Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: INTERVISTA / “Nuk duam luftë me Rusinë”, Blinken: Trump nuk do e braktisë NATO-n
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > INTERVISTA / “Nuk duam luftë me Rusinë”, Blinken: Trump nuk do e braktisë NATO-n
BoteLajmi i fundit

INTERVISTA / “Nuk duam luftë me Rusinë”, Blinken: Trump nuk do e braktisë NATO-n

Published: April 3, 2024
Shpërndaje

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ishte mbrëmë i ftuari i Presidentit francez Emanuel Makron në Pallatin e Elizesë në Paris. Kishte më shumë se dy vjet, që prej fillimit të luftës në Ukrainë, që ata nuk kishin patur një takim të tillë kokë më kokë. Në rend të ditës konfliktet në Ukrainë dhe Gaza.

Para këtij takimi, sekretari amerikan i shtetit pranoi ftesën e medias më të madhe televizive franceze TF1 për një intervistë eksluzive në gjuhën frënge të cilën Antony Blinken e zotëron shumë mirë. Intervista u zhvillua në sallonet e rezidencës së ambasadës amerikane që ndodhet ngjitur me Pallatin e Elizesë, dhe u transmetua mbrëmë live ne LCI , antena e lajmeve te TF1 që pjesën më të madhe të programacionit e ka mbi luftën në Ukrainë.

Pyetje: Zoti Sekretar i Shtetit, Ukraina po thërret për ndihmë! A mund të premtoni sot nga Parisi në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se Kievi dhe Shteti ukrainas nuk do të bien kurrë në duart e Rusisë?

- Publicitet -

Antony Blinken: Shpreh bindjen se ky angazhim është bërë tashmë një realitet. Shteti ukrainas nuk ka rënë dhe nuk do të bjerë kurrë. Në fillim të agresionit rus në shkurt 2022 u mendua se Ukraina do të binte, por falë rezistencës së mahnitshme të popullit ukrainas, falë po ashtu dhe mbështetjes së SHBA-ve , të Francës dhe vendeve të tjera për Ukrainën , ëndrra e Putinit të pushtonte gjithë Ukrainën, ta fshinte nga harta dhe ta bënte pjesë të territorit të një Rusie të madhe nuk u realizua dhe nuk do të realizohet kurrë.

Pyetje: Zelenski ka deklaruar ditët e fundit se nuk përjashtohet ideja që Putini të përdorë armën bërthamore dhe kjo ka bërë që presidenti Biden të tregohet I matur. A përbën ky lloj kërcënimi rus një rrezik real që ju e merrni parasysh?

Antony Blinken: Që në fillim të agresionit rus në Ukrainë presidenti Biden ka qenë i bindur për dy gjëra : së pari, duhet bërë maksimumi për të ndihmuar Ukrainën pasi një agresion kundra saj është një agresion kundra parimeve bazë të sistemit ndërkombëtar, dhe së dyti, duhet evituar një luftë me Rusinë, një përshkallëzim qoftë konvencional apo bërthamor. Ideja është pra kjo, të ndihmohet Ukraina por duke evituar luftën me Rusinë

Pyetje: Ky rrezik bërthamor nuk është vetëm teorik kur dihet se janë kapur mesazhe që tregojnë se Putini e ka patur një ide të tillë. Nëse Rusia do ta përdorte vërtetë armën bërthamore kundra Ukrainës, cila do të ishte përgjigja e Shba-ve

Antony Blinken: Nuk dua të bëj hipoteza. Ka patur vërtetë një moment të caktuar ku dyshuam seriozisht se Putini mund ta bënte një gjë të tillë, por në atë moment të caktuar Putin morri një mesazh të prerë dhe të qartë jo vetëm nga ana e Shba-ve, dhe e Francës por dhe nga vende të tjera duke përfshirë edhe Kinën që ai mos të angazhohej në rrugën e përdorimit të armës bërthamore.

Pyetje: Por nëse Putin e bën një gjë të tillë, qoftë dhe me armë të vogla bërthamore si armët taktike, a do të përbënte kjo për Shba-të, një ndryshim rrënjësor në qasjen e konfliktit në Ukrainë?

