Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj me kreun e Komunës së Ulqinit: “Tiranën do e keni gjithmonë krah; ndihmë për projektet e rijetëzimit, siç po bëjmë me Tuzin dhe Preshevën”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj me kreun e Komunës së Ulqinit: “Tiranën do e keni gjithmonë krah; ndihmë për projektet e rijetëzimit, siç po bëjmë me Tuzin dhe Preshevën”
Aktualitet

Veliaj me kreun e Komunës së Ulqinit: “Tiranën do e keni gjithmonë krah; ndihmë për projektet e rijetëzimit, siç po bëjmë me Tuzin dhe Preshevën”

Published: October 8, 2022
Shpërndaje

Tirana po kthehet në një qytet frymëzimi për të gjitha komunat shqipfolëse në rajon. Ulqini, qyteti me më shumë shqiptarë në Malin e Zi, do të rijetësojë Pazarin e Vjetër sipas të njëjtit model me Pazarin e Ri të Tiranës, i cili tashmë është kthyer në një pikë turistike për vizitorët. 
 
Në takimin me kreun i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktarin, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Bashkia e Tiranës është e gatshme të japë kontributin e saj për ta kthyer Ulqinin në një qytet edhe më tërheqës.
 
“Tiranën do e keni gjithmonë krah. Do të ishim shumë të gatshëm t’ju ndihmojmë në arkitekturën apo urbanistikën e re të Ulqinit, apo nëse mund të rinovojmë diçka nga e kaluara, siç kemi bërë këtu me Pazarin e Ri dhe Kalanë, njësoj siç po kontribuojmë për Tuzin dhe Preshevën. Mezi pres të bashkëpunojmë sepse unë besoj fort se suksesi juaj është edhe suksesi ynë, ose anasjelltas: sa herë që ndodh diçka e mirë në Tiranë, është edhe suksesi i të gjithë kryetarëve të bashkive dhe komunave që mundohen të ecin përpara me këtë vizion,” tha Veliaj.
 
Nga ana e tij, Bajraktari vlerësoi frymën e bashkëpunimit dhe tha se Tirana është kthyer vërtet në një model, jo vetëm për Ulqinin, por për të gjitha komunat e vendit fqinj.
 
“Mendoj se menaxhimi i Tiranës është model, jo vetëm për shqiptarët e Malit të Zi, por për gjithë Malin e Zi, për të gjitha komunat atje. Është një shembull shumë i mirë për shqiptarët në rajon, se si ne jemi të gatshëm të udhëheqim një qytet të madh, se si jemi të gatshëm të transformojmë një qytet të madh në një qytet model, në një qytet europian, në një kryeqytet të Rinisë, nesër qytet Europian të Sportit. Është me të vërtetë një krenari, sidomos për ne nga Ulqini, që vijmë nga një qytet pak më i vogël, por shumë i rëndësishëm, i cili është ndoshta dera perëndimore e parë e shqiptarëve në rajon. Jemi shumë dakord që të vazhdojmë me disa projekte urbanistike të Pazarit të vjetër, t’i marrim disa praktika nga Tirana, të bashkëpunojmë, që Ulqini të fitojë një pamje model, që nuk do ta humbë kontaktin me të kaluarën, identitetin e saj,” u shpreh Bajraktari.
 
Kryebashkiaku i Tiranës i dhuroi kryetarit të Komunës së Ulqinit Kullën e Sahatit, si një ogur simbolik për këtë bashkëpunim të ri mes qyteteve.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • mali says:
    October 8, 2022 at 5:32 pm

    Ne mos gabohem “cernaja gore’ka fituar qytetari ne boten turistike boterore dhe e gjen ne shume emisione televizive konkursi qe iu ofrojne udhetime ne kete vend e shoqeruar edhe me foto.Veliaj,meso nga politika e menazhimit turistik nga te gjithe fqinjet qe ke rrotull.Ata nuk ta thone ne sy por i u vjen keq me injorancen tuaj dhe te Rames qe shisni mend kur turizmi shqiptar nuk shihet dhe nuk njihet ne bote.Kjo pune PS-ste do te derdhesh para 1 te marresh 10-te.Turizmi eshte industri me vehte.Rama kujton se i di te tera bashke me ministret lulushanka.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  • Të shtëna me armë në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penalë
  • Çfarë ndodhi në Gjykatë me Metën? Cakrani: Nuk do të jem më avokat i tij, ka humbur mirëbesimi
  • Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm
  • Grabitet vila e Andrea Bocelli-t, hajdutët ikin me 500 mijë euro

Komentet e Fundit

  1. Moza on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  2. Turisti shqiptar on Kafshohet nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon si mbijetoi dhe ka një apel për të gjithë
  3. Indrit on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  4. Muhamet on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten
  5. Replikuesi on Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK aprovon dalje nga qelia për të parë djalin dhe bashkëshorten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?