Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 140 pemë të reja për Tiranën, Veliaj: Deri në 2030 mbjellim 2 milionë pemë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > 140 pemë të reja për Tiranën, Veliaj: Deri në 2030 mbjellim 2 milionë pemë
Uncategorized

140 pemë të reja për Tiranën, Veliaj: Deri në 2030 mbjellim 2 milionë pemë

Published: October 3, 2022
Shpërndaje

Kopshtit Zoologjik të Tiranës iu shtuan 140 pemë të reja, dhuratë e Vodafone Albania për qytetin. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se e vlerëson shumë këtë gjest domethënës për kryeqytetin.

“Asnjë s’ia del dot vetëm, kështu që sot kemi një ndihmë prej 140 pemësh të rritura. E vlerësoj shumë, sepse ka rëndësi edhe dhurata që merr. Vodafone Albania përfaqëson realisht një qytetari moderne, të njerëzve që dinë të jenë profesionistë në punë, por e kuptojnë se fatin e kanë lidhur me të tjerët, e kanë lidhur me familjen, me qytetin, me pastërtinë, me gjelbërimin. Shumë faleminderit për ndihmën”, u shpreh Veliaj.

Ai solli në vëmendje se vjeshta është periudha më e mirë për të mbjellë pemë, duke i ftuar të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj fushate.

- Publicitet -

“Edhe Superman nuk ia del dot vetëm, prandaj duhet ndihmë nga të gjithë ata që krijojnë komunitet me shumë dashuri, me shumë pasion dhe shumë përgjegjshmëri. Me këtë aksion të sotëm, ne deklarojmë të hapur stinën e mbjelljeve për Tiranën. Secili mund të mbjellë pemë edhe te pallati, shtëpia, lagjja e vet. Nuk duhet as autorizim, as leje. Po gjetët një vend që është bosh, mbillni një pemë dhe secili prej nesh ka lënë një shenjë në qytet”, pohoi Veliaj.

Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, Katia Stathaki falenderoi kryetarin Veliaj për bashkëpunimin.

“Faleminderit shumë Erion për mundësinë, për të nisur punën tonë me diçka kaq të mrekullueshme, siç është mbjellja e pemëve, diçka që shikon për nga e ardhmja dhe që na jep shpresë. Kjo është një dhuratë nga stafi i Vodafone për qytetin ku ata jetojnë dhe për Shqipërinë. Kur ne të rritemi, apo të plakemi, këto pemë do jenë këtu për fëmijët dhe kjo është vetëm një pjesë e vogël e asaj çka Vodafone kërkon të bëjë dhe po bën për vendin, si edhe për mjedisin në përgjithësi. Ne e konsiderojmë këtë si një përgjegjësi tonën dhe si pjesë të strategjisë tonë. Tashmë po e shtrijmë nismën e mbjelljes së pemëve, që do të jenë më shumë se kaq, dhe jemi vërtet të kënaqur që ndodhemi këtu. Faleminderit për bashkëpunimin e mrekullueshëm dhe për atë që me shpresë do kemi në të ardhmen dhe do të keni mbështetjen tonë për të gjithë nismat që zbatoni në qytet”, përfundoi drejtoresha e Vodafone Albania.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 13 nëntor 2026
  • Pasqyra e Dublinit
  • BSH: Tensionet e brendshme sociale do ndikojnë turizmin, shërbimet dhe do ushqejnë inflacionin
  • VIDEO: ​Super-gol i Ernest Muçit e më pas Manaj, Shqipëria triumfon 2 me 0 ndaj Finlandës në Tiranë
  • Është e vërtetë që Shqipëria e momentit kur Ismail Qemali shpalli pavarësinë ishte 92 mijë km2?

Komentet e Fundit

  1. labi doktori on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  2. Leshi on Nga “rivitalizimi” te kulla 65-katëshe: Themelohet kompania që do të ndërtojë mbi truallin publik te Pallati i Kongreseve
  3. Ramazoni pri Tirone on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  4. Flamur Struga on Përplasja për pagat: Qeveria shqiptare përballë gjyqtarëve dhe prokurorëve
  5. Flamur Struga on Shqipëria do të bëhet vendi më i ri në rrjetin ndërkombëtar të lëvizjes hebraike Chabad-Lubavitch

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?