Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Refleksione për një debat me vlera dyshuese
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Refleksione për një debat me vlera dyshuese
Analizaopinion

Refleksione për një debat me vlera dyshuese

Published: December 9, 2025
Shpërndaje

Nga  Gjon BRUÇI

Debati për identitetin kombëtar të shqiptarëve, që lin¬di para do kohësh, përfshiu shumë intelektualë, dhe ishte një nga debatet më të zjarrta në serinë e debateve të pa¬fundme, që kanë mbërthyer shqiptarët, në kapërcyellin e fundviteve dymijë e fillim shekullin e njëzet e një. Për më tepër, në këtë debat u përfshinë personalitetet më të spikatura të trojeve shqiptare në fushën e letërsisë, të albanologjisë, të historisë e pse jo, edhe të fushave të tjera, si Ismail Kadare, Rexhep Qose, Kristo Frashëri, Kim Mehmeti, etj. Po mundohemi të hedhim disa mendime për këtë çeshtje, jo pak të rëndësishme:

Pse lindi ky debat për identitetin europian (ose jo) të shqiptarëve? 

- Publicitet -

Profesor Kristo Frashëri, në gjykimin e tij për debatin e mësipërm midis shkrimtarit Kadare dhe profesor Qoses, na kumton se identiteti në thelb është shumatore e gjuhës së përditshme, e trashëgimisë historike, e kulturës pop¬ullore, e mentalitetit shoqëror, e së drejtës së pashkruar, e mënyrës së jetesës, e aspiratës politike dhe historike, e besimit fetar etj.

Të gjithë ne sot e konstatojmë se këto “pjesë” të shu¬matores që thotë profesor Frashëri, në shumicë janë në kahun Europian. Pavarësisht nga mballomat që janë mun¬duar të vënë në këto “pjesë” shekujt me kahe e zhvillime shpesh herë regresiste, ato në thelb kanë mbetur në tab¬anin e gjenezes sonë të kahershme europiane.

Atëherë, pse intelektualët tanë Kadare, Qose, e të tjerë mbas tyre, u shqetësuan dhe vrapuan ta hapin këtë temë, që vuri në dyshim pozicionin shumë shekullor të shqiptarëve?

Mendojmë se ishte thjeshtë “vrapi” për të “hyrë” në BE, i cili siç e dimë të gjithë, nuk është institucion i identitetit të popujve e kombeve, por institucion politik, ekonomik e strategjik i një bashkësie, që ndodhet në një rajon të përbashkët dhe që ka interesa afërsisht të përbashkëta.

Sa i nevojshëm ishte ky debat, dhe pse i ashpër e kontradiktor? 

Nisur nga fakti i dukshëm nga të gjithë se, identiteti i shqiptarëve është europian qysh në gjenezë e gjer në ditët tona, debati për qënien apo mosqënien i tillë të këtij iden¬titeti, mendojmë se sjell më shumë dëme, apo më qartë, ka më shumë vlera dyshuese se promovuese. Ndryshon puna sikur këtë debat ta bëjmë për forcimin e këtij identiteti në elementët ku mund të jetë zbehur. Mirëpo debatuesit tanë të mirënjohur, ashtu siç veren edhe profesor Frashëri, ndonëse përfaqësojnë ajkën e in¬teligjencës sonë, ashtu si dhe ne vdektarët e tjerë shqipta¬rë, debatin e zhvillojnë alla shqiptarçe. Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe, kur në këto tri dekada të “lirive demo¬kratike”, autorë debatesh janë bërë, jo vetëm kompetentët e fushave të caktuara, por githkush që ka një minimum in¬teligjence, dhe për çfarëdo fushe që të paraqitet.

Por në debatin e ashpër të Kadaresë e Qoses, përveç sa më sipër, ndikon dhe formimi personal, i cili është gatuar në mjedise shoqërore jo shumë të njëllojtë, ashtu siç ndi¬kon edhe egoja e pashmangshme e krijuesit, e cila lulëzon pothuajse në të gjithë komunitetet krijuese të trevave shqiptare. Në “egon” e krijuesit, mendojmë se disa herë tek intelektualët tanë, përfshi edhe personazhet e mësi¬përme, nxjerr krye edhe “moda” për të thënë diçka të re, të veçantë e të pathënë nga të tjerët, gjë që i ngjan reklamës së tregut për shitjen e një malli.

