Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Turistë “të varfër”, mesatarja e shpenzimit rreth 410 euro/person për udhëtim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Turistë “të varfër”, mesatarja e shpenzimit rreth 410 euro/person për udhëtim
EkonomiLajmi i fundit

Turistë “të varfër”, mesatarja e shpenzimit rreth 410 euro/person për udhëtim

Published: May 12, 2024
Shpërndaje

Vitin e kaluar, Shqipërinë e vizituan rreth 10,2 milionë shtetas të huaj sipas të dhënave të INSTAT, në rritje me 35% krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë vlerësohet se turistët e huaj shpenzuan gjithsej rreth 4,2 miliardë euro në Shqipëri gjatë vitit 2023. Shpenzimet e turistëve të huaj u rritën me 47% krahasuar me vitin 2022.

Mesatarisht shpenzimet e turistëve llogariten rreth 412 euro për person. Mbështetur te kjo e dhënë, sipas përfaqësuesit të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahja, turisti i huaj që frekuenton vendin nuk mund të cilësohet as shpenzues i një buxheti mesatar. Mbështetur te lloji i restoranteve që parapëlqehet apo frekuentohet nga turistët e huaj Jahja thotë që më tepër zgjedhin strukturat ku ofrohet ushqim zgare, kryesisht qofte dhe gatime tradicionale shqiptare për shkak të çmimeve ekonomike.

“Mbështetur tek e dhëna e shpenzimeve për person që llogariten rreth 420 euro, rezulton se në Shqipëri ka ardhur turisti i kategorisë C, pra turist “cheap” që harxhon më pak sesa harxhon një shqiptar kur frekuenton në muajt e verës resortin më të lirë në Turqi”, pohon Enri Jahja nga shoqata e Bareve dhe Restoranteve.

- Publicitet -

Konsumi final i popullatës në vitin 2023, sipas të dhënave të INSTAT, është 1,290 trilionë lekë, apo rreth 12 mld euro (e llogaritur me kursin mesatar të monedhës euro për vitin 2023 me vlerë 108 lekë). Konsumi i turistëve të huaj gjatë muajve të verës zë 35% të konsumit vjetor të popullatës vendase. Pavarësisht shpenzimeve në rritje të turistëve (që u rritën 47% krahasuar me 2022) konsumi final i popullatës gjatë vitit 2023 është rritur rreth 3% në raport me një vit më parë.

Te rritja e lehtë e konsumit final të popullatës ka ndikuar edhe largimi në emigrim, veçanërisht të rinjve që përbëjnë peshën kryesore të konsumatorëve. Në anën tjetër, edhe shpenzimet e shtetasve shqiptarë për udhëtime jashtë vendit u rritën me ritme të shpejta. Banka e Shqipërisë i vlerëson këto shpenzime në vlerën e 2,3 miliardë eurove, në rritje me 32% krahasuar me një vit më parë. Mesatarisht, shpenzimet e shqiptarëve jashtë llogariten rreth 332 euro për person.

Vitin e kaluar, sipas të dhënave të INSTAT, dolën jashtë 6,9 milionë shtetas shqiptarë. Krahasuar me 2022, numri i daljeve jashtë nga shqiptarët është rritur rreth 18%. Ndërsa remitancat nga emigracioni në vitin 2023 ishin 929 milionë euro. Krahasuar me vitin 2022, remitancat u rritën me 11%.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Humoristi says:
    May 12, 2024 at 11:04 am

    Kujt shqiptari i vlen ky lajm injorant antikombetare!?

    Reply
  • Lis Bukuroca says:
    May 12, 2024 at 11:58 am

    Sepse turistët nga Ballkani që e kalojnë ditën në Shqipëri, nuk duhet të numërohen si turistë, por si vizitorë ditor. Turistë janë ata që kalojnë disa ditë…

    Reply
  • Baftjari says:
    May 12, 2024 at 3:07 pm

    Normale cfare ka ketu per tu habitur… kategoria e turustit eshte ne perputhje me kategorune e vendit qe viziton… nese vjen turisti I kategorise C apo cheap qe perkthehet ne varfanjak… ajo kategoti eshte edhe vendi qe viziton. Nuk ka si te jete ndryshe se nuk perputhen gjerat. Nuk mund te shkoje nje turist varfanjak as ne Maldive as ne Zvicer as ne Bora Bora… por shkon ne Ksamil dhe thote… ishim si ne Maldive… ashtu si nje endacak qe ha kotherren e bukes perballe nje restoranti luxoz, dhe thote isha ne nje restorant luxoz.

