Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Vazhdoj detyrën deri në krijimin e qeverisë së re”, Kurti sqaron situatën politike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > “Vazhdoj detyrën deri në krijimin e qeverisë së re”, Kurti sqaron situatën politike
KosovëLajmi i fundit

“Vazhdoj detyrën deri në krijimin e qeverisë së re”, Kurti sqaron situatën politike

Published: April 16, 2025
Shpërndaje

Në mbledhjen e 258 të Qeverisë Kurti, e zhvilluar këtë të mërkurë, Kryeministri Albin Kurti sqaroi situatën pas pamundësisë së konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe theksoi se qeverisja e tij do të vazhdojë deri në formimin e qeverisë së re, në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën e vendit.

Kurti u shpreh se pamundësia për konstituimin e Kuvendit ishte si pasojë e mosvotimit nga partitë opozitare për verifikimin e mandateve të deputetëve të rinj.

Ai theksoi se disa nga deputetët që nuk pranuan formalisht mandatet e tyre kërkojnë që ai të japë dorëheqjen, por sipas tij, qeveria do të vijojë detyrat e saj deri në krijimin e institucioneve të reja.

- Publicitet -

“Konstituimi i Kuvendit u pamundësua sepse partitë opozitare nuk votuan për verifikimin e mandateve të deputetëve të tyre. Ata që nuk pranuan formalisht mandatet po kërkojnë nga unë që formalisht të mos jem Kryeministër. Qeveria jonë është në detyrë, pavarësisht se efektivisht kemi dhënë dorëheqjen që nga 23 marsi i këtij viti, kur kemi përmbushur mandatin, por që nga ajo ditë e deri në zgjedhjen e qeverisë së re nga legjislatura e 9-të, Qeveria jonë ushtron të gjitha përgjegjësitë e pushtetit ekzekutiv në bazë të legjislacionit në fuqi”, tha Kurti.

Kurti theksoi se në emër të kabinetit të tij, i ishte drejtuar Kuvendit me një letër, ku e njoftoi për statusin e qeverisë pas datës 23 mars. Ai theksoi se dorëheqja e plotë nuk mund të jepet pasi do të krijohej një vakuum institucional, dhe kjo do të ishte kundër ligjit.

“Ne e dimë se ligji është i qartë, një qeveri në udhëheqje vazhdon detyrat e saj deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Kemi funksione të kufizuara, por kurrë nuk mund të ketë ndalim të funksionimit të qeverisë. Kemi shembuj të presidentëve dhe kryeministrave të kaluar, siç ishte Thaçi, Haradinaj dhe Hoti, të cilët kanë qëndruar në detyrë deri në krijimin e qeverive të reja”, shtoi ai.

Kryeministri Kurti theksoi gjithashtu se si fitues i zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, ai dhe ekipi i tij janë të angazhuar për të vazhduar përpara dhe për të formuar institucionet e legjislaturës së 9-të. Ai siguroi qytetarët se pavarësisht zhurmës opozitare dhe disa mediave, Republika e Kosovës po ecën përpara në fushat e ekonomisë, demokracisë, rendit dhe ligjit, sigurisë dhe paqes.

“Ne po vazhdojmë të veprojmë në interes të qytetarëve, duke ecur përpara dhe duke mbajtur shtetin të funksionojë. Të gjithë duhet të besojnë se Kosova po ecën përpara në të gjitha aspektet e zhvillimit”, përfundoi Kurti.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • Humoristi says:
    April 16, 2025 at 10:31 am

    Si rren veten,kerkon te rreje kosovaret!?

    Reply
  • Flamur Struga says:
    April 16, 2025 at 10:35 am

    Turp me te madh,papjekuri me te poshter se kjo qe ndodhi ne Kuvendin e Republikes se Kosoves,mundesia qe Kosova te rikethehet nen sqetullen reoserbe ,po e rrisin oreksin e nje tragjedie te vertete.Qe opozita te jete kaq e cmendur per karrike,qe brenda saj te kete nostalgjik per qizmen e rende dhe te zeze rusoserbe ,kjo nuk do besoheshte.Fatkeqesisht Kombit,Popullit tone ,kjo qe ndodhi ne prill 15 te 2025,do ze nje vend ne faqet e historise njelloj,si Ahmet Zogolli neper mjet te serbise ,mori pushtetin nga Fan S Noli.Ka ndigjuar ose ka lexuar opozita per kete faqe te zeze?po per lufterat e shume gjeneratave ,per gjakun e derdhur c’do kater ose pese vjete deri ne (1999) kane ndigjuar keto zuzaret e opozites?Opozita ,ka harruar vrasjet ,djegiet,perdhunimet ,gjenocidin ,ata e lakmojne karrike,ligjin e bajraktarizmit.Edhe opozita ,e ka patur Ekzekutivin,Legjislativin e vet,por a u shkeli kemba ne veriun e Mitrovices,a i nderprene funksionimin e organeve paralele rusoserbe ?JOOO,mbase aq ka qen mundesia ,politika globale ose “keshillat” e francezeve rumuneve nuk e mundesuan….Te vjen per te plasur qe zhurma rusoserbe dhe e disa kolaboracionalisteve te vertetohet( nuk jane te zgjuar ,nuk jane per te krijuar shtet…)kjo do te jete nje veprim qe armiqet tane te inspirohen me enderrat e princeve rusoserb,me politiken e milloshevicit ,vucicit,…Turp me te madh nuk ka .Do shpresojme ne zgjedhje te reja te drejta qe te jene per te miren e Republikes se Kosoves..