Ne, si lexues të thjeshtë, pajtohemi me mendimin e Profesor Kristo Frashërit kur thotë se, teza e Kadaresë për besimin fetar ka nevojë për korigjim, ndërsa ajo e Qoses është e gabuar. Këtij përcaktimi do të donim t’i shtonim edhe këtë: Gabimi i Qoses mendoj se është i pavetëdij¬shëm, ndërsa “teza që ka nevojë për korigjim e Kadaresë” nuk rrjedh nga mosdija, por nga konjukturalizmi i vështri¬mit dhe argumentimit të ngjarjeve e fenomeneve.

Raporti shekullor midis shqiptarëve dhe europianëve 

Raporti midis shqiptarëve dhe europianëve, në të gjitha kohrat ka patur dy pamje: raporti qytetar dhe rapor¬ti zyrtar. Kur themi raporti qytetar, kemi parasysh raportin e marrëdhënieve midis qytetarëve të zakonshëm shqip¬tarë, dhe qytetarëve të zakonshëm europianë. Ky raport, për nga cilësia, në të githa kohërat ka qenë në shkallën më të lartë. Po marrim tri raste pikante nga historia e lashtë, mesjeta dhe ajo moderne: A nuk ishin Ilriët dhe arbërit, paraardhësit tanë që e përcollën paqësisht në Romë besi¬min katolik? A nuk ishte mbreti ynë Genti që pranoi të ulej në bisedime me romakët për paqtimin e luftës njëqind vjeçare Iliro – romake, paçka se elita qeverisëse e Romës e keqpërdori këtë lëvizje paqësore. A nuk ishin arbërit që sëbashku me kryetrimin tonë Gjergj Kastriotin, u shkuan në ndihmë “europianëve” të Italisë së atëhershme, që rrezi¬koheshin nga princërit dhe kontët e çakërdisur të Mes¬jetës? A nuk ishin shqiptarët, pasardhësit e drejtpërdrejtë të Ilirëve e Arbërve, që ushtarët italianë të viteve dyzet të shekullit të kaluar, ndonëse erdhën me urën e zjarrit në dorë, kur falimentuan, i morën në shtëpi për t’i mbrojtur nga rebeshi nazist i kohës? Dhe të gjitha këto tregojnë se ilirët, arbërit dhe së fundmi shqiptarët, ishin europianë, ndaj dhe në nivel pop¬ulli, e dinin fort mirë se nuk mund të silleshin keq me “sivëllezërit e tyre” të kontinentit.

Ndryshon puna, me qeveritarët dhe institucionet poli¬tike e shtetërore të Europës. Ato, as në kohët e lashta, e as në kohët moderne, nuk janë sëkëlldisur nga identiteti i përbashkët me shqiptarët, por janë sjellur me këta të fun¬dit, duke manifestuar të gjitha format e poshtërimit, gjeno¬cidit e të sundimit. Për të qëndruar vetëm në 150 vjetëshin e fundit: Duke filluar nga viti 1878 e gjer më sot, Europa zyrtare, përjashtuar vitin 1999, që u “bashkua” me SHBA-në në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës, në të gjitha ras¬tet e tjera ka vepruar në dëm të trojeve tona. Gjithë kjo kohë prej 136 vjetësh, ndërsa shqiptarët, siç thotë populli, i prisnin europianët me bukë, zyrtarët e kontinentit të për¬bashkët suleshin me gurë e bajoneta. 1878-ta, me Kon¬gresin e Berlinit dhe Bismarkun gjerman, që na konsid¬eronte shprehje gjeografike dhe “disa barinj ballkanas”; për të vijuar me 1913-tën kur na ndanë me dhunë gjysmën e trupit; 1915-ta me Traktatin e fshehtë të Londrës që e shuante me gomë çeliku hartën e Shqipërisë; më 1939 kur pushtuesit nazifashistë të Europës zyrtare, na okupuan si dikur otomanët, tashmë me mjete më të sofistikuara; dhe për të vijuar me gjysëm shekulli indiferencë totale, ndaj fatit tonë dhe shenjave që ne u dhamë në vitet 1960, kur përzumë bazën ruse nga bregu ynë, apo në vitin 1968, kur dhe de-jure u larguam nga kampi i ashtuquajtur socialist, që kërcënonte gjithë Europën.  Por kjo e fundit, për të mos prishur miqësirat e saj të vjetra, qysh të kohës së carëve, nuk i vuri fare ne refene shenjat tona.

Shqiptarët, në të gjitha kohrat, edhe kur kanë qënë në kulmin e pushtimit otoman, kanë vështruar nga Europa. Rilindasit tanë e kuptuan këtë në kohë, ndaj platformën e tyre për çeshtjen kombëtare e mbështetën tek europianizmi. Ndërsa për fat të keq Europa zyrtare, shqiptarët dhe trojet e tyre gjithnjë i ka paragjykuar, denigruar, injoruar, pushtuar e coptuar, sikur të ishin ardhacakë nate, e jo racë e pastër europiane, e madje zanafilla e popullimit të kontinentit.

