Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SONDAZHI: Vetëm 30% e shqiptarëve presin që 2024 të jetë më i mirë për ekonominë e tyre
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > SONDAZHI: Vetëm 30% e shqiptarëve presin që 2024 të jetë më i mirë për ekonominë e tyre
EkonomiLajmi i fundit

SONDAZHI: Vetëm 30% e shqiptarëve presin që 2024 të jetë më i mirë për ekonominë e tyre

Published: January 9, 2024
Shpërndaje

Shqiptarët janë pesimistë për gjendjen e ekonomisë së tyre familjare gjatë vitit 2024. Sipas një sondazhi të zhvilluar nga “Monitor” në faqen e saj të internetit dhe rrjetet sociale, vetëm 30.5% e votuesve besojnë se ky vit do të jetë më i mirë për ekonominë e tyre familjare. 31.7% e votuesve presin që viti 2024 të jetë më i dobët, ndërsa 25% e votuesve nuk presin ndryshime të mëdha në gjendjen e ekonomisë së tyre për këtë vit. 12.7% e votuesve shprehen se nuk janë të sigurt lidhur me faktin nëse viti 2024 do të jetë më i mirë apo më i dobët për ekonominë e tyre.

Në përfundim, rezultatet tregojnë se në pritshmëritë e shqiptarëve për gjendjen e tyre ekonomike gjatë këtij viti dominojnë pesimizmi, pasiguria dhe ruajtja e gjendjes së mëparshme, ndërsa vetëm një pakicë presin përmirësim për mirë.

Nga ana tjetër, rezultatet e sondazhit ndryshojnë edhe në varësi të kanalit të shpërndarjes dhe votimit. Sondazhi i veçantë i organizuar me audiencën e rrjetit profesional Linkedin ka një përqindje më të lartë të pritshmërive optimiste për vitin 2024. Kështu, në sondazhin e Linkedin, 38% e votuesve janë shprehur se presin që viti 2024 të jetë më i mirë për ekonomitë e tyre. 26% nuk presin ndryshime të mëdha, 23% presin që ky vit të jetë më i dobët, ndërsa 13% shprehen se nuk janë të sigurt.

- Publicitet -

Ndërkohë, në sondazhin e hapur në faqen monitor.al dhe të shpërndarë edhe në kanalet e tjera sociale, ka një epërsi më të lartë se mesatarja e votuesve që presin një vit 2024 më të dobët për ekonominë e tyre familjare. Kështu, 35.5% e votuesve presin që 2024 të jetë më i dobët se viti 2023 për ekonomitë e tyre, ndërsa vetëm 27.2% presin që ky vit të jetë më i mirë. 24.7% e votuesve e presin vitin 2024 pa ndryshime të mëdha, ndërsa 12.6% shprehen se nuk janë të sigurt.

Të dhënat e deritanishme kanë treguar se ekonomia shqiptare vijoi rritjen pozitive gjatë vitit 2023, por me ritme disi më zhgënjyese se projeksionet që mbështeteshin në një impakt të fortë të turizmit në rritjen e prodhimit kombëtar.

Sipas të dhënave të INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me afërsisht 3.5%, ndërsa rritja mesatare për tre tremujorët e parë të vitit ishte pak më e ulët se 3.3%. Megjithatë, në analizën e fundit për performancën e ekonomisë shqiptare gjatë këtij viti, Raiffeisen Research vlerëson se ndikimi i plotë i të ardhurave nga turizmi mund të mos pasqyrohet plotësisht në shifrat zyrtare të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Arsyeja mund të jetë informaliteti i lartë i këtij sektori, ku një pjesë e madhe e aktivitetit ekonomik nuk reflektohet në të statistikat zyrtare.

Në parashikimet e fundit për ekonominë shqiptare, Banka Botërore parashikon një ngadalësim të mëtejshëm të rritjes ekonomike për vitin 2024, në 3.2%, nga 3.6% që është projeksioni I fundit për të gjithë vitin 2023.

Ndërkohë, inflacioni ka ndjekur një tendencë rënëse gjatë vitit 2023, por ai ngelet ende sipër objektivit prej 3% të bankës qendrore. Për muajin nëntor 2023, inflacioni vjetor ishte në nivelin 3.9%. Banka e Shqipërisë parashikon që inflacioni do të kthehet në objektiv në gjysmën e dytë të këtij viti, por sidoqoftë duke theksuar se presionet e brendshme inflacioniste ngelen të larta dhe mund të kërkojnë lëvizje të mëtejshme shtrënguese të politikës monetare.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Ismet says:
    January 9, 2024 at 2:38 pm

    Futja kot. Shqiptaret skan jetu kurr ma mir se sot .. 80% e shpive jan te nderuara kto 20vitet e fundit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 27 qetshor 2026
  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!

Komentet e Fundit

  1. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. demo on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. Vlora 97 on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  4. Vl on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  5. Phoenix on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?