Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ti Ukrainën, unë Shtëpinë e Bardhë”, kishte një pakt sekret midis Trump dhe Putin?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Ti Ukrainën, unë Shtëpinë e Bardhë”, kishte një pakt sekret midis Trump dhe Putin?
BoteKryesore

“Ti Ukrainën, unë Shtëpinë e Bardhë”, kishte një pakt sekret midis Trump dhe Putin?

Published: December 7, 2022
Shpërndaje

Në një artikull të gjatë, gazeta amerikane “New York Times” bashkon pjesët e një enigme, e cila lidh për herë të parë hakerimin rus të zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2016 me futjen e tankeve të Putinit në Ukrainë.

“Il Russiagate” dhe lufta aktuale, të bashkuara në një ndërthurje ndërkombëtare, në të cilën Trump dhe Putin shfaqen si partnerë biznesi. Data kur nisi gjithçka është 28 korriku i vitit 2016. Mbrëmjen që Hillary Clinton pranoi nominimin presidencial të Partisë Demokratike, drejtori i fushatës së Donald Trump, avokati dhe lobisti Pol Manafort, mori një e-mail të fshehtë nga Moska.

Personi në fjalë ishte një partner biznesi, Konstantin Kilimnik, një shtetas rus me lidhje me ushtrinë ruse, që drejtonte në Kiev firmën konsulente të Manafort. Kilimnik po kërkonte një takim personal me të.

- Publicitet -

Mesazhi i koduar ishte “havjar”, një referencë për një ish-klient që i kishte dhënë atij një kavanoz të paharrueshëm me havjar me një kosto prej 30.000 dollarësh: Ai klient i famshëm ishte presidenti i rrëzuar ukrainas Viktor Janukoviç, njeriu që u arratis në Rusi në vitin 2014 pas protestave në Sheshin Maidan.

Pas 5 ditësh të dy u takuan në Grand Havana Room, një klub ekskluziv i vendosur në katin e 39-të në një prej rrokaqiejve në bulevardin Fifth Avenue 666. Kilimnik i tregoi Manafort një plan sekret, të quajtur “Mariupol”, që përfshinte pushtimin e Ukrainës nga ana e Putin, dhe krijimin e një republike autonome në lindje të vendit.

Sipas “New York Times”, presidenti i saj do të ishte sërish Janukoviç. Rusët ishin të sigurt se nëse Trump do të bëhej president falë Kremlinit, ky plan nuk do të haste asnjë pengesë. Në javët në vijim, hakerat rusë do të përshkallëzonin sulmet e tyre për ta dëmtuar Klintonin dhe për të ndihmuar Trumpin të fitonte zgjedhjet.

Ndër dokumentet e cituara është “teksti mëmë” i gjithçkaje: një shënim i dërguar në vitin 2005 nga Manafort një oligarku rus pranë Putinit, Oleg Deripaska, që citohet në një raport të Komitetit të Inteligjencës së Senatit.

Manafort promovoi paktin e vëllazërisë me Janukoviç dhe tregoi strategjinë sesi mund të fitonte zgjedhjet. Një model që sipas tij mund të “sjellë përfitime të mëdha për qeverinë e Putinit”. Pikërisht nën krahun mbrojtës të Manafort, Janukoviç fitoi zgjedhjet presidenciale.

Gjashtë vjet më vonë do të zbulohej edhe pjesa e dytë e historisë: Manafort këshilltari i Trump. Kilimnik, ishte personi i kontaktit dhe lidhja e tij me Kremlinin. Manjati amerikan e mënjanoi tërësisht establishmentin, teksa i dha një mbështetje të vakët NATO-s, duke thënë se mbrojtja e Ukrainës nga pushtimi i Rusisë nuk ia vlente, pasi rrezikohej nisja e Luftës së Tretë Botërore.

Më pas tha se do të shqyrtonte mundësinë e njohjes së Krimesë si një territor rus. Ndihma ushtarake për Kievin u bllokua nga këshilltari i Trumpit për sigurinë kombëtare, J.D.Gordon. Prandaj, 4 vitet e mandatit në Shtëpinë e Bardhë do të ishin një fazë e një afrimi domethënës me Moskën.

Por fitorja e Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2020, i ndërlikoi planet e Kremlinit, edhe pse nuk e ndaloi presidentin rus nga zbatimi i planeve të tij. Pak përpara se të largohej nga Shtëpia e Bardhë, Trump e fali Manafort, i dënuar për falimentim të rremë të bizneseve të tij mashtrimin e FBI-së. 13 muaj më vonë, Putin, edhe pa mikun e tij në Uashington, vendosi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Soll lili says:
    December 7, 2022 at 11:10 am

    Meqe e ka thene new York times,qenka lajm I sigurt.Eh..,nuk fitohen keshtu lexuesit e larguar prej kush e “nderuar” gazete.broçkulla e rradhes.lol

    Reply
  • Aldrin says:
    December 7, 2022 at 5:45 pm

    eh. moj ehhh, nuk e paska leshuar lajmin zyra e Qupit. Ata jane me Tramin

    Reply
  • MALRUX says:
    December 7, 2022 at 10:12 pm

    Kjo eshte nje lajm i rreme, ose sic thote edhe vete Trump ‘Fake News’. Eshte imagjinate e atyre qe vazhdojne te shtyjne kete konspiracion per klikime, sepse tashme te gjitha te dhenat kane dalur me dokumente kush ishin ata/ato qe e kurrdisen.

    Reply
  • Ali baba me 40 hajdutet says:
    December 8, 2022 at 8:35 am

    Kete me mire mund te na e sqaroje Rama qe megjithese nuk la ofeze pa bere per Trump para se te zgjidhej po aq levdata i beri mbas fitores,dmth. lepiu ate qe pati peshtyre.

    Reply
  • Alban Dega says:
    December 8, 2022 at 12:47 pm

    “ THE NEW YORK TIMES” dhe Revista “TIME”jane Mbreti dhe Mbreteresha jo vetem amerikane por edhe mbareboterore e shtypit te lire dhe te pavarur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • EMRAT: Konflikt me armë mes fqinjëve në Shkodër, dy të arrestuar dhe një në kërkim
  • BE-ja propozon planin për integrimin gradual, çfarë përfitojnë vendet kandidate
  • A mund të bëhet një protestë destinacion turistik?
  • “E pranoj plotësisht”, Rama publikon mesazhin me kërkesa të qytetarit: Dorëhiqu në 2030
  • VIDEO: Qytete të rrafshuara dhe njerëz nën rrënoja, rritet bilanci i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

Komentet e Fundit

  1. Ilir Troplini on Dordolecët e Propagandës
  2. demo on Dordolecët e Propagandës
  3. E'them Suma on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  4. Dudumi on Dordolecët e Propagandës
  5. Goni on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?