Antony Blinken: Për ne kjo do të sillte një qasje komplet të re me pasoja për Rusinë. Por ne po bëjmë gjithçka për ta evituar këtë eventualitet dhe një luftë më të madhe që kjo do të provokonte. Njëkohësisht duhet vazhduar të mbështetet Ukraina sepse agresioni rus po vazhdon me dëme të tmerrshme për Ukrainën dhe për arsyen tjetër që Rusia paraqet rrezik jo vetëm për Ukrainën por dhe për Europën.

Pyetje: Vendet balltike po ashtu po shprehin frikë nga një agresion rus i llojit konvencional siç depërtuan në Krime më 2014 dhe e bënë aneksimin fakt të kryer. A do ndërhynin kësaj here Shba-të ushtarakisht për t’i mbrojtur vendet balltike?

Antony Blinken: Ne kemi një instrument të jashtëzakonshëm që quhet Nato. Ideja themelore e Natos qëndron tek solidariteti midis anëtarëve të saj . Cdo sulm ndaj një aleati është një sulm kundra të gjithëve , i famshmi neni 5 . Ndaj Putin nuk ka interes ta zgjerojë konfliktin sidomos me një vend anëtar të Natos.

Pyetje: Zoti Blinken, e kuptoni megjithatë se kjo është cështje me rëndësi vitale për vendet balltike prandaj po e riformuloj pyetjen: a mund të kenë vendet balltike garancinë se sikur dhe një këmbë e vetme ushtari rus të depërtojë në territorin e tyre do të kishte një reagim ushtarak nga ana e Shba-ve?

Antony Blinken: Qoftë një centimetër , qoftë një milimetër sikur të preken territoret e aleatëve tanë, për ne neni 5 është diçka thelbësore . Çdo agresor i mundshëm kundra një vendi të NATO-s e ka të qartë se do të përballet me një përgjigje të NATOs duke përfshirë dhe SHBA-të

Pyetje: Po nëse është Trump në pushtet, ç’ndodh?

Antony Blinken: Unë merrem me atë që ndodh sot dhe mundohem ta bëjë detyrën time sa më mirë të jetë e mundur së bashku me koleget e mi, sa për të ardhmen

Pyetje: Më falni por ju duhet ta kuptoni frikën që kanë disa vende aleate në Europë, se nëse Trump rivjen në pushtet do të ketë një braktisje të NATO-s

Antony Blinken: E dëgjoj këtë frikë sigurisht. Por ka gjithmonë ndjenja të tilla frike kur ndodhin ndryshime politike në demokracitë perëndimore si në Shba, në Francë e gjetiu çdo katër vjet a më shumë . Por vini re diçka, këtë vit kremtojmë 75 vjetorin e krijimit të Natos, dhe në këto 75 vjet, administratat e ndryshme amerikane si ato republikane apo demokrate e kane mbështetur gjithmonë Naton. Ndaj jam i sigurt se cilado te jete administrata e ardhshme kjo mbeshtetje amerikane e Nato-s do të vazhdojë.

Pyetje: Ju, Shba-të e mbështesni Ukrainën, por ju përjashtoni njëkohësisht mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në terren atje, ç’ndodh nëse Franca ose vende të tjera si Finlanda, apo Polonia çojnë trupa në Ukrainë duke ditur që kjo është e drejtë e tyre? A nevojitet sipas jush konsesus i Natos në këtë rast?

Antony Blinken: Nuk dua të bëj hipoteza për të ardhmen, por politika e presidentit Biden është e qartë, s’do të ketë trupa amerikane në Ukrainë

Pyetje: Po pse jo?

Antony Blinken: Sepse për ne kjo do të çonte në konflikt direkt me Rusinë gjë që duam ta evitojmë sepse nuk është as në interesin tonë dhe as në atë ta aleatëve tanë.

Pyetje: A doni të evitoni dërgimin e trupave në Ukrainë në emër të një pakti të heshtur që nga koha e luftës së ftohtë sipas teorisë që dy fuqi bërthamore s’mund të bëjnë luftë konvencionale?

