Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çështja e dinarit, DASH: Bisedimet për rregulloren e BQK të vazhdojnë me urgjencë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Çështja e dinarit, DASH: Bisedimet për rregulloren e BQK të vazhdojnë me urgjencë
KosovëLajmi i fundit

Çështja e dinarit, DASH: Bisedimet për rregulloren e BQK të vazhdojnë me urgjencë

Published: February 28, 2024
Shpërndaje

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) tha se bisedimet në Bruksel për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë, “duhet të vazhdojnë me urgjencë”.

“Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është kanali i duhur për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha një zëdhënës i DASH-it, pasi u pyet nga Radio Evropa e Lirë për të komentuar bisedimet që u zhvilluan të martën për çështjen e rregullores.

Ndërmjetësuesi i tyre, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se shumë pikëpyetje politike për çështjen e dinarit serb në Kosovë, mbetën pa përgjigje, prandaj “duhen takime shtesë”.

- Publicitet -

Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, i cili udhëhoqi delegacionin e Kosovës, tha se nuk u diskutua për rregulloren, porse për mundësitë që i ofron ajo për transferimin e mjeteve nga shtetet e tjera në Kosovë.

Delegacionin e Serbisë e udhëhoqi kryenegociatori Petar Petkoviç, i cili tha se rregullorja e BQK-së kërkon zgjidhje në nivel politik. Bisedimet pasuan fuqizimin e kësaj rregulloreje, e cila e përcakton euron si valutën e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë. Por, rregullorja nxiti reagime të zemëruara të Beogradit zyrtar, i cili mbështet financiarisht komunitetin serb në Kosovë.

Bashkësia ndërkombëtare shprehu, po ashtu, shqetësime për ndikimin e saj në jetën e qytetarëve serbë dhe kërkoi pezullimin e saj. Ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, tha se vendimi për dinarin i ka vënë në pikëpyetje marrëdhëniet Kosovë-SHBA.

“Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta në shprehjen e shqetësimeve për rregulloren e re”, tha zëdhënësi i DASH-it për REL-in.

Ai tha se përsërit thirrjet për Kosovën dhe Serbinë që t’i ulin tensionet dhe të angazhohen “seriozisht dhe urgjentisht”, në përpjekje “për të arritur një marrëdhënie paqësore dhe produktive në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këmbëngul se vendimi i BQK-së nuk mund të anulohet. Sipas tij, rregullorja nuk i ndalon pagesat nga buxheti i Serbisë, por se ato duhet të bëhen në euro. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, thotë se qëllim i Kurtit është “spastrimi etnik i popullit serb nga Kosova”.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Miku i madh SHaBAni says:
    February 28, 2024 at 9:43 am

    …dhe kujdes,shurren ta beni kur Themi dhe si Themi ne,Jo si doni Ju.

    Reply
  • Tellalli says:
    February 28, 2024 at 12:17 pm

    O Shaban , nuk kini faj juve , fajet vertet I ka SHBA-ja dhe NATO , qe harxhojne pare , mjete e njerez , per te mbrojtur nje province te qelbur , qe nuk e njef si shtet me shume se gjysma e botes . E mira eshte , te terhiqet NATO dhe ta lere krahinen , te shkoje aty ku I takon te jete , brenda Serbise .

    Reply
  • Flamur Struga says:
    February 28, 2024 at 1:40 pm

    Kot veprojne te gjithe ata shtete qe marrin vendime arbitrare.Dinari ne Republiken e Kosoves,ka shume prapavija.Vet SHBA eshte deklaruar dhe i qendron asaj kur thote: duhet luftuar terrorizmi,kantrabanda,larja e te hollave..te gjitha keto nga rusoserbia behen me nje wellim te caktuar,te cilat fakte,i di edhe nje femi pese vjec.BQK si nje institucion i pavarur ,jo politik e mori vendimin historik per ndalimin e dinarit ne menyre ilegale,por ne asnje menyre ne rruge ligjore ndermjet postave legjitime.Ky vendim i terboi rusoserbet e alarmuan boten,i trazuan shpirterat e brizhda,keta i duartrokiten…Perdorimi i dinarit ne esence do te thote :sovranitet i fashizmit rusoserb,venie ne pikepyetje sovraniteti liria pavaresia e Republikes se Kosoves.Ne kete sege ,sigurisht qe Kryeministri Albin Kurti me te gjitha institucionet do dali ne mbrojtje te Kushtetutes interesit madhor te shtetit.Kot e kane kush i jep tjeter kahje keti konteksti,vetem ua mundesojne qe rusoserbet te krijojne akoma fantazia pa e patur shkopin magjik ne duart e tyre…Koha do te vertetoj se Republika e Kosoves,gjegjesisht BQK mori nje vendim ne kohen e duhur..

    Reply
  • Tellalli says:
    February 28, 2024 at 4:32 pm

    Flamur Struga , per lirine e pavaresine e Kosoves , ka kush mendon . Mendojne ata qe ia dhane kete pavaresi , sepse Kurti dhe kosovaret , sado te mendojne e sado te mundohen , nuk e mbrojne dot Kosoven , prandaj , bejne mire te degjojne ne cdo hap qe bejne baballaret e Kosoves , NATO- SHBA , rruget e tjera , te shpien ne kohen e Milloshevicit .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?