Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Unë di shumë gjëra, por jo aq shumë!” Kurti i përgjigjet Escobar: Sundimi i ligjit në veri, nuk sjell konflikt rajonal!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Unë di shumë gjëra, por jo aq shumë!” Kurti i përgjigjet Escobar: Sundimi i ligjit në veri, nuk sjell konflikt rajonal!
AktualitetKosovëKryesoreRajoni

“Unë di shumë gjëra, por jo aq shumë!” Kurti i përgjigjet Escobar: Sundimi i ligjit në veri, nuk sjell konflikt rajonal!

Published: June 20, 2023
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me deklaratat e emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se ka potencial për “konflikt rajonal”, ka thënë se emisari duhet të pyetet se cilat shtete tjera pos Kosovës e Serbisë ka menduar kur ka dhënë atë deklaratë.

“Unë di shumë gjëra, por jo aq shumë. Do të duhej ta pyesni emisarin Escobar kur ka folur për konflikt rajonal për cilat shtete pos Kosovës e Serbisë ka menduar. Mali i Zi s’e besoj, Maqedonia e Veriut po ashtu. Kryeministri Rama ka kërcënuar Beogradin, ndoshta. Por do të duhej ta pyesni emisarin Escobar për këtë”, ka thënë Kurti në konferencë për media.

Kurti ka thënë se asnjë diplomat nuk duhet të ketë mëdyshje se kë të mbështesë për situatën në veri. “Në veri të Kosovës e kemi KFOR-in, EULEX-in e së pari e mbi të gjitha Policinë e Kosovës, që po zbaton rend e ligj, e po ashtu i kemi atje edhe strukturat ilegale të Serbisë. Është konflikt në mes të një Republike demokratike dhe strukturave ilegale të një shteti autokratik”, tha Kurti.

- Publicitet -

“Policia e jonë po ja del shumë mirë, shumë polici s’do ta kishin as për së afërmi efikasitetin që e ka Policia jonë. Dhuna e bandave kriminale është shprehje paniku. Kanë besuar se Kosova s’do të ketë kurrë polici që merret me ta, por ajo jo që guxon, por edhe i ka arrestuar e po i mban në burg. Nga paniku vjen kjo sjellje e dhunshme. S’kam informacion që sundimi i ligjit në veri të Kosovës, do të na sjellë një konflikt rajonal”, tha Kurti.

Ndërkohë ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se është urgjente që aleatët ndërkombëtarë ta kenë gjuhën e qartë ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tensione të forta pranë qendrës, protestuesit hedhin molotovë dhe fishekzjarrë drejt policisë
  • Kryeministri u tregon burgun fëmijëve, tre javë pasi ndryshoi ligjin për të shmangur arrestimin e zyrtarëve të korruptuar
  • SPAK merr të pandehur biznesmenin Pandeli Carapuli për pastrim parash
  • Balluku në SPAK, i komunikohen pesë vepra penale, por nuk do ketë kërkesë të re për arrestim
  • Pedagogë, shkrimtarë dhe prindër u bashkohen studentëve

Komentet e Fundit

  1. Mallakastrioti on Pedagogë, shkrimtarë dhe prindër u bashkohen studentëve
  2. Ethem Lalaj on Pedagogë, shkrimtarë dhe prindër u bashkohen studentëve
  3. Anonymous on Balluku në SPAK, i komunikohen pesë vepra penale, por nuk do ketë kërkesë të re për arrestim
  4. Ela on Balluku në SPAK, i komunikohen pesë vepra penale, por nuk do ketë kërkesë të re për arrestim
  5. Fjalë me vend on Balluku në SPAK, i komunikohen pesë vepra penale, por nuk do ketë kërkesë të re për arrestim

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?