Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Universiteti i Sporteve, kushti për të mos rrezikuar hyrjen në konkurset e pranimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Universiteti i Sporteve, kushti për të mos rrezikuar hyrjen në konkurset e pranimit
AktualitetShoqëri

Universiteti i Sporteve, kushti për të mos rrezikuar hyrjen në konkurset e pranimit

Published: August 13, 2022
Shpërndaje

Gara për ndjekjen e studimeve të larta në programet e ciklit të parë “Bachelor” në Universitetin e Sporteve të Tiranës, për vitin e ri akademik 2022-2023 pritet të jetë e fortë. Kjo për shkak të numrit të madh të kërkesave të paraqitura nga maturantët për të ndjekur studimet, krahasuar me kuotat e pranimeve të miratuara për secilin program studimi të fakulteteve që janë pjesë e këtij universiteti.

Sipas të dhënave të bëra publike, për pranimet në Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes janë rreth 1 mijë kandidatë që do të garojnë për 180 kuota pranimi, ndërkohë që për programet e studimit tek Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit kanë aplikuar 1578 kandidatë, teksa vetëm 180 prej tyre do të mund të fitojnë të drejtën e ndjekjes së studimeve. Ndërsa në Fakultetin e Shkencave të Rehabilitimit do të përzgjidhen 90 fitues.

Ndryshe nga sa ndodh me programet e studimeve në universitetet e tjera, tek Sportet vendimtare në përzgjedhjen e fituesve të rinj do të jenë pikët e siguruara nga çdo kandidat gjatë konkurseve të pranimit që do të zhvillohen duke nisur nga dita e martë e datës 16 gusht.

- Publicitet -

Por, për të mos rrezikuar hyrjen në konkurs, çdo kandidat që gjatë plotësimit të formularit A2 ka përzgjedhur degët e Sporteve dhe që është pjesë e listës së shpallur për konkurrim, duhet të kryejë edhe procesin e regjistrimit sipas afateve të përcaktuara. Dita e hënë e datës 15 gusht është edhe afati i fundit që ju keni në dispozicion për të bërë të mundur regjistrimin pranë sekretarive përkatëse të Universitetit të Sporteve. Nëse kjo nuk ndodh, edhe pse ju keni kërkuar në formularin A2 degët e këtij universiteti, ju nuk do të mund të përfitoni nga kuotat e miratuara për aplikimet e Raundit të parë.

Për pranimet e vitit të ri akademik, konkurrimi për studimet e larta në Universitetin e Sporteve do të zhvillohet për programet e studimit që ofrohen nga tre fakultetet që janë pjesë e këtij institucioni të arsimit të lartë, që janë: programi i studimit në Fakultetin e Fushave të Veprimtarisë Fizike, të Shëndetit dhe të Rekreacionit, programi i studimit në Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes, si dhe programi i studimit në Fakultetin e Rehabilitimit.

Afatet e regjistrimit për konkurset e pranimeve

Regjistrimet për konkurset e pranimit në Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes, dhe Fakultetit të Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit do të vijojnë deri në datën 15 gusht. Çdo kandidat i listave të shpallura, duhet të paraqitet pranë sekretarive mësimore të këtij universiteti për të konfirmuar procesin e regjistrimit të hyrjes në konkurs duke dorëzuar dosjen e dokumenteve të përcaktuara. Dokumentet që kandidatët duhet që të paraqesin për regjistrim në konkurset e pranimit janë: 2 fotografi, fotokopje të kartës së identitetit, mandat pagesën e tarifës së konkurrimit, si dhe kartelën mjekësore të plotësuar sipas zërave përkatës”, bëjnë me dije autoritetet e Universitetit të Sporteve të Tiranës. Kartela mjekësore duhet të ketë në përmbajtje të konfirmuara nëpërmjet vulave përkatëse kontrollet mjekësore që kandidati duhet të ketë kryer tek mjeku kardiolog, ai okulist, tek radiologu, ORL, grupin e analizave të kërkuara, si dhe vlerësimin final që tregon se maturanti është i aftë për të vijuar konkurrimin dhe studimet në degët e Universitetit të Sporteve.

Ndërsa tarifa e regjistrimit për në konkurset e pranimit për të gjitha degët e sporteve në ciklin e parë është 5,000 lekë. Autoritetet sqarojnë se para se të bëjnë pagesën për aplikim kandidatët duhet që të verifikojnë me kujdes listat e shpallura nga Universiteti i Sporteve. Kandidatët që nuk janë pjesë e kësaj liste nuk do të mund të vijojnë më tej procedurat e regjistrimit dhe hyrjes në konkurset e pranimit për kuotat e reja të pranimeve që do të realizohen në këtë institucion të arsimit të lartë publik.

Organizimi dhe datat e zhvillimit të konkurseve

Sipas afateve të përcaktuara, konkurset e pranimit për Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes do të zhvillohen në datat  16-19 gusht, ndërsa konkurset e pranimit për Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit do të zhvillohen në datat 21-23 gusht. Kandidatët janë të detyruar të konkurrojnë në dy teste praktike, që janë kërcim së gjati nga vendi dhe testi kompleks koordinativ ose siç njihet ndryshe testi cirkuit.

