Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vjeshta, datat kur do të zhvillohen provimet e Maturës shtetërore dhe të Lirimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vjeshta, datat kur do të zhvillohen provimet e Maturës shtetërore dhe të Lirimit
AktualitetShoqëri

Vjeshta, datat kur do të zhvillohen provimet e Maturës shtetërore dhe të Lirimit

Published: August 12, 2022
Shpërndaje

Maturantët që nuk arritën të marrin nota kaluese në provimet e detyruara apo lëndën me zgjedhje të zhvilluara përgjatë muajit qershor, do të mund të rihyjnë në testimet e sezonit të vjeshtës, ku nëse do tëvlerësohen kalues, do të konkurrojnë edhe për vijimin e studimeve të larta nëpërmjet aplikimeve për kuotat e Raundit të dytë të pranimeve në universitete.

Në udhëzimin e miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, si dhe ajo e Financave dhe Ekonomisë, janë konfirmuar tashmë datat në të cilat do të mund të rijepen provimet nga maturantët e shkollave të mesme të përgjithëshme, atyre artistike, si dhe maturantëve të shkollave profesionale.

Sipas afateve të përcaktuara, provimi i detyruar në lëndën e gjuhës së huaj do të zhvillohet në datën 25 gusht, për të vijuar në datën 30 gusht, ku do të zhvillohet testi i detyruar i gjuhës shqipe dhe letërsisë. Provimi i matematikës për sezonin e vjeshtësdo të zhvillohet në datën 1 shtator, ndërsa testi i fundit që i përket lëndës me zgjedhje do të plotësohet në datën 7 shtator. Po në të njëjtat afate do të zhvillohen edhe provimet e maturës së vjeshtës për nxënësit që kanëndjekur studimet nëshkollat e mesme profesionale.

- Publicitet -

Maturantët që kanë të drejtë tëjapintestimet e vjeshtës

Në provimet e detyruara dhe me zgjedhje të vjeshtës, do të mund të hyjnë të gjithë maturantët dhe kandidatët e tjerë që plotësojnë këto kushte: rezultojnë mbetës në një ose më shumë provime të Maturëstë zhvilluara në sezonin e qershorit, maturantët që rezultojnë mbetës në një ose dy lëndë në vitin shkollor 2021–2022 dhe i shlyejnë provimet shkollore brenda datës 16 gusht, kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2021, por që nuk kanë shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore, si dhe të gjithë kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit, të cilët kanë të njësuar dokumentet shkollore nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit dhe qëkanë detyrime për të dhënë provime të Maturës Shtetërore.

Kandidatët që kanë mbaruar studimet e shkollës së mesme në vitet e mëparëshme, por që do të rikthehen për të dhënë provime në sezonin e vjeshtës duhet që të regjistrohen në shkollën ku kanë përfunduar arsimin e mesëm ose në shkollën, që u cakton drejtoria rajonale e arsimit parauniversitar apo zyra vendore e arsimit parauniversitar në vendbanimet e tyre. Këta maturantë duhet qëtë plotësojnë formularin A1Z, për dhënien e provimeve të sesionit të dytë të Maturës Shtetërore dhe të Maturës Shtetërore Profesionale 2022, nëse nuk e kanë plotësuar atë në sesionin e parë. Ekspertët e MAS bëjnë me dije se janë përcaktuar datat 17-19 gusht si afatet e lëna në dispozicion të këtyre kandidatëve për të bërë të mundur plotësimin e formularit A1Z. Procedura e plotësimit të formularit do të jetë e njëjtë sikundër ndodhi në fazat e shkuara.

Organizimi i provimeve tëmaturës sëvjeshtës

Provimet e detyruara dhe me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2022 dhe provimet e detyruara të Maturës Shtetërore profesionale për sezonin e vjeshtës do të fillojnë në orën 10:00, ndërkohë që maturantët do të kenë në dispozicion 2 orë e 30 minuta për të plotësuar të gjitha pyetjet e testit të secilës lëndë që do të japin si provim të detyruar, apo me zgjedhje.

Edhe për sezonin e vjeshtës bëhet e ditur se testet e provimeve të detyruara dhe me zgjedhje do tëhartohen dhe vlerësohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA). Autoritetet e dikasterit të arsimit bëjnë me dije se provimet do të të zhvillohen të përqendruara në ZVAP, të cilat do të duhet të përcaktojnë qendrat dhe mjediset ku maturantët/kandidatët do të zhvillojnë provimin, duke mundësuar përqendrimin e tyre, sipas kushteve dhe numrit të maturantëve që kanë aplikuar për të dhënë provime në këtë sezon.

Testi i secilit provim, qoftë ky i detyruar, apo me zgjedhje, do të vlerësohet maksimalisht me 60 pikë. Për të qenë kalues, si në provimet e detyruara, ashtu edhe në atë me zgjedhje, maturanti apo kandidati i viteve të shkuara, duhet të marrë detyrimisht 25 për qind të pikëve totale me të cilat vlerësohet testi i secilës lëndë.

