Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj jep lajmin e mirë për investimet në sport: Hapim garën për transformimin e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” dhe stadiumit “Selman Stermasi”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Shoqëri > Veliaj jep lajmin e mirë për investimet në sport: Hapim garën për transformimin e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” dhe stadiumit “Selman Stermasi”
Shoqëri

Veliaj jep lajmin e mirë për investimet në sport: Hapim garën për transformimin e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” dhe stadiumit “Selman Stermasi”

Published: August 15, 2022
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ishte në Pistën e re Olimpike të Atletikës në Parkun e Liqenit Artificial, ka deklaruar se Pallati i Sportit “Asllan Rusi” dhe stadiumi “Selman Stermasi” do të jenë investimet e radhës për sportin.

“Ne do të hapim disa gara për të transformuar hapësira jashtëzakonisht të çmuara sportive të qytetit tonë. Gara e parë do të jetë për Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Nuk mund të kemi një hangar avionësh, që çfarë bie jashtë futet brenda, ashtu siç kishim një teatër prej tallashi, s’mund të kemi një pallat sporti prej kompensate. Pallati i Sportit duhet të jetë tamam një arenë . Siç kemi “Arena Kombëtare” për lojërat me këmbë, do të jetë dhe “Arena Kombëtare” për lojërat me dorë, volejbollin dhe për basketbollin. Nesër mund të përdoret edhe për koncerte, siç ndodh kudo në botë. Ne me një mini investim që kemi bërë tek Parku Olimpik te salla “Feti Borova”, i ka dhënë jetë qytetit. Imagjinoni të kemi një arenë profesioniste kombëtare, po sidomos në funksionon të qytetit të Tiranës tek “Asllan Rusi””, tha Veliaj,

Kryetari i Bashkisë së Tiranës shtoi se “Selman Sermasi” nuk do jetë vetëm një stadium për futbollin, por do shërbejë edhe për atletët.

“Atje do të mundohemi të reflektojmë pak mbi mënyrën se si i kemi bërë gjërat në të kaluarën, ku futbollit i është dhënë 100% e vëmendjes. Aty kemi një mundësi që ta përdorim edhe për atletikën. Do ruajmë fushën e futbollit dhe do vendosim që në fillim në kriteret e garës edhe pjesën e atletikës. Do sigurohemi që siç “Arena Kombëtare” është kthyer në një “akupunkturë”, pra në një pineskë në “trupin” e qytetit që ka sjellë më shumë biznese, ka rritur vlerën e pronës në të gjithë këtë hapësirën buzë liqenit, te Korpusi, ashtu dhe “Selman Stermasi” mund të transformohet në një hapësirë fantastike me të njëjtën skemë siç funksionoi “Arena Kombëtare”, që me të gjithë kundërshtitë sot është një histori suksesi,” përfundoi Veliaj.

a.m/dita

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pjesëmarrje masive këtë të shtunë: Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  • Megjithë protestat dhe kërkesat e BE, qeveria jep sërish 90 mijë metra katrorë me 1 euro për ‘investim strategjik’ në Lalëz
  • “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Edi Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona
  • A është vërtetë e mundur që Trump të japë 5 mijë dollarë për çdo amerikan të rritur?
  • Nafta kap rekorde të reja, arrin në 229 lekë për litër!

Komentet e Fundit

  1. K R on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  2. K R on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  3. Sadiku on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  4. Detari on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  5. Vlora 97 on “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Edi Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?