E megjithatë, shqiptarët kurrë nuk i njëhsuan sjelljet e qarqeve zyrtare, me qytetarët e thjeshtë europianë, me të cilët kishin jo vetëm afri gjeografike, por dhe rrënjë të për¬bashkëta në të githa fushat e “sëndërtimit të jetës”, siç thotë profesor Qosja. Mjafton të kujtohet kjo histori dhe të bindemi se identiteti i shqiptarëve, është puro europian. Njollat që mund të jenë krijuar në këtë identitet, nuk mund ta errësojnë atë, ashtu siç nuk mund të errësojnë dritën e diellit, njollat që ky lëmsh zjarri ka në trup.

Keqkuptimet (moskuptimet) midis shqiptarëve dhe europianëve 

Keqkuptimet, ose më saktë moskuptimet, kanë zotëru¬ar më shumë tek europianët për ne shqiptarët, dhe jo e kundërta. Po të shikojmë me vëmendje dhe jo për t’i bërë qejfin vetes, ne shqiptarët kemi disa karakteristika e tradi¬ta themelore, shumë më të bukura e më të avancuara se europianët. Le të trajtojmë disa prej këtyre ashtu shkarazi:  Cili europian i kohës së vjetër apo moderne qoftë, do t’i shtronte udhëtarit të rastësishëm shqiptar darkë dhe shtrat falas? Shqiptari i jepte anglezit të shekullit të 18-19- të copën e bukës së fëmijëve dhe shtratin e vetëm të shtëpisë, pa i marrë asnjë kacidhe, edhe kur i huaji i zgjatte stërlinat. Ka rrezik që këtë sjellje, europiani të mos e njohë, apo për më keq ta vërë në lojë, duke e quajtur bujarinë e shqiptarit një budallallëk me brirë, një injorancë të atij që nuk e di se ç’është stërlina. Cili europian i mesjetës e vriste kundërshtarin (has¬min), dhe nuk largohej pa e “ndritue” viktimën e tij, duke i mbyllë sytë e vënë armën pranë trupit, siç bënte shqiptari? Besoj është nga të rrallët populli shqiptar, i cili nuk ka asn¬jë rast të jetë përfshirë në luftë civile brenda vendit, asnjë rast gjenocidi me fqinjin, madje edhe pushtuesit që e kanë gjakosur. Në rastin konkret austriakët në vitin 1915 dhe italianët në vitin 1939, kur kapitulluan i mori në shtëpitë e tij e i mbrojti nga rrebeshet e kohës. Në cilin vend të Europës, përveçse në Shqipëri, nuk u shit për stërlina apo dollarë asnjë hebre, dorëzimi i të cilëve tek gjermanët do të kishte privilegje, ndërsa e kundërta rrezikonte jetën e familjes?

Por keqkuptimi më i madh i europianëve ndaj shqip¬tarëve lidhet me besimin fetar: Shifra 70 % e mysliman¬izmit, i vë europianët në dyshim për identitetin tonë. Mirë¬po europianët e thjeshtë, madje edhe ata të kancelarive, nuk arrijnë të kuptojnë thënien reale të Vaso Pashës se “Feja e shqiptarit asht’ shqiptaria”. Kjo thënie nuk ka qenë e nuk është slogan propagande, por një realitet. Ajo është verte¬tuar në të gjitha rastet, kur rreziku ka kërcënuar kombin dhe vatanin. Më tej le të vijojmë me një llogaritje të thjesh¬të: Sot, nga 70 apo dhe 80 % myslimanë, një e treta e tyre janë bektashinj. Dhe bektashinjtë, siç dihet, janë më euro¬pianë se edhe vetë katolikët. Shumica e Rilindasve tanë kanë qenë bektashinj. Por në llogarinë e mësipërme, duhet të ve¬çojmë dhe ateistët. Dhe në këtë mënyrë myslimanizmi ynë i vërtetë, katandiset në minorancë. Nga ana tjetër, ne e dimë shumë mirë se edhe myslimanizmi që mbetet, nuk mund të barazohet me islamizmin e vërtetë. Atëherë, pse alarmohen kapedanët tanë të letrave, Kadare e Qose?

