Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj nga qelia: Gruan e biznesmenit nuk e bëra unë zëvendësministre, po Ols Angoni nuk ka si t’i dijë këto
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Veliaj nga qelia: Gruan e biznesmenit nuk e bëra unë zëvendësministre, po Ols Angoni nuk ka si t’i dijë këto
KronikeLajmi i fundit

Veliaj nga qelia: Gruan e biznesmenit nuk e bëra unë zëvendësministre, po Ols Angoni nuk ka si t’i dijë këto

Published: February 21, 2025
Shpërndaje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia e paraburgimit në Durrës, lidhur me hetimin e SPAK ndaj tij. Veliaj shkruan në reagimin e tij se akuza për të cilën do të flasë sot është ajo lidhur me fluturimin që ka kryer me biznesmenin Gentian Sula dhe se emëroi gruan e tij zëvendësministre në kohën kur drejtonte Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Kryebashkiaku shprehet se ka kryer fluturime në avione me mijëra njerëz në 20 vite dhe pretendon se kjo akuzë e ngritur ndaj tij është e dobët. Për emërimin e gruas së Sulës zëvendësministre, Veliaj thotë se atë titull ta jep Këshilli i Ministrave dhe jo Ministri, ndërsa thotë se prokurori të cilit i referohet si “Ols Angoni”, nuk ka si t’i dijë këto procedura. Në postimin e sotëm të tij, Veliaj ka shprehur dhe vlerësimin e tij për Genta Sula, bashkëshorten e biznesmenit dhe thotë se në ministri ajo drejtoi hapjen masive të zyrave të punës dhe sipas tij riktheu në trend arsimin profesional.

Veliaj edhe në këtë reagim nuk ka kursyer sulmet ndaj prokurorit të posaçëm ku thotë “se ky qafir burrë, që paguhet sa dyfishi im për të bërë drejtësi të re, duhet çuar tek psikologu përpara se të hyjë nën fustane të tjera.”

- Publicitet -

Reagimi i Erion Veliajt: 

Mirëdita dhe bekime gjithsecilit!

Kur Ols Dado me Erjon Banin më burgosën pa gjyq dhe më ndaluan të gjitha kontaktet, me gjasë menduan se do të lodhesha së denoncuari përditë pazarin e tyre të shëmtuar, vetting-un e paligjshëm mbi 20 vitet e jetës sime – 10 vite si aktivist dhe 10 vite si shërbëtor publik.

Në dallim nga ata, unë nuk kam asnjë turp në jetën time, as kam vjedhur, as kam vrarë, as kam shantazhuar, e as do lodhem së zbërthyeri çdo akuzë.

Akuza qesharake që do të zbërthej sot lidhet me sajesën se, meqë kam fluturuar me avion në vitin 2004 (pra, kur isha 24 vjeç), me Gent Sulën, si shpërblim pas 9 vitesh ia bëra gruan e tij zëvendësministre, kur në moshën 33 vjeçare m’u besua të drejtoja Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

1. Unë kam qenë në avione, në të cilët kanë hipur me mijëra njerëz në 20 vite, ndaj kjo provë është po aq e dobët sa karakteri banal i Nesti Violinës, i cili me siguri do ta ketë përfituar vetë ndonjë promovim në detyrë përkundër ndonjë fluturimi me avion apo me pras, për punën a qejfin e dikujt tjetër.

2. Megjithatë, zëvendësministër të bën Këshilli i Ministrave dhe jo Ministri, po Ols Angoni nuk ka si t’i dijë këto, se atë e morën për dore nga kontenierët e noterëve në Portin e Durrësit, ku e futi i ndjeri Kol Olldashi, se i mbeti nëpër këmbë, te prokuroria e përgjithshme ku e tërhoqi një shoqe për shoqni, e më pas në SPAK, ku si dikush me cene profesionale e me devijime psiko-emocionale, mund të kryejë funksione paturpësie antiligjore si kjo me familjen time.

