Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush po e toleron përsëri e përsëri Bankersin?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Kush po e toleron përsëri e përsëri Bankersin?
AnalizaInvestigim

Kush po e toleron përsëri e përsëri Bankersin?

Published: June 13, 2026
Shpërndaje

Ndonëse gjoba 120 milionë euro ndaj Bankers Petroleum është legjitimuar si nga gjykatat shqiptare ashtu edhe nga ato ndërkombëtare, qeveria shqiptare ka mbledhur vetëm 1 për qind të saj.

Ministri i Financave Petrit Malaj zbuloi në Parlament se kompania nuk ka para në Shqipëri dhe se po paguan me këste nga 350 mijë euro në muaj.

Sipas Malajt deri tani administrata ka mbledhur 1.5 milionë dollarë nga këto këste nga 120 milionë euro që është detyrimi total që duhet të paguajë Bankers.

- Publicitet -

Skandali buron nga fakti se kompania është lejuar të transferojë paratë jashtë Shqipërisë përmes nënkontraktorëve fantazmë, ndërkohë që buxheti i shtetit nuk arkëton dot asnjë lek nga paratë e qytetarëve.

Sqarimi i plotë i Malajt në Parlament
“Çështja e Bankersit kërkon një trajtim faktik dhe kronologjik të të gjithë ecurisë së saj që nga momenti i firmosjes së marrëveshjes në mënyrë që të kuptojmë se kush ka qenë historiku përpara se sa të shkojmë te mbledhja e detyrimit”, tha Malaj.

Në qershor të vitit 2004 qeveria shqiptare firmos marrëveshjen e hidrokarbureve për shfrytëzimin e vendim burimit Patos- Marinëz për një afat 25 vjeçar. Kjo marrëveshje firmoset meSaxon International Energy që sot quhet Bankers Petroleum Albania.

Marrëveshja e vitit 2004 parashikonte një sërë lehtësirash fiskale, përfshirë këtu dhe përjashtimin nga akciza për lëndët që do të përdoresheshin gjatë proceseve hidrokarbure, pra gjatë proceseve të nxjerrjes së naftës bruto. Një nga përjashtimet nga akciza ishin edhe produktet energjetike që përdoreshin gjatë këtyre proceseve dhe këto përjashtime kanë qenë të legjitimuara me ligj nga qershori i vitit 2004 deri në datën 1 prill 2014.

Pra, Bankers Petroleum ka qenë e përjashtuar nga akciza mbi produktet energjetike që përdoresheshin në procedurat hidrokarbure deri në 1 prill të vitit 2014.

Nga data 1 prill 2014 e në vazhdim hyjnë në fuqi ndryshimet e paketës fiskale ku këto produkte energjetike nuk ishin më të përjashtuara nga akcizat. Pra nga 1 prilli 2014 produktet energjetike të cilat përdoresheshin në proceset hidrokarbure nuk ishin të përjashtuara nga akciza.

Në këtë periudhë ka patur disa korrespondenca midis administratës doganore dhe shoqërisë në fjalë nëse holluesi që përdorej pikërisht për këto procese ishte apo jo pjesë e këtyre përjashtimeve.

Nga ana e administratës doganore në atë kohë ka patur një qëndrim, ku edhe shoqëria është bërë me dije, që produktet si holluesi/diluenti dhe produkte të tjera energjetike nuk ishin të përjashtuara nga akciza përgjatë proceseve hidrokarbure.

Në shtator të vitit 2014, administrata doganore njofton shoqërinë për një detyrim akcize të papaguar në lidhje me holluesin e përdorur gjatë proceseve hidrokarbure, pra të nxjerrjes së naftës bruto. Detyrimi në atë kohë ishte 589 milionë lekë. Bankers Petroleum, nisur dhe nga akti administrativ i nxjerrë nga ana e administratës doganore, e ankimon në gjykatë këtë akt administrativ duke e bërë këtë çështje objekt të shqyrtimeve.

