Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Macron kërkon “garanci sigurie” për Rusinë që të përfundojë luftën, zemërim në Kiev
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Macron kërkon “garanci sigurie” për Rusinë që të përfundojë luftën, zemërim në Kiev
BoteKryesore

Macron kërkon “garanci sigurie” për Rusinë që të përfundojë luftën, zemërim në Kiev

Published: December 5, 2022
Shpërndaje

Ideja e presidentit francez, Emmanuel Macron se Perëndimi duhet të marrë në konsideratë se si të trajtojë nevojën e Moskës për garanci sigurie, në mënyrë që t’i jepet  fund luftës në Ukrainë, ka tërhequr kritika të ashpra nga Kievi dhe disa vende europiane.

Komentet, të bëra në një intervistë në kanalin televiziv francez TF1 të shtunën (3 dhjetor), erdhën pasi Macron zhvilloi bisedime me presidentin e SHBA Joe Biden në Uashington.

“Një nga pikat thelbësore që duhet të trajtojmë – siç ka thënë gjithmonë presidenti Putin – është frika se NATO do të vijë në dyert e vendt të tij dhe instalimi i armëve mund të kërcënojë Rusinë. Kjo temë do të jetë pjesë e temave për paqen, kështu që duhet të kemi gati një plan si t’i mbrojmë aleatët tanë dhe vendet anëtare dhe si t’i japim garanci sigurie Rusisë që ajo të kthehet në tryezën e bisedimeve”, tha Macron.

- Publicitet -

Edhe kancelari gjerman Olaf Scholz të enjten (1 dhjetor) sugjeroi se Evropa duhet t’i kthehet “rendit të paqes” të paraluftës me Rusinë dhe të zgjidhë “të gjitha çështjet e përbashkëta të sigurisë” nëse Putini do ishte i gatshëm të hiqte dorë nga agresioni kundër fqinjëve të tij.

Zyrtarët ukrainas, ndërkohë hodhën poshtë menjëherë idenë e Macron-it se Perëndimi duhet të shqyrtojë se si të trajtojë kërkesën e Rusisë për garanci sigurie nëse Moska pranon negociata për përfundimin e luftës.

Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, të dielën (4 dhjetor), vuri në dyshim sigurimin e garancive të tilla “për një shtet terrorist dhe vrasës”.

“Në vend të Nurembergut – të nënshkruani një marrëveshje me Rusinë dhe të shtrëngoni duart?”, shkroi Danilov në Twitter për gjyqet e kriminelëve nazistë të luftës pas Luftës së Dytë Botërore.

Mykhailo Podolyak, një këshilltar në zyrën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të njëjtën ditë se në vend të garancive për Moskën, bota ka nevojë për garanci sigurie “nga synimet barbare të Rusisë pas Putinit”.

Megjithatë, shtoi Podolyak, kjo do të jetë e mundur vetëm pas gjykatave të krimeve të luftës, dënimeve të zyrtarëve përgjegjës për luftën në Ukrainë dhe vendosjes së reparacioneve.

Është hera e dytë në nëntë muaj që një diskutim rreth negociatave të mundshme për t’i dhënë fund luftës ka shkaktuar gjak të keq midis Parisit dhe Kievit.

Në maj, Zelenskyy tha që Macron i kërkoi Ukrainës të bënte lëshime mbi sovranitetin e saj për të ndihmuar Putinin “të shpëtonte fytyrën”. Megjithatë, në atë kohë, Elysee mohoi akuzat e Ukrainës.

Janë të shumtë ata që e kanë akuzuar më parë presidentin francez se është treguar i butë ndaj Moskës pas deklaratave të tij se Perëndimi “nuk duhet ta poshtërojë Rusinë” për shkak të luftës.

“Taktika e lënies së Rusisë të pamposhtur dhe të gatshme për partneritet të ardhshëm është toksike” pasi do të çonte në thirrje për t’i dhënë fund luftës me negociata në vend që ta mbyllim atë me një fitore të Ukrainës”, tha ministri i jashtëm i Lituanisë, Gabrelius Landsbergis në një postim në Twitter.