3. Genta Sula është një kryezonjë, kryenënë, tani edhe kryegjyshe, e për më tepër, një kryeprofesioniste nga ato që moçalit tonë i provokojnë vrer e helm. Në ministri ajo drejtoi hapjen masive të zyrave të punës, riktheu në trend arsimin profesional, hapëm shkolla si ‘Herman Gmeiner’ për IT, që i pararendi TUMO-s e Piramidës, bëmë reformën e parë të pensioneve që shpëtoi arkën e shtetit dhe rriti pensionet, dhe në ditën e fundit së bashku, kaluam Ligjin për Hapjen e Dosjeve, që sigurimsat apo xhinsi i spiunave të Zylo Ramizit e morën me aq lemeri.

Tani po e kuptoj hezitimin e saj, kur nga eksperte e Bankës Botërore i thosha të kalonte në shtet, prej skuthave kompleksivë si Ols Violina, që po panë një grua të mençur, të hijshme, të aftë, profesioniste, të pavarur, të dlirë, të artikuluar, të lexuar e të arrirë, i sulen si pitbull me jargë e skërmitje, për t’i thënë vetes “jam i fortë, shih si futem në fustane dhe e mbaj gruan e targetit 9 orë në inkuizicion”.

Por, unë jam Kryetar i Bashkisë së Tiranës, jo anëtar i Urdhërit të Psikologut dhe ky qafir burrë, që paguhet sa dyfishi im për të bërë drejtësi të re, duhet çuar tek psikologu përpara se të hyjë nën fustane të tjera.

Padrejtësia diku, kthehet në padrejtësi kudo, ndaj kjo betejë do fitohet përditë e nga çdokush që do një vend të drejtë.

Ju dua shumë e më merr pafund malli për të gjithë ju!

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Gas Gas says:
    February 21, 2025 at 10:45 am

    Ne Itali te japin deri ne 3 vjet po ofendove keshtu Prokuronin.

    Reply
  • Humoristi says:
    February 21, 2025 at 11:21 am

    I Lali i Fiqve,pa bacelor!Sa me pak te flasesh,aq me pak do te qendrosh ne apsana!Saje qorri kete rruge ndoqi!

    Reply
  • Zoto Kanina says:
    February 21, 2025 at 12:33 pm

    Ke udhetuar me charter me gent sulen o patetik. Charteri eshte fluturim privat e bo me mijera njerez.

    Reply
  • Jugu says:
    February 21, 2025 at 4:49 pm

    Edhe punonjesit e bashkise nuk i besojne me genjeshtrat e tua o Veliaj. Ule koken, bindju ligjit, dhe ler avokatin te prefaqesoj.
    Me lojera femijesh nuk i ben mire vetes. Per publikun e ke marre damken e hajdutit. Tani bej cmos te mos ta marresh dhe nga drejtesia ose me mire te mos e marresh sa te mos mbledhesh dot veten.

    Reply
  • ¿? says:
    February 21, 2025 at 4:57 pm

    Po ky budall cfare e di veten qe e fillon diarrhen e vet gojore duke dhene “Bekime”? Jane te tjere njerez ata qe kane tagrin te japin bekime mer hajdut pordhac. bastard i Ahmaedinaxhadit.

    Reply
  • Drapër-Çekani says:
    February 24, 2025 at 9:04 pm

    Ndyrësira që duhet të japësh llogari e jo ti kërkosh hesap prokurorit e gjyqtarit. Ti gënjeshtar që pretendon se ke bërë shkollë në USA (Edhe për këtë gënjeshtër duhet hetuar e gjykuar mashtruesi Terpanit) e di që është vepër penale ?!
    O fytyrë mut, që vetëm një parti e degjeneruar mund të zgjedhë modele të fëlliqura si ti, ku i gjeti bushtra jote 860 mijë Eurot ?
    Apo i kushte kursyer kapterrja edhe këtë.
    Edhe vilat, edhe qindra mijë erot e mykura…
    Për ju duhet rikthyer dënimi kapital, ndryshe Shqipëria do kthehet në kënetë, që aq e dëshiron Edvin ustai.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?