Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trump rrit tensionet me qytetet demokrate, kërcënon me Aktin e Kryengritjes (Çfarë është ligji i fuqishëm)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Trump rrit tensionet me qytetet demokrate, kërcënon me Aktin e Kryengritjes (Çfarë është ligji i fuqishëm)
BoteLajmi i fundit

Trump rrit tensionet me qytetet demokrate, kërcënon me Aktin e Kryengritjes (Çfarë është ligji i fuqishëm)

Published: October 8, 2025
Shpërndaje

Presidenti amerikan Donald Trump ka rritur tensionet me qytetet e udhëhequra nga demokratët, duke kërcënuar se do të aktivizojë Aktin e Kryengritjes, një ligj federal mbi dy shekuj i vjetër, që do t’i jepte atij të drejtën për të dërguar trupa ushtarake në qytete amerikane, edhe pa miratimin e guvernatorëve apo kryebashkiakëve.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë përkrah kryeministrit kanadez Mark Carney, Trump tha: “Jemi shumë pranë një marrëveshjeje për paqe në Lindjen e Mesme. Ka një mundësi reale që të arrijmë paqen, jo vetëm për Gazën, por për gjithë rajonin.”

Por siç thekson Reuters, deklaratat më të forta ai i bëri lidhur me situatën brenda SHBA-ve ku tha: “Kemi Aktin e Kryengritjes për një arsye. Nëse njerëzit po vriten dhe gjykatat, guvernatorët apo kryebashkiakët na pengojnë të ndërhyjmë, po, do ta përdor.”

- Publicitet -

Çfarë është Akti i Kryengritjes?

Ky ligj i vitit 1807 i jep presidentit kompetenca për të përdorur ushtrinë në situata të jashtëzakonshme, si trazira apo rebelime. Zakonisht përdoret me kërkesë të guvernatorëve, por në raste të rralla mund të aktivizohet edhe pa lejen e tyre, siç ndodhi në vitin 1965 në Alabama për mbrojtjen e protestuesve të të drejtave civile.

Aktualisht, qindra trupa të Gardës Kombëtare nga Teksasi janë në rrugë për në Çikago, pas urdhrit të Trump, pavarësisht kundërshtimit të fortë nga guvernatori demokrat i Illinois, JB Pritzker, dhe kryebashkiakët lokalë.

Përplasja me qytetet demokratike

Trump ka urdhëruar dërgimin e trupave edhe në Portland dhe më parë në Los Anxhelos dhe Uashington D.C., duke argumentuar se në këto qytete po mbizotëron dhuna. Por zyrtarët lokalë e kanë hedhur poshtë këtë, duke deklaruar se protestat kanë qenë kryesisht paqësore.

Në Çikago, p.sh., ndërsa Trump e ka përshkruar qytetin si një “zonë lufte”, jeta e përditshme ka vijuar normalisht, njerëzit shkojnë në punë, në teatro dhe në plazhe. Sipas autoriteteve lokale, kriminaliteti është në rënie, dhe protestat janë të vogla.

Një nga përplasjet më të ashpra është regjistruar në periferi të Broadvieë, pranë një qendre emigracioni, ku protestuesit janë përballur me forcat federale që kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome. Disa janë arrestuar, përfshirë edhe një gazetar.

Shteti i Illinois dhe qyteti i Çikagos kanë paditur administratën Trump për të ndaluar dërgimin e trupave të Gardës Kombëtare nga Teksasi dhe për të penguar “federalizimin” e trupave të tyre lokale. Një gjykatë federale në Oregon ka ndaluar përkohësisht Trump-in nga dërgimi i trupave në Portland.

Nëse Trump përpiqet të aktivizojë zyrtarisht Aktin e Kryengritjes, do të përballet me sfida të forta ligjore.

Megjithatë, sipas Gjykatës së Lartë, vetëm presidenti ka autoritet të vendosë nëse situata e justifikon përdorimin e këtij ligji, kur autoriteti federal përballet me “bllokime të paligjshme apo rebelim”.

