Elidiana Canaj*
Një grup deputetësh, anëtarë të Partisë Demokratike, kanë dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë projekt – ligjin me titull: “PER NDERGJEGJESIMIN, KUJTESEN KOLEKTIVE, EKSPOZIMIN DHE NDESHKIMIN PUBLIK TE REGJIMIT TOTALITAR KOMUNIST”. Ata i luten Kryetares së Kuvendit të marrë masat për nisjen e procedurave parlamentare për shqyrtimin dhe miratimin e këtij projektligji. Sipas synimeve dhe objektivave që ata përshkruajnë në shpjegim kuptohet që duan të fshijnë nga Historia e Shqipërisë dhe Historia e Popullit Shqiptar 50 vjet që ata i llogaritin nga viti 1941 – 1991! Çuditërisht të gjithë këtë periudhë e konsiderojnë “regjim totalitar komunist”. Pavarësisht nga rezervat teorike shkencore për terminologjinë e përdorur, për të cilat do të ndalem më pas, që në fillim dua të shprehem në mbrojtje të së drejtës, por edhe të përgjegjësisë së pakundërshtueshme të çdo shqiptari për të njohur historinë e vet që nga parahistoria e në çdo epokë pasardhëse! Çdo shqiptar atdhetar e ka për detyrë e përgjegjësi ta ruajë me fanatizëm historinë e vet e ta përcjellë brez pas brezi ashtu si është zhvilluar ajo me të gjitha të vërtetat, pavarësisht nga ndikimet politike apo sistemet ekonomike politike e shoqërore!
Besoj, autorët e këtij projekt-ligji e dinë mirë që epokat historike nuk fshihen me gomë si shkrimet në letër! Ato nuk mund të eliminohen as me urdhra partiake apo ligje parlamenti! Historia as nuk bëhet e as nuk ribëhet sipas dëshirave subjektive edhe pse ajo është rezultante e jetës dhe veprimtarisë së shoqërisë njerëzore në breza e brez pas brezi dhe ka në themel ligjësi të përgjithshme objektive, por edhe të veçantë. Vitet, si njësi matëse e kohës nuk mund të anulohen me ligje juridikë!
Autorët duhet ta dinë mirë raportin mes objektives dhe subjektives, ligjësive të përgjithshme dhe ligjeve juridike, rolit të njerëzve dhe të njerëzimit në histori! Po kështu kultura si mënyra e ekzistencës, marrëdhënieve dhe veprimtarisë së njerëzve në breza është edhe tregues edhe mjet i zhvillimit progresiv të saj! Ajo manifestohet dhe përcillet natyrshëm nëpërmjet veprimit e bashkëveprimit mes njerëzve! Askush nuk mund të guxojë të mohojë në mënyrë subjektive as trashëgiminë e kulturës etnike mijëravjeçare të shqiptarëve, as edhe pjesë të saj! Po të ishte në dorën tonë apo të partive politike do të “anulonim” pjesë apo vite që nuk na pëlqejnë nga jetët tona! Por nuk është e mundur as teorikisht e as praktikisht!
Diaspora jonë e vjetër dhe e re i mbart, i ruan me fanatizëm vlerat e kulturës sonë etnike dhe krenohet e dëshmon përkatësinë dhe identitetin kulturor shqiptar! Në vendet ku jetojnë e punojnë nuk ua ndalon kush të shohin filmat shqiptarë, të dëgjojnë këngë, të lexojnë libra artistikë e studimorë në të gjitha gjinitë, të manifestojnë shqiptarizmën e tyre dhe të meritojnë besimin e nderimin e komuniteteve të tjerë. Si do t’ia bëjnë këta zotërinj me këtë ligj që edhe sikur të pranohet këtu (gjë që nuk mund të arrihet), nuk do të mund t’i përgjigjet shqiptaria e diasporës?
Këtu i referohem Kushtetutës së RSH dhe rregullores së Kuvendit në një pikë vetëm për të drejtën për të propozuar ligj! Por, mesa mund të pohoj, ky projekt ligj i propozuar nuk ka pika prerjeje me kushtetutën në përmbajtjen, synimet, metodologjinë dhe as në rrugët e zbatimit të tij!
Gjithashtu, në paraqitjen e këtij projekt-ligji konstatoj terma shkencërisht të gabuara, historikisht të papranueshme dhe praktikisht të pamundura e të dëmshme!
