Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ajo zemra jote e vogël…” Fjalët e Trump si ultimatum dhe tallje për Zelenskin dhe pyetja: A mundet BE të mbrojë Ukrainën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Ajo zemra jote e vogël…” Fjalët e Trump si ultimatum dhe tallje për Zelenskin dhe pyetja: A mundet BE të mbrojë Ukrainën
Lajmi i funditopinion

“Ajo zemra jote e vogël…” Fjalët e Trump si ultimatum dhe tallje për Zelenskin dhe pyetja: A mundet BE të mbrojë Ukrainën

Published: November 23, 2025
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

CNN shkruan se raportimet “për zbutje” nuk janë shumë reale dhe se presidenti amerikan Donald Trump tashmë i ka dërguar një sinjal të qartë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për 28 pikat: Pranoji, ose Ukraina do të përballet vetëm me pasojat e luftës.

Sipas një analize të CNN, plani 28-pikësh  i është paraqitur Kievit me një kërcënim të nënkuptuar nëse nuk pranohet. Kjo nismë sugjeron një qasje shumë më të ashpër ndaj Ukrainës.

- Publicitet -

Ndërkohë fjalët e Trump ndaj Zelenskyt “can continue to fight his little heart out” kanë bërë xhiron e globit. Ky ultimatum i mbuluar me tallje në shqip mund të përkthehet: “Zelensky mund të vazhdojë të luftojë me atë zemrën e tij të vogël”.

Këto fjalë janë qartësisht cinike dhe patronizuese. Trump i drejtohet presidentit ukrainas me një përçmim të maskuar si “kompliment”, duke minimizuar qëndresën e Ukrainës.

Përdorimi i fjalës “little” (e vogël) e bën frazën të tingëllojë si nënvlerësim ose përqeshje, duke e paraqitur Zelenskyn si të pafuqishëm ose naiv në përballje me realitetin brutal të luftës pa mbështetje të jashtme.

Kjo retorikë është tipike për stilin e Trump: provokues, i ngarkuar me mesazhe të dyfishta dhe i dizajnuar për të ushtruar presion psikologjik publikisht – thonë analistët.

Gjithsesi, pa mbështetjen e SHBA, Ukraina do ta kishte jashtëzakonisht të vështirë të vazhdojë luftën në të njëjtin nivel. SHBA ka qenë donatori më i madh i armëve, municioneve të avancuara, sistemit HIMARS, mbrojtjes ajrore Patriot etj. Humbja e këtij burimi do krijonte boshllëk të madh.

Fondet amerikane kanë ndihmuar në mbulimin e buxhetit të Ukrainës, duke ruajtur funksionimin e shtetit në kohë lufte.

Edhe BE ka ofruar ndihmë të madhe, por është më e fragmentuar politikisht dhe më e ngadaltë në vendimmarrje. Gjermania, Franca dhe Britania mund të shtojnë mbështetjen, por kapaciteti ushtarak europian është më i kufizuar se ai amerikan.

Europa mund të luajë rol më të madh, por nuk mund ta zëvendësojë plotësisht SHBA-në pa një riorganizim serioz të kapaciteteve të veta. Nëse SHBA tërhiqet, Ukraina do të duhet të bëjë kompromis ose të përballet me një luftë që do bëhet shumë më e vështirë. E ndoshta e pamundur.

—-

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • neutralitet-stabilitet says:
    November 23, 2025 at 10:39 am

    Kush BE do mbroje Ukrainen…Unioni qe ngrohet me gaz nga Rusia tere dimrin? Ka 3 vjet lufta atje, pse nuk e mbrojti?
    Sa per Trump ai nuk i ka asnje faj Ukraines qe me a pa Komedianin President duhet te kishte shpallur Neutralitetin e sot do ishte ne paqe e marredhenie te mira si me Perendimin si me Rusine. Ato lojrat me anetaresim ne NATO e moren ne qafe Ukrainen, e kjo jo nga Trump por nga ata para tij qe e shtyne drejt saj. Kur erdhi Trump si president Ukrainen e gjeti te pushtuar.
    Zvicren e Suedine ai Neutralitet i mbrojti gjate WW2. Ai neutralitet eshte sot dhe shpetimi i vetem per Ukrainen e jo akoma ato lojrat me NATO.

