Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ‘Nuk dua të radikalizohet Serbia, kjo është tradhtia ime’, Rama: ‘Kush shtyn në luftë Kosovën, fut në luftë Shqipërinë’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > ‘Nuk dua të radikalizohet Serbia, kjo është tradhtia ime’, Rama: ‘Kush shtyn në luftë Kosovën, fut në luftë Shqipërinë’
KosovëPolitike

‘Nuk dua të radikalizohet Serbia, kjo është tradhtia ime’, Rama: ‘Kush shtyn në luftë Kosovën, fut në luftë Shqipërinë’

Published: June 20, 2022
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, në promovimin e librit të politikanit kosovar Enver Hoxhaj, është shprehur se kushdo që shtyn Kosovën në luftë shtyn edhe Shqipërinë.

Ai është shprehur se qëllimi duhet të jetë mbajtja e luftës larg nga rajoni, sepse në radhë të parë është Kosova ajo që ka vuajtur shumë dhe jo nxitja e luftrave, kostot e të cilave nuk do të paguhen nga nxitësit.

Rama shtoi se nuk ka asnjë përfitim rajoni nga radikalizimi i Serbisë, e cila ndodhet mes dy zjarresh, Perëndimit dhe presionit të Rusisë.

- Publicitet -

“Kur flas për zonat e influencës nuk besoj që do kthejë Ballkanin në republika autoritare.

Qëllimi nuk është të godasë demokracitë liberale në Ballkan, por mendoj që pozicioni ynë, edhe i Shqipërisë edhe i Kosovës është korrekt.

Por na vlen si reflektim dhe në fund ka një pjesë që na vlen shumë që krahas luftës në Ukrainë Rusia kërkon të zhvendosë në Ballkan valën e dytë të përplasjes me perëndimin për të destabilizuar rajonin dhe mes oborrit të pasëm edhe BE-në

Kjo do të ishte një fazë intensive e luftës hibride.

Sa më shumë të zgjasë lufta në Ukrainë, Shqipëria dhe Kosova do jenë caqe të luftës hibride ruse.

Lufta ka nisur dhe zhvilluar me Kosovën paralelisht me pavarësinë e saj,. nuk jam as idealist as optimist për ndryshimin e kursit thotë Enveri. Me këto shënime po mbyll ndërhyrjen time duke thënë të më falin të gjithë ata që nuk ndajnë me mua këtë bindje por duhet të bëjmë çmos të mbajmë larg nga rajoni çdo mundësi konflikti.

Nuk kemi asnjë interes të radikalizohet Serbia dhe duhet të bëjmë çmos që në situatën kur është mes dy zjarreve, presioni i madh i Rusisë që lidhet me mundësinë për të shtrënguar se e furnizon me shumë gjëra dhe presionit të madh të perëndimit që Serbia e nden shumë, të shtyjmë sa më shumë në drejtimin e një kuptimi të drejtë të asaj që duhet të presim nga Serbia.

Kush pret nga ajo të hidhet në flakë për Perëndimin nuk e kupton çfarë vijne nga kjo. Nuk mund të hidhet se nuk ka mundësi ta bëjë duke qenë e përbërë nga një popull me shumicë që mendon se Putini ka të drejtë. Por besoj se është e qartë që Serbia mund të qendrojë në një distancë nga Rusia që flaka e luftës të mos vijë këtu.

Në këtë pikë mund të bëjmë tonën. Ky është edhe thelbi i tradhtisë time për të cilën nuk jam pishman. Mendoj që ne kemi vuajtur boll, e kam fjalën jo unë se në radhë të parë në Kosovë kanë vuajtur mjaftueshëm dhe nuk ka nevojë më të shkojë atje veç nëse e detyrojnë, e nëse detyrojnë Kosovën, na detyrojë edhe në Shqipërinë”, tha ai.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Mali says:
    June 20, 2022 at 5:58 pm

    PO TARTUFI
    I SHKRETI

    Reply
    • SYRI says:
      June 20, 2022 at 10:02 pm

      TRIM MBI TRIMA EDVIN RAMA
      PA JUTREMBUR SYNII FARE
      THA JAM VLLAU I VUCICIT
      MU NE VATREN KOSOVARE

      VALLE MOS NGORDHI SHQIPTARIA
      MOS NE GJUM ASHT KY MILET
      PO FLE GJUM AKADEMIA
      KUR PAS DERE GJEMA PRET

      HISTORIA MBAN SHENIM
      TURP TE TILLE NUK DUROI
      ASNJE BREZ I KESAJ TOKE
      E ARDHMJA DO NA MALLKOI

      PO PS ja GJALLE ESHTE VALLE
      QE KAQ VITE NA MASHTROI
      NE HESFEL GERDALLE E VJETER
      KOHA JOTE PERFUNDOI

      Reply
  • SOS says:
    June 20, 2022 at 6:29 pm

    DEGJONI PIKTORIN
    SE KA NJE KAL MEND
    PUTHUNI ME SERBIN
    TE SHPETOJ KY VEND

    NE DORE TE KUJT KE RENE
    SHQIPERI E MJERA
    KESHTU SIC DUKEN BATHET
    KOBIN KE TEK DERA

    Reply
    • Mario says:
      June 20, 2022 at 7:28 pm

      Jo cdo gje arrihet me arme ne dore. Nuk po te thote puthuni, por te dime si te perdorim politikat qe te shkojme tek ato qe duam pa bere lufte.