Po t’i referohemi përcaktimit të sistemeve ekonomike e politike, nuk njihet kund Regjim Totalitar Komunist! Komunizëm konsiderohet sistemi ku shteti shkon drejt shuarjes! Pra ky ligj kërkon të zhbëjë atë qe nuk është!
Nga pikëpamja historike: në vendin tonë as është deklaruar as ka ekzistuar komunizmi! Sistemi ekonomik politik e shoqëror në Shqipëri ishte Socializmi – që konsiderohet periudhë kalimi nga kapitalizmi në komunizëm! Rrjedhimisht synimi i këtij projekt – ligji bie!
Referuar realitetit tek ne, prej vitit 1991 kemi hyrë në ekonominë e tregut bazuar mbi pronën private dhe, nga pikëpamja politike, jemi në pluralizëm partiak e ideologjik! Praktikisht sistemi socialist ka rënë! Çfarë kërkohet tek sistemi?!
Gjithashtu ndërgjegjja, mendimi pasqyron realitetin! Nëse duam që njerëzit ta duan sistemin ku jemi, duhet të ndihen më mirë se në sistemin që lamë pas! Ndryshimi në ndërgjegje nuk arrihet me inatet, mllefin apo nxitjen e hakmarrjes subjektive të kujtdo qoftë! Sa më shumë të tregojmë egërsi me çfarëdo mënyre subjektive që të sajojmë, sado të përpiqemi të dhunojmë kujtesën, aq më shumë do të bëjmë efektin bumerang!
Me përulje, krenari e respekt përmend këtu rolin e fuqishëm të kujtesës atdhetare të Arbëreshëve, në mbrojtje të vlerave historike, kulturore etnike atdhetare arbërore e shqiptare! Pra edhe pse Ata jetojnë në kushte të ndryshme materiale, shoqërore dhe ekonomike e natyrore nga dheu amë, kanë ruajtur dhe përcjellin brez pas brezi vlerat “nën urdhrin” e brendshëm të ndërgjegjes atdhetare si individuale ashtu edhe kolektive! Si do t’i arrijë objektivat ky projekt ligj?
Si do të ndalohen festat që festoheshin në “regjimin totalitar komunist”? Nuk do të festojmë Vitin e Ri, 7 e 8 marsin, 1 majin, ditën e Verës, 16 shtatorin, 28 e 29 nëntorin? !
Si mundet te anulohen me ligj 50 vjet nga historia e Shqipërisë dhe e Popullit Shqiptar?
Si mund të konsiderohen vitet e LANÇ pjesë e regjimit totalitar komunist? Ato vite dhe ajo luftë na sollën lirinë! Në ato vite u arrit të shpëtohej Shqipëria e të sigurohej mëvetësia e arritur më 28 nëntor 1912, ndonëse vetëm në 28.000 km2. Ato vite dhe ajo luftë, me meritë na bënë pjesë të koalicionit antifashist botëror dhe na siguruan aleatët më të mëdhenj të botës Antifashiste të kohës! Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare na bën krenarë dhe na “imponon” respekt e mirënjohje për ish-luftëtarët e lirisë, për dëshmorët, heronjtë tanë. Çlirimtarët vepruan në drejtimin e duhur të zhvillimeve historike dhe na shpëtuan nga pushtimi nazifashist e bashkëpunëtorët e tyre! Ata mbeten modeli atdhetar e luftarak nga duhet të mësojmë e të frymëzohemi brez pas brezi për të siguruar ecjen përpara të vendit tonë! Ne jemi popull me histori të lavdishme! Ne nuk na mungojnë heronjtë tanë, ndaj nuk do të na i falin brezat nëse i cenojmë! Por, siç duket, lavdia dhe heroizmi i verbojnë tradhtarët e kombit, tradhtarët e historisë! Sipas këtij projekt ligji, autorët duan t’i fshijnë edhe vitet e LANÇ të Popullit Shqiptar nga Historia jonë nën pretekstin absurd të përfshirjes së tyre në regjimin totalitar komunist! Turp për mosmirënjohjen e tyre ndaj historisë dhe paraardhësve tanë! Keqardhje për injorancën dhe ligësinë e tyre të paskrupullt.
