveria kosovare: Nesër mund të ketë një takim Kurti-Vuçiç në Bruksel

Published: November 19, 2022
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës thotë për Radion Evropa e Lirë se “me gjasë nesër do të ketë një takim në Bruksel” mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Kështu ka thënë më 19 nëntor, zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu, duke shtuar se do ta njoftojnë publikun kur të konfirmohet ky takim.

Pavarësisht se ende nuk është bërë publike agjenda, takimi pritet të përqendrohet në uljen e tensioneve mes dy vendeve.

- Publicitet -

Më 18 nëntor zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë se kanë ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një takim për të gjetur zgjidhje për targat ilegale serbe.

“Ne i kemi ftuar të dyja palët me urgjencë në Bruksel për të gjetur zgjidhje evropiane, një zgjidhje evropiane për situatën aktuale, e cila është ndër më seriozet prej vitit 2013 dhe ky është qëllimi – që t’i kemi në Bruksel për të diskutuar me ta zgjidhjen”, ka thënë Stano.

Që nga 1 nëntori kur Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimit të planit për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur.

Faza e parë e planit për targa përfshiu qortimin e shoferëve që ngasin makina me targa të paligjshme.

Sipas këtij plani, më 21 nëntor nis faza e dytë e cila parasheh gjoba prej 150 euro, për të gjithë vozitësit e makinave me targa ilegale serbe.

Plani i Qeverisë parasheh që të gjitha makinat me targa serbe të konvertohen në targa të Kosovës, deri më 21 prill të vitit 2023.

Janë rreth 9.000 makina me targa të tilla që qarkullojnë në veriun e Kosovës – të banuar me shumicë serbe – që nga paslufta, më 1999.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vazhdimisht i kanë kërkuar Qeverisë që të mos nisë zbatimin e fazës së dytë nga 21 nëntori.

Shumica e serbëve në veri kundërshtojnë targat që i lëshon Republika e Kosovës, duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Në shenjë kundërshtimi lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës, nga 5 nëntor serbët janë larguar nga institucionet e Kosovës në katër komunat në veri: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e këtyre komunave.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur 18 dhjetorin datë të mbajtjes së zgjedhjeve në këto komuna të banuara me shumicë serbe.

Por, derisa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme lokale në komunat në veri të Kosovës, Lista Serbe ka thënë se kjo parti dhe qytetarët që e mbështesin atë, nuk do të jenë pjesë e këtij procesi zgjedhor.

Serbët në veri ishin bërë pjesë e institucioneve të Kosovës pas marrëveshjes së parë që kanë arritur dy vendet për normalizimin e marrëdhënieve, në vitin 2013.

Partnerët ndërkombëtarë po ashtu i kanë bërë thirrje Kosovës që të të nisë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./ REL

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • intelektuali says:
    November 19, 2022 at 3:37 pm

    HAJT PER HAJER O ALBIN KURTI!

    por:

    Mos i beso Edi Rames se eshte cuni i Kristaqit, as Lajcakut se eshte komunist, ka qene sekretari i pare i Partise Komuniste te Prages dhe ta fut pa ndjere duke te buzeqeshur ne sy

    Reply
  • ?+ says:
    November 19, 2022 at 3:41 pm

    fiks e ka intelektuali
    mos i beso lajçakut që gjoja dikur komunist tani evropian dhe demokrat.
    kta tipa jan shum të rrezikshëm.
    jan si sigurimsat e tipit sali nga komunist bëhet demokrat fashist.
    kta dihet që nuk janë komunistë.

    Reply
  • Remo says:
    November 19, 2022 at 4:02 pm

    Kujdes o Albin Kurdi , Lajcaku eshte nje kAmunist Enverist . Edvini , ka nje vella ne Moske . Ruaju nga keta te dy .
    Ti je mendje ‘ndritur’ , nuk ke zhgenjyer per asgje deri me sot , pooooor, degjoje edhe ‘eliten Intelektuale’ te Tiranes se vetem humbje s’ke o Mister Bean!

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    November 19, 2022 at 4:10 pm

    Keta jane kukullat e qeverise boterore. Edhe Familja Hoxha ka lidhje me keta padronat.

    http://www.whale.to/a/mullinsbk_m.html
    Eustace Mullins
    Murder by Injection

    Reply
  • Andis says:
    November 20, 2022 at 2:19 am

    Albin Kurti ka avantazhe me te medha se sa Vucic. Duhet qe neser te beje politike me koke dhe jo me ndjenja.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Prej 26 ditësh kërkohet largimi i Ramës, eurodeputetja gjermane: Të hënën do t’i bashkohem protestës në Tiranë
  • Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
  • 25 qershor 2026
  • VIDEO: Tërmetet e fuqishme godasin Venezuelën, dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur
  • Bashkëpunimet e mira mund të hapin dyer të reja, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Komentues on Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
  2. Joni on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. Pellazg on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Socialisti i pa përfaqësuar on Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  5. Trapajane hesapi on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?