Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbulim shkencor historik në kufirin Shqipëri–Greqi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zbulim shkencor historik në kufirin Shqipëri–Greqi
AktualitetKuriozitete

Zbulim shkencor historik në kufirin Shqipëri–Greqi

Published: November 3, 2025
Shpërndaje

Një zbulim i jashtëzakonshëm shkencor ka vënë në qendër të vëmendjes Shqipërinë. Një ekip studiuesish nga vende të ndryshme të Europës, mes tyre edhe prof. Blerina Vrenozi nga Universiteti i Tiranës, ka identifikuar një koloni gjigande merimangash në brendësi të një shpelle squfuri që ndodhet në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Sipas profesoreshës Vrenozi, ky është një zbulim me rëndësi të veçantë jo vetëm për biologjinë, por edhe për ruajtjen e shpellave dhe ekosistemeve të tyre të brishta. “Lajmi është shpërndarë tashmë me shpejtësi në gjithë botën, pasi paraqet interes shkencor e publik për mënyrën sesi jeta përshtatet në kushte ekstreme”, shkruan ajo.

- Publicitet -

Zbulimi është publikuar në një studim ndërkombëtar me autorë: István Urák, Blerina Vrenozi, Zofia Głąbiak, Ninon Lecoquierre, Cord Eiberger, Mark Maraun, Andrei Ştefan, Jean-François Flot, Traian Brad, Luisa Dainelli, Serban M. Sarbu dhe Raluca I. Băncilă.

Në përmbledhjen e studimit thuhet:

“Ne raportojmë zbulimin dhe analizën e detajuar të një kolonie të jashtëzakonshme të merimangave në Shpellën e Squfurit, një ekosistem sulfidik me bazë kemoautotrofike, në kufirin Shqipëri–Greqi. Kolonia, me rreth 69,000 individë të llojit Tegenaria domestica dhe mbi 42,000 të llojit Prinerigone vagans, shtrihet në një sipërfaqe më shumë se 100 metra katrorë, duke përfaqësuar rastin e parë të dokumentuar të formimit kolonial të rrjetave në këto specie.”

Sipas studimit, analizat shkencore treguan se kjo koloni ushqehet përmes një rrjeti ushqimor të bazuar te biofilmat mikrobikë që oksidojnë squfurin, një fenomen shumë i rrallë që zakonisht ndodh në habitate nëntokësore me kushte ekstreme.

“Popullatat e merimangave të gjetura në këtë shpellë janë gjenetikisht të dallueshme nga ato të gjetura në sipërfaqe. Përveç kësaj, merimangat Tegenaria domestica treguan një model sezonal pjellorie, me tufë vezësh më të mëdha në fillim të verës. Analizat mikrobiologjike zbuluan gjithashtu një diversitet më të ulët bakterial në individët e shpellës, në krahasim me ata që jetojnë në sipërfaqe.”

Sipas autorëve, ky zbulim përfaqëson një rast unik të bashkëjetesës koloniale fakultative te një specie e zakonshme merimangash, e nxitur nga bollëku i burimeve ushqimore në një mjedis kemoautotrofik.

“Ky studim ofron njohuri të reja për mënyrën sesi jeta përshtatet dhe zhvillohet në kushte të jashtëzakonshme, si ato të shpellave me përmbajtje squfuri”, përfundon publikimi.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Kush është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos
  • Një zjarr i vogël në Kuçovë, shenjë e një krize të thellë në PS
  • Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete
  • Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. capi on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  3. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  5. Durres Albania on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?