Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në Shqipëri gjyqtarëve dhe prokurorëve iu prish rehati, por shihni çfarë ndodh me magjistratët në vendet e tjera të rajonit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Në Shqipëri gjyqtarëve dhe prokurorëve iu prish rehati, por shihni çfarë ndodh me magjistratët në vendet e tjera të rajonit
KryesoreVetting

Në Shqipëri gjyqtarëve dhe prokurorëve iu prish rehati, por shihni çfarë ndodh me magjistratët në vendet e tjera të rajonit

Published: August 9, 2023
Shpërndaje

Pothuajse gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë nuk e kanë kaluar procesin shumë të lavdëruar të vetingut, por tek kolegët e tyre ballkanikë, është e pamundur edhe të shqyrtosh deklaratën e pasurisë së një magjistrati.

Deri në 31 janar të këtij viti, rreth 360 gjyqtarë dhe prokurorët publikë janë shkarkuar apo larguar nga detyra nga procesi veting i nisur në vitin 2016 në Shqipëri. Kjo është afërsisht 45 për qind e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Megjithëse jo pa probleme, rezultatet e procesit të vetingut janë përshëndetur nga mbështetësit e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

- Publicitet -

Por edhe pse korrupsioni në gjykata është një problem në të gjithë Ballkanin, asnjë vend tjetër nuk ka ndjekur shembullin e Shqipërisë përsa i takon vetingut rigoroz të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe shkarkimit të atyre që nuk mund të shpjegojnë dot se si u bënë kaq të pasur.

Procesi i vetingut në Shqipëri mbështetet në parimin se nuk i takon trupave të vetingut të provojë shkeljet; i takon gjyqtarit ose prokurorit që po kalon procesin e vetingut të shpjegojë se ku i kanë gjetur paratë për të financuar jetën që bëjnë.

Në një seancë dëgjimore, komisioni paraqet gjetjet e tij dhe përgjigjet e dhëna nga individi në fjalë. Vendimi për shkarkim mund të apelohet dhe i gjithë procesi monitorohet nga ekspertë juridikë ndërkombëtarë.

Në vendet e tjera të rajonit, kriteri i vetëm për të gjykuar ndershmërinë e një gjyqtari është deklarimi publik vullnetar i pasurisë së tyre. Por edhe kjo jo gjithmonë funksionon.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, deklarime të tilla të pasurisë mund të publikohen vetëm me pëlqimin e gjyqtarit ose prokurorit në fjalë. Nga afërsisht 1,400 gjyqtarë dhe prokurorë publikë në Bosnje, vetëm 10 për qind e kanë dhënë pëlqimin.

Të dhënat e pasurisë mblidhen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe i Prokurorisë, por ai nuk ka të drejta  për kontrollin e këtyre pasurive.

Ndryshimet në ligj që do t’i mundësonin Këshillit të kontrollonte dokumentet e pronës – pjesë e katër ligjeve kyçe që Bosnja duhet të miratojë për të filluar bisedimet e pranimit në Bashkimin Evropian – janë pezulluar prej vitesh.

Ja çfarë ndodhi në një nga rastet e rralla në të cilat u hetuan të dhënat e pronës:

Në vitin 2021, kryetari i Gjykatës së Shtetit, Ranko Debeveç, u përball me një seancë disiplinore pasi nuk raportoi një apartament në Spanjë. Kur erdhi koha për dëshmi të hollësishme, çështja u mbyll për publikun.

Në një postim në një blog, gjyqtari holandez Van der Weide, një këshilltar ndërkombëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial në atë kohë, kritikoi faktin se “Debeveç nuk arriti të siguronte asnjë provë të jetës së tij në Spanjë”, por pas një paralajmërimi publik në vendimin e shkallës së parë, Debeveçi përfundimisht u shfajësua.

Pas kësaj ai u emërua kryetar i Gjykatës së Shtetit për herë të dytë.

Në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, pasuritë e deklaruara nga zyrtarë publikë, përfshirë gjyqtarë dhe prokurorë, janë në përgjithësi të disponueshme për publikun, por nuk bëhen kontrolle zyrtare për saktësinë e tyre.

Në Serbi, bëhen përjashtime për gjyqtarët dhe prokurorët që merren me krimin e organizuar, terrorizmin dhe korrupsionin. Deklarimet e tyre të pasurisë nuk janë të disponueshme publikisht deri në dy vjet pasi një gjyqtar ose prokuror që merret me shqyrtimin e krimeve të tilla është larguar nga detyra publike.

Mënyra në të cilën një ndryshim pronësie i një prone regjistrohet nga gjyqtarët dhe prokurorët ndryshon në të gjithë rajonin.

Në Maqedoninë e Veriut, për shembull, një ndryshim konsiderohet i rëndësishëm vetëm nëse vlera e tij tejkalon 20 paga mesatare, ose afërsisht 11,000 euro.

Në Mal të Zi, shuma është 5,000 euro dhe në Serbi një ndryshim pronësie ose të ardhurash duhet të raportohet vetëm nëse ndryshimi vlen më shumë se paga mesatare para taksave.

Nga 34 gjykata themelore në Maqedoninë e Veriut, kryegjyqtarët e 12 prej tyre nuk dorëzuan deklarime pasurie në vitin 2020, sipas një raporti në Këshillin Gjyqësor nga Komisioni Shtetëror Kundër Korrupsionit, megjthëse kjo është një kërkesë e detyrueshme.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade
  • 56 vjeçarja shqiptare gjeti vdekjen pas rënies në një pusetë në Manhatan, familja ngre padi
  • Shtatë gjyqtarë në garë për tre vende në KLGJ
  • Kush do të jetë në krye të rendit të ardhshëm botëror?
  • ​Falsifikohet me AI fotoja e Iris Luarasit me diplomatin

Komentet e Fundit

  1. sela on Jennifer Lopez koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar, kërkoi 2 milionë euro garanci për protestat
  2. Ashashi on “Jemi të parët…” A është vërtet siç e paraqiti Kryeministri, raporti për mjedisin i amerikanëve?
  3. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Deni ceni on Prokuroria nuk e gjeti, GJKKO do shqyrtojë kërkesën e Veliajt për identifikimin e “Nesti Angonit”
  5. xxx on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?