Ministri i jashtëm i Lituanisë Gabrelius Landsbergis

Pas humbjes së Rusisë, tha Landsbergis, arkitektura aktuale e sigurisë e organizatave shumëpalëshe rajonale dhe globale do të duhet të ndryshojë.

“Strategjia jonë duhet të rimendohet dhe të reflektohet në një arkitekturë të re sigurie që do të siguronte sigurinë e kontinentit për dekadat e ardhshme – dhe ne duhet të fillojmë krijimin e këtij sistemi të ri së bashku me Ukrainën, jo me Rusinë e Putinit”, tha ministri i Jashtëm i Lituanisë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • Shenjtori Vladimir Putin says:
    December 5, 2022 at 11:42 am

    Kualicioni ORTODOKSO-MYSLIMAN e siguron vet-veten dhe shpeton njerezimin.

    Reply
  • Mali says:
    December 5, 2022 at 11:53 am

    FRANCA ESHTE NJE MONSTER NE EUROPE
    KUSH I BESON ASAJ GJITHMONE ESHTE TRADHETUAR

    Reply
  • Erdogan says:
    December 5, 2022 at 1:19 pm

    Vetem Franca zoti Mali?
    E di ty sa para ka nxjerre Anglia nga Veprat e vjedhura te popullit Greko-Ilyre neper Museumet e saj?
    Ambasadori angles Elgin mori leje nga Sulltani ne shekullin e 19te vajti me leva dhe qysqi dhe si I.S.I.S sot shkeputi Mrekullite e Parthenonit dhe i shpuri ne Angli dhe sot gjenden ne Museun Angles.
    Nje nga 6 Bustet e quajtura Karjatidhes ne Akropolis po ashtu.
    Jane 6 Femra me Gersheta ne Mermer.
    Franca vrau rreth 90 persona Greke dhe Arvanite ne Pire kur vodhen Bustin e Perendeshes se Bukurise dhe Dashurise Afrovitit qe i mungon nje Dore.
    Ndryshe keto vende do kishin thika dhe hanxhare ne Museumet e tyre.
    Gjermania po ashtu ka me mijera Vepra dhe Monedha te lashta Greke te Ilyrise,Epirit,Maqedhonise,Ionise ku eshte sot Turqia etj.
    Per Magna Grecian e Italise per te cilen lutuan Epirotet e Pirros dhe Ilyret per ta cliruar nga Roma nuk behet fjale.
    Eshte e pushtuar nga Italia fashiste.
    Ironia eshte me you Arnautet dhe kryeministrin tuaj me emer angles Eduart (Edi) Ramen qe eshte victime e propagandes antigreke Komuniste ne emer te ketij Pashalleku turk te quajture Albania.
    Dikur ishte Epir sic njifej Princi “tuaj” Jeorgios Kastriotis qe u be katolike sips “historianit” te famshem Xhufit per aresye “Strategice”!
    A ka mashtrim me te Madh se ky?
    Identiteti ne ate kohe ishte Greke per 1100 vjet Perandori Greke Bizantine te krijuar nga Perandori Ilyre Greke Megas Kostantinos.
    Dhe pas pushtimit te Kostantinopolit Polis (jo Qitet italisht nga Cita) kjo ne Nder te Perandorit Ilyre Megas Kostantinos u tutqizuan Epirotet.
    Prandaj dhe Ismal bej Vlora, Frashellinjte, Hasanet, Tahsimet etj luftuan per Osmanet se ishin te tille ne Ndergjegje.
    Revolucioni Greke me ne krye Heronjte Greke Arvanitas kishte rreth 6-7 Dekada qe filluan per tu cliruar nga barbaret Osmane.
    Historia e “Albanise” qe fillon ne 1913en eshte komplet fallco (este completed fals).