Merakosja e tyre dhe e jona duhet të përqëndrohet, për t’i shpjeguar Europës dhe qytetarëve të saj, “vërtetësi¬në” e besimit tonë mysliman (kjo dhe për atë katolik e or¬tokdoks). Dhe kjo vërtetësi shpjegohet, jo duke bërë kon¬vertime nga një besim në një tjetër, siç thotë Kadare, por as duke evidentuar e komentuar artificialisht besimet e ndryshme, siç bën profesor Qose. Por duke punuar për qy¬tetërimin, i cili nuk ka qenë, nuk është, e nuk do të jetë as qytetërim katolik, e as qytetërim islamik, por vetëm qyte¬tërim shoqëror e universal.

Identiteti kulturor, bërthama e identitetit të vërtetë 

Me të drejtë Profesor Kristo Frashëri thotë se, “identi¬teti i një populli apo kombi është identitet kulturor”. Duke mos dashur të përsërisim ato që kanë thënë e thonë pro¬fesorët dhe vipat tanë të krijimtarisë, për vlerat kulturore të shqiptarëve, evidentuar gjithnjë në kahun europian, dëshirojmë të cekim disa detaje, që ne i vërejmë në jetën e përditshme, detaje të cilat duken si arkaike, por mendoj se kanë vlerë kulturore të rëndësishme për atë që diskutohet.

Dihet tashmë se foklori ynë, me aksesorët e tij, është ndër më të pasurit e më të bukurit jo vetëm në rajon, por edhe më tej. Marrim sejcilin nga kostumet popullore shqiptare, në jug, në veri, në lindje apo në perëndim të tro¬jeve tona. Kush dominon në ngjyrat e kostumeve tona?  E bardha dhe e kuqja. Po forma? Pothuaj të gjitha kanë në bazë flatrat e shqiponjës. E shqiponja rritet në Alpe. Dhe Alpet janë Europiane. Po kënga? Tingulli i saj nuk ka ansjë ngjashmëri me tingujt që vijnë nga Azia, apo Afrika. Dhe kjo ndodh edhe falë gjuhës tonë shqipe, që ka shkronjat dhe vokacionin e kontinentit tonë, kryesisht të pjesës që ndodhet afër Mesdheut ku gjendemi ne, dhe ku mendohet se janë ngulimet e para të kontinentasve europianë (në rastin tonë pellazgët, pasardhës të të cilëve ishin Ilirët, pastaj arbërit, e sot ne shqiptarët).

Shqiptarët, siç argumentojnë mjaft studiues, jo vetëm janë banorët e parë të Europës, por dhe “aristokratët” e parë të saj. Për të konkretizuar këtë “aristokratët” që shtu¬am ne, po japim një detaj: Po marrim një nga kostumet tona popullore, atë të krahinës së Mirditës, kostumin e nu¬ses. Një kostum i jashtëzakonshëm, për nga bukuria dhe paraqitja, por njëherësh edhe shumë i shtrenjtë nga kostoja. Megjithatë, mirditori, edhe pse ishte më i varfëri qytetar i trojeve shqiptare të shekujt XVII – XX, nuk mungonte, nuk hezitonte të shiste pasurinë e fundit që kishte, gjer dhe “pendën e qeve”, me të cilën mbillte tokën, për të blerë e përgatitur kostumin e nuses që do të merrte për djalin. Si shpjegohet kjo sakrificë për një të varfër e të këputur, që kishte siç thotë Kolë Jakova “Tre pëllëmbë tokë varur përbri / Tre muaj  bukë më e mira shpi?“

Shpjegimi i thjeshtë është ky: Mir¬ditori, që në lashtësi quhej fisi i Pirustëve, punonte heku¬rin dhe ishte një shekull para Europës në zhvillim. E ai që përpunonte metalin, doemos ishte aristokrat në krahasim me romakun, që dinte të përdorte heshtën, por nuk e prod¬honte dot përveç bishtit prej druri të saj. Pushtimet e egra të shekujve të mëpasshëm, ia ulën mirditorit (pirustëve, enkelejve, ardianëve, mollosëve e fiseve të tjera ilire) kur¬rizin ekonomikisht, por nuk ia përkulën e nuk ia zhdukën dot krenarinë dhe aristokracinë, që e pati fituar më punën e tij paqësore e të zgjuar.