Antony Blinken: Është thjesht çështje interesi kombëtar. Nuk është në interesin e amerikanëve që të kemi një konflikt të armatosur direkt me Rusinë . Nuk e mendoj po ashtu se është në interes të aleatëve tanë të Natos. Por njëkohësisht jemi të vendosur të bëjmë gjithçka per ta ndihmuar Ukrainën jo vetëm tani por sa të jetë nevoja ndër vite sepse rreziku më i madh është ajo ideja në kokën e Putinit se kjo luftë po të vazhdojë gjatë do vijë një moment që ne amerikanë, europianë dhe partnerë të tjerë do të lodhemi dhe do ta braktisim Ukrainën . Ndaj është e domosdoshme ta bindim Putinin se kjo s’ka për të ndodhur.

Pyetje: Më falni që insistoj, por edhe një herë, nëse francezët, finlandezët apo polakët vendosin të dërgojnë trupa në tokë në Ukrainë a janë të lirë ta bëjnë në gjë të tillë duke dhe t’i marrin vetë rreziqet, apo ju konsideroni se ata angazhojnë në këtë mënyrë dhe Naton?

Antony Blinken: Them se çdo vend i merr vendimet në kuadrin e tij kombëtar por edhe në kuadrin e aleancës së NATO.

Pyetje: Pra a do të duhej një konsensus brenda Natos në këtë rast?

Antony Blinken: Nuk dua të bëj hipoteza por e di që marrëdhëniet që kemi në gjirin e aleancës, që kemi me Francën, funksionojnë në atë mënyrë që çdo gjë që bëjmë e bëjmë bashkë. Flasim, diskutojmë dhe pastaj vendosim bashkë.

Pyetje: Presidenti Makron në vizitë në Brazil ditët e fundit nuk e përjashtoi mundësinë që Putini të marrë pjesë në samitin e radhës të G20 por me dy kushte, që të jetë e dobishme dhe që të ketë një konsensus për të ftuar Putinin nga të gjithë anëtarët e G20. Cili është mendimi juaj?

Antony Blinken: Jam dakord me këtë qasje nëse të gjithë janë dakord dhe nëse prania e Putinit sjell diçka të dobishme. Por mendoj se në konjekturën aktuale, prania e Putinit në G20 nuk sjell ndonjë dobi , dhe po ashtu nuk mendoj se do të ketë konsensus që ai të vijë.

Pyetje: Për ju nuk duket e dobishme që të kishte një shtrëngim duarsh Biden – Putin?

Antony Blinken: Ne asnjëherë nuk jemi udhëhequr nga ideja të përjashtojmë Rusinë dhe zotin Putin. Janë aktet e zotit Putin , politika e tij dhe e Rusisë karshi vendeve të G20 dhe të G7 dhe ndaj pjesës tjetër të botës që bëjnë që ai mos të ftohet në samite.

Pyetje: Por nëse Putin ndryshon politikë a mund të flitet një ditë me të?

Antony Blinken: Nëse zoti Putin ndryshon politikën e tij, ne nuk përjashtojmë asnjë mundësi. Por s’ka asnjë provë sot se politika e tij po ndryshon. Shpresoj që dita do të vijë kur marrëdhëniet midis vendeve tona dhe Rusisë do të jenë krejt ndryshe nga ato ëe sotmet. Shpresoj që kjo ditë të jetë më e afërt sesa e largët. Fatkeqësisht sot gjërat nuk janë kështu për shkak të politikës së z. Putin.

Pyetje: Pra Rusia nuk është një vend që duhet izoluar përgjithmonë

Antony Blinken: Jo për ne Rusia nuk është vend i tillë. Për ne nuk kanë rëndësi individët por politika që ndjek një vend.

Pyetje: Zoti Sekretar i Shtetit, le të vijmë tani te kriza tjetër madhore, ajo në lindjen e Mesme. Ju s’i keni fshehur mosmarrëveshjet që keni me z. Njetanjahu . Sipas jush, përse politika e forcës që po bën ai është e rrezikshme?

Antony Blinken: Ka një sfidë madhore për izraelitët , si duhet të veprojnë ata pas atentateve terroriste të 7 tetorit? Si të jetojnë me rrezikun që paraqet Hamasi? Ishte normale që Izraeli të reagonte pas 7 tetorit për të mos lejuar që kjo të tragjedi të ripërsëritet. Edhe kur Izraeli u tërhoq nga Gaza më 2005, ka patur atentate vazhdimisht nga Hamasi deri ne 7 tetor 2023. E kemi thënë që Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet në mënyrë që 7 tetori mos të përsëritet por mënyra sesi Izraeli po vepron ka rëndësinë e saj

Pyetje: A është shumë brutale sipas jush ?