Lufta dhe fitoret frymëzuan krijuesit dhe veprat e tyre në të gjitha fushat e krijimtarisë dhe iu kthyen me të gjithë forcën mobilizimit e frymëzimit atdhetar të luftëtarëve, dëshmorëve Heronjve për të finalizuar fitoren e lirisë mbi pushtuesit nazifashist e dhe bashkëpunëtorët e tyre! Ndërsa ky projekt ligj synon të ligjërojë mohimin e sakrificave, jetët dhe gjakun e derdhur për Liri! Kërkon te “fshije” nga trashëgimia historike kulturore çdo krijim të materializuar ne shkencë, artet figurative: pikture, skulpturë, në artin skenik e kinematografik, në edukim…. Nuk kam lexuar nëse kërkon të prishi gjithçka e ndërtuar ne atë kohë me mundin e djersën e shqiptarëve: qytetet, fshatrat, ndërtimet rezidenciale, hidrocentralet, ndërtesat social kulturore, universitetet, historinë e tyre… Mbase ky “AUTORITETI Qendror” do të bëjë çudira (sepse duket i plotfuqishëm) kudo. Ai pretendohet të jetë “zot” në hartimin, kontrollin, zbatimin e ligjit. Pretendohet te beje edhe urdhërdhënësin deri tek institucionet qendrore të shtetit edhe gjykatësin, gjobvënësin dhe ekzekutuesin e ndëshkimeve!
Synimi i vërtetë i këtij projekt ligji është ligjërimi i kaosit në vend dhe çoroditjes në mendjet e njerëzve! Synimi i vërtetë i tij është të na lerë edhe pa heronjtë tanë historikë kombëtarë, pa modelet e edukimit atdhetar! Sipas këtij projekt ligji duhet të “hiqen” emrat e Dëshmorëve, heronjve të LANÇ në emërtimet e rrugëve, institucioneve! Cilët do të jenë kriteret dhe synimet për këtë përmbysje? Cilët do të jenë modelet e të ardhmes sonë, modelet për brezat?
Po sikur, kështu me ligje të “hiqnim nga Historia jone 500 vitet e robërimit osman? Po sikur të hiqnim çdo periudhë që nuk na pëlqen ose që dikujt nuk i pëlqen?! E kemi këtë fuqi, atributin?!
Njeriu vërtet është i fuqishëm, por është i fuqishëm kur njeh mirë ligjet e zhvillimit real objektiv dhe vepron në përputhje me kërkesat e natyrën e ligjeve! Njeriu është i fuqishëm kur njeh prirjen e përgjithshme të zhvillimit në natyrë, shoqëri e mendim dhe mbështet e i përgjigjet me kuptimin, veprimin, sjelljen e tij prirjeve progresive për të lehtësuar dhe përshpejtuar procesin progresiv të zhvillimit! Edhe nëse ka forca njerëzore, politike që bien ndesh me progresin, sillen e veprojnë në sensin regresiv, kapen apo mbështetin të vjetrën, anën negative, regresive, në procesin e të kundërtave, e keqja, negativja, regresivja, nuk mund të triumfojnë përfundimisht. Kthimi pas është i përkohshëm! Fatkeqësi kush nuk e kupton! Mjerë kush e kërkon ta mbulojë me turp historia! Koha nuk kthehet pas!
Dua të shtoj që mes autorëve të projekt ligjit ka juristë të mirëpërgatitur, por nuk mund ta kuptoj që të mund të arrijnë në shkelje të tilla shkencore historike e gabime të rrezikshme në praktikë!
