Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj lë qelinë pas disa muajsh, mbërrin në Gjykatën Kushtetuese nën masa sigurie
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Veliaj lë qelinë pas disa muajsh, mbërrin në Gjykatën Kushtetuese nën masa sigurie
KronikeLajmi i fundit

Veliaj lë qelinë pas disa muajsh, mbërrin në Gjykatën Kushtetuese nën masa sigurie

Published: October 31, 2025
Shpërndaje

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë ambientet e paraburgimit në Durrës dhe ka mbërritur në kryeqytet, ku do të marrë pjesë në seancën që do të zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese. Gjatë shoqërimit të tij nga forcat e policisë, disa qytetarë të pranishëm në zonë janë dëgjuar teksa komentojnë daljen e Veliajt nga burgu.

“Del Lali Eri sot!”, dëgjohet të thotë një burrë, ndërsa një tjetër i përgjigjet: Lali Eri do dali sot e? Ah sa mirë!.

I prangosur dhe nën shoqërinë e masave të sigurisë, Veliaj sapo ka zbritur nga fugoni i policisë dhe ka përshëndetur i buzëqeshur gazetarët, të cilët po ndjekin hap pas hapi seancën e sotme.

Veliaj ka shprehur ‘dëshirën’ për të marrë pjesë vetë në seancë, ndërsa më 20 tetor gjykata ka vënë në dijeni edhe Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për zhvillimin e saj. Për këtë arsye, Gjykata kërkoi nga Drejtoria e Burgjeve marrjen e masave për shoqërimin e tij nga paraburgimi i Durrësit, ku ndodhet prej muajit shkurt, si edhe SPAK-un.

Seanca e parashikuar ka në fokus shqyrtimin e ankimit të tij kundër vendimit për shkarkim nga detyra, si edhe dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në kryeqytet.

Ndërkohë, punonjësit e Gjykatës Kushtetuese janë parë duke bërë parapërgatitjet për zhvillimin e seancës. Në një video të publikuar, ata shfaqen teksa testojnë mikrofonat dhe kamerat në sallë, mes batutash dhe të qeshurash, për t’u siguruar që gjithçka të jetë gati për procesin e sotëm.

Mësohet se gjatë seancës nuk do të lejohen kamerat e televizioneve brenda sallës, ndërsa pamjet do të transmetohen nga vetë Gjykata Kushtetuese përmes regjistrimeve zyrtare.

 

j.l./ dita

- Publicitet -

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 200-300 euro për një votë, SPAK pushon hetimin për dy kandidatët e Tom Doshit
  • Turqia lëshoi urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij, reagon Netanyahu: Erdogani diktator antisemit
  • Kur Parisi i paqes korrigjonte Versajën e luftës!
  • Alarmi për territorin: Planifikimi urban po humbet rolin e tij ligjor e shkencor
  • Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale

Komentet e Fundit

  1. Dajti on “Diella” është një guaskë e zbrazët dixhitale
  2. Anonymous on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  3. Hysen Likaj on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  4. Replikuesi on Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën
  5. Turisti on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?