Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pastori replikon me kopertinën e DITA, shpjegon ndjenjat për Berishën: Unë e dua, mbase duhet ta doni dhe ju…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Pastori replikon me kopertinën e DITA, shpjegon ndjenjat për Berishën: Unë e dua, mbase duhet ta doni dhe ju…
KryesorePolitike

Pastori replikon me kopertinën e DITA, shpjegon ndjenjat për Berishën: Unë e dua, mbase duhet ta doni dhe ju…

Published: August 13, 2022
Shpërndaje

 

Pastori Akil Pano ka reaguar lidhur me shkrimin e Viktor Malaj në DITA, botuar numrin e djeshëm. “Nuk e kuptoj arsyen e shqetësimit” thotë ai fillimisht, por pak më pas shkruan që “e kupton arsyen e shqetësimit”.

Pastori më pas shpall se e do shumë dhe na fton edhe ne ta duam shumë “doktor Berishën”.

- Publicitet -

Sipas tij Saliun e urrejnë kot dhe pastori po lufton urrejtjen, sidomos urrejtjen “kundër liderëve politikë dhe kundër të kamurve” sepse ajo është shumë e dëmshme.

Shkrimi i plotë:

Pjesëmarrja dhe fjala ime mes disa intelektualëve, në tryezën e ftuar nga Dr. Berisha mbi temën e familjes, duket se ka shqetësuar disa media, të majta në Shqipëri. Nuk e kuptoj arsyen e ‘shqetësimit’, pasi “Familja në rrezik” duhet të na shqetësojë mjaftueshëm për t’u mbledhur, e jo për të qenë të ndarë, për të folur e jo heshtur, për t’u angazhuar e jo për të qenë indiferent. E kuptoj arsyen e ‘shqetësimit’, pasi “Familja në rrezik,” si tryezë diskutimi dhe propozimesh u organizua nga Dr. Berisha dhe Partia Demokratike. Kjo është tema e jetës, që sjell sëbashku të madh e të vogël, të majtë e të djathtë. Nëse nuk e keni ndjekur bisedën dhe propozimet e kësaj tryeze, ju ftoj ta bëni.

E dua Dr. Berishën. Mbase duhet ta doni dhe ju, pasi nëse në këtë jetë s’doni askënd veç vetes dhe rrethit tuaj të ngushtë familjar, kjo s’përbën ndonjë meritë, a vlerë që ju dallon nga të tjerët. Pikërisht këtë tha Jezusi i Nazaretit:“Por po t’i doni ata që ju duan, ç’meritë do të keni nga kjo? Sepse edhe mëkatarët i duan ata që i duan.” Luka 6:32.

I dua shumë dhe komunistët, socialistët, globalistët, etj; por nuk dua ideologjinë e tyre. Ideologji që ka vrarë më shumë njerëz në shekullin e fundit, se çdo luftë e njeriut apo e natyrës në çdo shekull tjetër. Problem kam të dua ‘anonimët’ dhe ata që fshihen pas pseudonimeve në artikujt e tyre, pasi sillen sikur të ishin dikush tjetër; pasi janë entitete pa fytyrë, pa karakter, pa adresë, pa përgjegjësi, pa moral. Qenie me dy a më shumë emra, identitete, funksione, të cilët sot janë në shërbim të pushtetit, e nesër do te nxitojnë të ofrojnë aftësitë e tyre tyre në kërkim te padronit tjetër.

Metoda tipike komuniste. Më kujtojnë sterotipin e ‘spiunëve’ që në komunizëm s’jetonin përmes punës së ndershme, por kishin shndërruar në mënyrë jetese spiunllëkun, përbaltjen, intrigat, prapaskenat, hipokrizinë, anonimet, fletërrufetë etj.

