Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj kërkoi heqjen e sekuestros së celularit, Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzon kërkesën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Veliaj kërkoi heqjen e sekuestros së celularit, Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzon kërkesën
KronikeLajmi i fundit

Veliaj kërkoi heqjen e sekuestros së celularit, Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzon kërkesën

Published: April 24, 2025
Shpërndaje

Gjykata e Apelit të Posaçëm në seancën e zhvilluar ditën e sotme ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliajt për heqjen e sekuestros së celularit. Ankimi i kryebashkiakut të Tiranë u shqyrtua nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Një ditë më parë, GJKKO la në qeli Veliajn si edhe rrëzoi edhe ankimin e biznesmenit Elman Abule, i cili mbetet në arrest shtëpie.

Gjithashtu sot në Gjykatën e Lartë do shqyrtohet edhe një rekurs i vëllait të Veliajt, Arbër Veliaj për sekuestron e celularit.

- Publicitet -

Njoftimi i Gjykatës:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 24.04.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 107, datë 18.04.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit E.V., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 132 akti, datë 04.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kundërshtimin e vendimit të prokurorit për vleftësimin e sekuestros”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit 132 Akti, datë 04.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij

Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi “detyrim paraqitje”.

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • SPAK says:
    April 24, 2025 at 10:56 am

    Une nuk dua te flas per Veliajn! Nuk e kam njojtur kurre! Por kam njejtur prokuroret dhe Gjykatesit e Drejtesise se re! Jam habitur kur disa e kaluan Vetingun dhe shume te tjere te ndershem jo! Cfare ndodhi? Ndoshta nje dite do te sqarohet! Por e njoh edhe Dumanin, ish prokuror per 21 Janarin! Ja “mbylli gryken Saliu”! Ku e kishte trimerine e sotme! Nje njeri shume emocional, nje SPAK pa standarte! Duhet te vendosen ligje qe te veprohet njelloj per te gjithe! Nese Berisha Saliu eshte i lire duhet te jete edhe Likja edhe Veliaj dhe shume te tjere! Per te njejtat akuza qendrime te ndryshme! Ne boten e drejtesise do ta largonin nga prokuroria! Te kalohet ceshtja Partizani ne gjyq apo jo,ka kaluar te gjitha afatet sepse eshte “ceshtja Sali” dhe ai ju ka futur daten te gjitheve! Pse nuk merren masa disiplinore per kete gjykatese dhe gjykatesin e Madh qe denoi Tahisrin dhe Veliaj! Urime Shqiperi!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Fake News”, minstri reagon pas lajmit se kaloi me shpejtësi dhe për pak shtypi një protestues para Kuvendit
  • Zbardhet email-i që eurodeputetja gjermane tha se Rama ua dërgoi për të mos votuar amendamentet në PE për Zvërnecin
  • VIDEO: Incidentet në protestën përpara Parlamentit, disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj
  • Protestuesit tentojnë të bllokojnë hyrjen e Kuvendit, përplasje fizike me policinë, ndërhyn FNSH
  • VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve
  2. Atdheu on Çfarë mund të ndodhë me ekonominë e vendit në rast se lumi i parave të drogës ndërpritet
  3. USA Diaspore on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  4. TIRONA on VIDEO: Incidentet në protestën përpara Parlamentit, disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj
  5. Ganua on VIDEO: Incidentet në protestën përpara Parlamentit, disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?