Një detaj tjetër: Po të shkosh në një shtëpi malësori, në veri qoftë apo në jug të vendit; në Shqipërinë shtetërore, apo në trojet shqiptare në Kosovë e gjetkë, do të hasësh jo vetëm në një mikëpritje shëmbullore e tepër bujare, por dhe në një ceremonial pritjeje, që unë do ta quaja të barazvlefshëm me pritjet e europianëve në sallonet mondane. Siç e dimë, në Azi e në Afrikë, ku dominon feja e “qytetërimi” islamik, siç po duan të thonë, pritjet, qerasjet, urimet, përcjelljet etj. bëhen kryesisht, duke u përkulur me gjithë trup përpara tjetrit, mysafirit, apo eprorit. Shqiptari, mysliman qoftë apo katolik e ortodoks, përveç faljes në xhami, në asnjë rast tje¬tër nuk përshëndet, pret e uron, duke u përulur përpara tje¬trit, por duke “Njatjetuar” me fjalë e me dorën tek balli, ose në zemër. Shkoni në fshatin shqiptar, por edhe në qytet, dhe do të shihni se shumica e pritësve, kur qerasin mikun me kafe, apo raki, marrin edhe vetë filxhanin e kafes e gotën e rakisë dhe shoqërojnë mikun. Dhe kjo, edhe nëse ata e kanë pirë kafen dhjetë minuta para. Kush europian e bën këtë? Madje dhe ndonjë shqiptar i “europianizuar”, nuk e prish stomakun me kafe e gotë të dytë, thjeshtë për të shoqëruar mikun, siç vepron shumica e shqiptarëve edhe në ditët tona. Dhe ky nuk është zakon e veprim “arkaik”, “prapanik” apo “anakronik”, por një sjellje e kulturuar, një sjellje mondane do të thoshim, që tregon kulturë dhe edukatë të lartë njerë¬zore e qytetare.

Dikush mendon se qytetërimi vjen vetëm nga arsimi, nga shkolla. Sigurisht arsimi, shkolla, shkenca, janë levat kryesore që e çojnë zhvillimin dhe kulturën përpara. Por nuk janë të mjaftueshme. Duhet dhe edukata familjare, e cila trashëgohet brez pas brezi. Jeta e shqiptarit në familje e fise të mëdha, ka ndikuar në transmetimin e traditës më të mirë të krijuar në shekuj, pra dhe të kulturës qytetare, gjë që ka kompensuar në një farë mase edhe mungesën e plotë të arsimit, të shkollës e të dijeve shkencore në peri¬udhën e mesjetës, e gjer ne fillim të shekullit të njëzetë.

Kanuni i Lek Dukagjinit, por dhe Kanunet e Kurbinit, të Labërisë, të Malësisë së Madhe etj. janë treguesi më i gjallë e më sinjifikativ i identitetit tonë europian. Sot Ka¬nuni i Lekë Dukagjinit ka dalë jashtë loje, e madje cilësohet si përfaqësues i obskurantizmit mesjetar. Por në kohën kur u hartua e u zbatua, kohë e cila kishte mungesën e shtetit, ishte një ligj tepër i nevojshëm e modern. Anglezët e Robin Hudit, apo europianët e Shekullit të 14 e 15, kishin mbret e mbretëri, e megjithatë kacafyteshin me njëri-tje¬trin me shtiza e hunj, të nxjerra direkt nga pylli. Ndërsa shqiptarët, edhe në mungesë të shtetit, kishin rregulla të përcaktuara qartë, me të cilat rregullonin jetën dhe ve¬primtarinë e përditshme. Këto rregulla, që u përfshinë në Kanunet tona të famshme, studiohen edhe sot nga profe¬sionistët, gjer në Japoni dhe Amerikë, jo thjeshtë për kureshtje histori¬ke, por sepse shumë prej nomeve të tyre, mund të ndih¬mojnë në formulimin e korpusit të ligjeve moderne të shoqërisë së sotme.

T’i japim Çezarit atë që i takon Çezarit 

Kur është fjala për çeshtje madhore, që u parkasin të gjithëve, siç është çeshtja e njohjes, zhvillimit dhe përsos¬jes së identitetit tonë europian, më e pakta duhet që, në ligjërimet tona të zotërojë fakti e jo sajesa, aq më pak de¬formimi qëllimkeq i faktit. Mund të jesh kundërshtar e madje dhe armik me një sistem, apo individ, por kur ai flet e vepron drejt, fjala dhe veprimi i tij duhen pranuar e jo deformuar. Shqiptari ka një shprehje të urtë: “Rri shtrëm¬bër, por fol drejt”. Sigurisht e mira e të mirave është të rrish drejt e të flasësh drejt. Por populli e di fort mirë se, jo të gjithë mund të rrinë drejt. Për arsye fizike qoftë, por edhe morale. Ndaj dhe ka toleruar shtrëmbërinë e ndënjes, por jo të fjalës.