Pra, në shtator të vitit 2014 Bankers Petroleum fillon procesin gjyqësor ndaj administratës doganore nëse holluesi/diluenti që përdorte përgjatë proceseve hidrokarbure ishte apo jo objekt i pagesës së akcizës. Kjo çështje do kalonte të gjitha hallkat e gjyqësorit, deri në Gjykatën e Lartë, madje deri në Gjykatën Kushtetuese. I gjithë procesi, për aktin administrativ të vitit 2014, deri në përfundim, ku u mor vendimi nga Gjykata e Lartë, ka zgjatur pothuajse 10 vjet.

Vendimi i Gjykatës Lartë ka qenë në mars të vitit 2022, ku gjykata përfundimisht i dha të drejtë administratës doganore dhe i tha që: “Po, ti mund të ushtrosh të drejtën tënde dhe të vjelësh akcizën nga produktet energjetike të cilat përdoren gjatë proceseve hidrokarbure”.

Pas kontrollit që u bë në vitin 2014 nga Autoriteti Doganor, ndërkohë që vijonin proeset gjyqësore, është kryer një kontroll pranë shoqërisë përgjatë muajit maj 2019 dhe me 31.5.2019 ka një akt tjetër administrativ nga Dogana, e cila e nxori me detyrime shoqërinë për vlerën 3.09 miliardë lekë, plus gjobën që ishte sa trefishi i detyrimit, rreth 9 miliardë lekë, ku në total detyrimi plus gjoba shkoi 12.48 miliardë lekë.

Pra administrata doganore, përpara se sa të përfundonte procesi gjyqësor për të njëjtën çështje që ishte hapur në vitin 2014, ndërmerr një akt tjetër administrativ dhe i vendos shoqërisë një gjobë, ku detyrim plus gjobë shkon 12.48 miliardë lekë.

Në qershor të vitit 2019, pra menjëherë pas nxjerrjes së aktit administrativ nga doganat, kompania paraqet përsëri kundërshtimet, observacionin e saj për ta bërë këtë detyrim të pavlefshëm.

Autoriteti doganor në atë kohë merr vendimin që nuk i pranon këto observacione apo këto kundërshtime. Megjithatë, i drejtohet Ministrisë së Financave dhe në atë kohë ka pasur një korrespondencë midis administratës doganore, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në lidhje me këtë çështje, nëse duhej apo jo të ekzekutohej ky vendim, pra ky akt administrativ i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Në korrik të vitit 2019 ka pasur një vendimmarrje, pas korrespondencave midis administratës doganore, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për ta pezulluar arkëtimin e këtij akti administrativ, pra të aktit administrativ të datës 31.5.2019, me arsyetimin që duhet të përfundonte njëherë procesi gjyqësor që kishte nisur për të njëjtin akt administrativ të vitit 2014 dhe derisa gjykatat të shpreheshin, pra derisa të përfundonte gjithë saga e gjyqësorit shqiptar, do duhet ta pezullonin këtë vendimmarrje, pra ekzekutimin e këtij akti administrativ.

Ndërkohë, paralelisht me çështjen gjyqësore që ishte duke ndodhur në gjykatat shqiptare, në 2021 për të njëjtën çështje, por dhe për çështje të tjera, hapet gjyqi i arbitrazhit midis shtetit shqiptar dhe Bankers Petroleum ku ndër çështjet që pretendonte Bankers Petroleum ishte dhe çështja e diluentit/holluesit që përdorej në proceset hidrokarbure.

Në vitin 2022 merret vendimi nga Gjykata e Lartë, i cili i dha të drejtë administratës doganore për aktin administrativ të lëshuar në vitin 2014. Paralelisht me këtë kemi dhe procesin e gjyqit të arbitrazhit, procesi i cili mbaroi në qershor të vitit 2024 ku kemi një vendimmarrje nga gjyqi i arbitrazhit i cili i jep të drejtë shtetit shqiptar mbi pretendimet që kishte ngritur, përfshirë këtu dhe çështjen e diluentit/holluesit që përdorej në proceset hidrokarbure.

