Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjidhet kryeministrja e parë grua në Japoni, kush është 64-vjeçarja që njihet si “Zonja e Hekurt”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Zgjidhet kryeministrja e parë grua në Japoni, kush është 64-vjeçarja që njihet si “Zonja e Hekurt”
BoteLajmi i fundit

Zgjidhet kryeministrja e parë grua në Japoni, kush është 64-vjeçarja që njihet si “Zonja e Hekurt”

Published: October 21, 2025
Shpërndaje

Kryetarja e Partisë Liberale Demokratike në pushtet, Sanae Takaichi, fitoi një votëbesim në dhomën e u Ulët të parlamentit të martën, duke u bërë gruaja e parë që betohet si kryeministre në Japoni. 64-vjeçarja mori 237 vota, duke fituar më shumë se gjysmën e Dhomës së Përfaqësuesve me 465 anëtarë.

Konservatorja 64-vjeçare njihet si “Zonja e Hekurt” e Japonisë, ajo është një admiruese e ish-kryeministres britanike Margaret Thatcher. Kjo është përpjekja e saj e tretë për tu bërë udhëheqëse, ndërsa është kryeministrja e katërt në 5 vjet nga partia e saj e goditur nga skandalet, LDP.

Takaichi është duke pritur miratimin formal nga dhoma e lartë për tu betuar sonte si kryeministrja e 104-t e Japonisë, duke pasuar Shigeru Ishibën, i cili njoftoi dorëheqjen muajin e kaluar.

- Publicitet -

Një politikane konservatore, fanse dhe bateriste e grupit Iron Maiden, Takaichi merr përsipër rolin ndërsa Japonia përballet me probleme ekonomike në rritje dhe një peizazh politik të fragmentuar dhe të bllokuar dhe vetëm disa ditë para një vizite të planifikuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Pikëpamjet e saj thellësisht konservatore kanë shqetësuar disa anëtarë të partisë së qendrës. Ajo mbështet rishikimin e kushtetutës pacifiste të Japonisë dhe viziton shpesh një vend të shenjtë lufte të diskutueshëm që përmban emrat e të dënuarve për krime lufte gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Situata aktuale e gjen atë përballë sfidave të rëndësishme, ku përballimi i çmimeve të larta të mallrave është një nga më të mëdhatë. Çmimi i orizit, një ushqim bazë në Japoni, është pothuajse dyfishuar që nga viti i kaluar.

Ekziston gjithashtu edhe dhimbja e vazhdueshme e rënies së lindjeve në Japoni, tkurrja e fuqisë punëtore dhe rritja e popullsisë në plakje. Ekziston gjithashtu një reagim publik në rritje kundër imigracionit masiv. Dhe sigurisht që është administrata Trump dhe tarifat që ajo vendosi, të cilat tronditën ekonomitë aziatike në fillim të këtij viti.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 6 shkolla të reja hapin dyert në Tiranë, investimet e nisura nga administrata Veliaj përfundojnë në vitin e ri shkollor
  • Vijon ngërçi për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, një tjetër kandidate kërkon largimin e anëtarit të KLP-së
  • Tension me grupe protestuesish në kryqëzimin kyç të kryeqytetit, shoqërohen disa prej tyre
  • Nis viti i ri shkollor: Mbi 340 mijë nxënës në gjithë vendin, 25 mijë për herë të parë në banka
  • I dërguari i Trump, me mision lobimi në Tiranë për rizgjedhjen e kreut të FIFA-s, Infantino

Komentet e Fundit

  1. rapsodi popullor on Përplasja për pagat në gjyqësor, Rama publikon tabelën: Janë vetë zot, vetë shkop dhe paguhen më shumë se në Greqi
  2. Detari on I dërguari i Trump, me mision lobimi në Tiranë për rizgjedhjen e kreut të FIFA-s, Infantino
  3. Ethem Lalaj on Ish-gjyqtari e shpalli 91-vjeçarin të vdekur, sot e këshillon të ndjekë ankimimin në rrugët e tjera të drejtësisë
  4. Trapajane hesapi on Pacolli në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it
  5. Xha jaho on Nga përdhunimi i nënës, te vrasjet, trafiku i drogës dhe arratitë: Një nga historitë më komplekse të botës kriminale shqiptare

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?