Si Qose dhe Kadare, në kumtimet e tyre, janë në uni¬son, kur vjen puna për periudhën gjysëm shekullore socia¬liste, që padrejtësisht e quajnë “komuniste”, ndonëse du¬het ta dinë se komunizmi do shekuj e shkeuj të arrihet nga shoqëria njerëzore. Ata e dinë fort mirë se, Socializmi ësh¬të një periudhe e gjatë dhe e ashpër tranzitore e kalimit nga sistemi borgjez-kapitalist ne Komunizëm. Profesor Qose, e përdor antikomunizmin për të “mbërthyer” Kadar-enë, i cili më tepër se gjysmën e jetës, ia kushtoi atij siste¬mi. Qose, në thelb nuk i kundërvihet komunizmit, se po bëri këtë, i kundërvihet europianit Karl Marks, me të cilin nuk kanë guxuar të maten filozofë më të mëdhenj se profe¬sori ynë i nderuar. Por, i neveritur me të drejtë nga “komu¬nizmi jugosllav”, i lëshohet Kadaresë, duke e barazuar so¬cializmin shqiptar me atë të Titos, gjë që nuk është e vërtetë.

Ndërsa Kadare, i lëshohet drejtpërdrejtë komunizmit (socializmit) dhe liderit të saj Enver Hoxha, duke na thënë të pavërteta. Këto të pavërteta në gojën e Qoses, e të ndon¬jë shqiptari apo jo shqiptari tjetër, edhe mund të kapërce¬hen, me justifikimin e mosnjohjes. Por kjo nuk mund të kapërcehet kur përdoret nga Kadare, që ka qenë bash¬këudhëtar i atij sistemi dhe madje superstrukturë e tij.

Historia është e shkruar. Dhe kjo histori, sado e ideo¬logjizuar, sado e përpunuar, sado e llustruar, për çeshtjen e identitetit europian të shqiptarëve, ka një të vërtetë të pa¬mohueshme: Asnjë sistem shoqëror i gjertashëm në Shqi¬përi, dhe asnjë periudhë historike e dymijë viteve të fundit të egzistencës sonë si komb, nuk kanë dhënë kontribut më të madh se 45 vitet e periudhës socialiste të Enver Hoxhës, në europianizimin e popullit shqiptar. Të gjitha fushat e je-tës dhe veprimtarisë shoqërore, kanë patur në bosht, në synim, në thelb, shikimin nga perëndimi. Ky shikim nuk ka qenë për nostalgji, por i diktuar nga aspirata e shqiptarë¬ve. Dhe asnjë sistem shoqëror nuk mund të qëndrojë, jo dyzet e pesë vjet, por as dyzet e pesë ditë, nëse u kundër¬vihet aspiratave themelore të popullit.

Sistemi socialist dhe lideri i këtij sistemi, Enver Hoxha, vërtet e ka ushqyer popullin me një urrejtje të pakufishme kundër kancelarive europiane, sepse siç e ka dëshmuar historia, këto kancelari kanë qenë gjithnjë të tipit “Bis¬mark” në relacion me popullin shqiptar. Por nga ana tjetër, në asnjë rast nuk ka ushqyer urrejtje tek të vetët, për qyte¬tarët europianë. Ai ishte një frankofon në radhë të parë, dhe nostalgjia e tij ishte për revolucionet borgjeze, demo¬kratike e komuniste të këtij populli europian. Ashtu siç ishte i dashuruar pas gjithë kulturës përparimtare euro¬piane. Megjithëse rrethanat e detyruan të mbështetej poli¬tikisht, ekonomikisht e disa kohë edhe ushtarakisht nga lindja, ai mendjen e kishte nga perëndimi. Paçka se perën¬dimi, asnjëherë nuk e hapi dritën jeshile për Shqipërinë. Dritën jeshile Europa zyrtare e hapi për Shqipërinë, vetëm mbasi ne “reformuam” çdo gjë të vendit tonë gjer në shka¬tërrim. E këtë, lideri i Socializmit Enver Hoxha, nuk e pra¬nonte. Dhe ne besojmë se bëri mirë.

Mohimi i vlerave të socializmit në këtë drejtim nga ana e Kadaresë, nuk mbështetet tek e vërteta, por tek qëndrimi i tij konjuktural. Dhe mohues të tillë janë në radhë të parë komunistët që u bënë antikomunistë. Por për rrezik, në këtë mohim futen dhe dy kategori të tjera intelektualësh: Ata që kompleksohen, kur u duhet të thonë të vërtetat e një sistemi që është përmbysur, e që i janë sulur të gjithë ta zhdukin dhe nga memoria; si dhe ata që, luftën kundër so¬cializmit e komunizmit, e konsiderojnë si modë, ndaj fra¬zat kundër këtij sistemi i përdorin siç përdorin llakun e flokëve.

