Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë duhet të dini për Ligjin e Gjuhëve në RMV: Çfarë kontestohet, nga kush dhe pse është shqipja në rrezik?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Çfarë duhet të dini për Ligjin e Gjuhëve në RMV: Çfarë kontestohet, nga kush dhe pse është shqipja në rrezik?
Lajmi i funditRajoni

Çfarë duhet të dini për Ligjin e Gjuhëve në RMV: Çfarë kontestohet, nga kush dhe pse është shqipja në rrezik?

Published: December 12, 2024
Shpërndaje

Historia e rregullimit të përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut është më e vjetër se Kushtetuta e vendit.

Para Kushtetutës së vitit 1991, parashikoheshin të drejta për shtetasit e të gjitha kombësive që jetonin brenda shtetit.

Por kjo ndryshoi kur në 1991 u bënë përpjekje për të krijuar një Kushtetutë me fokus shtet-kombin, dhe gjuha maqedonase, me alfabetin e vet cirilik, u përcaktua gjuhë e vetme zyrtare.

- Publicitet -

Atë kohë, kjo rezultoi e papërshtatshme për një shtet shumëkombësh sikurse Maqedonia e Veriut dhe nën vazhdën e këtyre zhvillimeve përdorimi i gjuhës shqipe, përdorimi i simboleve kombëtare, përfaqësimi në Parlament dhe në institucione tjera, nxitën konfliktin e armatosur mes shqiptarëve dhe maqedonasve në vitin 2001.

Konflikti, përfundoi me Marrëveshjen e Ohrit. Me këtë Marrëveshje, Kushtetuta u ndryshua përmes 15 amendamenteve, të cilat rregulluan edhe përdorimin e gjuhëve të tjera në vend, përveç asaj maqedonase.

U vendos që gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut është gjuha maqedonase dhe gjuhët e tjera që fliten nga mbi 20 për qind e qytetarëve të vendit (shqipja).

Sipas regjistrimit të popullsisë më 2021, Maqedonia e Veriut ka rreth 2 milionë banorë, nga të cilët 54 për qind janë maqedonas, 29 për qind shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër janë pjesëtarë të komuniteteve më të vogla.

Por çfarë është dhe çfarë solli Ligji për përdorimin e gjuhëve?

Ligji për përdorimin e gjuhëve që përbëhet nga 25 nene, hyri në procedurë parlamentare më 5 shtator 2017.

Presidenti i atëhershëm, Gjorgje Ivanov, refuzoi ta dekretonte, duke argumentuar se ligji ishte antikushtetues. Megjithatë, më 11 janar 2018, Ligji për gjuhët u miratua me 69 vota pro, pa asnjë votë kundër apo abstenim.

Ndryshimet kryesore që solli ligji i ri ishin: “përdorimi i gjuhës shqipe edhe në procese gjyqësore, në dhe në uniforma policore”. Pas miratimit, ligji u kundërshtua nga 13 iniciativa të paraqitura nga qytetarë, parti politike dhe shoqata të ndryshme.

Prej pesë vitesh tashmë, ai po qëndron në sirtarët e Kushtetueses.

Opozita, e udhëhequr asokohe nga VMRO-DPMNE-ja (sot në pushtet) nuk mori pjesë në seancë. Ajo kontestonte çdo aspekt, që nga mënyra e miratimit të ligjit deri te përmbajtja e tij.

Ashtu si Ivanov, edhe opozita e cilësoi ligjin si antikushtetues.

Për çfarë po kontestohet ky ligj?

Në raportin përmbledhës të Gjykatës Kushtetuese, për atë që është objekt i kundërshtimit të 13 nismave, thuhet se iniciatorët e kundërshtojnë për faktin që nuk duan që një gjuhë e komuniteteve jo shumicë, të barazohet me gjuhën zyrtare që flitet në gjithë Maqedoninë e Veriut.

“Iniciatorët kundërshtojnë tërësinë e Ligjit nga aspekti i Amendamentit V të Kushtetutës, sepse zgjeronte kornizën kushtetuese të dhënë në këtë amendament në lidhje me përdorimin e gjuhëve të komuniteteve joshumicë dhe përcaktonte barazinë e një gjuhe tjetër që flitet nga të paktën 20% e qytetarëve, me gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik si gjuhë zyrtare në të gjithë territorin e Republikës dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare“, thekson raporti.

Nenet apo pjesët e neneve për të cilat propozohet nisja e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë, janë gjithashtu pjesë e vërejtjeve të Komisionit të Venecias.