Në ditën e provimit, maturanti do tëpërjashtohet kur thyen këto rregulla: “Ndryshon vendin që i është caktuar, merr, jep informacion apo kopje, ose komunikon me maturantë të tjerë, kur bën komente për përmbajtjen ose zgjidhjen e testit, kur mban telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimit, si dhe kur refuzon kontrollin nga ana e administratorëve gjate hyrjes në qendrën e provimit”.

Vetëm maturantët që do të rezultojnë kalues në provimet e sezonit të vjeshtës do mund të aplikojnë për universitetin gjatë pranimeve të Raundit të dytë që do të zhvillohet në mes të muajit shtator. Sipas kushteve të përcaktuara, edhe në këtë raund gara do të zhvillohet sërish me 10 preferenca që duhet të përzgjidhen gjatë plotësimit online të Formularit A2 ndërmjet datave 19 shtator-21 shtator. Ndërsa shpallja e fituesve të raundit të dytë do të bëhet në datën 28 shtator, ku më pas do të vijojnë edhe procedurat e regjistrimit të fituesve. Në këtë raund do të garohet vetëm për kuotat e lira që do të raportojnë institucionet e arsimit të lartë publik pas mbylljes së ciklit të pranimeve të raundit të parë.

Datat e provimeve të lirimit për klasat e 9-ta

Dikasteri i Arsimit ka përcaktuar gjithashtu edhe datat në të cilat do të zhvillohen provimet e vjeshtës për klasat e nënta. Për këtë kategori nxënësish testimet do të mbahen gjatë muajit shtator. Në udhëzimin e miratuar, autoritetet e arsimit bëjnë me dije se për sezonin e vjeshtës provimet e lirimit do të zhvillohen ndërmjet datave 1 dhe 9 shtator. Konkretisht bëhet e ditur se provimi i gjuhës shqipe do të zhvillohet në datën 1 shtator. Pesë ditë më pas, përkatësisht në datën 6 shtator do të zhvillohet provimi i matematikës, ndërsa testi i fundit do të jetë ai i gjuhës së huaj që do të zhvillohet në datën 9 shtator.Sa i takon testit të gjuhës së huaj, lëndët që do të jepen si provim i detyruar, janë: Anglisht, Frëngjisht, Italisht dhe Gjermanisht. Testi i gjuhës së huaj hartohet në përputhje me gjuhën e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2. Nxënësit e klasave të 9-ta të shkollave mbështetëse të seksioneve dygjuhëshe franceze, italiane dhe gjermane japin provim gjuhën përkatëse të seksionit në po në nivelin gjuhësor A2.

Krahas tre provimeve të përmendura më lart, nxënësit e pakicave kombëtare do të zhvillojnë edhe provimin kombëtar të arsimit bazë në lëndën Gjuhë amtare. Ky provim për nxënësit e pakicave kombëtare është planifikuar të zhvillohet në datën 8 shtator. Me përfundimin e provimeve dhe marrjen e rezultateve kaluese nxënësit do të mund të vijojnë më tej me regjistrimin për ndjekjen e studimeve të shkollës së mesme.

Procedurat e hartimit dhe vlerësimit të testeve për zhvillimin e provimeve kombëtare të arsimit bazë do të jenë të njëjta si ato të aplikuara në sezonin e qershorit. Çdo provim kombëtar i arsimit bazë fillon në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta.

Nxënësit me aftësi të kufizuara që ndjekin shkollat e zakonshme, do t’i zhvillojnë provimet kombëtare, bazuar në planin edukativ individual me të cilin punojnë në përshtatje me veçoritë e tyre. Drejtoria e institutit të nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi”, e tërheq testin në Qendrën e Shërbimeve Arsimore (QSHA) një ditë para zhvillimit të provimit dhe e kthen atë në sistemin e shkrimit Brail.

VJESHTA: DATAT E PROVIMEVE TË MATURËS SHTETËRORE PËR GJIMNAZET:

  • Provimi i Gjuhës së huaj do të zhvillohet në datën 25 gusht.
  • Provimi i Gjuhës shqipe dhe letërsisëdo të zhvillohet në datën30 gusht.
  • Provimi i Matematikës do të zhvillohet në datën 2 shtator.
  • Provimi i lëndës me me zgjedhje do të zhvillohet në datën 7 shtator.

 

VJESHTA: DATAT E PROVIMEVE TË MATURËS SHTETORE PËR SHKOLLAT E MESME PROFESIONALE :

  • Provimi i Gjuhës së huaj do të zhvillohet me 25 gusht.
  • Provimi i Gjuhës shqipe dhe letërsisë do të zhvillohet në datën30 gusht.
  • Provimi i Matematikës do të zhvillohet në datën 2 shtator.
  • Provim i teorisë profesionale të integruar do të zhvillohet në datën 7 shtator 2022.

SEZONI I VJESHTËS: DATAT E PROVIMEVE TË LIRIMIT PËR KLASAT E 9-TA

  • Provimi në lëndën e Gjuhës Shqipe do të zhvillohet në datën 1 shtator.
  • Provimi në lëndën e Matematikës do të zhvillohet në datën 6 shtator.
  • Provimi në lëndën e gjuhës së huaj do të zhvillohet në datën 9 shtator.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?