Serbia thotë se do të ndërtojë një naftësjellës që do ta lidhë me burimet natyrore ruse, duke shmangur kështu masat kundër Kremlinit të vendeve perëndimore.
Madje, në të ardhmen, do ndërtojë edhe një naftësjellës alternativ që kalon nga Maqedonia e Veriut dhe përfundon në Durrës, sipas presidentit serb Aleksander Vucic.
Këtë të shtunë ai ju drejtua popullit, duke sqaruar një seri masash dhe vendimesh që i kishte paralajmëruar si të rëndësishme disa ditë më parë.
Naftësjellësi i parë, me kosto fillestare rreth 100 milionë euro, do të kalojë përmes Hungarisë, një nga aleatët e pakët europian të Rusisë, dhe do të jetë i gjatë rreth 128 kilometra – thotë Vuçiç.
Por ndërtimi i këtij naftësjellësi që niset në Novi Sad drejt kufirit hungarez, është vetëm maja e ajsbergut të një plani energjetik më ambicioz, me vlerë rreth 12 miliardë dollarë, pasi sipas Vuçiç Beogradi ka në plan edhe ndërtimin e një naftësjellësi që përfundon në portin e Durrësit, madje edhe një rafineri për naftën e Venezuelës, një nga partnerët e piketuar nga Beogradi për furnizimin me naftë.
Sipas Vucic, vendi ka rezerva nafte vetëm për 75 ditë, si dhe 200 mijë ton naftë bruto. Deklaratat erdhën pasi Kroacia ka pezulluar furnizimin me naftë ruse si pjesë e masave kundër pushtimit të Ukrainës.
o.j/dita

Do te mobilizojme te gjithe hidrauliket e komunales te shqiperise dhe per 60 dite naftesjellsin nga shqiperia e ke gati z.Vucic.
Po ne kemi nafte vete!Kur nuk ruajme dot naften e nentokes shqiptare,,si do te ruajme naften e Serbise?
Po ne kemi gjithe ate Gazsjelles nga Azerbaixhani qe kalon mespermes ne Shqiperi,,
E KANE FIRMOSUR PA DERE,PA DRITARE,PA RUBINET,AS NJE VRIME GOZHDE QE TE RRJEDHE per popullin e budallepsur shqiptar..
Po si do te marrim ne gaz e nafte nga Serbia,kur nuk marrim dot naften e gazin qe na rrjedh poshte dyshemese? Si enderr me duket. Sa te jene keta Hajdute,qe kane gjetur shpellen e Ali Babes ne Shqiperi.
Nga hungaria nuk merr dot sepse per energjine hungaria i permbahet legjislacionit te BE ashtu si bullgaria pak vite me pare qe bllokoi koridorin bullgari maqedoni serbi
Jemi kurioz sesi rama nje antirus dhe filoperendimor i thekur do e luftoje kete ide
Po cfare nafte do marresh o i vrare ne nuk duam gje nga Rusia kaka
Shqipetaret jane Injorantet e Evropes Vucicit nuk intereson Shqipetari por interesi esht tek Duresi pse Serbet kane mundesine te hapin nji porte ne Malin e Zi pse nuk e bejne kete ?Por mendimi i tyre esht neser dota marim Kosoven dhe dalim ne Dures dhe nuk mvaremi nga Mali i Zi pse ata nuk jane Injoranta si Shqipetaret ku nenshkruajn pa e pyetur popullin,kjo ndodhe vetem tek Shqipetaret .
Te pakten Serbi e tregon gjendjen ku ndodhet para popullit kurse per ne perben sekret shteteror. Ne jemi te pasur dhe skemi nevoje as per naften ,as per gazin dhe as per grurin Rus derisa te kemi Serbine qe na e sjell nga Rusia. Ne nuk thyejme embargo sepse e ben Vuçiç per ne.
MOS JEMI NE ENDERR
APO TE DROGUSR
QE BASH HASMI. YNE
FLET .KESHTU KALUAR
THUA MUND TE NDODH
KJO QE FLET AI
NE QOFTE E VERTETE
SKA ME SHQIPERI
KOHE MOJ E PABESE
SA POSHTE NA RREZOVE
KOKA RA PERDHE
BYTHEN LART E COVE
ZGJOHUNI DESHMORE
SE NUK KA ME BURRA
PARA NJE PIKTORI
MILETIT I SHKON SHURRA
AMAN MOJ XHEMILE
BISEDO ME GRATE
VEC JUVE JU TREMBET
KY BANDILLI I GJATE