    Reply
  • Asnjëansi says:
    April 16, 2025 at 10:40 am

    O Fatmir , e kujt i plasi bytha ? Humbet apo fiton ndonjë gjë ti nga Kosova ? Punë e tyre , kokën të hanë .

    Reply
  • xyz says:
    April 16, 2025 at 11:00 am

    Kosova është pjesë Shqipërisë! Jo krahinë serbe. Prandaj na intereson. Aq më shumë që nesër do të bëhemi një! Duan apo nuk duan disa zuzarë.

    Reply
  • TRENI says:
    April 16, 2025 at 11:05 am

    NE GJUHEN SHQIPE THEMI DHE SHKRUAJME ASNJANËS.
    TI “ASNJËANSI” JE GREKO MASKARA ME SHUME MASKA.
    TI GREKO MASKARA I NJËANSHËM: HAJT NE PIDH TE MANAS SOU, ARDHACAK GREK ANADOLLI! JE KARTË E DJEGUR!

    Reply
  • lato says:
    April 16, 2025 at 12:13 pm

    Po ti ne asnjeane n`tajare,ti te shohesh tet eme ne valle,nuk te plas bytha.

    Reply
  • Mollosi says:
    April 16, 2025 at 12:34 pm

    Kushtetuta e thot qe nuk ben qe ne te njejten kohe te jesh edhe deputet edhe kryeminister (minister). Sipas Kushtetutes se Kosoves kryeministri dhe ministrat se pari duhet te dorehiqen nga funksionet qe pastaj te vazhdojne si deputet. Kete gje e din mire Albini, por ai vepron ne kundershtim te Kushtetutes. Interesi i tij eshte qe formimi i qeverise te zhagitet sa me gjat.

    Reply
  • Asnjëansi says:
    April 16, 2025 at 12:45 pm

    Xyz , shko e pyeti kosovarët , janë pjesë e Shqipërisë ? Neve jemi komb kosovar do të përgjigjen , kemi shtetin tonë , flamurin tonë , qeverinë tonë (kur t’a krijojnë) . Dhe këtë nuk e thonë vetëm njerzit e zakonshëm , por edhe gazetarë e analistë kosovarë .

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    April 16, 2025 at 12:54 pm

    Sa më shumë të shpifni për njëri-atrin aq më shumë do ju nxjerr GJUHËN VËLLAU VUÇIÇ.!
    Ajo që ndodhi me Kuvëndin e Kosovës,tashmë e ka radhën PRESIDENTJA E VËNDIT të shprehet.
    Unë di që para zgjedhjeve të REJA-QEVETIA JEP DORHEQJEN,PA JU HEQUR GRADAT E GJENERALIT.PASI NË RAST NEVOJA QEVERIA MBLIDHET PËRSËRI PËR DETYRA SPECIFIKE.!
    Kujdes SHQIPO.Mos u bëni gazi botës,si BBV.!!
    FLM DITA.

    Reply
  • TRENI says:
    April 16, 2025 at 1:24 pm

    NA THOTE ASNJËANSAQIS NJE KURVE GREKE ME SHUME MASKA, ÇFARE THONE VELLEZERIT SHQIPTARE NE KOSOVE.
    TI GREKO MASKARA I NJËANSHËM: HAJT NE PIDH TE MANAS SOU, ARDHACAK GREK ANADOLLI! JE KARTË E DJEGUR!

    Reply
  • Mollosi says:
    April 16, 2025 at 2:23 pm

    Situaten shume mire e shpjegon z. Ethem Lalaj. Albin Kurti dhe ministrat e zgjedhur deputet, duhet te deponojne akte doreheqje formale nga pozitat e tyre,meqe sipas Ligjit s’mund te ushtrojne dy pozita ne te njejten kohë. Kete Ligj e njeh mire Albini por ai me qellim e zvarrite konstituimin e Qeverisë. AI, EDHE PSE I KA 42% TE VOTAVE, NUK PO MUNDET TA beje verifikimin e mandateve .
    E sa i perket komentit te “Asnjëanesi” mund te them se eshte nje manipulim i qellimshem.

    Reply
  • vezhguesi says:
    April 16, 2025 at 2:52 pm

    Kosovaret e te gjithe e pane se kush e pengoi konstituimin e Kuvendit – PDK + AAK qe per turp te tyre ishin ne nje linje me Lista SERBE.
    Kjo i tregoi qarte kosovareve se votat e tyre per Vetvendosjen dhe qeverisja me Vetvendosje eshte mundesia e tyre per ta gezuar realisht ate Pavaresi te Kosoves.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?