Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vjedhja e Muzeut të Luvrit, arrestohen të dyshuarit e tjerë, bizhuteritë ende pa asnjë “gjurmë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vjedhja e Muzeut të Luvrit, arrestohen të dyshuarit e tjerë, bizhuteritë ende pa asnjë “gjurmë”
AktualitetBote

Vjedhja e Muzeut të Luvrit, arrestohen të dyshuarit e tjerë, bizhuteritë ende pa asnjë “gjurmë”

Published: October 30, 2025
Shpërndaje

Autoritetet franceze arrestuan të mërkurën në mbrëmje (29/10) pesë të dyshuarit e tjerë për vjedhjen në muzeun e Luvrit më 19 tetor në zonën e Parisit, ku u vodhën tetë nga xhevahiret e kurorës së Francës me vlerë rreth 88 milionë euro.

Koleksioni i vjedhur përfshinte një gjerdan dhe një vath nga koleksioni Marie-Louise, një gjerdan, vathë dhe diademë nga koleksionet Marie-Amelie dhe Hortense, dhe dy brosha, një fjongo korseje dhe një diademë nga koleksioni Perandoresha Eugenie.

Mediat në Francë raportojnë se pesë arrestimet e reja u kryen gjatë natës rreth rajonit të Parisit.

- Publicitet -

Ndërkohë dy të tjerët që u arrestuan disa ditë më parë u lanë në paraburgim të mërkurën.

I dyshuari i tretë i vjedhjes, sipas mediave franceze, dyshohet se ishte në vendin e vjedhjes ditën e ngjarjes. Hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar rolin e saktë të secilit prej të autorëve të dyshuar të vjedhjes.

Ndërkohë dy të dyshuarit që u arrestuan disa ditë më parë për grabitjen e Luvrit kanë pranuar “pjesërisht” përfshirjen e tyre, zbuloi prokurorja e Parisit Laure Beko, ndër të tjera, në një konferencë për shtyp të mërkurën pasdite (29/10).

Dy të dyshuarit janë rreth 30 vjeç nga Saint-Denis, sipas një burimi pranë hetimeve. Ata janë persona të njohur për policinë për vjedhje.

Njëri nga dy të dyshuarit u arrestua të shtunën (25/10) në mbrëmje në aeroportin e Roissy-t, teksa po tentonte të arratisej në Algjeri.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve
  • Spiropali i drejtohet Ramës: Divorcohu nga Balluku!
  • 16 milionë euro pasuri me një vendim gjyqësor të falsifikuar
  • Rekord në shtrenjtimin e ushqimeve
  • Si do të doja të ishte kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë

Komentet e Fundit

  1. B sh on VIDEO: “Socialiste me karaturë të lartë”. Kur kryeministri prezantonte deputeten e përfshirë në hetimet për vjedhjen e Postës
  2. Patrioti on Sa pension marrin deputetët kur mbushin moshën? Eksperti merr shembull Erion Braçen dhe Tritan Shehun, shifra të le pa fjalë
  3. HORRAT&DIPKOMACIA on VIDEO: I zbavitur apo i bezdisur? Rama kap nga prapa kryeministrin belg në mes të fjalimit, gjykojeni vetë reagimin e tij
  4. Aurora Vpn on Dy botë në një shesh
  5. Jazmine Marquez on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?