Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Probleme aktuale demografike e sociale për moshën e tretë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lifestyle > Probleme aktuale demografike e sociale për moshën e tretë
LifestyleShoqëri

Probleme aktuale demografike e sociale për moshën e tretë

Published: November 10, 2022
Shpërndaje

Dr. Elidiana Canaj

 

Problemet që trajton ky shkrim janë sa demografike aq edhe sociale, por edhe pjesë e politikave. Është fjala kryesisht për moshën e tretë ose moshën e pensionit të pleqërisë. Në këtë moshë ndodhin ndryshime me rëndësi fizike, shëndetësore, njerëzore, por edhe sociale e financiare. Nëse ke qenë në marrëdhënie pune dhe ke pasur një rogë “x” lekë, kur del në pension pleqërie, të ardhurat minimalisht mund të përgjysmohen. Mund të ndodhë që bashkëshortët të mos jenë gjithë jetën sëbashku! Mund të ndodhë që fëmijët të emigrojnë. Mund të ndodhë që një  i/e moshuar të jetojë vetëm. Mund të kesh një banesë komode ose jo. Gjithsesi edhe banesa kërkon mirëmbajtje. Mirëmbajtja kërkon shpenzime. Burimet e të ardhurave bien! Nevojat për shpenzime rriten. Mund të shfaqen shqetësime fizike ose të agravohen situata të pakëndshme shëndetësore edhe të shëndetit mendor. Mundet që miqtë, mikeshat bashkëmoshatarë të mos të të gjenden pranë kur ke nevoje, për arsye të ndryshme të tyre. Ka nevojë të ndërmerren studime sociologjike. Studimet informojnë , por mund të jenë pikë referimi, orientimi për politikëbërësit e vendimmarrësit për lehtësimin apo zgjidhjen e problemeve. Në funksion të politikave demografike e sociale është e rëndësishme të dihet sa e moshuar është dhe do të jetë popullsia në vitet në vazhdim, në mënyrë që të planifikohen, për shembull pensionet apo kujdesi shëndetësor. Veç fenomenit të plakjes po ndodh edhe pakësimi numerik i popullsisë. Më 1 janar 2022 popullsia e Shqipërisë arriti 2.79 milionë banorë dhe, krahasuar me vitin 2011, është ulur me 3,9 %. Prirja në rënie vazhdon të jetë e pranishme nga vitet e mëparshme. Jetëgjatësia e pritur për vitin 2021 arriti 74,4 vjeç për meshkujt dhe 78,7 vjeç për femrat. Edhe më pas priten këto rritje. Pra shqiptarët jetojnë më gjatë se më parë. Por popullsia po plaket!

- Publicitet -

Po t’i referohemi treguesve të moshës mesatare rezulton që mosha mesatare e popullsisë shqiptare të jetë rritur nga afërsisht nga 33 vjeç më 1 janar 2011 – në afërsisht 38 vjeç më 1 janar 2022. Ndërsa, sipas përkatësisë gjinore mosha mesatare është rritur nga 31,3 në 37,3 vjeç për meshkujt dhe nga 33,9 në 39,1 vjeç për femrat. Në pakësimin e popullsisë, në plakjen e saj ndikojnë: migrimi, rritja e moshës mesatare tradicionale për martesë, rritja e moshës mesatare tradicionale e vajzave për t’u bërë nëna, rënia e numrit të lindjeve për çdo grua të martuar…

Le të ilustrojmë me shifra disa nga faktorët e lartpërmendur. Gjatë viteve 2011-2021 vlerësohet se mesatarisht 42 mijë persona emigruan çdo vit dhe 23 mijë imigruan mesatarisht çdo vit. Arsyet kryesore për emigracionin kanë të bëjnë me mundësi më të mira për punë, arsim dhe kujdes shëndetësor.

Grup-mosha e popullsisë 0-14 vjeç ka rënë nga 21,6 % në vitin 2011 në 16,3 % në 2022. Grup-mosha e popullsisë 15-64 vjeç ka qëndruar thuajse e njëjtë, duke pësuar një rritje të lehtë, nga 67,4 % në vitin 2011, në 68,0 % në vitin 2022. Grup-mosha e popullsisë 65+ vjeç është rritur nga 11,0 % në vitin 2011 në 15,7 % në vitin 2022.

Megjithatë Shqipëria në vitin 2011 vijonte të kishte popullsinë me moshën më të re në kontinentin Europian me përjashtim të Turqisë, Irlandës dhe Islandës. Ritmi i plakjes së popullsisë shqiptare gjatë dekadës së fundit ka qenë më i larti në kontinent me përjashtim të Lituanisë. Prefektura më e plakur në Shqipëri rezulton Gjirokastra, me moshë mesatare 39,7 vjeç, ndërsa prefektura më e re është Kukësi me moshë mesatare 30,2 vjeç.

