Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, në një letër të dërguar Kryeprokurorit të Hagës, Jack Smith, ka treguar se në listën e dëshmitarëve mbrojtës për rastin janë edhe tetë ish-diplomatë, figura ushtarake të NATO, të OSBE-së, UNMIK-ut e misione të tjera të cila kanë qenë në Kosovë gjatë kohës së luftës.
Gjithashtu ka paralajmëruar se si dëshmitar mbrojtës për Thaçin do të jetë edhe një zyrtar i një shteti fqinj të Kosovës, raporton Express.
“Këta 9 dëshmitarë ndërkombëtarë, ishin të gjithë, në periudhën e aktakuzës, diplomatë të lartë ndërkombëtarë, administratorë dhe figura ushtarake që shërbenin në pozita të larta në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO); Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE); Kombet e Bashkuara (OKB); Administrata e Përkohshme e OKB-së në Kosovë (UNMIK); Misioni Monitorues i Kosovës (MVK); Misioni Vëzhgues Diplomatik i Kosovës (MKDK); dhe një zyrtar i lartë qeveritar nga një vend fqinj me Kosovën. Ata kanë bashkëvepruar ngushtë me z. Thaçi, si në nivel profesional ashtu edhe në disa raste edhe personal,” thuhet në letrën e Kehoe.
Dëshmitarët janë nga mosha 77 deri 88 vjeç dhe kanë gjendje të ndryshme shëndetësore.
“Secili nga këta 9 dëshmitarë ka pasur kontakte personale me z. Thaçi, duke punuar me të dhe aktorë të tjerë të mëdhenj, vendorë dhe ndërkombëtarë, për çështjet kryesore me të cilat ballafaqohen të gjithë gjatë kësaj kohe. Ata do të japin vëzhgimet e tyre për z. Thaçi dhe do të përshkruajnë ndërveprimet e tyre me të, duke përfshirë sjelljen, qëndrimet dhe sjelljen e tij gjatë periudhës së aktakuzës që janë relevante për akuzat kundër tij. Si të tilla, dëshmitë e tyre, të ardhura nga përvoja e viteve në konflikt dhe mjedise pas konfliktit, do t’i ofrojnë Trupit Gjykues një vështrim unik dhe të vlefshëm për ngjarjet dhe personat aq vendimtarë për të kuptuar konfliktin në Kosovë dhe krimet e ngarkuara në aktakuzë. Dëshmia e tyre e drejtpërdrejtë, siç është testuar rigorozisht përmes marrjes në pyetje dhe pyetjeve nga Trupi Gjykues, do ta ndihmojë shumë trupin gjykues në gjetjen e së vërtetës së asaj që ka ndodhur dhe përfundimisht në vlerësimin e fajësisë apo pafajësisë së z. Thaçi”, thuhet në dokument.
Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhen në paraburgim në Hagë prej muajit Nëntor të vitit 2020, pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Deri tani prokuroria ka administruar provat dhe dëshmitë e atyre që pretendojnë se janë torturuar nga Thaci, Veseli, Krasniqi dhe bashkëpunëtorët e tyre gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty. Pikërisht këtë raport 11 vite me pas synon që ta rrezojë si të pabazuar kryeministri shqiptar Rama që do të flasë para Këshillit të Evropës në Strasbourg më 12 Tetor pasdite.
o.j/dita

Keshtu jane gjykatat .Deshmimtare nga te dy palet dhe ne fund juria pasi anaizon deshmite me shkim dhe me goje vendos.Disa kenaqen disa revoltohen ,kjo eshte kudo.C’do koment i yne eshte pa vlere .Kush di dicka ,le te shkoje ne Hage dhe te deshmoje,ndihmon gjykimin.Po ashtu edhe Edi Rama te paraqitet ne Hage si deshmimtar ne se di dicka dhe te dorezoje kete raport.I vlen gjykimit .Keshilli i Europes nuk eshte gjykate dhe Edi Rama mos beje trimin ne nje zyre jo gjykate.Keshilli i europes e vendos ne dosje me te tjerat dhe ka rradhe kur diskutohet,ne kete kohe gjykata ka punen e saj te pavarur nga keshilli i europes sepse ruhet pavaresia a gjyqsorit qe Rama nuk ka aftesi ta kuptoje,kujton se eshte ne Shqiperi.