Antony Blinken: Ajo që shohim me vdekjen e fëmije, grave , burrave që ndodhen në mes të kësaj lufte është e tmerrshme. Fakti që ndihma humanitare nuk është e mjaftueshme për popullin e Gazës krijon një rrezik dhe një domosdoshmëri akute

Pyetje: Zoti Blinken , është normale që Izraeli të mbrohet , por i duhet dhënë shpresë edhe palestinezëve. Disa në Europë, si kryeministri i Spanjës janë gati të bëjnë një njohje të njëanshme dhe menjëherë të një Shteti të Palestinës . Presidenti Makron nga ana e tij po ashtu thotë që mund të bëjë një njohje të Shtetit të Palestinës në kohën e duhur. A i ndani këto opinione?

Antony Blinken: Edhe ne Shba-të , e mbështesim krijimin e një Shteti të Palestinës, kjo është dëshira dhe qëllimi ynë. Por nevojitet pikësëpari një marrëveshje midis palestenzëe dhe izraelitëve , sepse nuk mjafton njohja nga vende të treta pa një marrëeveshje midis të dyja palëve. Dhe këtu luan rolin e tij lidershipi nga vendet me peshë në botë. Për shëmbull, Izraeli kërkon marrëdhënie normale me Arabinë saudite që do të ishte historike dhe ne po punojmë për këtë . Por që kjo të arrihet duhen dy gjëra, paqe në Gaza dhe nje marrëveshje për krijimin e një Shteti palestinez. Shohim se ekziston një rrugë e mundshme.

Pyetje: Pra duhen kompromise. Por a mund të jenë këto dhe kompromise territoriale ? Për shembull, disa mendojnë se Ukraina duhet të sakrifikojë Dombasin dhe Krimenë për hir të një kompromisi? Si mendoni ju?

Antony Blinken: Për ne , është populli i Ukrainës që mund të vendosi për kompromise të tilla. Ai vendos ne e mbështesim. Por me gjithë vështirësitë e momentit për Ukrainën, duhet nënvizuar që po asistojmë në një disfatë strategjike për Rusinë në planin ushtarak, ekonomik, diplomatik. Rusia sot është më e dobët. Populli ukrainas është më i bashkuar se ç’qe kur u aneksua Krimeja me 2014. Europa e ka prerë varësinë e saj energjitike ndaj Rusisë, dhe Nato është më fortë dhe më e madhe me anëtarë të rinj, diçka që nuk imagjinohej para 2022. Ukraina ka kapacitetin për të qenë shtet i fortë në planin ushtarak , ekonomik, politik, diplomatik por i duhet mbështetja e Shba-ve, Francës dhe Europës

Pyetje: Dua t’ju falenderoj për frëngjishten tuaj të përkryer gjatë gjithë kësaj interviste këtu në rezidencën e ambasadorit të Shba-ve në Paris, me bustin e Jeffersonit, një nga baballarët e demokracisë amerikane që kishte një shprehje të famshme : “Shba-të, perandoria e lirisë” . Edhe sot Shba-të janë një fuqi perandorake. Bëtë luftë në Irak, ju përgjoni mbarë botën , por njëkohësisht ju duket sikur thoni se s’keni më fuqinë e kaluar?

Antony Blinken: Pikësëpari nuk jam dakord që jemi fuqi perandorake sepse ne nuk kemi asnjë ambicje të pushtojmë dhe të mbajmë territore në vende të tjera. Ndërhymë në Irak vertetë, qe një ndërhyrje ushtarake që sot me kalimin e kohës e shoh si diçka që nuk duhet ta kishim bërë.

Pyetje: Ju vjen keq për luftën në Irak?

Antony Blinken: Po më vjen keq

Pyetje: Por ju jeni gjithmonë vendi që mbron liritë , Europa perendimore ka nevojë për ju. A jeni ende “xhandar i botës” ?