Nuk kam si t’i dua, jo përshkak të antivlerave që i karakterizojnë, por përshkak se këto entitete janë anonimë-jorealë. Një botë fantazmash të cilën refuzoj dhe ta mendoj. E kam ndërtuar jetën mbi vlera të cilat jo kushdo i kupton, i beson, a praktikon. Ky themel besimi, më shtyn të ecë në shtegun e ngushtë të dashurisë. Dashuria e Zotit, më shtrëngon dhe motivon të dua të gjithë njerëzit. Ka kaq shumë urrejtje në këtë vend. Urrejtje nga të gjithë, për të gjithë. Urrejtje me përmbajtje etnike, krahinore, rracore, sociale, klanore. Kjo e fundit është në rritje. Në cilin kamp politik bën pjesë? Cili është lideri që ndjek? Por ka dhe urrejtje brenda llojit. Më e rrafinuara ndër nënndarjet e urrejtjes, maskohet me buzëqeshje, dhurata, elozhe. Urrejtje për udhëheqësit politikë. Urrejtje për liderin, cilido qoftë ai, me sjelljen ‘Pse të jetë ai!? Çfarë ka ai më shumë?’ Urrejtje për të kamurin, me qëndrimin; ‘Pse ai ka dhe unë s’kam!?’ Urrejtje nga të gjithë, drejtuar te gjithëve. Jetojmë në një vend të helmuar nga urrejtja. Por, problemi është se urrejtja s’mjafton. Urrejtja individuale e kolektive e familjes, klanit, grupit politik, social, etnik dhe urrejtja e çdo lloji a forme nuk mjafton për të ndërtuar shtetin dhe shëruar familjen Shqiptare që vuan. Martin Luter Kingu në përpjekjet e tij për të trimëruar komunitetin që ai drejtoi në betejën për liri, u zbuloi atyre një udhë më të lartë se dhuna që deri atëherë ishte konsideruar si e vetmja mënyrë për t’i fituar këto të drejta. Ai parashtroi dashurinë si platformë lirie dhe rezistencën paqësore si mjetin efikas për të fituar të drejtat e mohuara.

“Unë kam vendosur të qendroj i lidhur me dashurinë. Urrejtja është një barrë tepër e madhe për ta mbajtur.” Përgjigjja ime është dashuria. Pak më shumë dashuri për njeriun, liderin, familjen dhe shtetin. Dashuri për Shqipërinë që lëngon. Dashuria për të cilën shkruaj, ecën krah me të vërtetën, integritetin, drejtësinë dhe dhembshurinë. Është e vetmja kurë që shëron dhe ndërton familjen dhe shtetin. Miq progresistë (siç dhe ju pëlqejnë t’ju quajnë) më lejoni t’ju kujtoj çka jam i prirur të mendoj që e dini se, nuk ekziston progres më i madh në një shoqëri, se mirëqënia dhe progresi i familjes.

Nëse nuk bashkoheni me ne të mjekojmë e begatojmë familjen në Shqipëri, për arsye që ju mund t’i dini, të paktën mos e pengoni kauzën e shenjtë për familjen! Çështja e familjes për ne, nuk është loja për pushtetin. Nëse do ta shihnim kështu, unë dhe ata që besojnë si unë, do të ishim ishim të kapur nga mediokriteti i një jete pafuqi, pa besim, pa ideal. Çështja e familjes është beteja për jetën dhe kombin.

Shkrimi për Akilin dhe Saliun mund të lexohet duke klikuar KËTU

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
21 Comments
  • Ky ka “lakra” në kokë says:
    August 13, 2022 at 9:45 am

    Është pikërisht Berisha që shkatëroi gjithçka pozitive të popullit shqiptar, përfshirë familjen. Të të vijë turp që përpiqesh të “zbukurosh” kriminelin që në drejtësi normale, e kishte vendin pas hekurave. Përpiqesh që të bësh politikë perverse dhe tregon nivelin e ulët intelektual. Nuk je për pastor, por as për bari dhensh, sepse do të merrje “në qafë” kopenë. Nuk je asgjë më shumë se sa një pjellë e kohës së maskarejve.

