Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shkatërrohet grupi shqiptar i kokainës në Itali
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shkatërrohet grupi shqiptar i kokainës në Itali
AktualitetKronikeRajoni

Shkatërrohet grupi shqiptar i kokainës në Itali

Published: July 31, 2023
Shpërndaje

Autoritetet italiane kanë goditur një grup kriminal të trafikut të drogës që drejtohej nga dy vëllezër shqiptar. Dy vëllezërit shqiptarë me banim në Fiesole kishin ngritur bazën logjistike për ngarkesat e drogës që lëviznin drejt Italisë veriore në Toskanë. Nga goditja e këtij grupi kriminal janë sekuestruar 10 pako kokainë me vlerë 800 mijë euro. Gjithashtu, në saj të këtij operacioni janë lëshuar 11 urdhërarreste.

Karabinierët italianë, në kuadër të një aktiviteti hetimor të koordinuar nga Prokuroria Publike e Breschias, zbërtheu një organizatë kriminale të përbërë kryesisht nga shqiptarë, përgjegjëse për krimet e importit, trafikut ndërkombëtar dhe tregtimit të sasive të mëdha të kokainës. Ata përdorën makina të modifikuara posaçërisht për të transportuar fshehurazi drogën që importohej në rrugë tokësore në Itali nga Belgjika dhe Holanda.

Dy vëllezërit përdornin një korrier italian me banim në provincën e Pistoias, të cilit iu besua detyra për të shkuar jashtë vendit për të mbledhur ngarkesat e kokainës. Për udhëtim, korrieri përdori dy makina, të sekuestruara më vonë, të pajisura me funde false që lejonin fshehjen e drogës dhe kalimin e padëmtuar të çdo kontrolli policor.

- Publicitet -

Në fundjavë karabinierët në përfundim të hetimeve ndaluan korrierin që po kthehej në Firence. Nën sediljen e pasme të mjetiti tip Nissan Qashqai-t të tij, u zbulua një ndarje artifakti (hapja e së cilës mund të bëhej vetëm nëpërmjet një butoni që ishte fshehur nën tapetin e çatisë). Aty ata gjetën të fshehur dhjetë pako kokaine me peshë 10 kilogramë për një vlerë rreth 800 mijë euro.

11 urdhër-arrestet janë lëshuar ndaj korrierit 51-vjeçar nga Pistoia, dy vëllezërve shqiptarë nga Fiesole, 48-vjeçarit banues në Comacchio (Fe), 39-vjeçarit banues në Mestre (Ve), një 34-vjeçari nga Brunico, një 32-vjeçari nga Alessandria, një 29-vjeçari nga Cazzago San Martino (Bs), një 27-vjeçari nga Sarnico (Bg), një 25-vjeçari nga Ponte San Pietro (Bg) dhe një 34-vjeçari nga Malnate (Va), me origjinë shqiptare. Të gjithë të arrestuarit u dërguan në burg në fund të operacionit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?