Cilat janë vlerësimet e Komisionit të Venecias?

Në 2019-n, Komisioni i Venecias dha vlerësim për Ligjin për gjuhët, duke thënë se disa dispozita të tij tejkalonin standardet ndërkombëtare për gjuhët rajonale dhe të pakicave.

Komisioni kërkoi:

-Rishikimin e dispozitave për dygjuhësinë në procedurat gjyqësore, duke rekomanduar që këto përcaktime të hiqen ose të kufizohen, për shkak të vështirësive teknike dhe administrative që mund të shkaktojnë.

-Masa për zbatimin efikas të kërkesave gjuhësore, bazuar në dispozitat e Ligjit të mëparshëm të vitit 2008, për të garantuar zbatueshmërinë e tyre pa krijuar konfuzione, ndonëse ai, sipas njohësve të drejtësisë, përfshinte një interpretim të ngushtë.

-Revidimin e nenit 3 të Ligjit për gjuhët, i cili parashikon përdorimin e gjuhës shqipe në komunikimet institucionale dhe fusha të tjera, duke kërkuar një përcaktim më të qartë të fushës së zbatimit për të shmangur keqkuptimet dhe konfliktet në praktikë.

Opozitë vs Pushtet / Qëndrimet e VMRO-DPMNE për ligjin

Gjatë kohës që ishte në opozitë, VMRO DPMNE-ja e ka kundërshtuar vazhdimisht ligjin dhe u zotua se do të bënte korrigjime në momentin që do të vinte në pushtet.

Narrativa e tyre linte të kuptohej se “shqiptarët kishin siguruar më shumë të drejta nga se u takojnë”. Por tashmë, që erdhi në pushtet, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski, deklaroi se nuk po kontestohet i gjithë ligji, por “vetëm dy-tri dispozita”.

Ai u shpreh se “situata është në kontroll” dhe iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë dhe maqedonas që të jenë të qetë.

“Të mos lejojmë të biem pre e provokimeve të këtyre njerëzve”, deklaroi Mickoski referuar komenteve të kreut të BDI në opozitë, Ali Ahmetit i cili qysh prej se ligji nisi shqyrtimin në Kushtetuese ka deklaruar se do ta mbrojë me çdo kusht gjuhën shqipe.

Paralajmërimi i Ali Ahmetit

Ndërkohë, ditën e sotme Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të shtyjë seancën për Ligjin e gjuhëve për një datë të pacaktuar. Në këtë seancë, për të cilën do të vendoset se kur do të mbahet, pritet të marrin pjesë ekspertë të fushës dhe përfaqësues të partive politike, të cilët do të paraqesin argumentet e tyre lidhur me kontestimin e Ligjit për gjuhët.

Propozimi për shtyrjen e seancës u bë nga gjykatësja e Gjykatës Kushtetuese, Elizabeta Dukovska, e cila është përgjegjëse për këtë çështje.

Por para marrjes së këtij vendimi, Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela kanë mbajtur fjalën e tyre përpara kësaj gjykate dhe një turme të madhe njerëzish, të mbledhur aty.

Ahmeti paralajmëroi faktin se nëse merret një vendim për abrogimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, do të ketë pasoja dhe revolta të mëdha nga shoqëria.

“Nuk jemi mbledhur këtu se ka ndonjë fushatë elektorale. Jemi mbledhur këtu sepse sot, gjykatës të Gjykatës Kushtetuese në rend dite kanë vendosur suprimimin e gjuhës shqipe. Çdo vendim i pamatur, i pamençur, do të shkaktojë revoltë e indinjatë te shqiptarët sepse po u mohohet një e drejtë që nëpër shekuj, jo vetëm me shumë mund e sakrifica, por e kanë larë edhe me gjak”, tha ai.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • xyz says:
    December 12, 2024 at 11:10 am

    Për mua gjuha shqipe duhet të konsiderohet si gjuhë zyrtare, pra të pêrdoret nê administratë, polici etj, njëlloj si maqedonishtja dhe krahas saj, aty ku banojnê mê shumë se 20 përqind shqiptarë. Gjuha shqipe nuk ka si të konsiderohet si gjuhë zyrtare në kufirin psh me Bullgarinê, ku askush nuk flet shqip;

    Reply
  • Të vendosë Gjykata e Strasburgut! says:
    December 12, 2024 at 11:19 am

    Nuk mund të quhet një vënd demokratik kur i mohon gjuhën mbi 30% të popullsisë! Shqiptarët duhet të bashkohen ndaj këtij sulmi mesjetar të sllavo-maqedonëve dhe të kërkojnë të drejtat e njeriut në Gjykatën e Strasburgut.

