Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U shtrua në spital por askush nuk e dinte, cila është e vërteta mbi sëmundjen e Sekretarit të SHBA?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > U shtrua në spital por askush nuk e dinte, cila është e vërteta mbi sëmundjen e Sekretarit të SHBA?
BoteLajmi i fundit

U shtrua në spital por askush nuk e dinte, cila është e vërteta mbi sëmundjen e Sekretarit të SHBA?

Published: January 9, 2024
Shpërndaje

Presidenti amerikan Biden nuk do e shkarkojë Sekretarin e Mbrjojtjes Austrin pasi ky i fundit qëndroi disa ditë i shtruar në spital pas një operacioni ndërkohë shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk dinte gjë.

Austin, i cili është pak më poshtë Biden-it në krye të zinxhirit të komandës së ushtrisë amerikane, mbajti të fshehtë shtrimin në spital. Ai vijon të qëndrojë në aty ku u shtruar që prej 1 janarit 2024.

“Nuk ka asnjë plan për ndonjë gjë tjetër veç qëndrimit në punë të Sekretarit,” u tha John Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

- Publicitet -

Ish-presidenti Donald Trump, i cili është sfiduesi i mundshëm republikan i Biden në zgjedhjet e vitit 2024, tha të dielën në mbrëmje se Austin duhet të pushohet nga puna për “sjelljen e tij të pahijshme profesionale”.

“Ai ka humbur për një javë, dhe askush, përfshirë shefin e tij, të kërrusurin Joe Biden, i cili nuk kishte asnjë të dhënë se ku ishte, ose mund të ishte”, shkroi Trump në Truth Social.

Një tjetër republikan i shquar në Kongres bëri thirrje gjithashtu për dorëheqjen e Austin.

“Duhet të ketë përgjegjshmëri të plotë duke filluar me dorëheqjen e menjëhershme të Sekretarit Austin dhe atyre që gënjejnë atë dhe një hetim të Kongresit për këtë largim të rrezikshëm nga detyra,” tha Elise Stefanik, një Kongresmene e Nju Jorkut dhe anëtare e Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Kongresit.

“Unë mendoj se fokusi ynë kryesor për momentin është te shëndeti i Sekretarit Austin dhe të sigurohemi që ai të marrë të gjithë kujdesin dhe mbështetjen që i nevojitet për t’u riaftësuar plotësisht,” tha Kirby, kur u pyet për gjendjen e Austin.

Zyrtarët zbuluan të dielën se shtrimi në spital i Austin u mbajt shumë më i fshehtë se sa dihej më parë, duke shtuar zëvendësin e tij në një listë të gjatë të njerëzve deri te Biden, të cilët u mbajtën në errësirë ​​për ditë të tëra.

Kirby tha se “nuk kishte asnjë njoftim apo njohuri në Shtëpinë e Bardhë apo Këshillin e Sigurisë Kombëtare deri të enjten pasdite”.

Më poshtë artikulli nga Jawad Iqbal për “The Spectator”

Po shtohen gjithnjë e më shumë pyetjet se kush dinte çfarë dhe kur në lidhje me shtrimin në spital të Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin, zyrtari më i lartë në zinxhirin komandues midis presidentit Joe Biden dhe ushtrisë së SHBA-së. Austin u dërgua me urgjencë në spital ditën e Vitit të Ri, por lajmi u mbajt i fshehtë. Por jo vetëm për mediat. Çuditërisht, duket se edhe presidentit Joe Biden nuk u informua deri në datën 4 janar se Austin nuk ishte mirë më shëndet, pra 4 ditë pas shtrimit të tij në Qendrën Mjekësore Kombëtare “Walter Reed” në Merilend

Figurat më me peshë në Pentagon por edhe anëtarët e Kongresit, nuk kishin asnjë dijeni mbi këtë situatë ​​dhe u informuan vetëm të premten e kaluar. Madje ka pasur pretendime se anëtarët e lartë të stafit të tij besonin se ai po mungonte në punë për shkak se kishte shkuar me pushime.

Por edhe tani nuk është bërë publik asnjë detaj mbi problemin mjekësor që ka Sekretari  Austin. Po ashtu as nuk është thënë asgjë nëse ai ka qenë në ndonjë moment tërësisht i paaftë për të kryer detyrën gjatë qëndrimit në spital. Zëdhënësi për mediat në Pentagon, gjeneralmajor Pat Ryder, konfirmoi se Austin pësoi “komplikacione pas një procedure mjekësore direktive”, por nuk dha detaje.

Po ashtu u zbulua se edhe zëvendësja e tij, Kathleen Hicks, ishte me pushime në atë kohë në Porto Riko. Megjithatë zyrtarët theksuan se ajo ishte në gjendje ta mbulonte mungesën e Austin kurdo që t’i kërkohej. Megjithatë edhe në këtë rast mbetet e paqartë se sa është informuar nr.2 i Pentagonit për situatën e përgjithshme.

A mos po përpiqet vërtet Lloyd Austin të pretendojë se trajtimi i tij mjekësor është tërësisht një çështje e tij private? Nëse po, kjo nuk është aspak qetësuese. Sepse zoti Austin është i dyti vetëm pas Joe Biden në krye të zinxhirit të komandës ushtarake.