« Mali », meqënëse ti i kupton më mirë se sa Rama, duhet të dish që në Këshillin e Europës filloi kjo histori: Senatori Dick Marty, atje paraqiti raportin e akuzave për « trafikim organesh », duke mbajtur anën e Milosheviçit. Kjo gjykatë « speciale » u krijua, pikërisht nga kjo akuzë. Rama, e ka saktë, duhet të bjerë Dick Marty, që të bëjë të panevojshme këtë gjykatë. Talenti i shqiptarëve ka qenë gjithmonë politika, që më kujton tifozat e Partizanit me 17 Nëntorit, kur debatonim se kush kishte të drejtë! Në këtë rast, shqiptarët duhet të jenë të bashkuar, ashtu sikurse veprojnë serbët, apo grekët dhe jo të « dërgojnë ujë në mullirin » e tyre.
E ti çufrra,përse nuk shko në Hagë,por dërdëllit këtu dhe përpiqesh ta mësosh Edi Ramen si të veprojë!?
Ik ore,ik pirdhu!
OK PS,Edi Ramës dhe Kuvëndit të Shqipërisë që bëri REZOLUTËN PËR KIE që të rishikohet Raporti i DIK MARTY mikut të Sërbisë dhe Rusisë,që u votua edhe nga deputetët e Saliut në 2011 për turpin e tij.
-Edi Rama shkoi në HAGË për të takuar H.Thaçin me shokët e tij.Dhe jo vetëm për Ata,por për një çështje të madhe…mbrojtjen e një lufte të drejtë të UÇK dhe Popullit të saj.
-Më pas shkuan në HAGË ish Presidentët e Shqipërisë dhe pak të Kosovës për të takuar të burgosurit Politikë pa fakte konkrete.
-Edi Rama do flasi në KIE në 12 TETOR për të mbrojtur raportin e Kuvëndit të Shqipërisë,Drejtuesit e UÇK që bën LUFTËN NË BASHKVEPRIM ME NATO-n dhe çliruan Kosovën nga Ushtria terroriste e S.Millosheviçit,Padrejtësitë që i janë bër popullit Kosovar në vite.
-Uroj që drejtuesit e UÇK të dalin të pafajshëm dhe të dalin sa më shpejt nga burgosja e padrejtë..me qëllim për të ulur reputacionin e UÇK si kundërvënie e NATO-s.
Fehmi Berisha e lexon me kujdes listen e deshmimtareve te dhene nga avokati mbrojtes?Jane nga mosha 77-88 vjec.Edi Rama nuk besoj se eshte ne kete liste.Gjykatat nderkombetare z.Fehmi nuk veprojne me pasione por me fakte e dokumenta dhe deshmimtare ne sallen e gjyqit ose me deklaraten e tyre ne rast mosparaqitje per shkaqe te ndryshme sipas ligjit.Raportet jane fjale ne ere ne se nuk kane prova.Gjykata do prova dhe raportet te depozituara ne gjykate si materiale qe i sherbejne gjykimit.
Fehmi Berisha e lexon me kujdes listen e deshmimtareve te dhene nga avokati mbrojtes?Jane nga mosha 77-88 vjec.Edi Rama nuk besoj se eshte ne kete liste.Gjykatat nderkombetare z.Fehmi nuk veprojne me pasione por me fakte e dokumenta dhe deshmimtare ne sallen e gjyqit ose me deklaraten e tyre ne rast mosparaqitje per shkaqe te ndryshme sipas ligjit.Raportet jane fjale ne ere ne se nuk kane prova.Gjykata do prova dhe raportet te depozituara ne gjykate si materiale qe i sherbejne gjykimit.
Edi Rama do ti kerkoje KIE qe te terheq vendimin e tije per Hapjen e kesaj Gjykate. ose ta padise Dik Martyn si shpifes kunder UCK-se !
Nje turp historic per drejtesine nderkombetare mbajtja e heronjeve te Kosoves ne paraburgim!!!
Aliu nga selenica ! Kjo gjykate ne Hage nuk eshte kioske ne tirane qe hapet e mbyllet kur i do bytha Rames.Ajo mbyllet kur deklaron vete qe ka mbaruar misioni i saj pasi mer vendimin e organit qe e ndertoi.Prandaj mos flisni brockulla.Edhe nje here nje keshille ,ne se keni deshmi qe mbron te akuzuarit paraqiteni sa me pare te depozitohet ne gjykaten e Hages per kete ceshtje.Me ne komentatoret nuk zgjidh asgje,keto jane llafe pazari.