Profesor Frashëri, duke debatuar me Kadarenë, për mohimin e të vërtetës së socializmit për “europianizimin” e shqiptarëve, perifrazon me të drejtë shprehjen e njohur “Jepini Çezarit atë që është e Çezarit”.

Dy fjalë për të ashtuquajturit “Qytetërime fetare”

Jo vetëm Kadare e Qose, por edhe studiues të tjerë, fla¬sin për qyterimin katolik e islamik, duke evidentuar si më të arrirë atë të parin. Sigurisht duhet pranuar se edhe besimet fetare, lënë gjurmët e tyre në qytetërimin e popjuve. Këto gjurmë i lënë kryesisht me ndërtesat e bukura të faltoreve (kisha, xhami, sinagoga, tyrbe etj), ashtu siç lënë gjurmë dhe në mënyrën e jetesës e të sjelljes në shoqëri. Por mendojmë se asnjëhrerë besimi fetar dhe institucionet e tij, nuk kanë qenë promotorë të qytetarisë e të qytetërimit. Qytetërimi është i lidhur me zhvillimin ekonomik e social, që kanë në bazë shkencën dhe arritjet e saj. Feja, si dogmë pothuajse e pandryshueshme që është, nuk ka dhënë kontribute të spi¬katura në shkencë, madje nga historia dimë se ajo është bërë pengesë e shkencës (Galile, Xhordano Bruno etj. u dog¬jën në turrën e druve, sepse zbuluan e thanë të vërtetat e shkencës).

Ndaj si maraku i Kadaresë, për mungesën e vullnetit të shqiptarëve për konvertim nga muhamedanë në katolikë, ashtu dhe meraku i Qoses për injorimin nga Kadareja të identitetit mysliman të shqiptarëve, janë meraqe e argumente të pathemelta.

Meraku i tyre, veçanërisht i Kadaresë, lidhet me anëtarësimin ose jo të Shqipërisë në BE. Mirëpo BE-ja, siç thamë më sipër, nuk është përfaqësuese e  identitetit europian, por një institucion politik e shtetëror, që synon të bashkojë në një organizëm të përbashkët, interesat politike dhe ekonomike të shteteve, me afërsi gjeografike e zhvillime kulturore e qytetare të përafërta. Në këtë kuptim, nëse BE-ja nuk e pranon Shqipërinë apo shqip¬tarët, se frikohet nga “besimi mysliman”, atëherë ky institucion bën dy gabime themelore: Paragjykon padrejtësisht një popull, që në thelb është më europian se europianët, dhe së dyti, nxjerr në pah ndjenjën e hershme të nënvleftësimit gjer në injorim të brezit të Bismarkut.

Normalisht BE-ja, mund të mos na pranojë në gjirin e saj thjeshtë për dy gjëra: Për varfërinë ekonomike, dhe për mungesën e një shteti serioz e të konsoliduar. Por kurrsesi për mungesën e qytetërimit katolik, me të cilën qenka ga¬tuar Europa!

Qeveritarët e sotëm, ndonëse kanë qenë në pushtet prej 35 vitesh, në këtë mandatin e fundit (2025 – 2030) janë hedhur në “sulm” për të bërë shtetin dhe për të kapërcyer varfërinë, si kushtin kyesor për hyrjen në BE. Por kur këta “pelivanë” të borgjezisë nuk i arritën këta parametra në tre dekada e gjysëm, as që bëhet fjalë se do t’i arrijnë me një mandat 4-5 vjeçar. Ndaj ata mbeten në shpresën e situatës politike e gjeostrategjike të Europës, e cila po mundohet të shtrëngojë “poturet”, përballë ariut ruso-kinez nga lindja.

Në mbyllje: 

Shqiptarët e kanë formësu¬ar identitetin europian, qyshse kontinenti i tyre ka marrë këtë emër, dhe nuk e kanë ndryshuar asnjëherë, pavarë¬sisht nga dallgët, rebeshet e kryqëzatat, që kanë kaluar mbi ta. Intelektualët, politikanët dhe shtetarët, duhet ta dinë këtë dhe të mos lodhen me analiza të panevojshme, për atë që është arritur dhe egziston. Detyra e tyre dhe e gjithë qytetarëve është që, identiteti ynë europian të bëhet akoma më i arrirë. Dhe kjo nuk bëhet me debate, por me punë përkushtuese ndaj kombit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Adrian S. says:
    December 9, 2025 at 9:29 am

    Ne keto dite te ketij fundviti, “Dita” hap rubriken “Te sokakut te te marreve” per te ushqyer rajat ne katundin e mdh shqiptar me brockullat e tyre qe nuk ja vlen nje rresht per ti lexuar.