    Reply
    • prec ulaj says:
      December 12, 2024 at 3:10 pm

      Tradhetine e beri Albin Kurti, ai deklaroi qe gjuha Shqipe te mos jete zyrtare ne Maqedoni.

      Reply
  • Naimi Th says:
    December 12, 2024 at 11:58 am

    Gjuha shqipe ne komisionin e Venecias u dergau si gjuhe e 20%,prandaj edhe erdhi kjo pergjegjje qe kontestonte me te drejte disa nene.Ka komuna ne Maqedoni ku nje komunitet (p.sh turk)eshte me shume se 20 %ata nuk jane as maqedon as shqiptare dhe gjuha e tyre duhet te jete zyrtare ne gjyqesor …por qe ne popullsin e pergjithshme te Maqedonis nuk jane as edhe2% dhe rriten shpenzimet….Ketu ishte edhe shtosi i atyre (maqedoneve) qe e quan ne Venecia,si gjuha e 20 %.Po te ishte si Ghuha shqipe (qe e flasin me shume se30% e banoreve te keti vendi) nuk do kishte asnje verejtje te kesaj natyre nga Komisioni i Venecis.Perkundrazi duhet ne nenin 1 te kushtetutes te thuhet se gjuhe zyrtare ne maqedoni eshte gjuha maqedone dhe alf….dhe gjuha shqipe dhe alf….dhe nuk kishte nevoj per ligjin e gjuheve ,i cili vetem i diskriminon jo maqedonet.Ne cilin shtet te Europes ka nje popullsi mbi30% dhe gjuha e tyre nuk eshte zyrtare?BDI e korrupruar qe nga Ali Ahmeti…. ,nuk donte te heke 20% dhe lejoj dergimin e ligjit te gjuheve ne kete forme ne Venecia……dhe tash bene teater.Shqiptaret nuk duhet te lejojne qe te drejtat e tyre te mbivotohen dhe te beje diskriminim popullata maqedone ashtu si ka bere gjate gjithe kohes qe nga lufta e II boterore ,ku shqiptaret ishin diskriminuar ne maksimum,te perfshire me me pake se 2% ne jeten politike ,prandaj eshte edhe Badentieri…

    Reply
    • pilo Lala says:
      December 12, 2024 at 3:13 pm

      Ali Ahmeti i dha dinjitet Shqiptarve ne Maqedoni, tani keta aleatet e Albin Kurtit po i mohojne gjuhen Shqipe.
      Ali Ahmeti beri Shqiptaret Kryeministra, Kryetar Kuvendi.

      Reply
      • Anonymous says:
        May 28, 2026 at 10:57 pm

        Edhe shërbëtor.

        Reply
  • Fjale me vend says:
    December 12, 2024 at 3:36 pm

    Budallenj, ore budallenj
    Që jini në djep e në shpërgenj
    Shihni veten se ku jeni
    Sepse mendja ju gënjen.

    Kur do ta kuptoni vallë
    Se tiranët ndërrojnë ngjyrat
    Djajtë bëhen engjëj
    Se ndërrojnë zyrat.

    Nuk ka faj Enveri
    As Zogu mbreti
    Se ashtu iu ka
    Se ashtu iu gjeti.

    Nuk ka faj as Stalini
    As dhe Musolini
    Se ju njëri-tjetrit
    Vlerën nuk ia dini.

    Ju rrini si muta
    Kur tjetri ka vlera
    Dhe gëzohi pa masë
    Kur uthull është vera.

    Dhe ngrini dolli
    Me uthull në gota
    Dhe rrini habitur
    Që e rrafshët është bota.

    Dhe ziheni me krahë
    Dhe shtyheni me duar
    Se kush do paguajë
    Në kafen e praruar.

    Kafe të praruar
    E quajmë atë plot drita
    Por nuk shohim dot
    Se ku janë ca prita.

    Prita janë kurthet
    Që s’duken gjatë ditës
    Ndryshe janë elitat
    Që i tallen pritës.

    Reply
  • POLITIKAT TRADHTARE says:
    December 12, 2024 at 6:36 pm

    Deri sa në Kosovë u imponu politika e frigës nga Millosheviqi she APJ në Maqedoni ky rrezik nuk ekzistonte por edhe atje u imponua politika e LDK,dhe Ibrahim Rugovë ma mbështetje nga PD dhe Sali Berisha maqedonasit u forcuan shqiptaret atje ranë për tokë dhe falë UÇK ndryshe do të ishin rrypë Gaze

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?