    Reply
  • Edhe berisha eshte gej says:
    August 13, 2022 at 10:29 am

    Ky pastori fsheh ndjenjat e tij si gej. Prandaj e lufto. fort ate xbenin.

    Reply
  • Aleksander Thana says:
    August 13, 2022 at 10:45 am

    Edhe prift, edhe hoxhe, edhe pasterma, edhe debil, ose devil. Ai shpellar, ti erresire mesjetare. O pleh qe qelbesh, merr edhe kryekriminelin dhe shkoni ne Jemen, te Ura e Qabese t’ju hane sorrat!

    Reply
  • ppa says:
    August 13, 2022 at 11:01 am

    Kerkon te fshihesh pas faktit qe – ne pergjithesi ne rrjetet online, komentet behen nga persona anonime; por ti pastor, qe do jo vetem Berishen por edhe rrufjanin A. Cani – shiko komentet pa fund me emer dhe mbiemer ne facebook. Boll mos diskuto me ….

    Reply
  • BARDI says:
    August 13, 2022 at 11:17 am

    As nuk ja vlen te merresh me nje te ashtuquajtur klerik qe eshte shume shume larg realitetit.Kjo vjen nga mangesia e formimit te tij si njeri jo mesi predikues i fese.Njeri pa vlera.

    Reply
  • korçari says:
    August 13, 2022 at 3:16 pm

    Z.Pastor nuk mund t’a nisesh faljen me personin i cili i ka bere gjemen ketij kombi pra Salehut ku mund t’i b/ngjitim te gjitha epitetet e keqija pra simbol i ligesise ,ju jeni futur kokeekembe ne politike gje qe nuk eshte fusha juaj.Nuk mund te mbuloni diellin me shoshe duke u fhehur “pas gishtit”.Nuk besoj qe te kete njeri qe t’ju ndjeke ne predikimet tuaja pasi jeni i pabesueshem dhe perkrahes i te keqes me e pakta…

    Reply
  • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise says:
    August 13, 2022 at 4:20 pm

    Poqese vertet e ‘do’ vertet simbolin e se keqes perdhunuesin e nje populli te tere bashke me 10 komandamentet e Zotit sepse :
    -Ka VRARË! Zoti thote:’Mos VRIT!
    -Ka VJEDHUR! Zoti thote:’Mos VIDH!’
    -Ka SHPRONESUAR nje popull te tere!Zoti thote:’Mos DESHIRO GJENE E TJETRIT!”

    TI JE VETE DJALLI QE NE EMER JO TE zOTIT PO DJALLIT,KISHES SERBE DHE UDB-se PREDIKON JO TE MIREN PO TE KEQEN!

    Reply
  • I tille je , sa here qe hap gojen says:
    August 13, 2022 at 6:09 pm

    Zoti pastor , me vjen shume keq qe i jini futur politikes dhe lini me nje ane punen me besimtaret . Ne se i jini perkushtuar asaj pune , nuk duhet te merreni me politike , aq me teper , kur jini dashuruar me nje bandit mesjetar , qe mbart mbi supe nje mal me akuza , qe ka mbi tre dekada qe po i nxjerr uje te zi ketij vendi . Te perqafosh nje kriminel si ai eshte shume domethenese per nje pastor ! Une personalisht ndjej neveri per njeres kaq hipokrtite , sivellama i imamit te Prizrenit ! Turp !

    Reply
  • epo kjo pune says:
    August 13, 2022 at 7:40 pm

    o frymor, o ka vrare e jane vrare ne emer te fese keto 2 mije vjet o ska… ideologjia komuniste nuk funksionoi se dominon instikti kafshes ndaj ndergjegjes dhe kapitalizmi si sistem na ka vene ne kurs perplasje me natyren e planetin… ore kur pame shkrimin thame se ishte ndonje fejton po ky paska luajtur nga fiqiriu!!!!