      Reply
  • Armir says:
    June 20, 2022 at 7:29 pm

    Nuk duhet ti nxisim “veteranet e Millosheviçit” te behen akoma me teper “radikale ekstremiste”.

    Reply
  • Cont Monte Kristo says:
    June 21, 2022 at 2:51 am

    Jo, nuk i nxidim. Mjafton tja japim vete gjithe Shqiperine

    Reply
  • silvana says:
    June 21, 2022 at 7:45 am

    Forca EDI RAMA , i vetmi qe di te beje politike.Te tjeret jane merre me long se mishi mbaroi

    Reply
  • info analitike says:
    June 21, 2022 at 9:43 am

    Pra qy kendesi ine nuk eshte ne nje linje me Von der Leyen e cila i ka dhene nje ultimatum Serbise ne lidhje me qendrimet e saj pro ruse.
    Kujt i sherben qy qendrim i kendesit tone qe nuk ka qullosur asgje ne 9 vjet pushtet e qe nga dita ne dite po mbytet ne skandale.
    Po ai pazari me territoret e Kosoves bashke me Thacin kujt i sherbente?

    Reply
  • Marku says:
    June 21, 2022 at 10:54 am

    Zoti rama me kete shprehjen ” sdua qe te radikalizohet serbia” tregon injorancen dhe naivitetin politik qe ka per sa I perket serbise dhe serbeve. Eshte pikerisht ky idjotizem i cili e con ate ne konkluzjonin se I takon shqipetareve qe ta de-radikalizojne serbine. Perse duhet qe serbise ti jepet nje dore e lire ne tregjet tona ose ti hapet dera e shfrytezimit te Porteve shqipetare ??. Kjo llogjika e ” biznesit te hapur ” me nje shtet anti-shqipetare dhe anti-perendimore me shume tingellon si nje ide e ndonje nderkombetari naive e cila mbeshtetet nga shqipefolesit injorante te cilet snjohin as interresin kombetare e as boten e biznesit. Por me qene se dihet boterisht se tirana zyrtare ka qene dhe mbetet kryeqyteti me antishqipetare I globit t okesore ,le ti kthehemi botes se tregtise dhe te biznesit . Stabiliteti i mbrendshem politik si dhe vlerat e aspiratat e perbashketa te shteteve partnere ne biznes duhet te jene faktoret kryesore mbi bazen e te cilave nje shtet mund te konsiderohet si nje partner serjoz. Serbia nuk e kalon testin e asnjerit prej ketyre standarteve dhe si e tille ajo duhet te kosiderohet si nje aktor I paqendrueshem dhe I rrezikshem I cili me anen e subvencioneve shteterore do te mbizoteroje tregjet e atije cfare sot quhet “ballkani perendimore” . Dikush mund te thote se serbia eshte eksportuesja me e madhe e rajonit , e kjo mund te jete fakt . Por I takon vete shteteve shqupetare qe ti japin shtytje bizneseve te botes shqipetare ne menyre qe te evitojne ose te konkurojne ato serbe e jo ti japin celesin ne dore nje shteti fashist I cili edhe tregtine e ben vetem e vetem qe te ngreje kurtha shantazhi ne te ardhmen. Diverifikimi I burimeve ekonomike si dhe shmangja e cdo gjeje serbe ose ruse duhet te jete prioritet I shteteve dhe shoqerive shqipetare.
    E gjithe bota tani e di se ku perfunduan ato idete e zonjes Merkel qe u mundua ta hapte dhe demokratizonte rusine me ane te biznesit . Eshte po e njejta gje edhe me serbine fashiste . Kombi shqipetare ska asgje per te dhene ne kembim te nje serbie normale .

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    June 21, 2022 at 3:03 pm

    Medemek, Rama pandeh se është faktor për mosradikalizimin e Serbisë. “Argumentin” ia ka dhënë si ëmbëlsirë “shoqërore” Vuçiçi, kuptohrt në formë lutjeje për ta bërë Ramën të ndihet i rëndësishëm, si politikan që ka në dorë fatin e Serbisë e nëpërmjet fatit të saj fatin e gjithë Ballkanit. Vuçiçi po e bën lolo Ramën e ky nga deliri që i ka injektuar Vuçiçi mendon se mund të jetë më i pjekur se politikanët e BE-së. Ky qëndrim përveçse i dëmshëm është edhe turpërues pë Shqipërinë.

    Reply
  • Lazy says:
    June 21, 2022 at 6:31 pm

    Ua, ua, ca plani mi none! Sa do ta kishin zili Schuhmann-i dhe Adenauer po te ishin gjalle. Ishalla se lexon Vucici kete se e merr vesh qe po don me ja fut me lezet. Po me duket se je ti qe e ke mrena palloshin e vucicit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa
  • Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj
  • Me flamuj kuqezi dhe pankarta, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  2. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  3. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  4. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin
  5. ¿? on Karakaçi njofton subvencionimin e shoqërive të transportit publik

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?