Antony Blinken: Sot jam i bindur për dy gjëra: për çdo problem që ka impakt në jetën e amerikanëve apo të francezëve apo të çdo aleati kemi nevojë të bashkëpunojmë dhe të koordinojmë veprimet tona ; një shtet i vetëm, nuk ka kapacitetin për të menaxhuar gjithë këto probleme ; së dyti pa angazhimin e Shba-ve gjërat janë më të vështira për t’u zgjidhur . Prandaj qëllimi është të krijojmë partnershipe, të koordinohemi , duke filluar pikësëpari me aleatë të vjetër siç është Franca, por ne jemi të hapur për bashkëpunim dhe me çdo vend të gatshëm të respektojë rregullat e lojës ndërkombëtare.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • ! says:
    April 3, 2024 at 8:46 am

    Një vrejtje për përkthyesin në shqip: nuk thuhet rezidencë, por seli. Fjala rezidencë përkthehet si vëndi ku flë një personalitet, ndërsa fjala seli përkthehet si vëndi ku punon një personalitet. Shqiptarët ka kohë që e bëjnë këtë gabim, që në kohën e monizmit.

    Reply
  • Katiu says:
    April 3, 2024 at 1:15 pm

    Z. Blinken !
    Nuk dyshoj aspak që je një burrë i zgjuar , por je diplomat dhe ju diplomatet kini shumë xhepa.
    Isha i vogël kur dëgjoja labët që këndonin :
    U qepe Çurçill , Çurçill u qepe
    O dreqi me treqind xhepe …….
    Në parantezë , Çërçilli ishte një politikan i shquar , por labët siç duket ishin të pakënaqur se ai anonte shumë nga ana e Greqisë …
    I nderuar Blinken !
    Zelenskij me bandën e tij janë fashiste , me ato që bëjnë dhe me ato që thonë . Ata janë terroristë klasikë , por ju amerikanët jini pragmatistë dhe i përkrahni si antirusë që janë . Aleatë të tillë e bëjnë pis Amerikën dhe jam i bindur , shumë shpejt , Amerika do ta flaki këtë leckë të qelbur .

    Reply
  • Andronik says:
    April 3, 2024 at 4:17 pm

    O Kati! Na çudite me ato mendime te tua pro rruse!
    E para: Çurçilli nuk “anonte” nga greket,por me greket thurte planet me te zeza per vendin tone. Eshte arkitekti i zbimit te çameve nga trojet e tyre dhe po pregatiste t’ju jepte jugun e Shqiperise,Grekerve,me kusht qe te çfrytezonte Britania naften tone. Do perdorte skenarin, qe u perdor me spastrimin e çamerise. Ne fillim do te fuste trupat ushtarake britanike ne jug, si çlirimtare (dhe per “parade”)pastaj do te lejonte trupat greke te Venizellosit te benin spastrimin nga “pakicat” shqiptare. Nqs ke ndigjuar per minimin e kanalit te korfuzit, per kete qellim u krijua ajo histori. Ty Kati te duket dipllomat i madh Çurçilli?!!
    Zelenski qenka bande fashiste, ndersa Putini na qenka burre i mire! Brravo Kati. Paske henger ÇORBEN ruse,te lumte.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    April 3, 2024 at 4:38 pm

    Nje Opinion personal,

    Kjo interviste duhet lexuar shume here per te vjelur idete fundamentale qe duhen
    kuptuar dhe aplikuar per te arritur ne nje paqe te qendrushme ne zonen Euro-Atlantike.

    Z.Blinken e theksoj perseri se te gjithe shtetet duhet te mbajne barren dhe pergjegjesite
    per te arritur ne nje paqe te qendrushme. Ato duhet te jene aktore te kujdeshem sepse
    te gjithe do gezojne nje zgjidhje funksjonale te dobishme si dhe do vuajne rende nje zgjidhje
    te gabuar te situates.

    Kjo mund te ndodhe “Kur disa dikushe” mund te kerkojne vetem “perfitimet personale” dhe ta
    “shkarkoje nje pjese te barres” tek te tjeret.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    April 3, 2024 at 11:06 pm

    Ne vazhdim disa momente kryesore te intervjuse,

    Qe ne filimin e luftes, Amerika i vuri pikat mbi I-ne.
    Deklaruan se nuk do hyne lufte me Rusine, por do
    ta ndihmojne Ukrainen te perballoje sulmin Rus.