I njëjti vendim i gjyqit të arbitrazhit, pra i qershorit 2024, ankimohet përsëri nga ana e Bankersit në gjykatat ndërkombëtare, ku së fundmi gjykatat ndërkombëtare në dhjetor të vitit 2024 marrin vendimin dhe i japin përsëri të drejtë shtetit shqiptar mbi pretendimet që kishte në raport me kompaninë Bankers Petroleum.

Këtu fillon dhe faza e mbledhjes së detyrimit.

Në shtator të vitit 2025 administrata doganore kërkon riaktivizimin e procedurave administrative dhe nisjen e veprimeve për ekzekutimin e këtyre vendimeve.

Edhe në këtë fazë, sapo doganat filluan procesin për ekzekutimin e këtij vendimi, kompania nis procedurat në gjykatat administrative në Lushnjë dhe në Tiranë për pezullimin e masës së sigurimit të padisë, proces i cili do të vijonte deri me datën 9 dhjetor 2025.

Pra, pas më shumë se sa 10 vitesh, shtator 2014 deri në 9 dhjetor 2025, gjykatat më në fund vendosin, pra si në territorin shqiptar edhe gjykatat ndërkombëtare, që administrata doganore dhe shteti shqiptar i kan të legjitimuara dhe të drejta të gjitha pretendimet në raport me Bankers Petroleum Albania.

Pra pas vendimit të datës 9 dhjetor 2025, ku gjykatat shqiptare i japin të drejtë administratës doganore, administrata doganore nis menjëherë veprimet për ekzekutimin e detyrimit.

Në momentin që fillojnë procedurat, pra administrata doganore fillon procedurat për ekzekutimin e këtij detyrimi, rezulton se Bankers Petroleum nuk kishte mjaftueshëm para ose nuk kishte 120 milionë euro në llogari bankare të cilat mund të bllokoheshin nga administrata doganore dhe që të bëhej likuidimi i detyrimit të ngritur në aktin administrativ.

Nga ana tjetër, paralelisht me veprimet që po ndërmer dhe ndërmori dogana në atë kohë, kompania ankimon në gjykatë aktin administrativ të vitit 2019 për trajtimin në themel të çështjes dhe kjo çështje e aktit administrativ, pra të lëshuar në 2019, që lidhet me detyrimin 3 miliard dhe gjobën rreth 9 miliard, pra në total 12.48 miliard, është aktualisht në gjykatën shqiptare duke u trajtuar.

Pavarësisht kësaj, administrata doganore u ul në bisedime me shoqërinë dhe kanë gjetur dakordësinë që për sa kohë procesi është në gjykim nga ana e gjykatave shqiptare, të vijohet me pagesën e detyrimit prej 3 miliardë lekësh apo 30 milionë eurosh.

Dakordësimi, marrëveshja dhe gjithçka është bërë në përputhje të plotë me legjislacionin që kemi në fuqi. Detyrimi është duke u shlyer me këste. Kontrata parashikon pagesën me 350.000$ çdo muaj për tre muajt e parë, me 500.000$ çdo muaj për tre muaj të mëpasshëm dhe me 973.000$ për periudhën e mbetur të marrëveshjes.

Kjo marrëveshje është mbyllur me datën 4 shkurt 2026. Kontrata është duke u respektuar nga ana e kompanisë dhe deri sot që flasim janë mbledhur 1.5 milionë dollarë në përputhje dhe me skedulin e pagesave.

Trajtimi i kësaj çështje në mënyrë kronologjike është i rëndësishëm për të kuptuar të gjitha hapat që janë ndjekur nga shteti shqiptar në lidhje me këtë çështje dhe ndër vite,” përfundoi Malaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Fatime says:
    June 13, 2026 at 1:49 pm

    Ju te gazete dita a jeni ne rregull nga trute si mund te vjelesh gjobat pa mbaruar gjykata Me sa duket ju doni te nxini gjithcka Jeni bere pale me Agron shehu

    Reply
  • demo says:
    June 13, 2026 at 2:42 pm

    Ty t`i merr Becheti fet e fetr te tera nga Aviacioni civil,cfare ke dorzuar neper arbitrazhe,,Po ti mor idjot ti marresh ketyre gjobat?Ti ti marresh gjobat hajduteve te Bankersit?Te duket vetja bth e zgjuar me popullin,por populli eshte ngritur,do ti vjellesh te tera.Sot ti shemben gardhet ne Rrjoll.Zjarrin fadromave!Xhapp nuk do te besh ne toke te shqiptareve,qe sot e tutje,o Edi Rama!