    Prandaj dhe Hajdutet Perendimore krijuan (criate angl) nje Pashallek te quajture Albania te jete kunder Historise se tyre Greke.
    Prandaj edhe sot you si bij te Vezireve, Pashallareve, Bejlereve, Agallareve,Hoxhallareve, Muhipeve, Dervisheve etj perpiqeni te “gjeni” ndonje fakt historike (fact historike) qe te jete “tuaja”.
    You zoti Mali mohoni figura Perandoresh Ilyre apo Epirotesi Iustiniani p.sh qe ndertoi Agia Sofian ne 532A.D.
    Perse nuk reagoni per Agia Sofian e kthyer ne Xhami nga Erdogani?
    Ilyret i thonin Agios jo Shen latinisht nga Saint. I thonin Papa jo Prift nga Priest.
    Hapja e shkolles se pare Shqipe me shumice Italisht nga armiqte e Pirros se Epirit Austro-Italianet dhe Alfabeti Latin e tregon qarte (certo ital) qe Komb te vecante Shqiptare nuk ka egzistuar (egzist).
    Kush ka dy gram Tru ne koke e kuoton lojen Ztrategjike me te ashtuquajturen “Shen Tereza” e Kalkutes qe me parate e Kryetarit te Shtetit (State) te Vatikanit beri propaganden e tij ne Indi.
    Percarja e nje populli ne emer “te Zotit” duke shfrytezuar gjendjen e ulet ekonomike duke i ndryshuar Kombesine dhe Identitetin eshte Krim qe edhe vete Zoti i Vertete e ka denuar.
    Cfare pune ka Papuci i Romes qe nderhyn jo vetem ne Epir pkr edhe ne Kine.
    Para disa diteve Papa fliste per te “drejtat e krishtere” te Kinezeve viktime dhe dele te propagandes se Tij.
    Si u bene keta te Krishtere?
    Pastaj Papa ka futur fitilat midis nje Kombi te quajture Bashkimi Sovjetike Ruse.
    Nderhyrjen e Rusise ne Ukrahine Papuci i Romes e
    ka quajture “Genocide” perpara nje jave mos gabohem.
    Keshtu o ka marre Urrdhrat nga Lart.
    Per 2014 si Puc i Perendimit ne Kiev te Ukrahines per te rrezuar Janukovicin se ishte per bashkejetese me Rusine keta kriminele vendosen nje Njeri te tyre Zhele-nskin.
    Ke degjuar kur thone qe ishte Pro Ruse Janukovici?
    Pse mos te ishte?
    Perse do duhej te bashkepunonte me Naton kunder Rusise?
    Mashtrime dhe Propagande se Putini e filloje dhe “vetem Ai” mund ta ndaloi eshte fashiste.
    Zhele-nski e filloi ai do duhej ta ndalonte.
    Por qellimi i tij ishte ne interes armiqesore me Ruset.
    Presidenti i Frances apo Sholcs nuk ka gje ne dore.Kjo dihet se kysh eshte pas kesaj Tragjedie qe e paguan populli i Ukrahines (dikur Nova Rusia) dhe ai Ruse.
    Perendimi nuk ka shpirt.
    Kush kuptoi kuptoi.

    Reply
  • Piro says:
    December 5, 2022 at 1:30 pm

    Franca e ka stomakun ne Evrope (qe te perfitoje nga ekonomia gjermane nepermjet euros dhe BEse) dhe zemren ne Rusi dhe jo me kot. Kushdo qe ka nje ide reale mbi poilitiken franceze te 150 vjeteve te fundit e di se Franca mbeshtetet ne aleancen me Rusine qe te siguroje mbajtjen e 4 milione gjermaneve ne Alzas Lorene brenda kufijve te saj