    Kane mbetur tek shprehja e Bismarkut (“Shqiperia eshte nje shprehje gjeografike”) qe edhe mua kur isha i ri i ushqyer me mesimet e asaj kohe me shkaktonte inat dhe indinjate ndaj atij kancelari prusian qe formoi Gjermanine! Tani qesh me veten time por jo vetem me veten time por me tere keta shkruajne dhe besojne keto brockulla.

    Po mire te na e thone: “Cfare ka qene Shqiperia?” Monarki, Republike, Principate, Dukate? Cfare ka qene atehere? Apo nje territor qe gjithkush punonte dynymet e tokes si dhurate nga osmanet?

    Nuk po hyj me tej ne histori, por sa per paranteze po jap vetem nje moment historik te vitit 1871 dhe pikerisht me 18 janar ne Sallen e Pasqyrave ne Versaje, pra ne France, ku e formua Perandoria Gjermane nga kancelari prusian Bismarck dhe mbreti Wilhelm i I.

    Lartemadheri ju drejtua kancelari Bismarck Wilhlemit I.. kam nje pyetje:

    “Cfare do te bejme me Bayernin dhe Baden-Württembergun a jane keta te denje per tu pranuar ne kete Lidhje?”

    Pergjigjen e gjen ne ditet e sotme, por imagjino, vihej ne pikepyetje pranimi e dy Landeve jugore te Gjermanise Bayernit dhe Baden-Würrtembergut ne Lidhjen Gjermane, dhe pastaj hajde merru me brockullat e Gjon Brucit per theniet e Bismarckut mbi ate “Shqiperi” qe as emri nuk i dihej ne ate kohe!!!!

    Imagjino Gjermanine sot pe keto dy Lande te fuqishme! Hajde pastaj dhe diskuto per ca territore ne erresire te plote osmane ku kapadani, oborret, pushka dhe hajdutlleku sundonin gjere e gjate ne fund te shek.19 dhe fillimshekullin e 20.

    Hajde Bruc na e thuaj cfare ka qene Shqiperia? A harrova ka patur nje Republike Mirdite!

    Reply
  • demo says:
    December 9, 2025 at 10:45 am

    Ec e beje gjykates kete Brucin dhe Uraken! Me nje hyrje hyjnore sikur zbret nga qielli do ti tregoje dy korifejve te Kutures shqiptare ,qe po grinden kot,sepse argumentat i zoteron maloku Gjon Bruci,. Ka hallin e te drejtes se pashkruar,ka hallin e kanunit,se kanuni eshte Pasuri e Mirdites.si ato cuperlinat qe rrotullojne fustanin,qe tu duket kemisha me tantella.
    po ata popuj qe e kane Te Drejten te Shkruar o Bruc,?Sumeret 20 shekuj para krishtit,qe me Kodin e Hamurabit,Cifutet 15 shekuj para krishtit me 10 komandamentet e Abrahamit,Helenet 9 shekuj para krishtit me Likurgun dhe Solonin,Romaket 5 shekuj para krishtit me 12 Tabelat E drejta Romake,
    Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja kishin 50 vjet qe grindeshin dhe identiteti kombit ishte nje sebep per te hapur sherrin 50 vjecar.Atehere ishte Enver hoxha ne Olimp dhe te drejten per Sherre Parimore e kishte vetem Ai.Mehmeti me Beqirin s`mund te nxirrnin koburet pa lejen e Tij,Dhe Ismail Kadare me Rexhep Qosen nuk mund te sherrnoseshin pa lejen e Tij.
    Keshtu,qe e lane per me vone dhe gjeten nje Sebep,identitetin e shqiptareve:pse me sheh me inat?
    Cfare do ti ne kete mes!
    Edhe Fishta me Mjeden grindeshin.E shihnin njeri tjetrin alla cagnesco-thone italjanet.Fishta thoshte:Mjeda shkruen,kur e ka koken tuc prej pijet.por atehere nuk u hyri ne mes kurrkush per gjyq,sepse ishin te dy te vyer per Kombin.
    Keto nuk eshte mire t`ua tregosh ju malokeve,se ju vdisni te hapni dava e te cilni kuvend.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?