    Reply
    • Mutdhënësi says:
      June 13, 2026 at 8:32 pm

      O demo ha mut ha .

      Reply
      • Ganua, alias Vlonjati says:
        June 14, 2026 at 5:06 am

        O. DASHI, tturp të kesh, more palaço! Fëlliqësirë patronazhste!

        Reply
  • Specialisti says:
    June 13, 2026 at 2:55 pm

    Nafta qe grabite Kompania Bankers Petroleum cdo dite, jo cdo muaj dhe jo cdo vit, ne vendburimin Patos-Marines, vlene 10 here me shume se sasia e parave qe ajo gjoja po i paguan shtetit cdo muaj, $350,000/muaj dhe borxhi prej 123 milion Euro paska perfunduar ne 30 milion Euro, deri sa te zgjidhet ceshtja ne gjykatat tona, nese do e paguaj ate apo vetem 30 milion.

    Bisedat, midis Bankers Petroleum, Doganes, Ministrise Financave, asaj Energjitike, me porosi te k/ministrit Rama qe Bashke me Belinda Ballukun dhe Anila Denaj zyrtarisht ja kane falur gjoben doganore kompanise, behen ne zyrat e mbyllura te korrupsionit shteteror, sepse parate kane kohe qe jane ndare midis tyre ne mareveshje me kompanine.

    Prandaj, Qeveria heshti kur gjoja dogana fierit kerkoje te paguhet gjoba ose te pezullohet aktiviteti i kompanise dhe me pas ministri Malaj bashke me k/doganierin, fshehurazi, i kerkuan kompanise qe te mos e paguante gjoben deri sa te hynte ne fuqi ligji i amnistise fiskale, qe miratoi qeveria. Tani, Bankersi bene sikur paguan ndonje qindarke sa per te justifikuar qeverine se po ja vjele gjoben kompanise prej 30 milion EURO dhe pjesen tjeter do e vendos Gjykata, me siguri kur Bankersi te jete larguar nga Shqiperia. PRA GJOBA E BANKERSIT PREJ 30 MILION EURO ESHTE NDARE ME RAMEN QE NE KOHEN KUR ANILA DENAJ I KERKOJ HAPUR KOMPANISE BANKERS PETROLEUM 14 MILION EURO SE I DONTE AI I GJATI.

    Kontrata e kompanise Bankers Petroleum prej 25 vjet perfundon ne mesin e vitit 2029. Pra me kete mareveshje korruptive i bije qe deri ne perfunsimin e saj, kompania te paguaj rreth 10 milion Euro, pra me pak se gjysma e 30 milion Euro. Po me pjesen tjeter cdo behet?? Kete e dine vetem keta qe po ju qajne syte per te vjedhur edhe kete qe ajo po paguan. Po pjesen tjeter prej 90 milion Euro?? apo ate e dine gjykatat e Rames????