    Reply
    • Baba nga Dürrsi says:
      November 23, 2025 at 11:35 am

      Saktë, do të shtoja vetëm që në fund të fundit, presidenti Trump po kërkon të mbajë premtimet elektorale të tij ku kishte deklaruar përpara miliona amerikanëve që do ti jepte fund luftës në Ukrainë dhe sidomos shpenzimeve të administratës amerikane për këtë konflikt.

      Reply
  • Pensionisti says:
    November 23, 2025 at 2:13 pm

    Nese Europa beson te Hitleri Rus e Ducja amerikan,nuk ka asnje shprese per armepyshim rusi-ukrahinas!

    Reply
  • Opsjon ZERO?? says:
    November 23, 2025 at 3:14 pm

    Lufta Russi-Ukraine,,.ishte nje Ndytesi e “Prodhimit” USA-BE…me Joshjet e Futjes ne NATO..dhe BE…nga Kreret e Politikes.
    Plani i Trampit..per Ukrainen qe eshte Perpiluar ne Russi..dhe vetem sa po i Lexohet Ukranezeve dhe BE.. eshte Shperblim per Z.Putin…edhe Agresore edhe i Merre te ghitha..po Ukraina c´fare Fiton??
    Akoma edhe Maerika kerkon PJESEN E SAJ TE MAJME Nga “Rindertimi” i Ukraines 100-miljarde dollare…
    nese shkojme keshtu ku te Shperblehet Agresori… dhe “HAMEWRIKANI”..athere c´fare i mbetet Ukraines??
    Ukraina duhet ti thohe Amerikes dhe Eu-s..Shkoni dhe Qihuni…se ju na I FUTET::: Kush eshte Zgjidhja:
    1-Ukraina bene Marreveshje te Drejteperdrejta me Russine..pa Mbeshtetjen e Askende…dhe ka nje Plane
    BASHKIMI ME Confederaten Russe me Ruajtjen e Simboleve Ukraneze..si dhe nje Shtete brenda Shtetit Russe
    do ti jepte me shume shanse….per Mbijetes .se sa te “Degjoje” pordhet e Perversit Trampe…

    Reply
  • Edi says:
    November 23, 2025 at 4:22 pm

    Trump mbahet prej koqesh nga Putin
    Prandaj mos shpresoni

    Reply
  • Tironci says:
    November 23, 2025 at 4:30 pm

    Po ti mer matuf Edo nga e di me kaq siguri apo i rri atij Trump neper breke.

    Reply
  • Buda says:
    November 23, 2025 at 5:21 pm

    Lufta e Ukraines kunder pushtimit rus te Putinit eshte e humbur. Zelenskyy duhet te jape doreheqjen nga posti qe mban dhe te shpetoje nderin e tij duke kerkuar Azil Politik ne Britanine e Madhe. SHBA, BE, UK do t’u duhen shume kohe te pergatiten seriozisht per t’u perballur me Rusine e Putinit dhe Kinen e XI Jiping.

    Reply
  • Asd says:
    November 24, 2025 at 6:52 am

    Ne te gjithe e dime nga eksperienca e jetes qe gabimet paguhen. Asgje nuk mund te kaloje kaq thjeshte dmth me batutat dhe ironite e Trump per pushtimin e Ukraines. E keqja sapo ka filluar.

    Reply
  • Artan says:
    November 24, 2025 at 7:28 am

    Putanat e Putanës po gëlojnë edhe te Dita. U kanë shkërdhyer muzhikët si vërrën, ashtu edhe trurin. Sa kopila që paskan lënë mor aman.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?