    Reply
  • E vërteta shqeto says:
    August 13, 2022 at 8:28 pm

    Për pastorin feja e tij është burimi i bukës së tij të përditshme. Mashtrimi fetar është zanat. Ha bukë dukf gënjyer besimtar budallenj. Plus me fonde nga jashtë e vidh. Fakti që pranon të ardhurojë Saliun këtu në Tokë, që në fakt nuk i lejohet nga Zoti, tregon që nuk ka lidhje besimi por interesi. Saliu ka deklaruar që do bëjë partinë demokratike parti koservatore, pra ku përfshihet dhe tradita fetare dhe e familjes, e kështu logjikisht pastori s’mund të jetë me Ramën dhe iluministat e Sorosit, që përkrahin LGBTQI+, drogën dhe familjet homoseksuale. Sigurisht që iluminati është Satanist. Pastori pra kujton ndoshta se po të jetë Saliu në pushtet, sekti i tij fetar ungjillor do vazhdojë të mbijetojë. Por në fakt, Berisha konservatorizmin e ka thjesht gënjeshtër elektorale për të gënjyer budallenjtë, që të bëjë diferencën me PS dhe Ramën. Berishës i duhet pushteti vetëm për të siguruar familjen e tij dhe paratë që ka bërë këtë 30 vite, mos ta hetojë njeri, mos ta fusin në burg. As nuk i plas për fenë apo ligjin. Madje Saliu as nuk e ka problem të vijë në pushtet, mjafton të jetë kryetar partie dhe opozite, dhe të vazhdojë avazin që Rama hajduti vodhi zgjedhjet etj si këto. Luli dështoi sepse Saliu ishte pas tij. Saliu dhe Luli pranuan të bënin protesta teatrale atëherë se kujtonin se Rama do i linte rehat. Por doli nonGrata dhe Saliu hoqi Lulin sikur e kishte ai fajin që nuk i kishte ndrequr mirë pazaret me Ramën. Është një farsë e madhe për pushtet, dhe budallenj e hallexhinj farsaxhinj si Akili katandisen të adhurojnë doktorin.

    Reply
  • ? says:
    August 13, 2022 at 9:00 pm

    Cili eshte emri i vertete i Viktor Sdikushishte?

    Reply
  • ALBAN DEGA says:
    August 13, 2022 at 9:19 pm

    KUR PASTORI MERRET ME POLITIKR

    Eshte me mire te shkoje me kullote dhite!

    Reply
  • Ganiu says:
    August 13, 2022 at 9:54 pm

    Rëndë O Pano rëndë! Sa keq që qenke katandisur! Na u neverite fare, po fare fare ama! Një shëmti e kobshme!
    Ne e dimë që besimtari duhet ta dojë besimtarin për hir të Zotit, por nuk kemi parë që Berisha të trokasë në derën e Kishës tënde si i penduar evangjelist për ato që ka bërë, por ke shkuar ti te tavolina e tij. Sofizmat diarre për dashurinë për njeriun, liderin, familjen dhe shtetin tregojua besimtarëve të Kishës tënde.
    Ti kërkon të ringjallësh sindromin e Stokholmit te populli ynë, se ti normalisht je grek. Gabohesh pastor, gabohesh për familjen sagrata !
    Berisha e familja e tij nuk është Sagrata, por Non Grata, ndërsa ti, një njeri pa karakter, pa përgjegjësi dhe pa moral.

    Reply
  • Arben.T says:
    August 14, 2022 at 4:43 am

    Zoti Viktor:

    1. Ju jeni nje individ i pa kenaqur nga jeta.

    2. Ndjeheni bosh.

    3. Komplet i delizionuar.

    4. Ushqimi i juaj shpirteror jane enderrat e tua hakmarrese.

    5. Ju nuk besoni ne asgje.

    6. Ju hidhni bomba tymuse.

    7. I konfuzoni lexusit.

    8. Shkarkoni tensjonet e juaja psiqike.

    9. Ju urreni gjithe boten.

    10. Inate te pafundeme.

    11. Flisni per parime dhe vlera morale dhe beni te kunderten.

    12. Cili eshte misioni i juaj i “vertetë”?

    Reply
  • Asd says:
    August 14, 2022 at 6:38 am

    Ja dhe nje monster qe ka veshur nje maske idiote per tu futur ne skene. Per keta duhet fshese hekuri qe te rrine pergjithmone ne koshin e pleherave.