    Justifikimi na qenka qe kompania e eksporton naften dhe parate nuk vijne ne shqiperi??? Po ka shtet shqiperia apo eshte nje bande hajdutesh qe vjedhin pasurine e popullit vete. Bankersi duhet te largohet menjehere dhe qeveria po ka bythe le ta coje kompanine ne arbitrazh per 120 milion Euro dhe per gjithe detyrimet financiare qe kompania Bankers Petroleum, kanadez apo kinez duhet ti paguante shtetit shqiptare sipas kontrates, sepse tashme jane bere te qarta gjithe abuzimet qe kjo ka bere ne kete vendburim qysh nga shitja e holluesit si nafte kontrabande, me qirate e tokave qe merrte, me rrogate marramendese te funksionareve te saj, me abuzimet ne sasine e naftes qe ka prodhuar dhe cmimin e shitjes, gjoja investimet ne komunitete, etj., per tju shmagur detyrimeve fiskale shtetit dhe per kete raportonte se punonte me “humbje”. Kjo kane qene mareveshjet favorizuese, qe qeverite Berisha-Rama dhe jo me pak ajo e Nanos, i kane bere kesaj kompanie qe ne kohen kur eshte dhene Patos-Marineza me koncesion dhe deri me sot, qe shteti jo vetem s’ka fuqi ligjore t’i vjeli parate duke e detyruar kompanine sipas ligjit dhe kontrates, por as ti pezulloj asaj aktivitetin dhe shtetezoj vendburimin, sepse kontrata ne kete vendburim dhe ne te gjithe vendburimet tjera, te naftes, gazit dhe mineraleve, jane te gjitha me shkelje ne termat e tyre, gjoja “punojne me humbje”, por qeveria i pergjigjet publikut me gjobat e arbitrazhit nese pezullohen kontratate, JOoooo. Kjo pasuri po shkon drejt shkaterrimit te plote dhe po grabitet cdo dite si mall pa zot nga kjo kupole politike PS-PD bashke me kompanine Bankers Petroleum.

    Kjo grabitje dhe shkaterrimi i kesaj pasurie natyrore kombetare, duhet te behet kauze kryesore e protestes kombetare, sepse eshte nje nga pasurite me te medha te kombit shqiptare qe na sherben ne dhe atij brezi qe po proteston ne rruget e kryeqytetit e diaspores dhe gjithe brezave te ardhshem te kombit tone!

    Lexoni me teper ne linkun me poshte, ja cfare ka shkruar specialisti:

    https://gazetadita.al/dosja-e-zeze-e-naftes-pse-po-hetohen-qirate-e-tokave-dhe-jo-miliona-tone-nafte-e-zhdukur/

    Reply
  • Xha jaho says:
    June 13, 2026 at 3:42 pm

    12 miliard borxh i papaguar, HAJDUTER, GRABITQARE te Bankersit.
    Te dalin pergjegjesit dhe tu sekuestrohen pronat, te perfundojne ne burg.
    25 vjet grabitje e prones sone.
    BASTARDE, VAMPIRA.
    Kush ka toleruar te paguaj demin, vjedhjen.
    O plera politikan, do vij dita qe do ti paguani.
    SPAK,, ketu tregoje fuqine tende.

    Reply
  • Specialisti says:
    June 13, 2026 at 6:41 pm

  • ILIR says:
    June 14, 2026 at 8:33 am

    Zoti Minister,kur nuk ke bythe per te bere detyren jep doreheqjen. Dihet qe maredhenia e shtetit me kompanine e naftes varet nga pazaret e qeveritareve me ta Ata…… kane ngrene nje luge corbe te prishur dhe do vjellin tere jetes…..Ti po te jesh burre jepi fund hajduterise qeveritare,ke rastin e mire ti sherbesh vendit.

    Reply
  • Majmuni Hirko says:
    June 14, 2026 at 8:05 pm

    Bankers nuk mund te paguaj taksen dy here!
    Çdo vit, Bankers çon nje çek prej 12 milion $ te saliu, edi dhe monalikja!
    Si mundet te paguajne dhe shtetin shqiptar!
    O tempora o mortes!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sfida e unitetit të NATO-s
  • Një “quiz” për qytetarin shqiptar
  • Të dehur nga “Liria e Edit”: Rrëfimet cinike të yje-arkitektëve të huaj, të cilët e dinë edhe vetë që po e shkallmojnë Shqipërinë
  • INTERVISTË / Lidhja krim-pushtet-ndërtim dhe rënia e rrezikshme e sigurisë së pronës
  • Shqetësime mbi ligjin e ri për SHISH: Zgjeron syrin e shërbimit sekret mbi “stabilitetin e brendshëm”

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  2. Aldrin on Gazeta italiane “Il Manifesto”: Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban
  3. Ethem Lalaj on Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh
  4. ILIR on LETËR E HAPUR
  5. MERO on Atletet e Edit: ​Kompleksi fëmijëror i “të qenit i veçantë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?