    Reply
  • Dudumi says:
    May 12, 2024 at 3:20 pm

    Nuk e lexoj dot kete deri ne fund, sepse dihet qe shifrat jane oshilante. Ne Shqiperi kur ble domate ne treg apo ullinj e djathe s’te bejne kupon. Apo akullore, fjala vjen. Nje sandwich ne rruge s’te ben kupon fiskal. Lere pastaj hotelerite, shtepite me qera, qe kryesisht nuk behen me pagesa tatimore e s’ke sesi ti kontrollosh e te dish sa konsumohet. 450€/jave x person jane per varfanjake? E Ka idene e turizmit ky boti qe jep shifrat apo jo?/

    Reply
  • Jimi says:
    May 12, 2024 at 7:59 pm

    Nje pyetje ! Eshte me mire te mos vijne edhe dhjete milion turistet “Varfanjake” ? Keta “turiste varfanjake” vjete kryen nje xhiro te konsiderushme per ekonomine shqiptare. Cfare prisni ju qe Shqiperia brenda dites te behet si Zvicera ?

    Reply
  • Hasani nga elbasani says:
    May 12, 2024 at 8:15 pm

    Interesant shqiptarët kur dalin jashtë harxhokan 332 euro për person dhe qënkan pasanik të huajt që harxhojnë 420 euro qënkan varfanjakë . Llogari shqiptare.

    Reply
  • Fillestari says:
    May 12, 2024 at 10:30 pm

    Duket se ka një gabim: turisti i huaj shpenzon 410-420 euro në ditë ndërsa ai shqiptar jashtë 30. Përse shkrimi thotë se të huajt shpenzojnë më pak se shqiptarët?
    Sidoqoftë kjo puna e 10 milionë turistëve është e ekzagjeruar. Nëse do vinin kaq shumë do të ishte diçka e keqe, jo e mirë. Nuk ka vend në Europe ku të shkojnë kaq turistë dhe të mos kenë probleme. Shihni protestat nga Italia, Greqia e deri në Spanjë për mbi-turizmin. Në Shqipëri nuk shkojnë 10 milionë dhe shyqyr.
    Unë mendoj tek 10 milionëshi hyjnë njerëzit nga Kosova që shkojnë transit (4 milionë e gjysëm) dhe shumë shqiptarë që kanë filluar të takojnë njerëzit e tyre disa herë në vit, në sajë të fluturimeve low cost. Realisht mund të jenë 2-3 milionë turista të mirëfilltë, që me siguri harxhojnë më shumë se 420. Çka me thënë të drejtën është gjë e mirë dhe optimale.
    Mua qeveria dhe kryetari i saj nuk më pëlqejnë fare dhe më duken banditë. Por puna e turizmit ka vajtur mirë, dhe qeverinë duhet ta kritikojmë për 1000 të këqija por jo për turistët.

    Reply
  • demo says:
    May 12, 2024 at 11:26 pm

    Nuk shkoj dot turist ne Shqiperi. Autobuzi niset ne oren 6,,Te le 2 km larg plazhiit.Plazhi,dmth.Rera buze detit eshte bllokuar cep me cep me shezlongje .Nuk lejohet per ata me cadra me vete,me buke djath domate,.O qeverriia! o ministresha turizmit!! O Mirelaaaa Urbanit Unazes!Ti je akoma ministresha Turizmit????????????????????
    Po sa e di ti pensionin tim?1000 Euroio????????????

    Reply
  • Labi says:
    May 13, 2024 at 5:11 am

    Mos nuk e dinim,nuk eshte faji turistit po i qeverise, ne cdo sektor ose me mire te them vend pune nuk jane profesionistet po ushtaret e partise te marr ne pune direct nga mitingu fundit. Picieri ne shqiperi behet minister,akadamiku shet breke ne cep te rruges,kengetari behet prift ose hoxhe,perfundimi rinia iken duke i bere naften atij vendi qe ne xhargonin popullor i thone vendi vakive.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. R.S on Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  3. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  5. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?