Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vizita në Berlin, Gjiknuri: Europa nuk duhet ta humbë fokusin nga Ballkani Perëndimor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Vizita në Berlin, Gjiknuri: Europa nuk duhet ta humbë fokusin nga Ballkani Perëndimor
Uncategorized

Vizita në Berlin, Gjiknuri: Europa nuk duhet ta humbë fokusin nga Ballkani Perëndimor

Published: September 22, 2022
Shpërndaje

Një delegacion i Partisë Socialiste i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, zhvilloi një vizitë pune në Berlin ku u takua me nivelet më të larta të politikbërjes në Partinë Social-Demokrate Gjermane dhe Bundestagut Gjerman për çështjet që lidhen me Ballkanin Perëndimor.

Gjatë këtyre takimeve ku merrnin pjesë dhe Blerina Gjylameti Sekretare për Organizimin dhe Sekretari Dixhital Etjen Xhafaj, u theksua rëndësia e procesit të integrimit dhe roli i veçantë që luan Gjermania në këtë proces.

“U munduam t’iu shpjegojmë të gjithë interlokutorëve që diskutuam proceset që po zhvillohen në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe “Ballkanin e Hapur”. Mesazhi doli shumë i qartë nga të gjithë bashkëbiseduesit që: Gjermania është mbështetëse e integrimit në Bashkimin Evropian sa më shpejt të Shqipërisë dhe të gjithë Rajonit”, tha Gjiknuri.

- Publicitet -

Konferenca për Ballkanin Perëndimor do të mbahet në Berlin në muajin nëntor nën kujdesin e Kancelarit Scholz. Numri dy i socialistëve, thekson se Konferenca e Berlinit do të ketë në fokus Rajonin dhe do t’i japë një shtysë më të madhe këtij procesi.

“Evropa pavarësisht se ndodhet në një moment të vështirë, nuk duhet ta humbë fokusin nga Ballkani Perëndimor. Natyrshëm, qeveria shqiptare ka një rol të veçantë për ta shtyrë përpara këtë proces. Morëm mbështetjen për masat që ka ndërmarrë qeveria shqiptare dhe për të gjithë politikën e ndjekur nga qeveria “Rama”.

Natyrisht, u angazhuam që do të vazhdojmë në këtë rrugë dhe së shpejti dhe në kuadrin e Kongresit të Partive Europiane Socialiste, ku në agjendë të veçantë do jetë Ballkani Perëndimor, do të theksohet edhe njëherë mesazhi sesa i rëndësishëm është integrimi i shpejtë”, u shpreh Gjiknuri.

Nisur edhe nga ngjarjet në Ukrainë, Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri nënvizoi rëndësinë e përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në proceset e integrimit. “Të gjithë interlokutorët në Gjermani e vlerësojnë këtë proces të nisur dhe patjetër Partia Socialiste ka një meritë të veçantë në këtë drejtim. Morëm mbështetjen nga të gjithë interlokutorët me të cilët patëm bashkëbisedim”, shtoi më tej Gjiknuri.

Gjatë vizitës në Berlin, delegacioni i PS u takua dhe me kryetarin e SPD Lars Klingbeil, Kryetarin e Grupit Parlamentar të SPD Rolf Mützenich, Ministren e Brendshme Federale Nancy Faeser, Ministren e Mbrojtjes Kristine Lampreht, Ministren e Ekonomisë dhe bashkëpunimit ekonomik Svenja Schulze, Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Brendshme Rita Schëarzelühr-Sutter, ish-kryetarët legjendar të SPD Franz Müntefering e Rudolf Scharping, ish-Presidentin e Parlamentit Europian, Martin Schulz, aktualisht drejtues i “Friedrich Ebert Stiftung”, si dhe me një sërë personalitetesh të larta të politikës gjermane.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lea Ypi: Për socializmin moral që bazohet te vlerat universale të Iluminizmit
  • Qipro me shumë dështime dhe pak shpresa!
  • Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare
  • U largua nga Ministri i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari
  • Rrezikon Shqipërinë dhe Maqedonine e Veriut: Kërcënimi i heshtur nga virusi vdekjeprurës Krime-Kongo

Komentet e Fundit

  1. xxx on Ron Yeffet hapi “fermë kuajsh” në resortin e Ergys Agasit, kur ky ishte në kërkim dhe dy javë përpara sekuestrimeve nga SPAK
  2. Patriot on Ambasadori gjerman flet pas provave të reja për Ballukun: Antikorrupsioni në nivele të larta, parakusht i panegociueshëm
  3. M6 on Akuzohet se ka pastruar dhe fshehur 1.5 milion euro, thirret në SPAK deputeti Luan Baçi
  4. Flamur Struga on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  5. blog de musica on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?