Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Po raportonte nga protestat në Kaliforni, gazetarja qëllohet me plumb gome
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > VIDEO: Po raportonte nga protestat në Kaliforni, gazetarja qëllohet me plumb gome
BoteLajmi i funditUncategorized

VIDEO: Po raportonte nga protestat në Kaliforni, gazetarja qëllohet me plumb gome

Published: June 9, 2025
Shpërndaje

Gazetarja australiane Lauren Tomasi u qëllua në këmbë me një plumb gome nga policia amerikane, teksa raportonte drejtpërdrejt për protestat kundër politikave të emigracionit të Presidentit Donald Trump.

Incidenti ndodhi gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe autoriteteve në Los Angeles, ku mijëra qytetarë dolën në rrugë për të kundërshtuar vendimin e Trump për të vendosur trupa të Gardës Kombëtare, si pjesë e masave të tij të reja për kontrollin e emigracionit.

Tomasi, e cila raportonte për Nine News, u godit gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, ndërsa përshkruante situatën gjithnjë e më të tensionuar mes protestuesve dhe policisë.

“Pas orësh të tëra protestash paqësore, situata papritur u përshkallëzua. LAPD po lëvizte me kuaj dhe qëllonte me plumba gome në drejtim të turmës”, tha ajo para se të goditej.

- Publicitet -

Pamjet filmike tregojnë një efektiv policie. që shënjestron drejt Tomasit dhe operatorit të saj, përpara se të qëllojë.

Gazetarja shihet më pas duke kapur këmbën, e lënduar nga plumbi i gomës. Një kalimtar i rastësishëm dëgjohet duke i thënë policit: “Sapo qëllove gazetaren!”

Në një reagim të shkurtër, Tomasi u shpreh: “Jam mirë”, ndërsa situata rreth saj vijonte të ishte kaotike.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të ashpra në Australi. Senatorja e të Gjelbërve, Sarah Hanson-Young, i kërkoi kryeministrit Anthony Albanese të kërkojë një shpjegim urgjent nga autoritetet amerikane.

“Është tronditëse dhe krejtësisht e papranueshme që një gazetare australiane të qëllohet nga forcat e rendit gjatë raportimit të saj”, deklaroi ajo.

U.S. Correspondent Lauren Tomasi has been caught in the crossfire as the LAPD fired rubber bullets at protesters in the heart of Los Angeles. #9News

LATEST: https://t.co/l5w7JxixxB pic.twitter.com/nvQ7m9TGLj

— 9News Australia (@9NewsAUS) June 9, 2025

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • intelektuali says:
    June 9, 2025 at 3:55 pm

    O gazeta DITA:

    PO KJO PSEUDO-GAZETARE SHURUFLLA E AUSTRALISE CFARE KERKON TE GANGSTERET MEXIKANE QE I PAGUAN BABA SOROSI NJESOJ SI DROGAXHINJTE E SHQYPNISE PER TE SAJUAR TRAZIRA NE SHBA SI KA PAGUAR EDHE GOVERNATORIN BYTHQIR HOMO TE CALIFORNISE GAVIN NEWSOM PER TA MBUSHUR L.A. ME BANDITE TE DROGES DHE KRIMIT?

    prandaj:

    Mire ja beri polici i LAPD qe fishkulloi bythen shuruflles te Australise, madje duhet te kishte bere me shume se Albanezi australian kujton se eshte bere deti kos ne SHBA dhe komunistet e Sorosit po kerkojne revansh.

    Reply
  • Vl says:
    June 9, 2025 at 5:45 pm

    O ke pir ilacet zotri?

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    June 9, 2025 at 6:19 pm

    Shume simpatike.Tu thafte dora o polic!

    Reply
  • capi says:
    June 9, 2025 at 8:20 pm

    O shoku polic pak me lart or cun, psh nga te ndenjurat. Ti moj goce vendos ndonje lelek a shenje qe je e TV. I thone amerike aty, besoj e ke degjuar ate shprehjen “shoot first and ask questions later”.
    Ate keqen xhaxhi, vei pak akull se do te kaloj.

    Reply
  • Mirësia says:
    June 10, 2025 at 2:13 am

    Kjo është demokracia e famshme Amerikane me Donald Trump në krye. A është ky shteti më demokratik në botë ku respektohen të drejtat e njeriut?