Ky do të ishte një përdorim jashtëzakonisht i rrallë i pushtetit presidencial për të vendosur trupa ushtarake kundër qytetarëve amerikanë. Kritikët e kanë akuzuar Trump-in se po përdor trupat si “rekuizitë politike” për fushatën e tij, ndërsa avokatët e të drejtave civile e quajnë këtë një kërcënim serioz për demokracinë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Haka Tekizoti says:
    October 8, 2025 at 8:14 am

    Paradoksale: të luftosh të arrish paqe në botë dhe të shkaktosh luftë brenda vendit tënd…

    Reply
  • demo says:
    October 8, 2025 at 9:16 am

    Hajde beje Berishen prape kryeminister!

    Reply
  • Edi says:
    October 8, 2025 at 9:58 am

    Paqe?
    Asgje nuk ben Trump

    Reply
  • Ok says:
    October 8, 2025 at 9:58 am

    Jo jo ka bere paqe
    Midis shqiperi-azerbaxhan

    Reply
  • Edi says:
    October 8, 2025 at 10:02 am

    Trump nuk Eshte inklusiv
    Eshte diviziv

    Reply
  • EdiRamaTallaVa (ERTV) says:
    October 8, 2025 at 10:06 am

    Trump paqe mes Armeni-Azerbaixhan? Jo ore…pa shkoni e pyeteni Ramen nje here e te degjoni nje lume levdatash per Trump!

    Reply
  • Cajupi says:
    October 8, 2025 at 1:09 pm

    Sot ne bote ka shume pak gazetari te vertete, qe nenkupton dhenien e lajmit pa futur ne shkriminterpretimin e gazetarit mbi ngjarjen . Sot ka vetem gazetari propagandistike ne sherbim te Partise. Lexuesi shqiptar eshte i keqinformuar sepse i merr lajmet per SHBA nga shtypi liberal europian, qe shumekuh e di se kush e drejton.
    Keto qe ben Trampi jane ato qe tha gjate fushates elektorale se do te bente dhe PIKERISHT me keto premtime qe po i mban fitoi zgjedhjet presidenciale.

    Reply
  • Trapajane hesapi says:
    October 8, 2025 at 3:43 pm

    Tentative e dyte è Trapit per te vendosur me dhune diktatures Ne Amerike. Tentative e pare, perpjekje per grusht shteti. Kjo eshte tentativi e dyte, qe do te instalove Adolf Krasnovin ne pushtet diktatorial.

    Reply
  • Altin says:
    October 8, 2025 at 4:24 pm

    Kush e ka shkruar kete artikull? Ndonje i paguar nga Soros? Mos bini pre e politikes. Kete ligj a kane aktivizuar edhe presidente te tjere si Clinton gjate trazirave ne Los Angelos, Bush mbas stuhise ne Louisiana, ku po vidheshin shtepite e njerezve te evakuar. Madje edhe Obama tentoi ta bente dy here gjate trazirave raciale.

    Reply
  • Phoenix says:
    October 9, 2025 at 7:43 am

    Trump po pergatitet qe te ndersej ushtrine Amerikane kunder vete Popullit Amerikan. E filloi me Garden ne Washington. Kjo eshte tipike sjellje e Diktatoreve, si Stalini, Hitleri, Mao, Pol Pot e shume xhevahire te tjere te Historise. Amerika po shkon drejt nje perplaseje civile te papare kurre ne Histori. Trump nuk punon per Ameriken, por per Rendin e Ri Cifut. Mos kini asnje lloj medyshje per kete. Une do tu sygjeroja gjthe Shqiptareve ne Amerike, qe te largohen qe aty sa nuk eshte vone. Ne nje zhvillim te fundit, ai ka thirrur gjithe Gjeneralet jashte territorit Amerikan qe te kthehen dhe te presin urdhera. Bile ne nje fjalim te fundit dhe i ka kercenuar se po nuk ndoqen urdherat, ky do te jete dhe fundi i karrieres dhe te ardhmes se tyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?