Fitorja e Paris Saint-Germain në finalen e Ligës së Kampionëve ndezi menjëherë atmosferën në kryeqytetin francez, i cili priste me ankth këtë trofe prej vitesh.Por ky trofe ka sjellë edhe viktima në Paris.
Gëzimi në rrugët e Parisit u kthye shpejt në kaos, ku disa dyqane janë plaçkitur dhe makina janë djegur, ku nuk kanë munguar as bombat molotov.
Një francez 17-vjeçar humbi jetën në qytetin Dax të Francës, gjatë festimeve. Mbrëmë i riu u godit me thikë në gjoks dhe më pas u dërgua në spital ku ndërroi jetë nga plagët e marra.
Në Paris, një grua që po ngiste një skuter u godit nga një makinë dhe vdiq nga plagët e marra, raporton Le Monde.
Disa video të publikuara në rrjetet sociale, tregojnë kaosin e shkaktuar në kryeqytetin francez me tifozët që vraponin nga njëra anë e rrugës në tjetrën përballë shpërthimeve.
Ndeshja po transmetohej në një ekran gjigant, pranë stadiumit Park De Prince ndërsa turma nisi trazirat dhe policia përdori gaz lotsjellës.
Sipas raportimeve në mediat franceze, rreth 5.400 oficerë policie dhe xhandarë u mobilizuan ndërsa të paktën 294 persona u arrestuan.
Një incident i rëndë u regjistrua menjëherë pas fërshëllimës finale, kur mes fishekzjarrëve dhe një turme që brohorisnin, një automjet që po ecte me shumë përplasi katër persona, dy djem 17-vjeçë, një vajzë 23 vjeçare dhe një tjetër 46 vjeçe që për fatin e mirë janë jashtë rrezikut për jetën.
Shoferi tentoi të largohej nga vendngjarja, por vetëm pak minuta më vonë u arrestua nga policia.
Skenat më të rënda u regjistruan në Champs-Elysees, ku trazirat nisën që pas golit të parë të PSG-së. Një dyqan këpucësh u sulmua me raketa dhe sende të forta, ndërsa një tjetër, pjesë e një zinxhiri të njohur arredimi, pësoi të njëjtin fat. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.
Në Grenoble, në jug të Francës, një automjet goditi një grup njerëzish që po festonin, duke plagosur katër persona. Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërsa një është në gjendje kritike. Sipas “Le Parisien”, shoferi dyshohet se humbi kontrollin e makinës dhe nuk kishte qëllim të shkaktonte aksidentin. Pas përplasjes, ai tentoi të ikte për t’i shpëtuar turmës së zemëruar, por më pas u dorëzua tek forcat e rendit.
Në Pau, një qytet në Pirenej, rreth pesëdhjetë persona shkatërruan një autobus dhe një vitrinë dyqani. Në Paris, një vajzë mbeti e plagosur në Place de la Bastille pasi u rrëzua mbi barriera metalike përreth kolonës.
Ministri i Brendshëm francez, Bruno Retailleau, dënoi dhunën dhe autorët e saj duke i quajtur “barbarë”, duke theksuar se ata po shkatërrojnë gëzimin e tifozëve të vërtetë të PSG-së që festojnë në mënyrë paqësore.
🚨#BREAKING: PSG supporters have entered the ring road (Loop) in Central Paris during ongoing clashes in the city.
PSG are currently winning the final 4-0 with 15 minutes left. Free #Palestine pic.twitter.com/vlirTvlgLc
— Gaza’s News (@yemen24a) May 31, 2025
Skena ku vershoi llumi i “francezeve” afrikane qe i mbylli brenda nga panikufrancezet autoktone ne vendin e tyre, duke i dhene kesisoj nje imazh te qarte se ku ka degraduar hapja e dyerve europiane e kthimi i Europes ne AfroAzi prej politikes anti-europiane te “liberalizmit demokratik”.