Zëdhënësja e BE-së, Nabila Massralli, ka thënë të hënen se të dyja palët kanë konfirmuar se do dërgojnë përfaqësuesit e tyre për këtë takim. Ajo gjithashtu ka thënë se takimi do të zhvillohet në “formatin e zakonshëm të dialogut”.
Në takimin për dinarin nga pala kosovare do të jetë guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) kohë më parë ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet dhe takohet edhe me Bankën Popullore të Serbisë (NBS), për të fasilituar në përzgjedhjen e opsionit me të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare në llogaritë e përfituesve (në Euro).
Nga BQK kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në takimin e Brukselit.
“Në këtë kuptim, edhe i përgjigjet ftesave kur janë të nevojshme, për takime të tilla informuese, siç edhe ka bërë në vazhdimësi edhe me prezencën ndërkombëtare në vend”, thuhet në një përgjigje për RTKlive. BQK bënë të ditur se do të ketë takime bilaterale dhe trilaterale sipas nevojës.
Ndryshe takimi në Bruksel është konfirmuar edhe nga Serbia, ekipin serb do ta udhëheqë kryenegociatori për dialog me Kosovën, Petar Petkoviq.
j.l./ dita

Qendro Kosove,si ke qendrye.
Ky eshte takim normal midis bankes se Kosoves dhe asaj serbe.Procesi I shkeputjes se BK nga BS do te beheshe nje dite ne kuadrin e Kosoves si shtet I pavarur nga Serbia.Serbia e ka kuptuar qe kthim prapa nuk ka.Ajo e humbi Kosoven.Kete po e kuptojne edhe lobet serbe ne BE dhe ne Amerike.
Keto lobe po humbasin teren edhe ne BE ,edhe ne Amerike.
Deri tani shteti I Kosoves,pavaresisht nga pengesat e brendeshme e te jashtme ,po tregon nje klase te larte e te berit shtet me dinjitet duke I dale zot vendit e popullit te vet. Ketu eshte dora e amerikes se vertete.
E perseris:Amerika shkeputi Kosoven nga Serbia dhe u tha shqiptareve nga te dy anet-bashkohuni e beni nje shtet sepse jeni nje komb,nje gjuhe,nje zakone .
Faktori shqiptar vazhdon traditat e pashallekut te Janines dhe te veriut qe nuk u bashkuan dhe ja ku jemi sot pa asnje ndryshim.
Albin Kurti nuk ka faj sepse I duhet te luftoje per nje shkeputje totale nga serbi per te mbrojtur gjithe teritorin e Kosoves.
Edi Rama I pa afte te kuptoje situaten ku ndodhet faktori shqiptar dhe shansin qe I jep historia per te realizuar bashkimin me Kosoven.Ai qendron ne pozitat e nje feudali qe ka prone gjithe Shqiperine dhe bujkroberit ne tokat e tij.
Nga kush e prisni te zgjidhe ceshtjen kombetare ,bashkimin me kosove.Bota?Bota ka hallet e veta .Shikoni fermeret ne gjermani,poloni,greqi,e kudo ne europe.