Dhe detyrat dhe përgjegjësitë e larta që mban, kërkojnë që ai të jetë gjithmonë gati. Koha e problemeve të tij shëndetësore nuk mund të ishte më e keqe sesa sot, me tensionet shumë të larta në Lindjen e Mesme dhe frikën gjithnjë e në rritje se mund të përshkallëzohet lufta e Izraelit me Hamasin mund në një konflikt më të gjerë me përmasa rajonale.

Thuhet se Austin po rikuperohet me shpejtësi pas shtrimit në spital, dhe me sa duket tani ka rifilluar punën. Në një deklaratë që bëri së fundmi, ai u përpoq të reduktonte zemërimin në rritje që ka shkaktuar gjendja e tij dhe mungesa e transparencës.

“E kuptoj se mund të kisha bërë një punë më të mirë, duke u siguruar që publiku të ishte i informuar siç duhet. Unë angazhohem gjithmonë për të bërë më të mirën”, u shpreh Austin, duke pranuar shqetësimet që kishte shkaktuar me mungesën e informimit qoftë edhe të eprorit.

“Por është e rëndësishme ta theksoj: Ajo ishte procedura ime mjekësore, dhe unë marr përgjegjësinë e plotë mbi vendimet e mia në lidhje me zbulimin apo jo të situatës”- shtoi ai në deklaratë. A mos po përpiqet vërtet Lloyd Austin të pretendojë se trajtimi i tij mjekësor është tërësisht një çështje e tij private? Nëse është kështu, është jo pak problem.

Vendimi se çfarë mund të bëhet publike dhe çfarë jo nuk i takon vetëm atij, dhe as nuk duhet të jetë kështu. Ka një interes shumë më të gjerë publik për të mësuar nëse njeriu që është aktualisht në krye të forcave ushtarake të Amerikës gjendet i shtrirë në një shtrat spitali, dhe në çfarë mase ai është në gjendje të kryejë përgjegjësitë e tij të përditshme.

Çështja në fjalë ngre disa çështje të ngutshme. Çfarë po ndodh saktësisht me shëndetin e Lloyd Austin, dhe pse duhet bërë kaq shumë përpjekje për ta fshehur të vërtetën? Çfarë procedurash u përdorën për të mbuluar mungesën e tij të zgjatur në një kohë kaq kritike dhe me autoritetin e kujt?

Dhe pyetja më kritike nga të gjithë: Kush vendosi që qëndrimi në spital t’i fshihej vetë presidentit, që në fund të fundit është komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura? Shtëpia e Bardhë duhet të ishte informuar menjëherë për sëmundjen e Austin, një detyrim minimal që duket se është harruar nga rrethi i brendshëm i Austin.

Një gabim i tillë i rëndë nuk mund të mbetet pa u ndëshkuar. Edhe mbajtja e tij sekret nga publiku, është një veprim po aq i gabuar që bie ndesh me praktikën e pranuar në trajtimin e zbulimit të çështjeve shëndetësore që përfshijnë figura të larta të qeverisë.

Për shembull, kur Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Merrick Garland, iu nënshtrua një procedure mjekësore rutinë në vitin 2022, zyra e tij i informoi njerëzit një javë përpara, duke përshkruar se sa kohë do të zgjaste dhe kur do të rikthehej ai në punë.

Kjo që ka ndodhur me Sekretarin e Mbrojtjes përbën për administratën Biden një dështim të bujshëm të marrëdhënieve me publikun, e cila ka premtuar vazhdimisht vendosmërinë e saj për të rikthyer profesionalizmin dhe transparencën në qeveri, për të riparuar pasojat kaotike të presidencës së Donald Trump.

Shoqata e Shtypit e Pentagonit, e cila përfaqëson gazetarët që mbulojnë departamentin e Mbrojtjes, i ka dënuar përpjekjet për fshehtësi. Dyshimet e mediave mbi transparencën e administratës Biden, vështirë se do të ndihmojnë në këtë vit të rëndësishëm zgjedhor.

Po ashtu ka pikëpyetje edhe në lidhje me gjykimin politik të Lloyd Austin dhe atë të këshilltarëve të tij kryesorë. Përpjekjet e tyre për të mbajtur të fshehtë gjendjen e tij shëndetësore kanë dështuar në mënyrë spektakolare, me spekulime të shfrenuara mbi atë që ai synon të fshehë.

Për momentin Austin është i sigurt në postin e tij, pjesërisht për shkak të marrëdhënies së tij të gjatë dhe të ngushtë me Joe Biden. Por anëtarët e Kongresit mund të mos jenë aq të butë më të. Edhe votuesit nuk ka gjasa të impresionohen nga instinktet e fshehtësisë të shfaqura në këtë rast. Publiku ka të drejtë të dijë cila është gjendja shëndetësore, por edhe kapacitetet vendimmarrëse të zyrtarit të lartë të mbrojtjes së vendit. Sidomos në kohë konfliktesh dhe paqëndrueshmërie ndërkombëtare.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tërmetet në Venezuelë vrasin 920 persona, në vend mbërrijnë ekipet ndërkombëtare të shpëtimit
  • Deputeti i gjelbër Mijatović: Larg duart nga Vjosë-Narta
  • LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  • Horoskopi për ditën e sotme, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë
  • Temperatura përvëluese deri në 36 gradë Celsius, moti për sot

Komentet e Fundit

  1. K R on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  2. Taraboshi on Kur media humbet memorien për shqiptarët nga Shqipëria që protestonin masivisht në Kosovë
  3. Anonymous on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  4. Dino on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  5. Laert on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?