Popullsia e Shqipërisë pati moshë mesatare 35,3 vjeç në vitin 2011, ndërsa mesatarja e 27 vendeve anëtare të BE-së ishte 41,2 vjeç. Në vitin 2001, Shqipëria kishte moshë mesatare 30.6 vjeç ndërsa Bashkimi Europian e kishte 38,3 vjeç.  Gjatë kësaj dekade, popullsia në tërësi është plakur me mesatarisht 4,7 vjet në Shqipëri ndërsa në BE është plakur me 2.9 vjet.

Shqiptarët jetojnë më pak se mesatarja e BE, por jetëgjatësia është rritur me ritme të shpejta dekadat e fundit duke ju afruar shumë popullsisë së Evropës së zhvilluar. Sipas të dhënave të Eurostat mé 2016 jetëgjatësia në Europë për gratë ishte mesatarisht 83,6 vjet, krahasuar me 78,2 vjet për meshkujt. Ndërsa, sipas të dhënave kombëtare, jetëgjatësia mesatare në Shqipëri ishte 80,1 vjeç për femrat dhe 77,0 vjeç për meshkujt.

Në vitin 1961, jetëgjatësia mesatare e shqiptarëve ishte 62,3 vite, teksa në vitin 2015 arriti në 78 vjeç. Vetëm në periudhën e tranzicionit jetëgjatësia u rrit me 6 vite. Edhe pse vdekjet nga kanceri në Shqipëri  në vitet ‘80 ishin shumë më të ulëta se në shumicën e vendeve europiane, ndryshimet mes jetëgjatësisë së meshkujve dhe femrave në vendet e Europës Lindore u ndikuan fuqimisht nga ndryshimet në faktorët e rrezikut, kryesisht duhanpirja, abuzimi me alkoolin dhe aksidentet e trafikut rrugor.

Shqipëria ka një sistem universal të kujdesit shëndetësor. Jetëgjatësia llogaritet në 78,30 vjet, duke u renditur vendi i 61-të në botë dhe duke tejkaluar një numër vendesh të Bashkimit Evropian, si Hungaria, Polonia, Kroacia, Sllovakia etj. Në shërbimin shëndetësor ndikon vaksinimi si rrugë e zbutjes apo edhe e eliminimit të disa lloj sëmundjesh të rrezikshme për jetën dhe shëndetin.

Gjithsesi edhe njerëzit vetë mund t’i kontribuojnë jetëgjatësisë së shëndetshme për vete dhe jo vetëm!

Që të jetojmë sa më gjatë shëndetshëm do të thotë të ndihemi mirë me veten tonë, për vete dhe me njerëzit që na rrethojnë. Të ndihemi shoqërisht të dobishëm në punët që bëjmë apo mund të bëjmë. Të angazhohemi në grupe sociale, kulturore, shoqata organizata ku mund të ndihemi të dobishëm duke kontribuar. Të angazhohemi në veprimtari shoqërisht të dobishme në përputhje me interesat, mundësitë fizike, profesionale, apo sipas sukseseve të eksperiencës jetësore. Të merremi me punë që mundemi dhe ndihemi të vlerësuar nga njerëzit që i përfitojnë si të gatuajmë, të merremi me punë dore, të kujdesemi për lulet, të shkruajmë kujtime, të shohim filma, të lexojmë libra, të dëgjojmë muzikë, të çlodhemi duke u marrë me art, me sport si mënyrat e duhura, që do të na mbajnë trupin dhe trurin të shëndetshëm. Të merremi me aktivitet fizik, me ushtrime fizike, ecje, me shëtitjet në mjedise që na japin kënaqësi dhe sipas mundësive e gjendjes fizike e shëndetësore. Jo vetëm për të mbajtur trupin në formë, por se, njëherazi, çlirojmë edhe streset.

Të mos bëjmë jetë pasive! Të mos biem nën pushtetin e ankesave të moshës dhe të problemeve fizike, shëndetësore e sociale, financiare që realisht janë të pranishme. Të mundohemi të shohim anën pozitive të jetës dhe të gjërave.

Të jemi korrektë me vizitat dhe kontrollet mjekësore si edhe me kujdesin shëndetësor.

Të ndjekim sa më pak lajme të trishta. Të evitojmë biseda/takime me njerëz që s’janë optimistë. Të gjejmë mundësinë e komunikimit me shoqe/shokë bashkëmoshatarë, por edhe me më të rinjtë në moshë.

Të jetojmë me familjaret tanë edhe me brezat pasardhës pranë që të ndjejmë kënaqësinë e dobinë e ndërsjelltë si për praninë ashtu edhe për kujdesin.

Të ushqehemi shëndetshëm dhe të mos e teprojmë me ushqimet që mund të na dëmtojnë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?