    Reply
  • Edvin says:
    August 14, 2022 at 9:17 am

    Sa debila komentues jeni, nuk merreni me temen, familjen qe po jua shkerdhejne lesbet dhe homoseksualet, por merreni me ate qe ngre problemin.
    Po s eshte faji juaj, se bageti hesapi, faji eshte i barinjve tuaj, redaktoreve te gazetes ketu qe ju prijne ne ate rruge.

    Reply
  • Jimi says:
    August 14, 2022 at 10:24 am

    Ti nga “bari” u ktheve ne dele, po pse kerkon qe edhe ne qe nuk jemi “barinj” te kthehemi ne dele !?

    Reply
  • Artan says:
    August 14, 2022 at 2:30 pm

    Zoti pastor. Mund të falësh e të duash këdo, por të mbeshtesesh është pergjegjesi. Ju mund të falni apo të doni Hitlerin, Stalinin, Enverin, Maon, është puna juaj, por a mund t’i mbeshtesni? Këta pa perjashtim kanë folur për shenjtërinë e familjes. Meqenëse jeni dhe bari mendohuni mirë kur I shkoni pas një politikani.

    Reply
  • Veshi says:
    August 14, 2022 at 3:26 pm

    Klerikët aktual janë me diplomë universitate për historinë e Qiellit dhe Konfliktin Zot-Djall nëpërmjet Botës së Shpirtrave të Vdekur. Ndaj “Vari hejbet” si Hafëzit, Imamit, Pastorit apo Jan Ullatosit.

    Reply
  • JONI says:
    August 14, 2022 at 3:32 pm

    Perse kjo urejtje ndaj nje pastori qe mbrone familjen ,bazen e egzistences dhe zhvillimit,dhe asnje fjale per bythe lepiresit e Rames qe vjedhe si asnje si ai,jo vetem tek ne por ne gjithe boten nuk gjen.Me parat tona e ka kethyer godinen qe quhet kryministri ,ne bordello,nuk ka ne administrae nje figur te afte dhe te ditur,njeri me idjot se tjetri,por te afte per te vjedhur,Nuk doni Saliun?Ate e duan ata si te keqen me te vogel,se ai e do kete vend,do familjen.Krahasoni kabinetin Rama qe eshte mbushur me injorant dhe pa moral.Inceratoristet ne kerkim dhe Rama vazhdon ti paguaj,shikoni pagat dhe pensionet,shkoni te doktori si isemure,ju jep te beni analiza,dhe sistemi te thot radhen e ke pas 2-3 muaj per ti bere d,m,th mbasi ke vdekur,ilacet qe te jep doktori ,shumica nuk rimbursohen dhe shume te tjera ,si vjedhja e prones per te pasuruar Xhacken,Spiropalin,’

    milarderin’ Gaz Paja dhe bolle krime te tjera.Gjeja me e piste,mbas Ram rugacit jeni ju.

    Reply
  • km says:
    August 14, 2022 at 5:26 pm

    Pastertor,po’ krimet e bera nga Saliu a i do bashke me Saliun?Ai mbase do parane qe te jep Saliu per lobimin qe ben.Te duash nje vrases te shumefishte,numurohen me qindra vetem ne 1997,numurohen me qindra vetem ne Tropoje.Te duash nje kriminel,te heq te drejten te jesh pastor

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  • VIDEO: Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë
  • Rama sfidon protestuesit: Sillni draftin për “Shqipërinë e re”

Komentet e Fundit

  1. demo on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  2. 666 on “Miliona njerëz nuk dinë as ku ndodhet Zëvrneci”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
  3. 666 on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. N. D. on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  5. Kris Pano on VIDEO: Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?