    Reply
  • intelektuali says:
    June 10, 2025 at 3:18 am

    Shikoni BAJGAT e Enverit qe kerkojne te drejtat e njeriut dhe demokracine ne SHBA, kur bandat e kartelit Sinaloa nga Mexica po grabisin supermarkatet ne L.A. te yshtur nga hajdutet e Sorosit duan te imitojne trazira dhe protesta te dhunshme ne mbrojtje te emigranteve qe po thithin ndihmat sociale ne SHBA: Nje emigrante nga Mexica me tre femije perfiton afro $ 2 mije dollare ndihma sociale nga shteti pa punuar fare duke paguar nje qera banese me pak se $ 200 dollare te subvencionuara nga shteti dhe BAJGAT e Enverit i tregojne intelektualit ilacet, nga ky sistem zhvates sorosian kane perfituar pa te drejte me mijra emigrante shqyptare, kryesisht spiuna te Sigurimit te Enverit qe kane mashtruar ne documentat e tyre si Ilir Enver Hoxha me ndihmen e krimineleve enveriste Agim dhe Hamdi Dega qe intelektuali i demaskoi ne Gjykate, komentuesi @capi ja ka kthyer pergjigjen BAJGAVE te Enverit, por pyetja qe shtrohet eshte:

    CFARE KERKON NE L.A. CALIFORNIA KJO PSEUDO-GAZETARE E AUSTRALISE MIDIS BANDAVE NGA MEXICA PA SHENJAT DALLUESE NE VESHJE APO TEK MICROFONI?

    Duket qe dikush e ka paguar kete shuruflle qe te udhetoje dhjetra mije km nga Australia ne Californi qe te kujtoje Bota se Trump dhe SHBA po vdes (HA-HA-HA cfare qyfyresh enveriste) sic shkruajne papushim BAJGAT e Enverit edhe ne kete forum te nerum te gazetes DITA kur ajo qe po vdes dhe po shuhet dita-dites eshte Shqypnia enveriste e Rilindjes me gangsterin Edi Rama ne krye qe po keshtu si bandat e Sinaloas mallkoi Presidentin Trump si “Rreziku dhe fatkeqesia e Botes” nga CNN dhe pagoi nje spiun te Sigurimit te Enverit per te korruptuar FBI.

    Reply
  • Phoenix says:
    June 10, 2025 at 5:02 am

    Ata qe kontrollojne Soros kontrollojne edhe Trump, por si ne c’do shfaqje duhen personazhet Negative dhe ata “Pozitive”, sepse shfaqja nuk ka kuptim pastaj, per trushplaret e MAGA. Eshte ceshtje perceptimi dhe perceptimi eshte nje arme shume e fuqishme, neqoftese kerkon qe te manipulosh ndjekesit e tu ( Konservatoret ). Fakti eshte se Trump po punon kunder Amerikes ( Popullit Amerikan ). Kjo po duket dhe do te duket dhe me qarte ne te ardhmen. Dialektika qe perdorin eshte Problem, Reagim, Zgjidhje. Problemi? Dhune, trazira civile dhe emigrante te paligjshem ( Kete e krijojne vete ). Reagimi? Amerikanet te frustruar nga situata, i kerkojne qeverise se tyre qe te bej dicka. Zgjidhja? Nje shtet totalitar qe nuk do ta rrespektoje me kushtetuten e vendit dhe te drejtat, si dhe per zgjidhje do sygjerohet nje sistem tip STASI ku c’do Amerikan do survejohet dhe kufizohet duke perdorur teknologjine. Nderkohe qe Ameriken po zhysin ne kaos, Trump po i jep Kompanise PALANTIR te drejten qe te perdore dhe manaxhoje te gjitha te dhenat e Amerikaneve, si ne nje shtet Policor qe te kujton kohet e erreta te CHECKA dhe NKVD-se ne kohen e murtajes se kuqe Bolshevike ne Rusi.

    Reply
  • Phoenix says:
    June 10, 2025 at 5:05 am

    Kush nuk e di se c’fare eshte PALANTIR le ta shikoje ne Internet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?