    Reply
  • Erdogan says:
    December 5, 2022 at 1:52 pm

    Nje nga pikat thelbesore qe duhet te trajtojme thote Makron eshte ajo e Frikes se Natos nga Putin ne dyert e Rusise.
    Perse zgjerohet Natua o fashist me me emer Makron?
    Kunder atyre qe do vijne nga Planeti Mars?
    Pastaj kush te jep te “drejten” ty o fashist te vendosesh dhe te trajtosh (treatment) midis popujve Sovjetike?
    Kush ka dy gram tru ne koke e kupton qe krijimi i Ukrahines si Shtet (dikur qendra e Ruseve per shekuj me qender ne Kiev) ne 1991,Puci kunder Presidentit Janukovicit ne 2014 me pretekstin pro ruse dhe Anullimi i Marreveshjes se Minskut nga ky Zhelja i vene nga cifutet per te dobesuar Rusine ka dore Imperializmi Anglosaksone.
    Kjo ka lidhje me Israelin dhe pranine e Rusise ne Siri.
    Rusise “mire” ti behet se ne 1917 mbeshteti Kriminelin Qemal Ataturk qe ne 1922in u be kasaphane me Greket,Ilyret,Epirotet,Ionet ku ishin vete.
    Rreth 1milione Greke u vrane dhe u shperngulen per keto Faje te Rusise nga Osmanet barbare.
    Perse do duhej ta kishte Angloamerika Greqine qe ka shitur interesat e saj ne mbeshtetje te Turqise dhe jo Rusia?
    Rusia ka bere Faj me Greqine qe ka mbeshteture Sllavet Serbe,Bullgare,Shkupin qe sot i kane dale te gjithe kunder pervec Serbise.
    Greqia kontrollon gjithe Mesdheun se ka qene Atdheu i Saj qe ne Lashtesi.

    Reply
  • asdf says:
    December 5, 2022 at 2:08 pm

    Jeni thjesht nje kelysh i Rusise. Thjesht nje antishqiptar i terbuar qe cuditerisht dhe ndyresisht ju jep vend ky sit per ca klikime me shume. Me duhet te shtoj se keni njohuri te cekta dhe asnje debat nuk ja vlen me ju, prandaj dhe asnje nuk ju pergjigjet.Shqipja juaj eshte katastrofike,por kjo ju falet si i huaj qe jeni dhe flisni nje gjuhe te huaj.Nese shkruani i paguar shefat tuaj duhet t’a kuptojne qe parate e tyre po iu vene dem.Propaganda juaj antishqiptare eshte arkaike,naive shkurt idiote.

    Reply
  • Aleksander Thana says:
    December 5, 2022 at 2:45 pm

    Erdogan Pellazgjikosi, o psikopat i lindur, nuk u lodhe me idiotizmat iliro greko epirote, megalos konstantinos dhe jeorjis castriotis nga perandoria visantinos ala greke. Debil, meso se ska asgje greke, jane ilire arberore, albane, te gjitha. Edhe emri grek dhe elen jane emra ilire.

    Reply
  • intelektuali says:
    December 5, 2022 at 3:11 pm

    Nuk e ka fajin egoisti Macron, por komunistja Merkel

    Ishte kjo kancelare gjermane e pacipe qe i fali Putinit miliarda euro investime te papara, perfshire ketu edhe dy tubacione gazi sovjetik nen Detin e Veriut “North Stream 1″ dhe North Stream 2” per te furnizuar Gjermanine me gaz rus, qindra kompani gjermane transferuan prodhimin e tyre ne Rusi, Volkswagen kishte ndertuar dy fabrika te medha, ne Nizhni Novgorod dhe ne Kaluga duke punesuar dhjetra mije specialiste ruse te trajnuar ne Gjermani, me pare ishte kjo kancelare komuniste qe hapi valen e emigranteve nga Lindja e Mesme per ne BE, qe i sherbente vetem interesit te George Sorosit dhe “shoqerive te tij te hapura” nje veprim diabolik tradhetie per Evropen duke paguar Obamen dhe kulcedren sorosiane Hillary Clinton me para korrupsioni.

    prandaj:

    Mos e kerkoni fajin tek Macroni si “mize pa koke” qe i ka hyre frika ne bark nga rreziku i protestave te dhunshme qe zhvillohen ne France sa here qe ngrihen cmimet dhe inflacioni del jashte kontrollit te qeverise, protesta qe mund t’i hane koken edhe atij vete dhe kerkojeni fajin tek Presidenti cinik gjerman qe u prit me brohori dhe feste nga shqyptaret dru me pre dhe qe hengri mish kaposhi ne Berat dhe mbeti i mahnitur nga gastronomia shqyptare, por qe nuk u kujtua te kerkoje falje per oferten e turpshme qe i kishte bere Zelenskit per te zbathur breket para Putinit dhe te dorezonte armet me fjalet: “Gjermania do ta merte ne konsiderate gjestin e tij.”