Flitet për krime ndaj individëve apo grupeve të caktuar… Sistemi, që sipas tyre, i kishte ne natyrë, nuk është më! Individët apo grupet që kanë respektuar e zbatuar rregullat e ligjet e atij sistemi nuk përbëjnë më rrezik, sepse nuk “kanë gjë në dorë”, ose nuk janë më! Atëherë çfarë do të bëjë ky ligj? Do të ngjallë hakmarrjen? Do të shkaktojë konflikte sociale, politike? Do të shkaktojë destabilitet? Do ta prezantoje Shqipërinë si një vend të pasigurt në rajon, në Europë, në botë? Atëherë, antikombëtarizmi i synimeve duket qartë! Ky projekt ligj synon të pengojë negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE! Synon të ulë besueshmërinë e aleatëve tanë kudo në botë? Synon të institucionalizojë hakmarrjen, vetëgjyqësinë, urrejtjen, përçarjen! Këtë le ta thotë hapur e ta artikulojë qartë grupi i nismëtarëve! Me përmbysjen e historisë, ky projekt ligj synon të sigurojë sundimin apo pushtetin e pakicës mbi shumicën nëe një mjedis që fillon nga “0” pa Histori???!!!!?, pa simbole, pa vlera, pa kujtesë, pa të shkuar, pa filma, pa piktura, pa muzikë, pa teatro, pa balet, pa valle, pa veshje tradicionale, pa folklor, pa festa, pa punë studimore shkencore, pa Libra historie e pa vepra letrare, punë e vepra që bënë me emër brenda e jashtë kufijve shtetërorë krijues e interpretues të shquar dhe i ngritën Ata në piedestal nderi me meritë! Trashëgimia jonë kulturore etnike na nderon e na bën krenare e të respektuar edhe në botë!
Nuk e di, mbase e kanë harruar nismëtarët se mos ndoshta duhet te ndalohet kulinaria e traditës, moda, mobilimi, punët e dorës, ndonjë vlerë e atyre viteve që na shërben domosdoshmërisht sot! Po njerëzit, përfshirë edhe mua, që po shkruaj, që kemi lindur, jetuar, mësuar, studiuar, përgatitur profesionalisht në ato vite, dmth para viteve ‘90 a do të na mbrojë ky projekt ligj? Apo edhe ne duhet të ruhemi në muze si e gjithë trashëgimia nga e kaluara?
KY PROJEKT LIGJ NUK MUND TË KALOJË! KUVENDI I SHQIPËRISË NUK MUND TË BJERË NË KËTO NIVELE!
DO TË JETË TURP EDHE PËR OPOZITËN VETË NËSE DO TA PRANOJË!
TËRHIQENI KËTË VEPËR TURPI SA NUK ËSHTË VONË! DO TË ISHTE MË MIRË PËR JU ZOTËRINJ DEPUTETË TË PD!
*Nënkryetare e Komitetit Kombëtar të Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ-it “Nderi i Kombit”
E keni shkruajtur me shumë kulturë zonj. Canaj. Problemi është se ata që duan t’a kthejnë në ligj janë neofashista, njësoj si shënimet e Kadri Cakranit, që Dita e ka botuar sot. Fjalën “demokraci” e kanë vetëm për fasadë, por nuk janë demokratë, janë pinjollë të fashistëve dhe nazistëve të Luftës së Dytë Botërore.
Ankohu ne Beograd dhe Moskë.
Sllavo-komunistët në litar
o arben o xhihadist antikomunist islamik.
çke me komunistët që i etiketon sllavokomunist.
komunistët(ata të vërtetët) nuk kan thën ti varim të tjerët për idet e tyre. ideologjia islame gjoja predikon gjëra të mira e jo të këqija si varjet.
apo dihet.
ësht fasadë njëlloj si emërtimi demokraci që bëjn neofashistët
Akoma po meren parlamentaret me keto gjera?Lerjani Paskal Milos me shoke te meret me keto.Ju deputete lexoini keto kur te jeni me pushime me qe keni deshire.Populli do PUNE,JETESE NORMALE ,qetesi .Jepni alternativa per zhvillim ekonomik e mireqenie,shfrytezim racional i te gjithave burimeve ne te mire te qytetarit dhe nje politke te jashtme ne favor te shqiperise.Si patriote vendosni ne fokus ceshtjen shqiptare :Bashkimi Shqiperi-kosove.Nuk iu intereson kjo?Atehere jeni duke bashkepunuar me armiqte e Shqiperise.Ne cilen familje kosovare e gjen ate flamur blu qe perfaqeson kosoven?Asgjekundi.C’fare flamuri mbajne me krenari shqiptaret ne bote?vetem nje :Kuq e zhgabe dykrenore.
Faleminderit Z. E.Canaj per artikullin informues dhe argumentat qe paraqesni kundrejt çeshtjes qe sillni per diskutim. Ju e argumentoni ne menyre llogjike e historike marrezine e radhes qe kerkon te sjelle ne jete grupimi arkaik dhe regresiv i PD-se.