Shumatorja e pikëve të grumbulluara nga këto dy teste do të japin nivelin e pikëve të fituara nga konkursi për testin praktik. Këto pikë të mbledhura edhe me ato të fituara nga mesatarja e shkollës së mesme do të përbëjnë edhe rezultatin total të konkursit me të cilin çdo kandidat vajzë apo djalë do të jetë fitues. Konkurruesi do të fitojë 30 për qind të pikëve nga mesatarja e shkollës së mesme dhe 70 për qind të pikëve nga rezultati final i dy testeve praktike të zhvilluara gjatë konkursit.

Dosja që duhet për regjistrimi në konkurset e pranimit:

  • Fotokopje e Kartës së Identitetit.
  • Kartela Mjekësore që vërteton gjendjen shëndetësore të konkurruesit në përballimin e sforcimeve fizike, dokument që do të plotësohet nga mjekët e ambulancave në çdo rreth.
  • Dy foto me përmasa 40mm*60mm.
  • Mandat pagesën e tarifës së konkurrimit.

Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes

Edhe për vitin e ri akademik, kandidatët janë të detyruar të konkurrojnë në dy teste praktike, që janë testi numër 1 që do të vlerësohet me 60 pikë që është testi kompleks koordinativ ose siç njihet ndryshe testi cirkuit, si dhe testi numër 2 që ka të bëjë me kërcim së gjati nga vendi dhe që do të vlerësohet me 10 pikë. Shumatorja e pikëve të grumbulluara nga këto dy teste do të japin nivelin e pikëve të fituara nga konkursi për testin praktik. Këto pikë të mbledhura edhe me ato të fituara nga mesatarja e shkollës së mesme do të përbëjnë edhe rezultatin total të konkursit me të cilin çdo kandidat vajzë apo djalë do të jetë fitues.

Konkurrimi në Fakultetin e Veprimtarisë Fizike, Shëndetit dhe Rekreacionit

Po ashtu edhe për programin e studimit të Fakultetit të Veprimtarisë Fizike Shëndetit dhe Rekreacionit konkurrimi praktik do të zhvillohet me anë të dy testeve praktike që do të zhvillojnë të gjithë maturantët dhe kandidatët e tjerë që kanë përzgjedhur të garojnë për të vijuar studimet në këtë fakultet. Kandidatët janë të detyruar që të konkurrojnë në dy teste kërcim së gjati nga vendi dhe testi cirkuit. Në konkurs do të lejohet të hyjnë vetëm kandidatët e listës së shpallur për konkurrim, të cilët duhet të jenë të pajisur me dokument identifikimi që mund të jetë kartë identiteti ose pasaportë biometrike. Kandidatët që nuk kanë asnjë dokument nga këto të përmendura të identifikimit nuk do të lejohen të marrin pjesë në konkurs.

E rëndësishme!

Konkurset e pranimit për Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes do të zhvillohen në datat  16-19 gusht, ndërsa konkurset e pranimit për Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit do të zhvillohen në datat 21-23 gusht. Konkurrimi për studimet e larta në Universitetin e Sporteve do të zhvillohet për programet e studimit që ofrohen nga tre fakultetet që janë pjesë e këtij institucioni të arsimit të lartë, që janë: programi i studimit në Fakultetin e Fushave të Veprimtarisë Fizike, të Shëndetit dhe të Rekreacionit, programi i studimit në Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes, si dhe programi i studimit në Fakultetin e Rehabilitimit.

Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit

Ky Fakultet është një nga më të rinjtë në hapësirën e studimeve universitare në vendin tonë dhe është i fokusuar tërësisht tek një fushë e cila është shumë e rëndësishme dhe me shumë interes, siç është fusha e “Rehabilitimit”. Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit është i përbërë nga 3 njësi bazë. “Departamenti i Disiplinave Biomjekësore dhe Humane, Departamenti i Kineziologjisë, si dhe Departamenti i Rehabilitimit”. Emërtimi i diplomës: Diplomë “Bachelor” në “Shkenca të Rehabilitimit”

Kohëzgjatja e programit të studimit: 3 vite akademike, ose e thënë ndryshe 6 semestra nëpërmjet të cilave do të sigurohen në total 180 kredite. Ky është një program studimi me kohë të plotë.

Ky Fakultet ofron ciklin e parë të studimeve “Bachelor” në “Shkencat e Rehabilitimit” dhe ka për qëllim të formojë rehabilitues fizikë dhe profesionistë me njohuri të thella për trupin e njeriut, për faktorët e ndryshëm që risin rrezikun për tu prekur nga sëmundje të ndryshme, llojet më kryesore të dëmtimeve dhe procesin e programimit dhe ndërtimit të një programi ushtrimor rehabilitues sipas nevojave specifike dhe diagnozës së çdo individi. Së shpejti ky fakultet do të ofrojë edhe ciklin e dytë të studimeve “Master Profesional” dhe “Master Shkencor”.

Kandidatët që aplikojnë për pranim në programin e ciklit të parë të studimeve “Bachelor”, për vitin akademik 2022-2023, duhet të kenë notën mesatare minimale duke nisur nga nota 6.5, dhe më lart, si dhe kritere të tjera të përcaktuara.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?