    Ne Ukraine ka rreth 20 milion Ruse qe jetojne ne zonen
    e lindjes, ne kufi me Rusine. Atyre nuk ju lejua te mesojne
    gjuhen tyre ne shkolla dhe ne mjaft raste i ndalonin te flisnin
    rusish ne publik. Kjo popullate ishte ne situaten e Kosovareve
    para se ato te fitonin pavaresine nga Serbia.

    Zelenski gaboi rende ne shkeljen e te drejtave te popullates Ruse,
    por sulmi i Rusise nuk ishte i drejte sipas ligjeve nderkombetare
    jo vetem per Ukrainen por per gjithe boten se krijonte nje precedent
    te rrezikeshem qe po te perhapej do kishte pasoja te jashtzakoneshme.
    Por Rusia e humbi durimin dhe per kete veprim te nxituar eshte demtuar
    rende ne shume drejtime.

    Per Ameriken dhe shume vende te botes, kjo qe ndodhi ishte shume
    alarmante, jo vetem per Ukrainen, por ne radhe te pare per gjithe boten,
    sepse ka shume shtete qe kane pretendime territorjale, dhe mund
    te filloje nje proces veteshkaterruse ne rrang boteror.

    Por Zelenskij, fatkeqesisht, eshte perqendruar vetem tek interesat e tija
    dhe harron se bota eshte shume me e madhe se Ukraina, Europa, e me tej.

    Nderkaq, pasi filloi sulmi, problemi ishte se deri ku do shtriheshin luftimet,
    e ku do ndalonin marshimin trupat ruse. A do kerkonin te merrnin gjithe Ukrainen?

    Mendoj se si ne rastine Kosoves, pasi te “Clirohej Domabasi, etj” lufta duhej te ndalonte.
    Problemi duhej zgjidhur nepermje bisedimeve, por Zelenski nuk e pranonte nje gje te tille.
    Sic e kam kuptuar une, shqetesimi krysor i Amerikes ishte se Rusia mund te vazhdonte
    deri sa te shkonte deri ne Kiev e me tej. Bile arriti ti afrohet goxha Kievit.

    Ne keto kushte Nato ku inkludohet Amerika filluan ti japin ndihma te medha Ukraines,
    qe kerkonte te merte edhe Sevastopolin, gje qe do krijonte kushtet per nje lufte me
    permasa shume te medha, qe te conte ndofta ne nje lufte berthamore.

    Pytjes; A mund te premtoni sot nga Paris, ……….., se Ukraina nuk do bjere ne duart
    e Ruseve, ju dha nga Z. Blinken pergjigja, qe ato duhet ta kishin parashikuar:

    Endera e Putinit te “pushtonte te gjithe Ukrainen” nuk u realizua dhe nuk do realizohet kurre.
    Kjo nenkupton se pas vdekjes dhe plagosjeve te mbi nje milion ushtares, oficersh e tjere, kufiri
    do jete ne nje vije te kuqe te re, qe pasqyron nje realitet te ri.

    Pyetjes; Cfare ndodh ne se Franca, Polonia e shtete te tjera duan te cojne trupa ne Ukraine duke
    i mare vete parasysh rreziqet, ju dha perseri nje pergjigje nga Z.Blinkenqe intervistusi duhej te kishte parashokuar:
    Cdo vend i mer vendimet ne Kuadrine tij kombetar dhe ne kuadrin e aleances se Natos.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama në “Ruhr Summit”: Inteligjenca artificiale po bën revolucion administrativ në Shqipëri
  • FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin
  • Macron drejt fundit të mandatit të dytë, Franca cakton datën e zgjedhjeve presidenciale
  • “Mbylle gojën, legen”, përplasje e ashpër në Komisionin e Reformës Zgjedhore
  • Kreu i SPAK në Komision: Dënime më të ashpra dhe hetime të zgjeruara për krimin zgjedhor

Komentet e Fundit

  1. K R on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave
  2. K R on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  3. Sa të ketë Nivica djem - nuk e merrni Kakomen on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”
  4. ELA on “Sorrat dhe korbat do marrin atë që meritojnë”. Rama poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”
  5. Narko Shtet on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?