Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria heq dorë nga skema për legalizimin me çmime qesharake të kateve pa leje të oligarkëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Qeveria heq dorë nga skema për legalizimin me çmime qesharake të kateve pa leje të oligarkëve
KronikeLajmi i fundit

Qeveria heq dorë nga skema për legalizimin me çmime qesharake të kateve pa leje të oligarkëve

Published: October 6, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama njoftoi të premten se do të shfuqizonte një vendim qeverie dhe pjesë të ligjit që i mundësonin ndërtuesve të mëdhenj të legalizonin shtesa pa leje me çmime shumë më të ulëta se tregu dhe me përjashtime nga detyrimet fiskale.

Në një konferencë për shtyp që zgjati një orë e 40 minuta – ku dy ministrat që e shoqëronin nuk folën asnjë sekondë, Rama deklaroi se do t’ua hiqte ndërtuesve të drejtën e parablerjes së kateve të ndërtuara pa leje.

Propozimi synon ndryshimin e VKM nr. 589 të vitit 2022 dhe të ligjit të vitit 2023 “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje…”, përmes të cilëve Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) kishte sekuestruar mijëra metra katrorë ndërtimesh pa leje në Tiranë, por më pas ia kishte kthyer të njëjtëve ndërtues kundrejt një pagese shumë të ulët.

- Publicitet -

“Në fund fare do të propozojmë disa ndryshime… ku shfuqizohet e drejta e parablerjes në një procedurë konfiskimi dhe e drejta për të lidhur kontratë me premtim shitjeje. Ky është thelbi i këtij ndryshimi,” tha Rama.

Vendimi vjen pas akuzave se një grup ndërtuesish të afërt me qeverinë përfituan nga skema për të legalizuar kate të tëra ndërtimesh në Tiranë, ndërsa qytetarët e zakonshëm janë gjobitur ose u janë shembur shtesat.

“Ndërsa mijëra familje në fshat ose qytete të vogla janë gjobitur dhe shembur për një dhomë apo shtesë të vogël, në mes të Tiranës janë legalizuar kate të tëra për ndërtuesit e mëdhenj, të cilët pastaj u ‘amnistuan’ përmes skemës së parablerjes me çmime qesharake,” tha deputetja demokrate Jorida Tabaku, duke shtuar se skema ka shërbyer për të shmangur detyrimet tatimore të ndërtuesve.

Edhe deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, e cilësoi nismën e Ramës propagandistike.

“Dakordësia mes ndërtuesit dhe KKT për numrin real të kateve bëhet që në gropën e themelit. Arsyeja pse Edi Rama deklaron se do ta eliminojë këtë skemë spekulative është e paqartë. Unë mendoj se është thjesht një deklaratë propagandistike dhe asgjë më shumë,” tha ai.

Gjatë konferencës, Rama e mbrojti skemën si të suksesshme, duke argumentuar se konfiskimi i plotë ishte i pamundur pasi ndërtuesit kishin shitur tashmë apartamentet, dhe se pagesat ishin bërë me çmime tregu.

“Janë detyruar t’i blejnë me çmimin e tregut vetëm për një arsye, dhe këtë parablerjen e hoqëm tani, se s’ka nevojë më,” tha ai.

Por të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë të kundërtën: ndërtimet e konfiskuara iu kthyen ndërtuesve me një çmim mesatar prej vetëm 223 euro për metër katror – rreth dhjetë herë më pak se çmimet e tregut, dhe me kontrata që i amnistonin edhe nga rreth 2 milionë euro detyrime fiskale.

Shumë prej këtyre ndërtuesve janë aktualisht nën hetim penal nga Prokuroria e Tiranës për shkeljet në ndërtim.

BIRN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Detari says:
    October 6, 2025 at 10:49 am

    Per shtesa pa leje duhet prishur i gjithe objekti plus gjobe te madhe.

    Reply
  • kasem gahinji says:
    October 6, 2025 at 4:46 pm

    Si do te vazhdojme, e di kryeministri dhe specialistet rreth tij. Por nuk mendo se eshte per propogande. Nese realizohet eshte veprim I drejte. Para ligjit Jane te gjithe njesoj, si ai qe e person per nje kasolle, ashtu edhe Ai per Kate shtese. Por duhet te verifikohet edhe e gjithe struttura e ndertuar. A i qendron, i reziston KUSHTE e teknike te projekt it pa Kate shtese? Sepse cdo Kat shtese cenon E rrezikon strukturen. Cilesia dhe sasia e dimensione e hekurut, cilesia e betonit, dimensione e element eve te structures, qe nga platform dhe theme let, kollonat dhe soletat. Cdo gje duhet verifikuar. Nese katet shtese paraqesin rreziku duhet TE shembe jo TE legalizohen. Se dyti duhet te nxirret pergjegjesine e projektuesit, atij qe ka hedhur firme Ne projekt. Se treti, pergjegjesine e atij qe ben kontrolle perfundimtar dhe jep leje e banueshmerise. Nese nuk vendose mbi baza ligjore pergjegjesine e te gjithe pale e, atehere mbetet propogande.

    Reply
  • Engjella says:
    October 7, 2025 at 3:34 pm

    Ne rrugën ” Moskat” ku ndodhet edhe Ambulanca Nr.8..Rruga eshtë e bllokuar nga siperfaqja jashtë nderteses nga ” CONAD” Nuk as trotuar , për kalimtarë! .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish
  • Sara Mila: Nuk e çojmë ndërmend as dorëheqjen dhe as zgjedhjet e parakohshme

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  2. Luk11 on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  3. Gani USA on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  4. Vlor on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  5. K R on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?