Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Një jetë që i shpëtoi luftës në Ukrainë, por jo dhunës në Amerikë! Vrasja tragjike e 23-vjeçares ndez debate
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > VIDEO: Një jetë që i shpëtoi luftës në Ukrainë, por jo dhunës në Amerikë! Vrasja tragjike e 23-vjeçares ndez debate
BoteLajmi i fundit

VIDEO: Një jetë që i shpëtoi luftës në Ukrainë, por jo dhunës në Amerikë! Vrasja tragjike e 23-vjeçares ndez debate

Published: September 11, 2025
Shpërndaje

Charlotte, Karolina e Veriut – Një tragjedi e rëndë ka tronditur qytetin e Charlotte-it dhe opinionin ndërkombëtar pas vrasjes së refugjates ukrainase Iryna Zarutska, vetëm 23 vjeçe. Ajo u sulmua me thikë në mënyrë të papritur ndërsa po udhëtonte me trenin publik të linjës “Lynx Blue Line”. Ngjarja ka hapur diskutime të gjera mbi sigurinë në transportin publik, mungesën e kujdesit për personat me probleme të shëndetit mendor, por edhe pyetje të nxehta mbi racizmin dhe mënyrën se si trajtohen refugjatët dhe të huajt në shoqërinë amerikane.

Iryna kishte ardhur në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen për t’i shpëtuar luftës në Ukrainë. Ajo jetonte me nënën, motrën dhe vëllain, ndërsa punonte në një piceri lokale dhe ndiqte kurse anglishteje në një kolegj komunitar. Miqtë dhe familjarët e përshkruajnë si një vajzë të qetë, të dashur për artin dhe kafshët, që ëndërronte të ndërtonte një jetë të re larg traumave të luftës.

Sulmi ndodhi më 22 gusht 2025, pranë stacionit East/West Boulevard. Pamjet e kamerave tregojnë se Iryna u ul në tren pa pasur asnjë kontakt me sulmuesin. Pas disa minutash, ai nxori një thikë dhe e goditi disa herë, mes tyre edhe në qafë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Sulmuesi, i identifikuar si 34-vjeçari Decarlos Brown Jr., zbriti nga treni në një stacion tjetër, ku u arrestua nga policia.

- Publicitet -

Brown ka një histori të gjatë përplasjesh me ligjin dhe probleme serioze të dokumentuara të shëndetit mendor. Familjarët e tij kanë pohuar se ai vuante nga skizofrenia dhe shpesh pretendonte se njerëzit po “i lexonin mendjen”. Hetimet nuk kanë gjetur deri më tani asnjë motiv personal apo racor; gjithçka tregon se sulmi ishte i rastësishëm dhe i shkaktuar nga gjendja e rëndë mendore e autorit. Megjithatë, fakti që viktima ishte një refugjate e re nga Ukraina ka ngritur dyshime dhe debate: a do të kishte marrë kaq pak vëmendje ky rast nëse viktima do të ishte amerikane? A është indiferenca e shoqërisë dhe mediave një pasqyrë e racizmit të fshehur, i cili shpesh e bën jetën e migrantëve më të pasigurt dhe më pak të mbrojtur?

Familja e Iryna-s ka kërkuar drejtësi dhe ka ngritur pyetje mbi sigurinë në transportin publik, si dhe mbi dështimin e institucioneve për të kontrolluar individë të tillë që paraqesin rrezik. Autoritetet lokale kanë premtuar një rishikim të masave të sigurisë në trenat e Charlotte-it, ndërsa debati publik është ndezur lidhur me mënyrën se si trajtohen njerëzit me probleme të shëndetit mendor, por edhe se sa shpesh viktimat e huaja mbeten në hije në krahasim me rastet ku përfshihen qytetarë amerikanë.

Reagimet në rrjete sociale kanë qenë të forta. Shumë përdorues kanë shprehur dhimbje dhe indinjatë, por edhe zemërim ndaj asaj që e quajnë “heshtje selektive” të mediave dhe politikës. Për disa, vrasja e Iryna-s është një simbol i vulnerabilitetit të refugjatëve, të cilët shpesh përballen me paragjykime, izolim dhe rrezik më të madh nga dhuna, për disa të tjerë çështje racizmi. Gjithashtu indinjatë ka shkaktuar dhe mosreagimi i qytetarëve që ndodheshin në tren. Sipas pamjeve të sekuestruara u deshën pothuajse dy minuta që dikush t’i afrohej vajzës, pasi po kalonte gjakderdhje në dyshemenë e metrosë.

Vrasja e Iryna Zarutska mbetet një plagë e hapur dhe një paralajmërim i ashpër. Ajo nuk është vetëm një histori dhimbjeje për familjen që humbi bijën e saj, por edhe një thirrje për shoqërinë dhe institucionet që të reflektojnë thellë mbi sigurinë, drejtësinë dhe barazinë. Në kujtesën e të gjithëve, Iryna do të mbetet simbol i një jete të pafajshme që kërkoi strehë nga lufta, por u përball me një fat tragjik në vendin ku shpresonte të gjente siguri dhe paqe.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2025/09/WhatsApp-Video-2025-09-11-at-10.24.57.mp4

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Aldrinp says:
    September 11, 2025 at 1:56 pm

    Po ju plera, i publikoni keto videot pa i censuruar fare..

    Reply
  • Martin Iden says:
    September 11, 2025 at 8:37 pm

    Qelbesira, per te terhequr njerezit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish
  • Sara Mila: Nuk e çojmë ndërmend as dorëheqjen dhe as zgjedhjet e parakohshme

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  2. Luk11 on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  3. Gani USA on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  4. Vlor on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  5. K R on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?