    Reply
  • Evropiani says:
    December 5, 2022 at 3:34 pm

    Makroni nuk deshiron te kuptoje se Rusia me agresionin ndaj Ukraines ka humbur besimin e tere shteteve fqinj te saj. Rusia e Car Putinit tashme eshte shtet terrorist shume agresiv, qe bombardon shtepite dhe rezervat e ujit te gazit per ngrohje, spitalet, shtepite, centralet elektrike qe njerezit te vdesin o nga bombat o nga te ftohtit. Rusia ka treguar mesjetare fetare e perandorake per pushtime tokash ne te gjitha anet e kufijve te saj te pafund: Putini me luften ne Ukraine vetem zgjeroi NATON dhe e afroi ne kufijt e Rusise duke siguruar tashme pasigurine e saj. Duhet te largohen nga pushteti Car Putini dhe banda qe e rrethon, duhen denuar keta bandite qe Rusia te fitoje besimin e botes dhe te perendimit per nje bashkepunim te thelluar.

    Reply
  • Jo po ta dini says:
    December 5, 2022 at 5:57 pm

    Bravo Intelektuali. Kur je esell dhe nuk permend Enverin, je tamam ti.

    Reply
  • Gzim Kulufi says:
    December 5, 2022 at 6:44 pm

    Ke te drejte pellazgos! Aleanca jote me Arben osmanlliun, do ta shpetoje boten! Te dy ju, shkoni tek ai shkembi ne det ne Ksamil, qe s’i perket grekut dhe as Shqiperia nuk interesohet, uluni aty ne majat e gurve dhe bisedoni, ai ne osmanisht e ti ne greqisht! Nwse aleanca juaj ka sukses, po ju ndjekim edhe ne te tjeret!

    Reply
  • Alex says:
    December 5, 2022 at 6:49 pm

    ka shume bura qe ju pelqejene te veshin taka e fustane dhe te perdorin bythen kjo eshte politika Anglo saksone dhe ketu tek ne po ju pelqen kjo Duke filluar nga kryeministi

    Reply
  • Antidiplomati says:
    December 5, 2022 at 9:46 pm

    O intelek..telat me ruset i lujti Gerhard Schröder dhe Merkel nuk ndryshoi asgje!
    Makaroni kerkon vetem te pozicionohet me mire, ne rast se lufta mbaron shpejt.
    “Kuptoj ruset” nuk esht nje kualitet qe cmohet ne BE ,perkundrazi i ke kundra nga Finlanda deri ne Kroaci dmth ish lindoret dhe Suedin! Ku e con mushka Makaronin kur kto vende i bllokojne c’do lloj vendimi ne Be ? Te jete kaq naiv?!!
    Jo me sa duket BE ka vendosur qe brenda saj dikush te beje “te mirin” dhe dikush tjeter te “keqin”

    Reply
  • Shenjtori Vladimir Putin says:
    December 5, 2022 at 9:59 pm

    Ruset sigurojn vet-veten.

    Reply
  • Arben.T says:
    December 6, 2022 at 7:14 am

    Nje fenomen i çuditeshem:

    1. Fuqit apo vendet e vogla, po perkrahin luften ne Ukrainë.
    2. Fuqite e medha te vendeve te industrializuara, po kerkojne Paqen.

    Kush do i paguaj faturat e rindertimit te Ukraines?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë dihet për Bruce Lee
  • Dordolecët e Propagandës
  • Gabimi fatal i Dritanit
  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?