Jam plotesisht dakord me mendimet e shtjelluara nga ju ne kete artikull te perkryer. Do te shtoja me teper se grupi i lartpermendur nuk eshte vetem regresiv por ne te vertete ata jane neofashiste te deklaruar qe ne boten e sotme demokratike duan te mbrojne e shpetojne vepren kriminale te paraardhesve te tyre: tradhetareve dhe kuislingeve shqipetare qe bashkepunuan me nazifashistet gjate luftes se dyte boterore.
Keta deputete sa mendjeshkurter dhe hileqare, po aq dhe koketrashe, nuk e kane hallin te fshijne nga kujtesa kombetare historine dhe arritjet e shumta te sistemit socialist, megjithese ishte totalitar, por duan te fshijne historine e lavdishme te LANÇ Shqipetare. Eshte ajo periudhe qe ka mbuluar me turp baballaret dhe sojin e sorollopin e tyre qe u bene sherbetore dhe spiune te pushtueseve fashiste. Keta tradhetare dhe faqezinj, bashke me padronet e tyre nazifashiste, punuan qe Shqiperia te mbetej e roberuar dhe luftuan me arme kunder partizaneve dhe forcave atdhetare qe derdhen gjakun per çlirimin e atdheut nga roberia.
Dekomunistizimi është vepër e antishqiptarëve me qëllim mohimin e LANÇ dhe pohimin e kolaboracionizmit me fashistët dhe pranimin e teorisë së Caldarisit. Në praktikë teoria e caldarisit ndodh kështu: Nga V deri në shkumbin bëhet serbi
nga J deri në Shkumbin bëhet Greqi
Oj Rita.
Debimi i cameve filloi ne qershor 1944 ne Paramithi edhe vazhdoi edhe ne muajt ne vazhdim edhe ketu e ke se camet kete perkujtojne gjithemone ne qershor:
https://sq.albanianews.it/histori/2196-deshmi-masakra-paramithi
Per te genjyer genjen ti oj Rita oj debile.
Oj Rita.
Ne 1946 nuk kishte fare me came ne Cameri. Camet e fundit u debuan ne Mars 1945. Por debimi i shumices se cameve kishte ndodhur nga qershori i 1944 edhe ne vazhdim ne muajt e luftes. Pas luftes qeveria e Enver Hoxhes i kerkoi OKB-se edhe Fuqive te Medha SHBA edhe Britanise qe camet te ktheheshin por SHBA edhe Britania e kishin urdheruar vet debimin e cameve nga Cameria qe camet ortodokse pas lufte te asimiloheshin plotesisht edhe te mos e deklaronin me veten e tyre shqiptare ashtu sic edhe u be edhe me arvanitet.
Ishte 1944 edhe kohe e luftes. Ne Tirane ishin pushtet ballitet-zogistet edhe te gjithe fashistet e tjere shqiptare. Ca ben keta per camet? Greqia e pushtuar ishte. Pse nuk vepruan keta ballistet-zogistet e qeverise tende fashiste te Tiranes? Atehere ishte momenti historik per ta ndaluar debimin e cameve. Ju ballistet-zogistet deshtuat si per cdo gje tjeter.
Prandaj ti Rita mos genje me per datat se datat i ka interneti plot sa te duash edhe faqet balliste-zogiste qe shkruajne per debimin e cameve e thone hapur qe nisi ne qershor 1944 ne kohen e luftes. Nuk e mohen dot askush kete. Edhe emisionet e abc news e thone gjithemone. Eshte sikur te thuash ti qe Shqiperia u clirua ne 1945 edhe jo ne 1944. Mos u bej qesharake tani oj Rita se ti hiqesh edhe si intelektuale.
Ai maskarai juaj Zogu vrau gjithe ata patriote shqiptare si Bajram Curri, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Elez Isufi, Avni Rustemi etj. Pse nuk flet per keta patriotet e vrare nga Zogu ti oj Rita? Pse merresh me Enverin ti? Mire beri qe ne 1945 i vrau tradhetaret edhe armiqte e kombit shqiptar ashtu sic vrau fashistet ne kohen e luftes. Partizanet e Enverit vrane gjithesej 26.500 ushtare fashiste. Gjenerali i ushtrise se vdekur eshte shembulli real qe tregon per kete. Fitorja e LANC-it ishte si fitorja e UCK-se se edhe LANC edhe UCK u mbeshteten fuqishem nga SHBA edhe Britania.
E kupton sa qesharake qe je ti Rita?