Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vendimi i Gjykatës: Autori, pasi godit për vdekje Egli Progën fjeti në makinë, ofroi 10 mln lekë…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vendimi i Gjykatës: Autori, pasi godit për vdekje Egli Progën fjeti në makinë, ofroi 10 mln lekë…
KronikeLajmi i fundit

Vendimi i Gjykatës: Autori, pasi godit për vdekje Egli Progën fjeti në makinë, ofroi 10 mln lekë…

Published: August 15, 2024
Shpërndaje

Në vendimin e zbardhur të gjykatës së Korçës për caktimin e masës së sigurisë ndaj Denis Meçes i arrestuar si autor i vrasjes së Egli Progës më 10 gusht 2024 në Pogradec.

Vrasja ndodhi në afërsi të vendit quajtur “Axhensia”, tek rreth-rrotullimi, lagjja nr.2 në Pogradec.

Për Denis Meçen policia e kishte referuar materialin për ‘vrasje me dashje’ ndërsa Prokuroria zbuti akuzën në ‘vrasje nga pakujdesia’ me argumentin se materialet që kishte sjellë policia e kualifikonin veprën penale në këtë akuzë.

- Publicitet -

 

Në vendimin e zbardhur të datës 13 gusht të gjyqtares së Korçës, Luljeta Kole, zbulohet se Meçe pasi është larguar nga vendngjarja ka fjetur në makinë.

Më pas pasi është përmendur ka telefonuar avokatin dhe i ka kërkuar për ta shoqëruar në komisariat.

Në seancën gjyqësore avokati ka thënë se 29 vjeçari ka pasur vullnet për të dhënë shpjegime për atë që ka ndodhur pasi ai nuk ka pasur për qëllim të kryejë vrasjen e babait të dy fëmijëve, dhe as të largohet.

“Avokati Eduart Muçi deklaroi në gjykatë se klienti I tij Denis Meçe nuk ka pasur për qëllim t’i fshihet drejtësisë largimi i tij menjëherë pas ngjarjes ka qenë i pavullnetshëm dhe në kushtet kur ka qenë i dehur. 

Ai ka fjetur në automjet derisa është përmendur, ka telefonuar atë si avokat, dhe pasi i është shpjeguar se çfarë kishte ndodhur, vetë i ka kërkuar për ta shoqëruar për në Komisariatin e Policisë.

Vullneti i tij ka qenë për të dhënë shpjegime në lidhje me sa ka ndodhur, pasi ai nuk ka pasur për qëllim të kryejë vrasjen e një shtetasi, dhe as të largohet, pavarësisht se pasoja është e rëndë dhe kemi të bëjmë me humbjen e një jete’
Garanci 1 mln lekë për të mos e futur në burg

Në dosje zbulohet dhe se avokati ka kërkuar garanci prej 1 mln lekësh për ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ por gjykata nuk e ka pranuar.

Sipas mbrojtjes, arrestimi në flagrance i këtij shtetasi duhet të cilësohet si i ligjshëm, por kërkohet që ndaj këtij shtetasi të caktohet një tjetër masë sigurimi, e ndryshme nga arresti në burg, mbajtur parasysh marzhin e dënimit që parashikon dispozita, rrethanat e kryerjes së veprës penale, mënyrën si ka ndodhur ngjarja, qëndrimin e personit nën hetim, faktin që nuk ka qenë i dënuar më pare, faktin që nuk ekziston mundësia për t’u larguar apo për t’iu fshehur drejtësisë, faktin që nuk ka mundësinë e dëmtimit apo prishjes së provave. Kërkohet nga gjykata që të caktohet si masë sigurimi “arrestin në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ose “Garancia pasurore” në shumën 1.000.000 lekë, e cila është një vlerë e konsiderueshme dhe i garanton gjykatës që nëse ky person i fshihet drejtësisë dëmi ekonomik do të jetë tepër i madh.

Kërkoi ndjesë në gjykatë

Denis Meçe ka kërkuar ndjesë dhe ka thënë që është i keqardhur për sa ka ndodhur, pas nuk ka pasur për qëllim ta dëmtojë dhe aq më tepër ta vrasë të ndjerin.

Vetë shtetasi nën hetim Denis Meçe deklaroi se është dakord me sa parashtroi avokati. Ai kërkon ndjesë dhe është tepër i keqardhur për sa ka ndodhur, pas ai nuk ka pasur për qëllim ta dëmtojë dhe aq më tepër ta vrasë të ndjerin“, shkruhet në vendim.

Më 12 gusht Gjykata e Korçës caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Denis Meçen për akuzën e vrasjes nga pakujdesia’ dhe ‘detyrim me paraqitje’ për tre të arrestuarit e tjerë të akuzuar për ‘moskallëzim krimi’  Voltan Shulku, Arian Manellari e Leonidha Guçe.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Argu says:
    August 15, 2024 at 2:33 pm

    Ok, le ti ulin 2 vjet nga 25 që duhet të vuajë. Minimumi. Ke lën dy fëmijë jetim, ke marrë jetën e një personi dhe ke shkatërruar një familje. Nuk ka falje për vrasësit dhe gjobëvënësit.

    Reply
  • Sul Koburja says:
    August 15, 2024 at 9:06 pm

    Nje pijanec qe vret nje njeri.Kujdes kur pini alkol njerez,mund te beni vepra qe normalisht nuk i beni.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shpërthim me tritol në Durrës, pronari i lokalit i dënuar për vrasjen e një klienti
  • Kapen 6 telefona në Burgun e Durrësit, avokati: Asnjë prej tyre nuk i përket Veliajt
  • Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri
  • Rama emëron Klodiana Spahiun, ministre të Shëndetësisë
  • A do ketë tërmet politik më 6 shtator në Gjermani?

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Rama emëron Klodiana Spahiun, ministre të Shëndetësisë
  2. ¿? on Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918
  3. 1thundrak on Evis Sala dha dorëheqjen, mblidhet PS, a do të ketë ndryshime në qeveri?
  4. ¿? on Përse u largua Ministrja e Shëndetësisë? Zëra se nuk pranoi të firmoste monopolizimin e ilaçeve
  5. ¿? on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?